HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga neoliberalizmi te joliberalizmi?

-- nga Mitchell A. Orenstein*, Shekulli - 02.02.2009

Era e kapitalizmit tė tregut tė lirė, qė nisi nė vitet 1980 nga Margaret Theēėri dhe Ronald Reagani - e quajtur shpesh nga oponentėt e saj "neoliberalizėm" - ka pėrfunduar.

Kjo rrymė ideologjike falimentoi pėr shkak tė krizės financiare nė vazhdim, por rėnia e saj ėshtė vėrejtur pėr njė kohė tė gjatė. Vitet e fundit, meqenėse liderėt amerikanė vijuan tė ndjekin kursin e neoliberalizmit, njė pjesė e madhe e botės tjetėr filloi tashmė tė ecė nė rrugė tjetėr.

Zhgėnjimi nga idetė "neoliberale", pro-treg, filloi nė vendet nė zhvillim, qė ishin mė parė adhurueset mė tė flakta tė tyre. Vendet amerikano-latine, qė pėrqafuan politika tė tregut tė lirė nė vitet 1990, hoqėn dorė prej tyre nė mesin e viteve 2000, sapo nė pushtet erdhi njė valė e re liderėsh tė majtė.

Rusia, qė ndėrmori reforma tregu nė vitet 1990, kaloi nė formėn menaxhuese tė kapitalizmit shtetėror nė vitet 2000, me "oligarkė" tė detyruar t'i nėnshtrohen kontrollit etatist.

Si rezultat, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Komisioni Evropian dhe banka shumėpalėshe tė zhvillimit u izoluan gjithmonė e mė tepėr nė orvatjet e tyre pėr tė avancuar mendimin dhe politikat e tregut tė lirė nė mbarė botėn. Intensifikimi i krizės financiare vazhdon tė dobėsojė pozitat e tyre.

Megjithatė, si mund tė mbėshtesin SHBA-tė ose institucionet shumėpalėshe privatizimin e bankave tani?

Perėndimi i ideologjisė sė tregut tė lirė nė pjesėt e tjera tė botės u shkaktua nga dy faktorė: dėshtimet e saj si qasje drejt politikės ekonomike dhe rėnia e prestigjit tė SHBA-sė dhe "pushtetit tė butė".

"Neoliberalizmi" u bė popullor si rezultat i sukseseve tė tij nė rritjen e vrullshme ekonomike nė SHBA, Britaninė e Madhe dhe disa vende nė zhvillim, nė vitet 1980 dhe 1990. Megjithatė, dobėsitė e tij, gjithashtu, filluan tė bien nė sy gjatė mes-fundit tė viteve 1990.

Synimi pėr tė zbatuar filozofinė e tregut tė lirė nė Rusi, pėr shembull, ēoi nė katastrofė. Duke patur parasysh se pėrvoja ruse tregoi qartė rėndėsinė e institucioneve tė forta shtetėrore nė aspektin rregullator tė ekonomisė sė tregut, opozicioni i tėrbuar ideologjik ndaj modelit tė tregut tė lirė pėr t'i dhėnė shtetit njė rol mė tė madh, i bėri njė shėrbim tė keq konsolidimit tė tyre.

Pas disa sukseseve, veēanėrisht nė Kili, "neoliberalizmi" nė Amerikėn Latine dėshtoi, gjithashtu, nė mėnyrė mė dramatike nė rastin e bordit valutor tė Argjentinės, duke sjellė dėme mė tė mėdha, sepse u rrit pabarazia, gjė qė rėndoi problemin qendror politiko-ekonomik tė kontinentit.

Nė Brazil, Presidenti Luiz Ignasio Lula da Silva iu shmang dukshėm rekomandimeve tė tregut tė lirė dhe arriti rezultate tė mėdha. Nė mbarė botėn shumica e vendeve me nivel tė lartė tė rritjes nė vitet 1990 dhe 2000, braktisėn doktrinėn e tregut tė lirė, duke ruajtur njė pjesėmarrje mė tė madhe tė shtetit nė ekonomi.

Besimi nė "neoliberalizmin" u bazua, gjithashtu, nė suksesin e ekonomisė nė SHBA, e cila gjatė shumicės sė viteve 1990 provoi epėrsinė e tregjeve tė lira.

Por rėnia e shpejtė e prestigjit dhe ndikimit tė SHBA-sė gjatė viteve 2000 ngjalli dyshime nė vende tė tjera. Sapo agjenda globale u zhvendos drejt ēėshtjeve tė tilla si, ngrohja globale, pabarazia dhe stabiliteti i sistemit ndėrkombėtar, SHBA-ja nuk shihej mė si shembull i shkėlqyer, por mė tepėr si pengesė e pakapėrcyeshme nė zgjidhjen e kėtyre problemeve.

Elitat e Amerikės bėnė njė sy qorr para kėtyre zhvillimeve, duke shpėrfillur jo vetėm tė gjitha kritikat, por dhe anti-amerikanizmin e vrazhdė, qė i ka shoqėruar shpesh. Sot gjėrat kanė ndryshuar.

Ka filluar njė rivlerėsim masiv, duke i detyruar elitat amerikane tė pranojnė se kapitalizmi i tregut ėshtė nė krizė dhe se bota nuk do t'i ndjekė mė qorrazi.
Por mbeten disa pyetje tė rėndėsishme pa u zgjidhur. Nėse "neoliberalizmi" ka dėshtuar, me ēfarė duhet zėvendėsuar?

Ēfarė duhet tė bėjė SHBA-ja pėr tė rikthyer staturėn dhe ndikimin e vet nė ekonominė ndėrkombėtare?

Ndėrkohė qė Nju Jorku dhe Londra pushuan sė qeni kryeqytete financiare tė padiskutueshme tė botės, qendra nė rritje tė ekonomisė globale do tė forcojnė rolin e tyre nė politikėn ekonomike ndėrkombėtare.

Shumica, nė mos tė gjitha, ndodhen nė vende me traditė mė tė fortė tė pjesėmarrjes sė shtetit nė ekonomi. Xhefri Garten, dekan i Shkollės sė Menaxhmentit nė Jel, e quajti me tė drejtė kėtė epokė "kapitalizėm shtetėror". Shteti po rimėkėmb pozitat e tij si aktor ekonomik - dhe jo mė nė fund nė SHBA.

Por a ėshtė kjo prirje pozitive? Ndėrsa shumė kritikė do tė festojnė fundin e "neoliberalizmit", gjithsesi, mbetet tė shihet nėse sistemi i ri do tė shėnojė pėrmirėsim. Trajta tė ndryshme tė rregullimit shtetėror janė provuar dhe mė parė; tė gjitha dolėn se ishin tė pamjaftueshme.

Ndėrkaq, dhe pse "neoliberalizmi" u kritikua si teknokratik dhe elitist, gjithsesi, ishte trajtė liberalizmi, gjithashtu, kontribuoi nė pėrhapjen e qeverisjes demokratike nė tė gjithė botėn.

Era e re mund tė mos jetė fort premtuese pėr liberalizmin politik. Si fuqi nė rritje, Kina ose Rusia, pėr shembull, nuk kanė arsye tė pėrdorin ndikimin e tyre ndėrkombėtar nė rritje pėr tė nxitur demokracinė, pėrkundrazi, gjithnjė e me shumė kundėrveprojnė ndaj pėrpjekjeve tė vendeve perėndimore, pėr tė nxitur liberalizmin politik.

Meqenėse modelet etastiste tė zhvillimit ekonomik bėhen mė tėrheqėse, qeverisja demokratike do tė bėhet mė pak tėrheqėse. Mbetet e paqartė nėse "kapitalizmi shtetėror" do tė gjenerojė tė njėjtėn shkallė novacioni dhe sipėrmarrjeje, sikurse e bėnė kėtė gjė modelet liberale nė kulmin e vet.

Pėr tė rifituar projektin liberal, drejtuesve amerikanė dhe evropianė do t'u duhet ta riformulojnė nė atė mėnyrė qė ai tė mund t'u japė pėrgjigje bindėse problemeve tė tilla, si degradimi mjedisor dhe pabarazia ekonomike. Kjo nuk do tė jetė detyrė e lehtė, qė tashmė ėshtė larg nga mendjet e politikėbėrėsve, meqenėse ata po luftojnė me krizėn e tanishme. Por, nėse nuk e bėjnė kėtė, atėherė theksi mbi lirinė ekonomike dhe politike, qė ndodhet mu nė zemėr tė liberalizmit, nuk do tė mund tė mbijetojė.

* Miēėll (Mitchell) A. Orenstein ėshtė profesor i studimeve evropiane nė Shkollėn e Studimeve Ndėrkombėtare tė Avancuara pranė universitetit Johns Hopkins.
Pėrktheu: Vladimir Mustaqi


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara