HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


U lodha duke recensuar neverina

-- nga George Orwell, shkurt 2009

Ėshtė njė shkrimtar. Mund tė jetė njė poet, njė romancier ose njė shkrimtar i skenarėve tė kinematografisė ose i programeve radiofonike, sepse tė gjithė njerėzit e botės letrare ngjasojnė; po kėtu e kemi fjalėn pėr atė qė ka tė bėjė me njė recensionues pėr librat.

Thuajse ėshtė mbuluar prej njė pirgu letrash tė njė pakoje me 5 vėllime; ia kanė ēuar kryeredaktorit me njė shėnim: “Tė gjithė sė bashku mund tė jenė tė vlefshme”. Dhe le ta kuptojmė kėte. Kanė mbėrritur katėr ditė mė parė, por recensionuesit tė goditur keqas qė prej dyzetekatėr orėsh nga njė paralizė e fortė morale, as nuk i bėhej ta hapte pakon. Dhe i pushtuar prej njė vendosmėrie tejet nxitėse, mė nė fund ai e tėrheq spangon dhe sheh se pesė librat janė: “Palestina nė udhėkryq”, “Prodhimi shkencor i nėnprodhimeve tė qumėshtit”, “Histori e shkurtėr e demokracisė nė Evropė” (ky i fundit ėshtė 680 faqe dhe peshon 2 kg.), “Zakonet tribale nė kolonitė portugeze tė Afrikės Lindore”, si dhe romani “Ėshtė mė bukur tė nėnshtrohesh”, normalisht i futur kėtu gabimisht.

Recensioni i tij, rreth 800 fjalė, duhet tė jetė nė redaksi deri nesėr nė mesditė. Tri prej kėtyre vėllimeve trajtojnė argumente kaq tė pėrcipta, saqė nuk do tė duhej tė lexoje prej tyre mė tepėr se nja pesėdhjetė faqe, natyrisht, nėse dėshiron tė shpėtosh prej ndonjė bombardimi qė do tė tė tradhtonte, jo vetėm para syve tė autorit (i cili i njeh mirė zakonet e recensuesve), por edhe tė lexuesit tė zakonshėm. Nė katėr tė pasdites, mė sė fundi do t’i kesh nxjerrė librat prej kornizės, mirėpo njė bllokim nervor gjithnjė tė pengon qė t’ua hedhėsh sytė. Mundėsia e detyrimit pėr t’i lexuar ose tė paktėn vetėm pėr t’ia marrė erėn e letrės, do tė tė torturojė sikur dikush po tė detyron qė tė kapėrdish njė “ėmbėlsirė” me oriz tė ftohtė me vaj recinit.

E megjithate, ēuditėrisht, shkrimi i tij do tė duhet tė mbėrrijė nė redaksi nė kohė. Dhe nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ai vjen gjithmonė nė kohė. Nė orėn nėntė tė mbrėmjes, mendja dihet, nuk gabon. Dhe nėse do tė jesh para tryezės tėnde deri vonė - nė dhomėn qė sa vjen e bėhet mė e ftohtė, ndėrkohė qė edhe tymi i cigareve bėhet gjithnjė e mė i dendur - nis e ndjehesh ekspert prej njė libri te tjetri, dhe thuajse thėrret me tė njėjtėn pėrcaktim pėr tė gjithė: “O zot, sa pa vlerė qė janė!” Nė mėngjes, me sytė me gloq, me mjekrėn e parruar dhe mė lesh e lķ se kurrė, qėndron pėr disa orė para letrės sė bardhė, derisa akrepi kėrcėnues i sahatit nuk tė terrorizon dhe aq, e mė nė fund ti vendos pėr tė hyrė nė aksion. Dhe kėshtu, disi papritmas, i turresh punės, teksa tė vėrshojnė frazat e hershme banale e prapė banale: “Njė libėr qė nuk duhet lėnė pa marrė”; “Diēka e paharrueshme nė ēdo faqe qė do tė lexosh”; “Tė njė interesi tė veēantė janė kapitujt qė trajtojnė kėte apo ate, e tjerė, e tjerė” - qė tė mbysin radhazi njėra mbas tjetrės si tallash metali i njė vėrshimi magnetik; kėsisoj recensioni ėshtė kryer tashmā…

Lėvdata dhe kritika

Tė bėsh recensione pėr librat nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe tė pamatė ėshtė megjithatė njė punė veēanėrisht mosmirėnjohėse, irrituese dhe rraskapitėse, qė jo vetėm pėrfshin atė qė shpėrndan lavdėrimet pėr libra qė janė neveritės, por edhe qė nxisin here mbas here kundėrshtime pėr libra, pėr tė cilėt nuk pėrjeton asnjė lloj ndjenje spontane. Recensionuesi, i konsumuar, ėshtė njė tip i detyruar tė provojė njė interes profesional pėr librat. Midis mijėrave qė botohen ēdo vit, janė afėrsisht nja pesėdhjetė a njėqind, pėr tė cilėt ia vlen me gjithė mend tė shkruash. Dhe, kur ėshtė fjala pėr njė recensionues vėrtet tė aftė, ai mund tė recensionojė nja dhjetė a njėzet prej tyre - ndonėse mund t’i caktohen vetėm nja dy a tre.

Pjesa tjetėr e punės sė tij, nėse ai ėshtė i vetėdijshėm se do t’i duhet tė shpėrndajė lėvdata dhe kritikė, nė thelbin e vet ėshtė diēka e rrémė. E vėrteta ėshtė se kėshtu ai e hedh nė plehra shpirtin e tij tė pavdekshėm, madje disa herė rregullisht. Pjesa mė madhe e recensioneve tė japin njė ide tė padrejtė ose ēorientuese pėr librin e radhės. Mbas luftės, megjithate, po ngjet qė botuesit nuk po ia arrijnė mė tė tėrheqin prej mėnge drejtuesit e revistave letrare pėr t’i detyruar qė tė blatojnė lėvdata tė pafund pėr ēdo libėr qė botojnė; e nga ana tjetėr, prapėseprapė niveli i recensioneve ėshtė ulur pėr shkak tė mungesės sė hapėsirės dhe papėrshtatshmėrive tė tjera.

Ēfarė kėrkon publiku

Asgjė prej gjithė kėsaj nuk do tė rregullohet, pėrderisa tė mendojmė se ēdo libėr meriton t’i bėhet recensioni. Ėshtė thuajse e pamundur tė flasėsh pėr njė numėr tė pafund librash pa mbivlerėsuar tejet shumicėn e tyre. Dhe, pėrderisa nuk ke njė lidhje profesionale me librat, nuk ia arrin ndėrkaq, qė tė numėrosh se sa prej tyre janė tė pavlerė.

Nė tė vėrtetė, nė nėntė prej dhjetė rasteve, i vetmi koment kritik objektiv do tė ishte: “Ky libėr nuk vlen aspak”. Kur reagimi i vėrtetė i recensionuesit do tė duhej tė ishte: “Ky libėr nuk mė intereson aspak dhe, nėse nuk do tė mė paguash pėr kėte qė bėj, nuk do tė shkruaja asnjė radhė”.

Mirėpo, publiku nuk paguan pėr tė lexuar kėsisoj konkluzionesh. Ai dėshiron informacion pėr librat qė kėrkon tė lexojė, madje kėrkon edhe ndonjė vlerėsim. Dhe nė gjithė kėtė rreshtim tė pandalshėm vlerash, duket se nuk ka asnjė kriter. Nėse nė tė vėrtetė thuhet - dhe thuajse ēdo recensues thotė diēka tė tillė tė paktėn njė herė nė javė – se bie fjala “Mbreti Lir” ėshtė njė dramė e mirė dhe se “Katėr tė drejtėt” ėshtė njė libėr i mirė policesk, ēfarė kuptimi ka nė kėte rast fjala “i mirė”?

Sekreti: mos lexo

Gjithmonė kam menduar se zgjidhja e vetme do tė ishte thjesht ajo e mosleximit tė pjesės dėrmuese tė librave dhe tė recensioneve shumė tė gjata - tė paktėn tė atyre me njėmijė fjalė - sepse vetėm pėr pak prej tyre ia vlen vėrtet tė shkruash. Tė dobishme do tė ishin shėnime tė shkurtra prej njė ose dy radhėsh pėr librat qė janė duke dalė, por recensionet mesatarisht tė gjata, deri nė shtatėqind fjalė, janė krejt tė panevojshme, edhe pse recensionuesi do tė kishte me tė vėrtetė dėshirė pėr t’i shkruar kėto recensione. Por natyrisht qė ai nuk e ka aspak kėte dėshirė.

1946

E pėrzgjodhi pėr botim dhe e pėrktheu:
BESNIK DIZDARI


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara