HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rugovizmi nė politikėn serbe

-- nga Naser Aliu, 03.03.2009

Naser Aliu Rugova ndėrtonte administratė paralele, kėtė po e bėjnė sot edhe serbėt. Rugova ndėrtoi universitetin paralel, kėtė e bėjnė edhe serbėt sot. Rugova kėrkonte njohjen formale tė shtetin tė shpallur, serbėt insistojnė nė njohjen formale tė copėtimit tė Kosovės.

Mirėpo, nė krejt kėtė filozofi politike rugoviste tė kopjuar nga serbėt, ka njė diference esenciale: Rugova bėnte rezistencė me represionin ushtarak e policor serb mbi kokė. Serbėt, nė anėn tjetėr, nuk kanė terror nga administrata shqiptare e Kosovės. Serbėt nė Kosovė nuk paguajnė as taksa, as rrymė e as telefon.

Tani pėr tani ėshtė njė komunitet jashtėligjor. Kur Rugova bėnte rezistencė, serbėt terrorizonin kombin shqiptar, gjatė rezidencės rugoviste tė serbėve. Ne nuk sillemi si Milosheviēi dhe kjo ėshtė pozitive.

Filozofia rugoviste u pėrvetėsua nė mėnyrėn serbe dhe prandaj ėshtė mė agresive. Kjo ndodh pėr shkak tė mendėsisė serbe dhe perceptimi tė botės pėr rreth, kryesisht bindja e tyre se kanė mė shumė vlerė se sa kombet tjerė nė Ballkan.

Duke u ndjerė mė mirė pa Serbinė, nė ekzaltim dhe dalldi, pranuam njė sovranitet tepėr tė kufizuar, si asnjė shtet nė botė, pranuam kompromisin tepėr denigrues.

Rezultati ėshtė se u prek thellė nė ndjenjat shqiptare dhe ka nisur krijimi i kombit tė ri. Dikur ishim tė ndarė nė aspektin territorial, por jo emocional. Tani po ndahemi edhe nė atė emocional, se po krijohet kombi i ri: kombi kosovar!

Kombi kosovar ka njė flamur. Ka njė himn memec, pa asnjė fjalė. Dhe, kemi, thuajse shtetin e Kosovės, i cili ėshtė shtet vetėm ku jetojnė shqiptarėt; aty ku jetojnė serbėt, ėshtė Serbi, si nė aspektin institucional, po ashtu edhe nė atė legjislativ.

Atje lulėzon kontrabanda dhe kriminaliteti. Kosova ėshtė ndarė. Serbėt po luftojnė pėr legalizimin e ndarjes, si Rugova pėr njohjen formale tė shtetit. Rugova dėshironte shtet tė hapur ndaj Shqipėrisė dhe Serbisė, por jo tė hapur ndaj Shqipėrisė dhe tė shqyer ndaj Serbisė.

Tadiēi pohon: "Nuk mund njė komb tė humbė gjithēka, tjetri tė fitojė ēdo gjė". Ai, me qėndrim proevropian drejt botės dhe millosheviēian drejt Serbisė, shpreson se politika e tij do tė shpėrblehet me copėtimin e Kosovės. Ata janė duke punuar pa prį pėr tė fituar, ne pėr tė ndėrtuar gjysmėshtet...

Serbėt nuk do ta pranojnė shtetin e Kosovės, por do tė obligohen ta pranojnė Shqipėrinė, e cila i ka tė gjitha atributet shtetėrore. Rezistenca e tyre do t“i detyrojė shqiptarėt dhe perėndimin tė veprojė nė kėtė drejtim.

Pse nuk ėshtė bashkim bashkimi brenda Unionit Evropian? Sepse ėshtė demagogji. Mashtrim. Gjermania dhe Austria janė nė Bashkėsinė Evropiane, por nuk ndjehen tė bashkuara.

Nėse Shqipėria dhe Kosova po u bashkuakan nė Unionin Evropian, nė tė njėjtėn mėnyrė, nė UE bashkohemi edhe me Serbinė. Pėr ēfarė bashkimi ėshtė atėherė fjala? Shkurt e shqip, nėse bashkimi i dy shteteve shqiptare po ndodhka nė Unionin Evropian, atėherė, nė kėtė bashkėsi bashkohemi edhe me Serbinė dhe, ky nuk ėshtė bashkim, sepse identitetet ruhen, kultivohen dhe zhvillohen, si zhvillohen identiteti austriak dhe gjerman, mirėpo jo ai gjermanolindor, sepse ky i fundit ishte bashkim i vėrtetė!

Pra, do tė kemi dy identitete: shqiptar dhe kosovar dhe, ndoshta edhe dy gjuhė! Kufiri i hapur me Shqipėrinė sot, do tė kishte qenė atraktiv para 20 viteve.

Sot ai kufi brendashqiptar ėshtė anakronik dhe provokues, sepse na imponon ndjenja inferioriteti! Tė tjerėt kanė tė drejtė tė bashkohen, ne jo! Pse?

Meqenėse ky plan nuk ėshtė i zbatueshėm dhe duke ditur se Kėshilli i Sigurimit pėrkrah planin 6 pikėsh, Kuvendi i Kosovės duhet ta marrė fatin e kombit tė ndarė nė duar tė veta.

Miqve u duhet bėrė e ditur se nuk mund tė bėhen eksperimente, ku Kėshilli i Sigurimit voton zhbėrjen e shtetėsisė sė Kosovės, nė anėn tjetėr krijohet ushtria xhuxhe multietnike e Kosovės, me mė pak ushtarė e armatim se sa ndonjė grupim terrorist! Hekuri lakohet deri sa ėshtė i nxehtė.

Politika shqiptare, duke konstatuar se planet e parapara nga perėndimi nuk po pranohen dhe po refuzohen nga serbėt, duke parė se po votohen pika tė reja, duhet tė dalė me kėrkesa konkrete pėr BASHKIM, para se nė arenėn ndėrkombėtare tė ndryshojė opinioni.

Propaganda serbe ka arritur nė shumė vende ta paraqesė Serbinė si viktimė.
Serbia e din se shtetet qė kanė pranuar Kosovėn nuk tėrheqin njohjen, mirėpo ajo e din se me Rusinė, ndikimin rus, Iranin dhe shtetet arabe, kanė arritur njė sukses dhe kėshtu kemi ardhur nė njė pozitė jo tė lakmueshme politike.

Me kėto pak njohje u tregua mirė edhe sfera e ndikimit e vendeve perėndimore dhe e SHBA-ve. Mosnjohjet nuk janė vetėm dėshtim i politikės kosovare dhe tė diplomacisė sė Shqipėrisė, por kėto tregojnė edhe pėr dėshtimin e shteteve perėndimore, nė pėrgjithėsi.

Sfera e ndikimit perėndimor ishte 50, e ndikimit rus 150, pėr fat tė keq. Ndoshta nuk ėshtė vetėm sferė ndikimi rus, por po lundrojnė me vendet myslimane dhe tė painkuadruarit nė tė njėjtėn barkė! Prandaj ka dėshtuar politika kosovare, shqiptare dhe perėndimore! Meqenėse dėshtimi mund tė preket, atėherė duhet tė ndryshojė drejtimi i barkės! Edhe atė sa mė shpejt!

*Autori, ish-profesor i frėngjishtes nė Kumanovė dhe Preshevė, jeton nė Gjermani, qė prej vitit 1978

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara