HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ylli Pango: Seks nė kėmbim tė vendit tė punės, e shkarkon Berisha

-- nga Tema/TCH, TemA - 5 mars 2009

Ministri i Kulturės, Ylli Pango, ėshtė shfaqur dje nė njė pozitė aspak tė favorshme pėr pozicionin qė mban si ministėr i Kulturės. Njė kronikė televizive nė emisionin investigativ “Fiks Fare” tregon Ylli Pangon qė i kėrkon gazetares sė maskuar si njė vajzė qė kėrkon punė “tė zhvishet, pėr tė parė nėse i plotėson parametrat”. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė spektakėl missesh, por ngjarjet zhvillohen nė shtėpinė e ministrit tė Kulturės, ku i kishte lėnė takim gazetares pėr t’i “parė dokumentacionin”. Vendi i punės qė kėrkonte vajza nuk ishte pėr revistėn “Playboy”, por si juriste nė Institutin e tij tė Studimeve Sociale.

Ndėrkohė, pėr kėtė veprim, ministri i Kulturės, Ylli Pango, ėshtė liruar nga detyra deri nė zbardhjen e rrethanave tė ngjarjes. Berisha i ka telefonuar Pangos pėr kėtė ēėshtje duke i quajtur imorale veprimet e tij.

Ylli Pango Berisha: Episodi nė media, i papranueshėm pėr moralin e qeverisė

Mbrėmė, zėdhėnėsja e kryeministrit, Juela Meēani, ka sqaruar vendimin e kryeministrit, Sali Berisha, pėr shkarkimin e Pangos.

“Kryeministri Berisha ka komunikuar me ministrin e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur nė media ėshtė i papranueshėm nė moralin dhe standardet e qeverisė qė ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Z. Pango lidhur me kėtė ēėshtje i tha kryeministrit Berisha se kemi tė bėjmė me njė montaturė tė mirėfilltė tė medias.

Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund tė sqarohet dhe saktėsohet duke mbajtur postin e ministrit”, - thuhet nė njoftimin e Kryeministrisė.

Telefonata e parė

Ylli Pango - Po.

Fiksi - Alo?

Ylli Pango - Ē’kemi?

Fiksi - Mirėmbrėma, profesor Ylli.

Ylli Pango - Mirėmbrėma.

Fiksi - Mė fal qė nuk e hapa telefonin pak mė parė, por isha me familjen te QTU dhe nuk mund tė flisja.

Ylli Pango - Nuk ka problem, unė kujtova se ishe nė gjumė (qesh).

Ylli Pango - Meqenėse pėr sot kaloi, se unė tani prapė po merrem me gjėra tė tjera, nesėr ta fiksojmė njė ēikė qė tė tė takoj pak, mirė?

Fiksi - OK, por rreth ēfarė ore?

Ylli Pango - Shiko, ta bėjmė kėshtu, se kam hall qė tė tė tregojė rrugėn shoferi ty ose tė tė sjellė nja dy makina tė ndryshme, ose nė njė makinė, si tė duash ti. Nuk ka asnjė problem. Ti tė vish te ministria, le tė themi, rreth orės 5-5.30. Nga 5.30 te ministria, mė kupton? Pastaj do tė tregoj, ėshtė aty ajo ku tė thashė, aty te Tirana e Re.

Fiksi - Te Tirana e Re... a mund tė ma thuash edhe njė herė se nuk e...

Ylli Pango - Mė mirė tė ta tregojė shoferi qė mos tė ngatėrrohesh, ta tregon shoferi.

Fiksi - Hė se kam makinė vetė, mund tė vij edhe vetė.

Ylli Pango - Lėre makinėn tėnde, me makinėn e tij qė mos tė shqetėsohesh. Nuk ka asnjė problem. E kupton, edhe njėherė, kur tė vish do tė tė presė shoferi me makinėn time.

Fiksi - Shoferi juaj?

Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi, ti me makinėn tėnde, vazhdoni. Do tė tregojė se ku ėshtė instituti dhe kaq.

Fiksi - OK. Do ndalem njėherė te ministria apo tė vazhdoj?

Ylli Pango - Te ministria, te ministria.

Fiksi - Dokumentet i pe?

Ylli Pango - Dokumentet i pashė, prandaj thashė qė duhet tė bėjmė pak muhabet, sepse kam disa idera qė lidhen edhe me... prandaj po tė them edhe pėr institutin, sepse lidhen edhe me institutin. D.m.th., kam disa gjėra pėr punėn, gjithmonė qė po tė jesh dakord ti shkon mirė. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke tė drejtėn e zgjedhjes, e ke parasysh?

Fiksi - OK, OK. Tė thashė qė kam mesatare tė mirė dhe kam njė CV tė pasur, besoj qė...

Ylli Pango - Po e pashė pra, e pashė. Ti the qė mesataren e ke kėshtu, mesatare, por atė nuk e kishe dhe aq mesatare, mirė e kishe. Po pra, mirė ishte, e vlerėsova, e kupton? Hajde nė 5.30 nė ministri, a e kupton?

Fiksi - Tek instituti do jemi nė zyrė? Nė lokal do ulemi...

Ylli Pango - Po pra, po. Jo mo ka zyrė aty, ka zyrė, ėshtė normale, ka zyra, asnjė gjė tjetėr. Hajde nė ministri qė tė tė tregojė shoferi se ku ėshtė instituti dhe kaq, asgjė tjetėr. Pastaj nė institut punėt qė janė atje pėr t’u bėrė dhe kaq. Do rrimė njė ēikė vetėm dhe ik pastaj.

Fiksi - OK. Nė orėn 5.30?

Ylli Pango - Nė 5.30 jam nė ministri, si ta kesh mė kollaj, se po tė tė them unė dil atje, dil kėtu nuk e gjen dot se ku ėshtė instituti. A mė kupton se, pse do tė vijė shoferi? Qė tė tė tregojė rrugėn ty, qė ta gjesh menjėherė. Po tė duash, ta shpjegoj edhe kėshtu unė, nuk ka ndonjė problem mė kupton?

Fiksi - OK, ma shpjego, se po vij mė mirė, se e kupton... tė vij...

Ylli Pango - Mirė, dil tek kjo.... qė tė bėj njė kalim andej unė qė sot tė ta tregoj si vend ku ėshtė dhe tė vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankėn “ProCredit”?

Fiksi - “ProCredit” ku i bie?

Ylli Pango - Ajo rruga qė tė thashė unė qė tė nxjerr te... si quhej?

Fiksi - Te “Koha Jonė”?

Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatė. Kjo ėshtė aty te... ku del sheshi i rrumbullakėt qė tė ēon te Tirana e Re.

Fiksi - Po, po tek Tirana e Re

Ylli Pango - Te sheshi, sa fillon sheshi d.m.th.

Fiksi - E kam idenė, “ProCredit Bank” te LSI, aty.

Ylli Pango - Aty LSI, bravo, aty afėr LSI. Pėr sa vjen ti, vonohesh shumė?

Fiksi - Po pėr 20 min them nga Vora.

Ylli Pango - OK, OK. Hajt pra, ciao.

Fiksi - OK, kur tė jem aty pastaj do tė tė bėj telefon.

Telefonata e dytė

Ylli Pango - Ke ardhur?

Fiksi - Alo, prof. Ylli, mė fal se tė mora pėr tė tė njoftuar se, ngaqė ka shumė trafik kėtu, sepse po bėhen punime nė autostradė, nuk e di se sa mund tė vonohem.

Ylli Pango - E pashė, e pashė, se edhe kėtu ka njė trafik tė tmerrshėm te kjo, por dėgjo...

Fiksi - Po pra.

Ylli Pango - Kėtė mund ta gjesh shumė lehtė ti. Atėherė kėtė po ta them nė telefon unė, qė mos tė ashtu... te vish me nge. D.m.th., LSI ėshtė kur vjen nga Tirana pėr tė shkuar te Tirana e Re. Ėshtė nė krah tė majtė apo jo, ėshtė kėshtu?

Fiksi - Po, po.

Ylli Pango - Kur vjen te rruga e gjatė qė ėshtė kjo rruga e gjatė me pemė anash, nė fund fare, para se tė kalosh te sheshi i madh nė krah tė djathtė ėshtė “ProCredit Bank”. E ke tė shėnuar “ ProCredit Bank”, duket ajo.

Fiksi - Po, po e kam parasysh.

Ylli Pango - E ke parasysh, kalon kėto mobilieri, lojėra fati, ēfarė janė tė gjitha me radhė. I kalon tė gjitha kėto dhe para se tė dalėsh te sheshi i madh krah pėr krah ėshtė banka “ProCredit”. Pėrballė asaj ėshtė pallati 10-katesh jeshil. Te ky pallati ėshtė instituti nė kat tė 6 dhe ka tabelėn te dera “Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike”. E ka tė shėnuar te dera me tabelė tė kuqe, tė madhe. D.m.th., pallati jeshil ėshtė pėrballė bankės nė krahun tjetėr tė rrugės, e ke parasysh?

Fiksi - Po, po, e kam parasysh.

Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh nė kat tė gjashtė, shikon atė tabelėn e kuqe. Kėshtu qė mė mirė ta fiksojmė nesėr nga ora 5.30 atje direkt dhe e gjen d.m.th.

Fiksi - Nė orėn 5.30 tė vij direkt atje, mos tė vij fare te ministria?

Ylli Pango - Jo, po nė qoftė se e ke kėshtu ti kontrolloje njė herė nė mėngjes, mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatė mėngjesit, mirė? D.m.th., bjeri njė herė andej nė mėngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj, po nuk e ke gjetur, mė thuaj nuk e kam gjetur dhe vij e tė marr edhe te ministria po tė duash. Ėshtė shumė kollaj.

Fiksi - OK, se unė mendova qė, meqė do fle sonte nė Tiranė, mund tė vij nesėr nga ora 9-10 te ministria

Ylli Pango - Epo te ministria e ke njė ēikė zor ti, sepse unė nesėr jam shumė nė lėvizje, kam aktivitete, e ke parasysh? Nė ministri ti do vish, nuk ka problem, kjo ėshtė sepse nė institut ka edhe gjėra tė tjera, kam pėr tė treguar edhe disa gjėra, se unė kam tjetėr ide, ta thashė, prandaj do bėjmė pak muhabet. Kam idera edhe tek instituti brenda, se janė dy gjėra ministria dhe instituti. Edhe aty ka njerėz si puna jote tė tjerė mė kupton?

Fiksi - E kuptoj

Ylli Pango - Se mė duhet aty, edhe aty mė duhet juriste. Kėshtu qė nuk ka... kjo ėshtė thjesht pėr tė.... emrin e mundshėm, pastaj bėj ēfarė tė duash, vendos ēfarė tė duash ti. Dakord?

Fiksi - OK. D.m.th., gjithsesi mos tė tė bėj telefon, sepse unė jam nisur nė Tiranė, ora ėshtė 7.30, e kupton? Nuk e di se sa mund tė vonohem, mos tė tė bėj telefon?

Ylli Pango - Po ja, ti po ashtu, bėj, ta llogaris ēfarė tė tė them unė ty, gjithsesi unė vendin ta thashė se ku ėshtė.

Fiksi - OK, por thjesht qė mos tė tė prish punė, se mund tė takohemi edhe sot. Nuk e di a ėshtė vonė pėr ty?

Ylli Pango - Nuk mė prish punė. Unė jam te rrugica te “Kapriēo”. Edhe kėtu ka njė trafik tė tmerrshėm, nuk e di, ti je duke ecur tani?

Fiksi - Po pra, jam bllokuar nė trafik.

Ylli Pango - Ku nė trafik? Nė ē'vend ėshtė kjo...?

Fiksi - Ėshtė aty te kjo autostrada qė ka filluar... po bėhen punime.

Ylli Pango - Mirė, gjithsesi, kur tė vish, mė bėj njė telefon, se unė edhe mund tė lėviz, se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punė, shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zėnė, ta lėmė nė orarin e nesėrm. Dakord?

Fiksi - Ora ėshtė 7.30, mendoj qė maksimumi, maksimumi nė orėn 8 tė darkės unė jam aty.

Ylli Pango - Po nejse, ti kurdo qė tė vish mė bėj njė telefonatė. OK?

Fiksi - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si nė siklet, se nuk e di pėr ēėshtjen e punės besoj qė...

Ylli Pango - Pse? Pse je nė siklet? Ēfarė sikleti ke?

Fiksi - Po e kupton, mė pėlqen shumė ai vend pune dhe... u bė edhe shumė qė jam pa punė edhe...

Ylli Pango - Sa kohė ke ti pa ashtu?

Fiksi - Ka 8 muaj.

Ylli Pango - Po jo mo jo, se nėse ti i plotėson kriteret, ėshtė normale, ajo nuk ka asnjė gjė, pse duhet ta kesh me kėshtu? Mos ki siklet fare. Unė pėr tė mirė po mundohem, nuk e kam pėr kėshtu.

Fiksi - Nuk e di, nėse e keni parė CV, unė personalisht mendoj qė deri diku i plotėsoj kriteret.

Ylli Pango - I pashė, i pashė. I pashė, por nuk ėshtė problemi aty. Do t’i shikojmė me detaje pastaj se ēfarė kishe ti. Ajo puna e gjuhės njėherė ėshtė e rėndėsishme, sepse anglishtja e ka njė vlerė, sepse edhe njė fraksion i huaj...

Bisedat e gazetares se “Fiks Fare” me ministrin Ylli Pango

Gazetarja e “Fiks Fare” shkon nė Ministrinė e Kulturės pėr tė kėrkuar punė

Ministri Ylli Pango e pret personalisht nė zyrė

Ylli Pango - Ē’kemi? Do mė sjellėsh dokumentet. Do mė sjellėsh ēfarė ke mbaruar, fotokopjen e diplomės… Gjuhė tė huaj ke?

Fiksi - Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frėngjishten.

Ylli Pango - Atėherė, do tė mė sjellėsh tė gjitha dokumentet. Ku jeton tani?

Fiksi - Kėtu.

Ylli Pango - Me kė rri?

Fiksi - Vetėm.

Ylli Pango - Sa e ke numrin?

Fiksi - 069 …

Ylli Pango (lexon numrin qė i dha gazetarja dhe e regjistron nė celular.)

Ylli Pango - E ke telefonin me vete? (I bėn zile nė celular gazetares me celularin e tij)

Fiksi - Normal.

Ylli Pango - Ai ėshtė numri im.

Fiksi - OK.

Pasi ministri i ēon njė mesazh nė celular, ku i kėrkon takim nė orėn 21.15, gazetarja niset pėr ta takuar.

Fillimisht, komunikon me ministrin nė celular.

Fiksi - Unė jam, me aq sa ma shpjeguat, kėtu te njė klub 24 orėsh. Ėshtė kėtu pėrballė shtėpisė tuaj. OK, unė jam kėtu jashtė.

Ministri e ka lėnė takimin nė banesėn e tij private.

Ministri i hap derėn e shtėpisė.

Fiksi - Mirėmbrėma. Si jeni, mirė?

Ylli Pango - Si jeni, mirė? Je me njeri?

Fiksi - Jo.

Ylli Pango - Tė pret njeri?

Fiksi - Jo.

Ylli Pango - Hajde, ngjitu mė lart. Po ē’kemi ndonjė gjė?

Fiksi - Asgjė, tė pėrditshmet.

Ylli Pango - Eeeee, pra. Po ēfarė ke bėrė?

Fiksi - Asgjė. Mbarova shkollėn dhe tani jam nė kėrkim pune.

Ylli Pango - Hiqe xhupin.

Fiksi - Kjo ėshtė zyra juaj?

Ylli Pango - Unė kam tė gjithė kėtė vilėn kėtu. Kjo ėshtė me oxhak, njė nga dhomat.

Fiksi - Se mos ju kam bezdisur, mbase....

Ylli Pango - Jo pėrkundrazi, nuk mė keni bezdisur, mė keni dhėnė kėnaqėsi. Mbase tė kam bezdisur unė ty?

Fiksi - Jo, jo.

Ylli Pango - Se mos ke njeri qė tė pret, se the dua telefonin apo nuk ke njeri?

Fiksi - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund tė realizohen nga familja.

Ylli Pango - E ēfarė mendon qė tė fillosh?

Fiksi - Po nuk e di tė them tė drejtėn. Unė kam punuar vetėm te .....

Ylli Pango - Ēfarė bėje aty?

Fiksi - Te ..... kam punuar si...

Ylli Pango - Po. Sa kohė ndenje aty?

Fiksi - Kam ndenjur rreth 7 muaj, se kisha shkollėn.

Ylli Pango - Shkollėn e mbarove tani ti? Sa t’u bė?

Fiksi - Vjet.

Ylli Pango - Qė vjet, d.m.th., nuk ke kapur ndonjė punė tjetėr?

Fiksi - Jo. Thjeshtė mendova njė herė tė trokas, se mbase... Nuk e kisha idenė, nėse kishit nevojė pėr tė punėsuar.

Ylli Pango - Po mirė. Ēdo gjė bėhet, ēdo gjė rregullohet, kur femra ėshtė e guximshme, edhe i lindin idera, tė gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetėn dhe sa guxim ka. (qesh). Si mė shikon...

Fiksi - Shtėpia shumė gjigante.

Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente tė tjera tė vogla qė do tė t’i tregoj. Ē’kemi tjetėr?

Fiksi - Asgjė.

Ylli Pango - Ēohu njė herė tė tė shikoj.

Fiksi - Uuuuuuuuuu.

Ylli Pango - Mė pėlqen shumė ekspozeja jote, mė pėlqeu qė kur tė pashė. (Momenti kur tenton tė zbėrthejė kėmishėn.)

Fiksi - Uauuuuuuuuuuuuu, tė lutem.

Ylli Pango - Nuk tė bėj gjė, nuk tė bėj gjė.

Fiksi - Jo nuk ėshtė... tė lutem.

Ylli Pango - Tė jap fjalėn qė vetėm do tė tė shikoj se si je transformuar, asgjė tjetėr. (qesh)

Fiksi - Jo, por.... tė lutem, tė luuuuuuuuutem.

Ylli Pango - Nuk do qė tė tė shikoj fare? Fare, fare, fare?

Fiksi - Ju nuk mė keni parė mė parė se si kam qenė.

Ylli Pango - Tė thashė mė parė qė duhet tė jesh vajzė qė duhet tė guxosh. Derisa erdhe e mė takove, guxove. Nejse, nuk ka problem, dilni aty, sepse unė nuk tė prek.

Fiksi - Po mė vini nė siklet.

Ylli Pango - Nuk tė vė nė siklet, sepse problemi ėshtė ky qė ti mund tė hysh nėpėr panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kėshtu... ti pamjen e ke. Nė kėto lloj panairesh, nėse ti je gocė e guximshme dhe futesh tamam nė kėtė punė, ti mund tė bėsh ekspozera shumė tė mira, sepse ne shkojmė nėpėr panaire nė Berlin, nė Londėr, nėpėr panairet mė tė mira dhe aty shkojmė... kemi marrė edhe femra kosovare. Kėshtu qė unė kam qejf tė shikoj ekspozenė tėnde. Po tė jesh e guximshme mirė, i ēan tė tėra. Po qe se e ke problem pastaj, mė thuaj, unė nuk ėshtė se ashtu.

Fiksi - E guximshme nė ē'sens?

Ylli Pango - Sensi i parė ėshtė tė tė shikoj njė herė qė tė tė vlerėsoj, se aty mund tė dalėsh me rroba banje.

Fiksi - Tė dal me rroba banje?

Ylli Pango - Po mo, dalin tė gjitha, nuk ka problem aty qė nga vendet e Amerikės Latine dhe tė gjitha vendet qė vijnė, normal, siē del nė plazh. E dyta, mund tė dalėsh me rrobe qė tė paraqitesh me kostum kombėtar. D.m.th., janė disa variante, ka plot ēdo vit aty. Kemi marrė nga dy vendet, Kosova dhe Shqipėria. Njė variant qė mendova pėr ty, ėshtė se do tė tė fus tek agjencia e turizmit qė kam vend pėr goca qė tė tė vlerėsoj. Tani kjo ėshtė pjesa e guximit. Nėse ti qė tani rezervohesh dhe thua: “aaaaa, mos,”... tė lutem, mė lėr mbaroj.

Fiksi - Jo unė...

Ylli Pango - Dėgjo diēka, mbaje mend, siē hyre, do dalėsh. Nuk prekesh, nuk tė bėhet gjė. Tani unė tė thashė ja, them qė tė shikoj njė herė si fillim se kėshtu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmė e flasim. Hajt moj hajt, se ke guxim ti, hajde. Pastaj, qė kur ke ardhur nė Tiranė, e ke kapur jetėn. Kėshtu qė si fillim hiq vetėm kėtė kėmishėn qė tė tė shikoj si lėkurė deri ku ke rėnė.

Fiksi - Tė lutėm, uuu mė qenka zbėrthyer... tė lutem mė vjen shumė rėndė, tė lutem shumė.

Ylli Pango - Asnjėherė prej meje, kurrė. Unė jam ai i fushės, s'mė vjen fare asnjė kėshtu....

Fiksi - Tė lutem.

Ylli Pango - Asnjė gjė, vetėm tė tė shikoj ke rėnė nga shėndeti aq sa duhet.

Fiksi - Shėndeti shikohet edhe pa hequr kėmishėn.

Ylli Pango - Ēa i ke kėto dreq mbėrtheckash qė nuk hiqen (tenton tė heqė kėmishėn).

Fiksi - Tė lutem, shėndeti shikohet edhe pa hequr kėmishėn, tė lutem profesor.

Ylli Pango - Ti do ta heqėsh pėr tė tjerė, si nuk do ta heqėsh pėr mua?

Fiksi - Joooo tė lutem profesor, tė lutem profesor, profesor tė lutem, tė lutem.

Ylli Pango - Ja deri kėtu, deri kėtu (pėr tė zbėrthyer bluzėn).

Fiksi - Po nuk ėshtė gjė se... boll tė lutem, boll.

Ylli Pango - Deri kėtu, deri kėtu (ndėrkohė zbėrthen disa kopsa tė kėmishės.)

Fiksi - Tė luuuutem, a mund ta mbėrthej kėmishėn?

Ylli Pango - Lėre pra deri kėtu, lėre deri kėtu pra, se nuk po tė prek.

Fiksi - (e shtyn)

Ylli Pango - Shih...

Fiksi - A mund tė qetėsohem pak?

Ylli Pango - Po qetėsohu ti, qetėsohu.

Fiksi - A mund tė qetėsohem, tė lutem. Po mė vjen shumė rėndė...

Ylli Pango - Po nuk u mėsove me mua ti, i bie qė...

Fiksi - Si do mėsohem, tė mė shikosh para...?

Ylli Pango - Po, po.

Fiksi - Tė mė shikoni ju nudo para dhe pastaj?

Ylli Pango - Jo nudo, jo.

Fiksi - OK me tė brendshme.

Ylli Pango - Avash mos bėrtit, se nuk ėshtė ndonjė gjė. Mos u trondit, se nuk do tė vras. Me dal me rroba banje shiko si bėn, imagjino...

Fiksi - Jo unė tronditem. Nėse ju mė shpjegoni paraprakisht pozicionin e punės, nėse e pranoj kėtė lloj pune, OK! Por nė kėto kushte, ora 9 e darkės, nė shtėpinė tuaj, tė zhvishem unė, tronditem.

Ylli Pango - Hė moj qetėsohu, se nuk tė bėn gjė njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Ideja ėshtė kjo, nė agjencinė e turizmit e kam menduar qė ka njė vend pėr njė vajzė me pamje dhe me shkollė. Tani nė atė agjenci qė varet nga unė, se ėshtė drejtoria ime, zakonisht bėhen panairet e Shqipėrisė pėr turizmin, dakord? Nė kėto panaire ne veēojnė pjesėt mė tė bukura tė turizmit shqiptar, si malet, detet e me radhė. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?

Fiksi - Mirė, shumė mirė.

Ylli Pango - OK. Kam marrė edhe njė tekst aty, qė po munde ta pėrkthesh, ta marrėsh me vete. Tekst anglishteje, ėshtė njė nga fjalimet e mia qė do ta mbaj kur tė shkoj atje. Nėse ti i jep kėto prova dhe i plotėson, ky ėshtė vendi. Vendi ėshtė shumė i mirė, do tė jesh pranė meje. Unė, kur tė kem panaire jashtė nė tė gjitha bashkė me grupin do tė tė marr edhe ty. Nė Evropė do tė shėtisėsh, mundėsitė i ke, rrogėn do ta kesh tė mirė, kėto. Kėtė ofertė unė e kam pėr ato lloj vajzash qė janė tė mira nė paraqitje, qė janė tė guximshme dhe jetėn e kapin pėr fyti qė sot. E bėn, mirė, nuk e bėn, ma thuaj, se nuk ka gjė, unė nuk tė shqetėsoj.

Fiksi - Duhet domosdoshmėrisht tė kthej njė pėrgjigje tani, qė tė mendohem edhe unė?

Ylli Pango - Aha, duhet tė mendohesh? Po mirė mendohu, si tė duash! Pastaj, ēfarė prisje? Ēfarė pune prisje? Tė punoje nė zyrė, tė rrije aty? Zyrė ėshtė ajo, ka zyrė ku lėviz herė pas here nėpėr panaire.

Fiksi - Ka kėtė pjesėn qė unė nuk e kisha menduar qė unė mund tė dal edhe me rroba banje.

Ylli Pango - Nuk ėshtė gjithmonė kjo. Kjo mund tė jetė njė herė nė vit, nė verė, ndėrsa periudhėn tjetėr mund tė jesh organizatore nė panaire. Do bėhesh specialiste pėr kėtė punė nė sensin qė do marrėsh njohuri pėr fletėpalosjet, pėr albumet, pėr turizmin. Do kesh njohuri pėr spotet qė bėjmė ne, publicitare. Kėto janė nė pėrgjithėsi, ndėrsa ēfarė tė dalė ndonjė rast i veēantė...

Fiksi - Nuk e di, nėse do mė lini tė paktėn tė lėndohem deri nesėr...

Ylli Pango - Unė nesėr jam pėr rrugė. Unė jam pėr nė Korfuz nesėr, do rri 2-3 ditė, do kthehem tė dielėn. E mbaj tė hapur telefonin, nėse do, mė bėj telefon.

Fiksi - OK, do komunikojmė nė telefon.

Ylli Pango - Do lėvizėsh ti tani? Ke shqetėsim, do tė ikėsh?

Fiksi - Po.

Ylli Pango - OK, nė dorėn tėnde ėshtė, unė kisha kėnaqėsi tė tė mbaja, ti e di. Tė presin apo nuk tė pret njeri?

Fiksi - Mua nuk mė pret njeri, por kam plane tė tjera.

Ylli Pango - Tani, sonte?

Fiksi - Po.

Ylli Pango - Ēudi.

Fiksi - Mendova qė do ishte njė takim i shkurtėr, thjesht dorėzim dokumenti dhe kaq, prandaj.

Ylli Pango - Dakord, herėn tjetėr rrimė mė gjatė, dakord?

Fiksi - Do shikohemi nė ministri herėn tjetėr?

Ylli Pango - Herėn tjetėr do mė marrėsh nė telefon dhe do mė thuash a e pranon apo jo si punė. Pastaj....

Ato mi solle mua dokumentet?

Fiksi - Po. Janė thjesht njė curriculum, lista e notave dhe diploma. Po tė duhen certifikatat e gjuhės, t’i sjell.

Ylli Pango - Kur t’i marrėsh, m’i bėj gati edhe ato dhe m’i sjell, mirė?

Fiksi - OK, natėn e mirė.

Ylli Pango - Natėn e mirė. Ciao.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara