HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosovės i duhet njė politikė kreative

Ndue Ukaj -- nga Ndue Ukaj

"Pushteti, si dukuri specifike njerėzore, lyp qė tė ketė njė domethėnie*", shkruan dijetari dhe filozofi gjerman Romano Guardini tek libri "Fundi i kohės moderne, pushteti". Mė tej, duke elaboruar ēfarė nėnkupton ai me domethėnien, ai shton se: "Pushteti ėshtė njė gatishmėri. Prandaj... nuk ekziston asnjė pushtet qė tė ketė a priori domethėnie dhe vlerė. Ai merr domethėnien e vet pėrmes njeriut, qė ndėrgjegjėsohet pėr kėtė pushtet, qė vendos pėr tė, e kthen nė veprim, pra qė merr mbi vete pėrgjegjėsinė". Kėto mendime tė profesorit Guardini po tė kontekstualizohen nė kontekstin e jetės sonė shoqėrore e politike, kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme, ngase prekin palcėn e gamės sė gjerė tė problemeve qė ka politika e jonė, nė relacion me domethėnien e pushtetit dhe vlerėn. Pushteti duke mos pas vlerėn a priori, ai duhet ta fitoj atė, duke vepruar me pėrgjegjėsi. Pikėrisht ky mendim i rri karshi gjendjes politike dhe domethėnies sė pushteti nė Kosovė, i cili ėshtė i simplifikuar deri nė shkallė banale, prandaj qė ta fitoj vlerėn dhe domethėnia e tij, lypset tė veprohet pėrmes njerėzve qė ndėrgjegjėsohen pėr kėtė pushtet dhe qė marrin pėrgjegjėsinė. Nė Kosovė kėto kategorizime janė tė debatueshme dhe si tė tilla tejet tė diskutueshme. Se sa ėshtė nė veprim politika nė Kosovė, sa ka gatishmėri, sa merr pėrgjegjėsi, mbesim pyetje e dilema qė rrinė mbi kokat tona frikshėm.

Kompleksiteti i pėrgjithshėm qė e karakterizon jetėn tonė nacionale, e, nė kėtė kontekst sfida e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės, ėshtė njė sinjifikativ, lehtė i kuptueshėm qė dėshmon se jeta politike, shoqėrore dhe ajo kulturore tek ne ėshtė mjaft kaotike. Pėr kėtė, madje ka njė pajtueshmėri tė gjithanshme, tek tė djathtit e tė majtėt, opozitė e pozitė, tek mediat e shoqėria civile, tek shkrimtarėt dhe akademikėt. Megjithatė, kjo gjendje, nuk duhet kuptuar si pika e nyjėtimit dhe interpretimit vetėm tė krizave e problemeve, pėrkundrazi, si pika e kthimit ka e vėrteta dhe realiteti qė na rrethon, pa asnjė ekzagjerim, pėr tė mirė a tė keq. Jemi kėtu ku jemi, me suksese dhe dėshtime, tė cilat duhet t'i lexojmė, analizojmė dhe kuptojmė vetėm ashtu si janė. E tashmja ėshtė tejet sfiduese, ndėrkaq e ardhmja e mjegullt. E, pikėrisht kjo gjendje vė nė pah domosdoshmėrinė qė Kosova tė ketė nė ballė, para se gjithash, njė politikė kreative, me njė dinamikė tė theksuar e menēuri tė nivelit tė kėnaqshėm, e aftė pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e ndėrtimit tė shtetit, sidomos pėr t'i dhėnė pėrmbajte pushtetit.

Tanimė kur sfidat e ndėrtimit tė shtetit, shihet sheshazi se nuk janė tė lehta, pėrkundrazi, ato janė tepėr tė vėshtira, jeta politike nė Kosovė ka pėrpara vetės njė detyrė, tė ndryshoj dhe atė esencialisht. Pikėsėpari politika nė Kosovė nuk guxon tė jetė imituese e politikave tė caktuara, por krijuese e tyre, ajo nuk duhet tė imitojė modele, por duhet tė krijoj modele funksionale pėr tė sendėrtuar aspiratėn pėr njė shtet tė suksesshėm. Ajo mė sė paku duhet tė besojė nė vlerat e paqena e tė vetėkėnaqėt verbėsisht. Pėrkundrazi ajo duhet tė krijojė vlerat. Nė kėtė kontekst, sorrogatllėku dhe ndjenja inferioritetit, duhet tė shndėrrohet nė shprehi krenarie qė shtetin tonė ta ndryshojmė duke e ndryshuar jetėn shoqėrore nė ēdo pore, e jo me parulla retorike puro komuniste, ēfarė shohim tė defilojnė nė jetėn tonė shoqėrore e politike. Ndėrsa gjitha kėto duhet tė vijnė si rezultat i vetėdijesimit dhe konsolidimit shoqėror, atėherė kur nė krye te agjendės sonė vinė idealet e pėrbashkėta. Nė kėtė pikė nyjėtimi, duhet tė vijė nė shprehje triniteti, tė cilin e sugjeronte shkrimtari dhe dijetari Atė Anton Harapi: Bashkimi, bashkėpunimi, solidariteti! Kėto tri fjalė kanė njė emėrtues: tė mirėn e pėrbashkėt, si paradigmė pėr ideologji tė pastėr nacionale. E mira e pėrbashkėt sipas Anton Harapit ka njė fuqi tė bindshme. Nė tė vėrtet, kuptimi dhe jetėsimi i idealeve tė pėrbashkėta, krijon mundėsitė dhe parakushtet e nevojshme qė shoqėria jonė tė orientohet drejt e pa ekuivoke nė tė ardhmen.

Politika nuk duhet tė ec pas proceseve, ashtu siē shohim tė ndodh shpesh, por ajo duhet t'i paraprijė ato. Nėse analizojmė, pa asnjė tendencė qėllimkeqe jetėn politike nė Kosovė, pa ndonjė dallim tė dukshėm mes pozitės e opozitės, shohim se subjektet tona politike, ato institucionale, janė njė surrogat i improvizimeve tė pafundme, qė e ngufasin dimesnionin e politikės kreative, sė kėndejmi e ngufasin pėrfshirjen dhe kontributin e intelektualėve nė jetėn politike. Dhe pėr mė keq, jeta politike nė Kosovė, ka pėrfshi nė laboratorin e saj mediokra tė shumtė, duke eliminuar kėsisoj dimensionet intelektuale dhe individėt qė kanė aftėsi pėr tė ndryshuar kėtė gjendje dhe kėto modele shoqėrore. Nė fakt, ashtu siē shkruante nė vitet e 30-ta dijetari Branko Merxhani, "Shqipėria jonė e sotme ėshtė njė Botė kaotike e vogėl", ne mund tė themi se Kosova jonė e sotme ėshtė njė botė kaotike e vogėl.

Ndonėse, nga koha e Merxhanit na ndajnė disa dekada, jeta politike shqiptare vazhdon tė jetė tejet e trazuar, me njė vetėdije tė ulėt kulturore e shtetėformuese. Dhe nė kėtė proces delikatė, politika duhet tė pasurohet me ide tė reja, me fuqi kreative, qė asaj mund t'i japin njė impuls tė veēantė, tė formėsojn kulturėn e idealeve tė pėrbashkėta, njė mungesė kjo e tmerrshme nė jetėn tonė. Nė Kosovė, duket se ekziston njė unanimitet se jemi nė njė proces historik, i cili, si i tillė kėrkon shumė syqeltėsi dhe nuk lejon hamendėsime. Dhe, nė tė vėrtet ashtu ėshtė. Por, qė ky proces dhe stuhia e kėsaj gjendje tė tejkalohet, lypet qė shoqėria jonė tė orientohet drejt dhe ajo tė ndėrtohet nė baza tė shėndosha, qė tė eliminojnė ēdo mundėsi pėr tė ndėrtuar diēka tė dobėt, e, edhe mė keq, diēka tė lig. E ardhmja, lidhet drejtpėrdrejt me tejkalimin e kėsaj gjendje. Prandaj, fuqitė e pėrgjithshme duhet tė orientohen me debate konstruktive, ide dhe filozofi tė mbrehtė, nė krijimin e politikave tė qarta, tė gatshme pėr tė sfiduar tė tashmen dhe tejkaluar atė, drejt sė ardhmes sė ndritshme.

Politika nė Kosovė ka pėrpara vetės sfida tė shumėfishta. Pėr tė "thyer" botėkuptimin se Kosova ėshtė njė shtet i dobėt, nėse do tė merrnim pėr bazė dijetarin Francis Fukuyama dhe idetė e tij pėr ndėrtimin e shtetit, "qeveritė nė kėso rastesh duhet tė pėrmirėsojnė legjitimitetin e tyre demokratik dhe tė forcojnė institucionet e vetėqėndrueshme*". Qė tė ndodh kjo, lypset transformim. Kėsisoj mund tė promovojnė e demonstroj aftėsi pėr tė sforcuar substancėn e shtetit, nė mėnyrė qė ai tė bėhet funksional, nė gjitha aspektet dhe i tillė tė jetė pėr ēdo kategori shoqėrore. E, kjo mund tė ndodh vetėm kur nė ballė tė njė politike janė forcat kreative, ato qė me ide dhe modele tė dėshmuara sfidojnė tė kaluarat me luftėra e mungesa tė shumta, tė kaluarat me glorifikime dhe patetizma. Kosova e sotme ka njė klasė politike qė le shumė pėr tė dėshiruar.

E barrikaduar nė zyre, e vetėkėnaqur e pa dialog aktivė me idetė dhe forcėn e tyre, qė lėviz botėn, politika nuk ka arrit tė transformohet dhe t'iu pėrgjigjet nevojave tė kohės. Ajo, vazhdon me retorikėn sterotipe tė mburravecėrisė, apo nė rastin tjetėr, duke pėrdor filozofinė e qaramanit, i cili pėr ēdo gjė fajėson dikė tjetėr. Nė kėtė konglomerat tė pafundmė problemesh, e para punės qė duhet tė bėjė politika nė Kosovė, ėshtė tė hapet ndaj ideve dhe forcave kreative. Kėsisoj pushteti dhe shteti merr domethėnien dhe vlerėn e tij. Kjo nuk domethėnė assesi se duhet tė bėhen pėrjashtime, selektime, por kjo nėnkupton njė dialog aktivė mes forcave politike, liderėve tanė dhe kategorisė intelektuale. Pėr mė tepėr, vetėm kėsisoj jeta politike nė Kosovė mund tė bėhet kreative dhe e aftė pėr tė ndryshuar tė tashmen dhe tė ardhmen.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara