HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Paradigma e Shqiptarit Negativ, edhe nga “turistja” Edith Durham

Nik Leshai -- nga Nik Leshai

Edith Durham, tė cilėn ne e quajmė studiuese dhe antropologjiste, por bota i kategorizon librat e saj si "shėnime udhėtarėsh", shkruan se nė njė fshat shqiptar ajo takoi njerėz tė cilėt i kishin tiparet kaq tė deformueme (simbas asaj) dhe tė zeza sa ishin pothuaj zezakė. Ajo i quan kėta njerėz “tipi i vogėl dhe i zeshkėt shqiptar”. Sipas Durhamit kjo zezakėsi shqiptare rrjedh prej faktit se shqiptarėt nė kėtė zonė nuk kanė pasė “Perziemje gjakut me sllavėt”.

Kėta njerėz “tė vegjel, tipa tė zi, krye rrumbullakėt, fėtyre shkurtė dhe me mollėza tė gjana, flokė the sy kafe, gradojne nė erresinė e lėkurės deri nė afėrsi me zezakėt”. Vetullat e kėtyne shqiptarėve tė zi zgjaten drejt njana tjetrės aqė shumė sa pothuaj “bashkohen mbi hundė”. Simbas asaj ky popull tipik asht ndryshe prej tipit tė bardhė/bjond (fair) qė ajo ka ndeshė nė Malci tė Madhe. Mbretnesha ose... e Maleve shkruan se, Malcorėt trashėgojnė tipare tė njerėzve fair (bardhe/bjond) sepse ata janė tė pėrziem me shkje. Vėne re tekstin origjinal nė anglisht:

“The characteristics of the small, dark type are: round head, face short and rather wide across the cheekbones, brown hair and eyes, varying in darkness to almost black; eyebrows level, often nearly or quite meeting over the nose, which is usually short and straight, maybe slightly aquiline, but never has the long, drooping point characteristic of the fair type of Maltsia e Madhe… I fancy there is no Slavonic admixture at all in the small, dark Albanian type. There are certainly no Slavonic place-names in the parts where it predominates.” (High Albania, Edith Durham, 1909)

Kjo udhėtare angleze, pa njoftuni antropologjike, psikologjike, letrare, filozofike a tė ndonji profesioni tė pėrshtatshėm me interpretue karakterin dhe kulturėn e njė kombi, ka mbetė nė histori si shkencėtare e Shpirtit tė Shqiptarėve. Kjo ndodh vetėm nė Shqipni. Ne e ēojmė nė qiell kėtė turiste, aboslutisht tė panjoftun nė Angli, ndėrsa ajo nuk ka as respektin ma tė vogėl pėr shqiptarėt autokton ose shqiptarėt e vegjėl e tė zi, siē i quan ajo.

Por ajo nuk asht e vetme. Para pak vjetėsh njė shkrimtare amerikane shkruante nė njė revistė amerikane se njė shumicė shqiptarėsh nė rrethin a Kukėsit, rreth 30% simbas asaj, nuk i kanė sytė e errėt, gja qė simbas asaj dėshmon mbeturinat e fiseve Kelte nė Shqipni.

Ajo shkruan "probably one third of albanians have blue, gray or greene eyes, ėhich is probably a remnant of Celtic genes ėho roamed these regions for centuries”.

Kėta shkrimtarė harrojnė njė gja, se n.q.s. shqiptari origjinal nuk asht i bardhė, atėherė as Socrates, Sophocles, Plato dhe vetė bazat e civilizimit european nuk janė tė bardha. Rracat deri me emigracionet mbas Luftes sė Dytė Botnore kanė pasė vazhdimėsi Kohore dhe Hapėsinore. Aty ku kanė mbarue zezakėt, kanė fillue arabėt e hebrejtė, aty ku kanė mbarue arabėt kane fillue tė bardhėt (grekėt e sicilianėt)

Biologjia socio-politike e shqiptarėve

Dikush mundet me thanė se ngjyra e syve, flokėve dhe lėkurės nuk kanė randėsi. Gja qė asht e vėrtetė pėr disa dhe e pa-vėrtetė pėr disa tė tjerė. Por pėr kėtė shkrim ngjyra natyrale e ēfarėdo objekti, qoftė ai objekt edhe njė person i gjallė, asht e parandėsishme. Asht ngjyra socio-politike ajo qė ka randėsi. Shqiptarėve u asht dhanė njė ngjyrė e zezė nė aspektin socio-politik. Kėshtu ēdo gja e bardhė, blue dhe e verdhė qė simbolizon europjan "Arian" shihet si diēka e huaj nė trupin e shqiptarit, ndėrsa gjithēka e errėt dhe e zezė qė pėrfaqėson Perandorinė Myslimane shihet si autoktone shqiptare. Ky pėrshkrim i prototipit biologjik shqiptar bahet me qėllime specifike socio-politike, jo biologjike, as prej paragjykimeve fetare. Qėllimi asht me klasifikue shqiptarėt si jo-europian, prandaj edhe asht esenciale me analizue kuptimin e kėsaj tendencie tė zezakėsimit shoqnor tė shqiptarėve.

Domethania e kėsaj zezakėsie shqiptare ka njė kuptim specifik. Shqiptari nuk asht autokton nė Shqipni, ai asht kolonizator i tokave tė bardha europeane qė ka ardhė nė Ballkan gjatė pushtimit turk. Shqiptari asht turk, arab, jevg, gabel, magjyp, por jo i bardhė. Bardhėsia e shqiptarit asht e mujtun vetėm, simbas Edith Durhamit, kur ai pėrzihet me shkjetė.

Kjo atėherė do t'u jepte tė drejtė serbėve e Millosheviēit me na spastrue prej Kosovet e deri prej Shqipniet sepse simbas kėsaj teorie na kena zaptue tokat e tyne gjatė hyqmit tė padishahit. Edhe grekėt pretendojnė tė njajtėn gja pėr gjithė toskėninė, pra se toskėnia asht tokė e pushtueme prej kolonizatorėve arabo-turq gjatė pushtimit osman. Kėshtu qė edhe nė sytė e grekėve krejt toskėnia asht njė pėrziemje arabėsh, turqish, jevgjėsh e magjypėsh qė simbas tyne ka pushtue Vorio Epirin. Kjo asht edhe teza e serbėve se kosovarėt janė pushtues arabo-turq qė kanė pushtue Kosovėn, zemrėn e Serbisė.

Simbas kėtyne tezave atėherė janė tė vėrteta thirrjet se Europa e Amerika po ndihmojnė terroristėt tue ndihmue Kosovėn, sepse simbas kėtyne tezave, e gjithė Shqipnia qenka nji shtet i nji race tė pėrzieme me fise jo-tė-bardha (ashtu siē janė Puerto Rikanėt nė Amerikėn Veriore) Edhe ata pak shqiptarė tė bardhė qė patėn ekzistue nė kohėn para se Shqipnia me u pushtue prej turqeve, simbas kėsaj teze, kanė mbetė tė izoluem nė malet shqiptare, ose kanė humbė se janė pėrzie me racėn e zezė.

Kjo pėrzuemja raciale, gjithnji simbas kėtyne tezave, ka ba qė shqiptarėt me u tjetėrsue si european dhe me ju bashkangjitė interesave tė perandorisė turke, e cila e ka mirėpritė shqipninė, i ka dhanė asaj forcė dhe mandej Shqipnia e ka pėrdore kėtė forcė pėr me qitė kosovarėt prej Kosovet, grekėt prej Toskniet, dhe malazezėt prej Shkodret. Por e gjithė propoganda anti-shqiptare injoron ato ngjarje tė vitit 1913, ku gjysma e Shqipnisė ju dha grekėve e shkjeve. Sikur Turqia t'a kishte dashtė Shqipninė ajo s'do t'a kishte coptue. Kėsaj i duhet shtue edhe fakti se pėr 500 vjet Turqia nuk investoi nė Shqipni nė gja tjetėr pėrveē kazermave ushtarake dhe xhamijave, ndėrsa vazhdoi me mbledhė taksa dhe me marr nė ushtri djemtė shqiptarė tė cilėt ndiqen diku nė shkretinat e Arabisė tė therrun si me qenė kafshė sakrificet.

Feja = Raca

Ēdo shqiptar qė jeton nė Nevv York asht pėrballue me njė person i cili e ka dvetė shqiptarin: A flet Arabisht.

Megjithatė, asht fakt biologjik, tė paktėn ishte para emigrimeve masive tė 30 vjetėve tė fundit, qė tue fillue nė Arabi, sa ma afėr t'i afrohesh veriut/fiseve gjermanike, aq ma tė bardhė dhe ma t'ė gjatė bahen njerėzit. Pse shqiptarėt identifikohen me arabėt? Pse jo greket? Qipriotėt? Armenasit? Feja! Kjo asht pėrgjigja?! Feja. Asht e pamujtun pėr njė njeri perėndimor me e konceptue njė mysliman si tė bardhė. Kėshtu qė errėsimi biologjik i shqiptarit vjen prej tendencisė me identifikue fenė me racėn. Ky asht edhe parimi i kėtyne shkrimtarėve "hulumtues" tė racės shqiptare, tė cilėt po krijojnė imazhin e shqiptarėve si kolonizatorė tė Ballkanit. Kjo pikėpamje na zhvatė neve vazhdimėsinė Iliro-Shqiptare dhe na vesh pa-vazhdimėsinė e nomadit dhe tė uzurpuesit tė Ballkanit me origjinė turko-jevge-arabe-vllehe.

Tash-pėr-tash duket se grekėt s'mund tė kenė pretendime rreth Toskėnisė dhe se Kosova asht tashma de-fakto nė periudhėn post-serbe. Si atėherė ndikon ky zezakėsim i vazhdueshėm i shqiptarėve? Errėsina fizike qė projektohet nė tipin autentik shqiptar prej tė huejve shitet me qėllim me identifikue shqiptarin me errėsinen shpirtnore tė terrorizmit, gangsterizmit, prostitucionit dhe injorancės.

Ky zezakėsim i shqiptarėve ka pėr qėllim me krijue njė shtresė tė ulėt nė Ballkan e Europė, e cila do tė pėrdoret pėr punė krahu, do tė shfrytėzohet nė punė qė grekėt e shkjetė i refuzojnė, ndėrsa vajzat (e tash edhe djemtė e ri) do tė shfrytezohen si objekte kėnaqėsiet seksuale ose si shėrbėtore shtėpiash e restorantesh. Shqiptaret do tė bahen rracė skllave e rracės sllave. Legacia e pėrshkrimit tė shqiptarėve si racė e zezė prej Edith Durham vazhdon.

Robert Elsie dhe “Balozi i bardhė”

Sot Robert Elsie shkruen per authenticitetin tonė sikur ai me qenė vetė Lek Dukagjini. Nė fjalorin e termave tė librit tė tij “Songs of Frontier Worriors” (SFW), Kangė Kreshnikėsh ("KK") ai refuzon me e identifikue Gjeto Basho Mujin si hero i mitologjisė shqiptare. Ai jep vetėm referencė pėr emnin Mujo. Gjithashtu ai refuzon me identifikue Sokol Halilin si Sokol, dhe jep vetem referenca pėr Halil (SFW, 370). Arsyeja qė ai refuzon me i identifikue kėta dy emna kaq popullore nė Malcinė e Madhe, Rugovė, Dukagjin e Kosovė asht se kjo do ta shtynte autencitetin e Epikės drejt burimeve shqiptare, ēka asht e papranueshme pėr Elsien.

Nė shpjegimin e Mujit, tue lanė mbas doret fjalėn shqiptare me mujtė, Elsie thotė se emni Mujo vjen prej emnit Mustafė. (Ai e pėrmende kalimthi se shqiptarėt thonė se emni Mujo/Muji vjen prej fjalės me mujtė, por e kalon kėtė fakt si diēka tė parėndėsishme - natyrisht kur shqiptarėt flasin pėr vetvetin s'u duhet vu mendja). Elsie shkruen se emni Gjeto asht huajtė prej fjalės turko-serbe ēetobasha, kryetar ēetet (se sa tė afėrta janė serbishtja e turkishtja dihet), ndėrsa Basho asht marrė prej emnit BylykBashi, njė titull turk.

S'parit, fjala ēetė, pavarėsisht se nga vjen, asht fjalė shumė e pėrdorshme shqiptare dhe askush, me mend nė krye, nuk ka si e ngatėrron emnin Gjeto ose Gjekė ose Gjokė ose Gjon ose Gjin, ose Gjovalin, me emnin Ēetė. S'dyti, pa pėrmendė se si u zhduk Bylyku prej emnit Bylykbash. Si u ē'kap bashi dhe ju ngjit ēetės e kėshtu nga fjala ēetė the bylykbash u formua emni Gjeto Basho Muji.

Ēetė + Bylykbash = Gjeto Basho Muji ??!!!

S'treti, si u shkri Mustafa nė Gjeton e Bashin?

S'katėrti, si hini Bylyku nė hierarkinė e ēetave tė Jutbinės pa sjellė me veti edhe oficerat e tjerė tė ushtrisė turke? Sikur Ēetat e Jutbinės me pasė pėrdorė hierarkinė turke tė ushtrisė, atėherė ata do tė kishin pėrdore edhe emna tė tjerė eprorėsh e vartėsish ottoman dhe ēetat nuk do tė kishin jetue nė kulla, nė Lugjet e Verdha, por nė gazerma turke pranė ndonjė lumi.

Njė njohje kaq a mirė e shoqnisė turke nga ana e rapsodėve do tė kishte sjellė edhe personazhe turke nė Epikėn Shqiptare. Por i vetmi personazh turko-arab asht Balozi i Detit, edhe ai asht vetėm personazh metaforik.

Ideja e Bajlozit personifikon njerėzit e zi qė vinė prej detit (turqit) dhe kėrkojnė taksa, venė, ushtarė, e vajza, gja qė ashtė e vėrtetė, sepse ushtria turke u ka dhanė tė drejtė ushtarėve tė vet me plaēkitė dhe me pėrdhunue gratė e vendeve tė pushtueme, robinat siē i kanė quajtė ata. Njė shembull i tillė asht edhe Pasha Boshnjak qė u pat betue se: ose Malcia do t'i japin atij Norėn e Kelmendit, ose ai do t'a bante Malcinė shkrumb e hi. Nė njė shembull tjetėr edhe ma tragjik: nė Kruje ekziston njė vend i quajtun Guri i Vashės, ku vajzat krutane janė lidhė dorė pėr dore dhe kanė kėrcye nė humnerė nė mėnyrė qė mos me ra nė dorė tė ushtarėve turq. Lidhja dorė-mė-dorė asht shumė simbolike, sepse secila vajzė do tė kishte mujtė me e lėshue dorėn e vajzės qė hidhej nė humnerė dhe kėshtu me e pre vargun e vetėvrasjes kolektive, por vargu ka vazhdue deri sa tė gjitha kanė ra nė humnerė.

Por simbas Robert Elsie, Balozi nuk asht turk. Ai asht italian. Specifikisht Ambasador Italian. Ambasador! Gjergj Elez Alia nė anėn tjeter asht turk-simbas Robit. Tash pse Gjergji, nji turk, ka pasė emėn katolik shqiptar nuk dihet. Por "humori" i Elsiet nuk mbaron me kaq; Balozi simbas Elsiet asht njė Ambasador Venecian nė Stamboll (SFW, 367). Natyrisht kėtu na del faqe edhe njė tjetėr problem --Gjergji asht i Zi (turk), ndėrsa Balozi i Zi asht i bardhė (italian). Kėshtu qė titulli i kangės duhet me qenė jo Gjergj Elez Alia dhe Balozi i Zi, por Gjergji i Zi dhe Balozi i Bardhė. Gjithashtu asht e ēuditėshme se si Ambasadori Venecian me shėrbim nė Stamboll paska ardhė nė Shqipni e kėrkue venė, gra dhe desh tė pjekun. Me siguri qė Ambasadori Venecian, pra Balozi i Zi i Robert Elsies, do tė ketė qenė Bosi Origjinal Siēilian.

Shpjegimi i Elsiet pėr Balozin e Zi nė anglisht: "...the wordbaloz derives from Ital. bailo, the title of the Venetian ambassador to the Sublime Port..." (SFW 367).

Shpjegimi i Elsiet pėr Gjergj Elez Aline nė anglisht:".. Gurz Ilyaz, ėould seem to be an historical figure. He first appears in Turkish land registers as a landoėner in the year 1455... (SFW 369)."

Na jena me fat qė Elsie nuk ka studiue heronjtė e tjerė, sepse ai do ta kishte qitė edhe Prenk Calin turk. Dhe kjo do tė kishte qenė shumė e lehtė, sepse Prenk Cali āsht pas ardhs i Memės Smajlit. Robi do tė gjente ndonjė idiot turk me mbiemnin Smajli dhe kėshtu Preka do tė na bahej turk nė duert e Robit.

Ku bjen Jutbina?

Simbas Elsiet Jutbina asht qyteti Udbina nė Kroaci, afėr Lumit Lika, 50 km nė verilindje tė qytetit tė Zadarit. Po atėherė pse nė SFĖ nuk pėrmendet as Zadari as Lumi Lika, por pėrmendet Kotorri, vendi ku ka qenė kufini i shkjeve para se m’u ul e me zhvatė tokat shqiptare pėrrreth Podgoricės e Tivarit. Gjithashtu pėrmenden Bjeshkėt e Namuna dhe nallbanet e Shkodrės por jo tė Zadarit.

Elsie e pėrshkruen Jutbinėn si njė vend mysliman, por pėr ēudi nė hartė ai e gjen Jutbinėn nė njė vend katolik, nė Kroaci. Si kanė jetue muslimanėt dhe aget musliman nė zemėr tė Kroacisė Katolike nuk shpjegohet.

Pėr ata qė kanė lexue Kanget e Trimnisė/Epikėn ata e dinė se Muji e Halili jetojnė nė Lugje tė Verdha dhe se Jutbina nuk asht ndonjė qytet tregtar apo bazė ushtarake turke buzė lumit, por emni i pėrbashkėt i Lugjeve tė Verdha ashtu si Malcia e Madhe asht emni i Pėrbashkėt i shtatė Maleve --Hotit, Grudės, Kelmendit (plus Rugova, Vuthajt, Martinajt), Kastratit dhe Shkrelit, Trieshit, Kojes, Kuēit. Sikur Jutbina me qenė qytet, atėherė ēetat e Jutbinės nuk kanė nevojė me shkue nė qytet me ble as me mbathė kuajt. Gjithashtu kur shkjetė vinė nė Jutbinė ata nuk ndalen as prej policisė sė qytetit, as princit tė qytetit, as pashės e as ushtarėve turq. Ata hyjnė nė njė zonė malore, e cila ruhet vetėm nga tradita dhe ligji i vendasve - Kanuni.

Nė qoftė se Jutbina qenka nji qytet fushor pranė njė lumit, atėhere ku janė anijet dhe ku asht porti. Prej ku erdhėn Lugjet, qė thjesht d.m.th. lugina nė male. Prej ku erdhėn Orėt, Zanat e Shtojzovallet, tė cilat jetojnė nė pyje dhe jo pranė lumenjve fushorė. Po dhitė e egra si jetuekan ato nė Jutbinė? -- Nė Qytet? I paskan zbutė edhe dhitė e egra? Edhe do t'i mjelin me siguri! Dhe ushqejnė Robin me atė tamėl bjeshke. Kjo mund tė jetė arsyeja pse Robert Elsie asht i Ēmendun.

Puna e dhive edhe mund tė rregullohet. U duhet ndėrrue emni nė Dhi tė Buta me brina Ashtit dhe jo Brina Arit... robi i zotit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara