HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kundėr tendencave pėr grabitje tė ikonės sonė, Nėnės Terezė

-- mars 2009

Reagim i komunitetit tė shkrimtarėve, intelektualėve dhe artistėve shqiptarė

Me Ikonėn tonė kombėtare Nėnėn Terezė, nuk duhet lejuar tė luhet, tė abuzohet, e, mė sė paku, ajo nuk mund tė pėrvetėsohet. Nėna Terezė nuk mund tė shpallet vlerė e askujt , ngase ajo ėshtė vlerė e gjithė njerėzimit, por, mbi tė gjitha, ajo ėshtė e gjakut dhe rrėnjėve shqiptare, argument ky qė s'do koment, ngase si i tillė ėshtė i mirėditur nė gjithė globin, ku dihet e shkruhet pėr ikonėn tonė kombėtare, Nėnėn Terezė. Kėtė fakt ajo e ka vulosur me fjalėt e saj, me dėshmitė e saj, me shkrimet dhe intervistat e saj, e mbi tė gjitha, me vetė atė qė ėshtė jeta e saj.

Nėnė Tereza Nė kėtė kontekst, ne komuniteti i shkrimtarėve, intelektualeve, artistėve shqiptar tė kudo ndodhur, e vlerėsojmė tejet fyese tendencėn maqedonase pėr tė nėpėrkėmb identitetin e saj shqiptar, nėpėrmjet lojės sė ligė qė po luhet me Shtėpinė pėrkujtimore nė emėr tė nobelistės sonė, Nėnės Terezė, ku thuhet se gjitha sendet dhe materialet qė do tė prezantohen, janė nė gjuhėn maqedonase. Ne jemi tė indinjuar thellė me kėtė akt jo civilizues dhe sė kėndejmi shprehim revoltėn tonė kundruall kėsaj tendence tė marrė, e cila tendencė pėrpiqet tė kulmon me ndėrtimin e Kishės Ortodokse mbi themelet e shtėpisė sė Nėnės Terezė.

Pėr ne nuk ėshtė asgjė e re tendenca qėllimkeqe, e cila vjen nga shteti maqedonas pėr tė pėrvetėsuar, ikonėn tonė Nėnėn Terezė, nėpėrmjet zhbėrjes sė gjurmėve e tė rrėnjėve tė saj. Kjo pėrpjekje dashakeqe ėshtė nė vazhdon e tendencave tė herė pas hershme qė shfaqin mendjet e marra, pėr tė pėrvetėsuar figurat tona madhore, shenjat e identifikimit nacional nga fqinjėt tanė gllabėrues. Rasti i pėrurimit tė Shtėpisė Pėrkujtimore kushtuar humanistes dhe tė lumes Nėna Terezė, dėshmon edhe njėherė sheshazi se shteti maqedonas me gjithė aparaturėn e tij ėshtė vėnė nė shėrbim tė idesė sė marrė, pėr tė tjetėrsuar identitetin e Nėnės Terezė, nėpėrmjet maqedonizimit tė saj dhe zhdukjes sė gjurmėve tė saj shqiptare, nė Shkup.

Ky ėshtė njė precedent alogjik, absurd, aspak human dhe shumė djallėzor, qė mė sė paku ndihmon marrėdhėniet ndėretnike, nė kėto pjesė tė trazuara tė botės. E, mbi tė gjitha kjo mėnyrė e abuzuarit me kėtė Shenjtėreshėn tonė shqiptare, nuk i rri pėr shtati humanizmit, emrit dhe veprimtarisė sė Nėnės Terezė, e cila tėrė jetėn e sa j ja ka kushtuar paqes, dashurisė dhe marrėdhėnieve tė mira mes njerėzve.

Nėnshkruaj dhe shpėrndaj tek shokėt!


Nėnshkrues:

Selajdin Gashi (Gazetar, Köln)
Ali Podrimja (Gjakovar, Poet)
Dritėro Agolli (Shqiptar, Poet)
Anton Nikė Berisha (Kosovė-Itali)
Zef Skiro Di Maxho (Hora Arbėreshe, Itali)
Pandili Ēina (Albani)
Xhevahir Spahiu (Albania, Poet)
Fatos Arapi (Albania, Shkrimtar)
Moikom Zeqo (Albania, Poet & Redaktor)
Sadik Bejko (Albani)
Akil Koci (Kosovė-Angli)
Ndue Ukaj (Kosovė)
Luan Daka (Kosovė)
Basri Ēapriqi (Kosovė (Ulqinak), Poet; Kryter i PEN-it ne Kosovė)Ibrahim Kadriu (Kosovė, Poet & Redaktor)
Kolė M. Berisha (Kosovė, ish Kryetar i Parlamentit tė Kosovės)
Feride Hyseni (juriste-Kryqi i Kuq i Republikes se Kosoves)
Xhevat Shkodra (Kryetar i Kryqit te Kuq te Republikes se Kosoves)


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara