HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


neoStarndardi Gjuhsor i Shamku-Shkrelit

Nik Leshai -- nga Nik Leshai

Stalinizmi dominon perspektivėn e gjuhtarėve shqiptarė

Vetem po te veresh bibliografine e librit te fundit, "Standard the Neostandard", te Zj. Shamku-Shkreli mund te konkludohet se sotpersot ajo asht avantgarda e gjuhsise shqiptare . Ne kete liber deshmohet nji rigorizitet shkencore dhe nji familiaritet me teorite dhe metodat e reja gjuhsore qe nuk gjindet ne tekstet e gjuhtareve te tjere. Megjitheate, ky rigorozitet shkencor dhe keto njohuni teorike harrohen kur vjen puna per gegnishten.

Perspektiva te reja gjuhsore verehen keto vjetet e fundit ne historine e gjuhes shqipe te Rexhep Ismajlit, kulturen gjuhsore te Gjovalin Shkurtajt e Shefkije Islamajt, fonologjine e Kolec Topallit, stilistiken e Xhevat Lloshit, gramatiken e Bahri Becit, dhe se fundi ne sociolinguistiken e Ledi Shamku-Shkrelit te cilat tregojne se gjuhsia shqiptare po pregatitet me hy ne fazen postStaliniste.

Standard dhe Neostandard Veprat e ketyne gjuhtareve dallohen per rigorizitet shkencor dhe secili prej tyne (perjashto Xhevat Lloshin) e pranon se gegnishtes iu pat ba padrejtsi. Megjithate, asnjani prej tyne nuk na tregon se ēfare padrejtsie iu pat ba gegnishtes. Sa per udhzimet se si t'a eliminojme kete padrejtsi as qe bahet fjale ne shkrimet e ketyne gjuhtareve.

Vetem po te veresh bibliografine e librit te fundit, "Standard the Neostandard", te Zj. Shamku-Shkreli mund te konkludohet se sotpersot ajo asht avantgarda e gjuhsise shqiptare. Ne kete liber deshmohet nji rigorizitet shkencore dhe nji familiaritet me teorite dhe metodat e reja gjuhsore qe nuk gjindet ne tekstet e gjuhtareve te tjere. Megjitheate, ky rigorozitet shkencor dhe keto njohuni teorike harrohen kur vjen puna per gegnishten.

Fatkeqsisht Zj. Shamku-Shkreli ka nji humnere te madhe ne mes te mendimit dhe te veprimit (nqs mund te quhen veprime rekomendimet e saje per gjuhsine). Neostandardi qe propozon ajo asht Standardi'72 i folun prej klases se mesme te Tiranes.

Zj. Shamku-Shkreli e pershkruen Standardin '72 si nji 'qenje me kater kambe'. Tri kambe te kesaje qenjeje, Standardi '72, tosknishtja letrare, dhe neostandardi, thote autorja, funksionojne ne rregull. Gegnishtja, kamba e katert, vazhdon autorja, asht e atrofueme. Ky konstatim asht i gabuem per dy arsye

1) tosknishte letrare + standardi '72 + neostandard = Variacione te Tosknishtes
2) gegnishtja nuk asht e atrofueme, por e shkurtueme

Rekomandimet e autores per integrimin e gegnishtes jane ne linje me rekomandimet e gjuhtareve dhe shkrimtareve staliniste, pra "le t'i shotjme Standardit '72, i cili perfshin Standardin Zyrtar dhe ate Letrar, disa fjale gege dhe keshtu gjithēka do te rregullohet. P.sh. autorja len me kuptue se sikur te zyrtarizojme fjalet "rane, za, syni", athere Standardi '72 do te bahej gjithperfshis. Ketu merr fund edhe rigoroziteti shkencor i Zj. Shkreli.

Zj. Shamku-Shkreli duket se punon me nji fare frike. P.sh. tue fole per perdorimin e pjesores se foljes 'me pase' ajo thote se forma 'patur' asht hiperkorrektizem. Ketu kemi perpjekjen me mbulue nji padrejtsi qe i asht ba gjuhes shqipe--ndersa fjalet e shprehjet gege nuk mund te futen ne pune prej Standardit '72, fjalet e shprehjet toske, edhe kur ato jane dialektalizma, pranohen lehtesisht ne standard dhe shumices as qe u bjene ne sy keto gabime. Ma e keqja asht se jane geget ata qe i fusin shprehjet e frazet toske ne standard tue dashte me qene sa ma korrekt. Kete fenomen Gjovalin Shkurtaj e quan hipertoskizem. Keshtu duhej t'a quante edhe Zj. Shkreli sepse tue e quajte ate hiperkorrektizem ajo na ban me mendue se format korrekte jane vetem ato toske. Pra Zj. Shkreli mendon keshtu, korrekt= tosknisht. Prej kesaje ne mund te konkludojme se jokorrekt=gegnisht.

Ne kete liber me te cilin ajo mbrojti graden PhD nuk flitet per 'dhimbjen' qe ndjen njeriu kur ndigjon kronistet, akademiket dhe shtetaret kosovare tue fole ne standardin '72, te cilet, fatkeqsisht, tingellojne perēudshem dhe jokompetent. Imagjino se si e flet Tosknishten '72 kosovari e tetovari i thjeshte.

Standardi i arnuem qe na ofron Zj. Shamku-Shkreli nuk asht i mjaftueshem me korrigjue burimin e ketij tingellimi karikaturesk te kosovareve dhe te te gjithe gegeve tue fillue ne Tirane e tue mbarue ne Tuz.

Standardi '72 ka eliminue 5 tinguj te cilet geget nuk mund t'i fshehin sado qe ata te mundohen me fole ne Standardin '72 qe ka 5 tinguj ma pak sesa gegnishtja. Geget nuk mund t'i eliminojne as tri gjatsite e zanoreve te gegnishtes sadoqe ata te mundohen me i krasite zanoret gege per t'jau pershtatje ato gjatsise se vetme qe lejon Tosknishtja '72.

Nji person qe flet ose shkruen per Standardin e Gjuhes Shqipe dhe nuk permende shkaterrimin qe iu ba gjuhes shqipe fonetikisht dhe morfologjikisht reflekton ose mungese kompetence ose frike prej autoriteteve shtetnore.

Kjo mangesi ne perspektiven gjuhsore te Zj. Shamku-Shkreli asht ndikue ndoshta edhe prej 'sampleve' qe Zj. Shkreli ka vjele prej shqipfolesve sepse rezultatet e saje jane ēuditnisht jo reale. Nji sondazh shkencor shqiptar do te vertetonte ate qe shkrimtari dhe perkthyesi Shpetim Kelmendi me tha ne nji video-interviste—90% e toskeve qe jetojne ne Tirane perdorin paskajoren.

Zj. Shkreli as qe e permende paskajoren. Autorja nuk asht as stiliste as rhetoriste, por si gjuhtare ajo duhet t'a kuptoje nevojen e paskajores dhe shkaterrimin qe i bahet gjuhes shqipe tue e zevendesue ate me lidhoren. Lidhorja asht nji forme diktuese, urdhnuese, dhe akuzuese—krejt e paafte me shprehe universalitetin e mendimit, larmine e perspektivave dhe singularitetin e personit. Paskajorja, te cilen autorja ban sikur ne nuk e kemi, asht gjithperfshise, universale, humaniste, dhe humanizuese.

Ma e keqja, autorja na ofron neoStandardin si e ardhmja e gjuhes shqipe. Por neoStandardi i saje asht Standardi '72 i perdorun pa kompetence, i perziem me dialektalizma, huazime te panevojshme, dhe zhargon qe disintegron gjuhen. Ajo nuk e kupton se gjuha shqipe nuk asht, fjala vjen, gjermanishtja, frangishtja, anglishtja ose edhe gegnishtja, te cilat munden me i integrue dialektalizmat, zhargonet e slangjet sepse ato kane nji strukture qe lejon prumje prej cdo sektori te shoqnise. Por Standardi '72 nuk lejon prumje prej 70% te shoqnise shqiptare.

Vetem per te pa sesa i njajte asht neoStandardi i Zj. Shamku-Shkreli me Standardin '72 po i sjellim ne mend lexuesit se per autoren perdoruesi ma i mire i neoStandardit asht Ismail Kadare, cka besoj se asht e vertete, por gjithashtu asht plotsisht e vertete se Kadare perdore me rigorozitet Standardin '72. Zj. Shamku-Shkreli sic duket nuk kupton ndryshimin ne mes te gjuhes se shkrimtarit dhe gjuhes se akademikut; gjuhes emocionale vs. gjuhen argumentative. Asht logjike qe shkrimtaret te jene joformale dhe te sjellin fjale e shprehje prej dialekteve, slangjeve e zhargoneve, prandaj edhe ne cdo shoqni egziston nji Standard Letrar dhe nji Standard Zyrtar sadoqe ne vendet e kulturueme keto dy standarde mund te jene te veshtira me u identifikue prej njeriut te thjeshte.

Per ne shqiptaret, kur flasim per Standardin e Gjuhes Shqipe, ne flasim per standardin e administrates, shkollave, mediave dhe kompanive me shtrimbje nacionale. Ky asht standardi Zyrtar--standardi i vetem qe sjelle probleme.

Kultura e saje gjuhsore e ven Zj. Shamku-Shkreli ne krye te gjuhtareve shqiptare, por libri i saje Standard dhe Neostandard asht nji humbje kohe sepse nuk na ofron ndonji perspektive te re ne lidhje me Standardin '72, standard i cili nuk mund te ēngurtsohet pa integrue edhe gegnishten.
_____________
1. Stalini dhe Nicholas Marr puqen nė nji pikė -- Normimi i Gjuhės duhet bazue nė morfologjinė dhe fonologjinė e fituesit (tosknishtes), por Gjuha Standarde mund tė huazojė fjalė qė ajo vetė nuk i ka prej gjuhės sė tė mundunit (gegnishtes).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara