HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Daljet nga roli historik

-- nga Pėllumb Kulla, 17 shkurt 2009

Nuk mora pjesė nė forum atė tė martė, qė debatohej mbi sjelljen e politikanėve nė publik. Kisha rast tė komentoja njė episod mjaft tronditės, i cili, pėr ēudi, nuk tronditi aq sa parashikova unė.

Tema e sotme mė jep rastin t'i kthehem episodit qė pėrmėnda dhe qė vazhdon tė mbetet i pabluar nė mokrrat e pėrjetimeve tė mia.

Ja episodi: Kryeministrin Berisha e pashė tė mbėshtetur nė njė foltore, nė natyrė tė hapur, Kryetarja e Kuvendit qėndronte nė krah tė majtė tė tij dhe katėr pesė fėmijė malėsorėsh qėndronin para tyre.

Ishin vogėlushė figurativė dhe kurrsesi ata nuk kishin ndonjė qėndrim pro a kundėr ligjit tė dosjeve, qė ka bėrė aq zhurmė e qė shitet si akt i dekomunistizimit tė jetės shqiptare.

Kryeministri bubullonte kundėr rivalit tė tij nė krahun tjetėr tė politikės duke mallkuar me ashk lidhjen e kryetarit tė Opozitės me tė kaluarėn e egėr komuniste tė Shqipėrisė.

Nė emfazėn e thirrjeve pėr t'iu bashkuar forcave tė reja qė e urrejnė komunizmin e qė sot udhėhiqen nga Kryeministri, ky pėrdori njė fjalė qė m'u duk mė shumė e pahijshme (tredhur), se sa qesharake.

Dhe befas oratori e la oratorinė dhe ia plasi gazit pėr cilėsorin qė sapo pat pėrdorur. Fytyra e tij e murrtėryer nga mallkimi i diktaturės dhe mbetjeve tė saj nė jetėt e shqiptarėve, po shfaqte tani, njė tensionim tė muskujve pėr tė mbajtur tė qeshurėn, qė ish tepėr e fuqishme pėr t'u pėrballuar.

Kryetarja e Kuvendit aty pranė, vuri dorėn nė fytyrė dhe mori pjesė nė gazin e shefit tė saj. Fėmijėt vazhdonin tė mbanin detyrat dekorative qė u kishin dhėnė, kurse turma priti njė hop qė kryeministri tė bėnte zap tė qeshurėn dhe tė vazhdonte tė ishte antikomunist, siē ishte ca minuta mė parė.

Ishte njė situatė e jashtzakonshme, ku njė individ le pėr njė ēast misionin fisnik, qė i ka ngarkuar historia dhe qesh i vetmuar nė publik, sė bashku me njė zonjė.

Ama ėshtė njė situatė e njohur pėr mua qė kam njė tė kaluar nėpėr studiot dhe skenat e teatrit. Kjo u ndodh aktorėve, tė cilėt nė njė provė serioze, apo ca mė keq nė njė shfaqje me publik tė zgjedhur, venė re njė detaj komik, tė pandodhur mė parė, fv. Aktorit qė luan Skėndėrbeun i ėshtė shqitur njėri bisht i mustaqes, Hamleti ka njė marrje goje, apo babai po e qan djalin e vrarė te praku i portės dhe sheh qė "tė vdekurit" i vjen pėr tė teshtitur...

Atėherė aktorėt shajnė e mallkojnė fatin pėr kėtė ndodhi, qė u shkakton gazin, qė ata kurrsesi nuk e duan dhe luftojnė ta mposhtin dhe nė tė shumtat e rasteve e bėjnė kėtė mposhtje aq mirė sa as kush nuk e ve re daljen e tyre tė pėrkohshme nga roli.

Dalje nga roli!...

Po nė fund tė fundit ata janė aktorė, dreqi ta marrė! Nė agimet e teatrit, nė kontratėn bazė mes aktorit dhe publikut ėshtė e pranuar nga palėt, qė aty nė skenė asgjė nuk ėshtė reale, as krisma dhe as helmi!

Aty bėhet njė lojė, njė lojė e pėrsosur si jetė e vėrtetė, por pėrsėri lojė. Njė spektator, pas shfaqjes, nuk skandalizohet kur sheh "babain" dhe "djalin e vrarė", qė kanė fshirė makiazhin e pėrgjakur dhe lozin bilardo nė klubin ngjitur me teatrin. Spektatori e ka pranuar lojėn.

Ndryshon puna me mua, zgjedhėsin. Unė shokohem, unė shoh tė pėrmbyset bota para syve tė mij, tek vėj re njė kryeministėr, kryetarin e partisė sė parė antikomuniste, tė dalė nga roli i tij historik. Unė fyhem pamasė kur ai nuk arrin dot as si aktori mė i pazoti tė mbulojė gazin e tij tė padėshiruar.

Ai qesh para syve tė mij e tė mijėra zgjedhėsve tė tjerė, me moskokėēarje. Kjo dalje nga roli ėshtė fatale. Unė e pranoj qė duke folur me oshėtimė, ai mund t'i fryjė gjėrat, mund t'i theksojė me tė tepėrt fakte normale, ai mund tė operojė me nivelin e ndryshėm tė dėgjuesve, po kurrsesi tė dalė nga roli! Nė asnjė mėnyrė!

Deri mė sot ėshtė parė qartė qė rolin qė pat marrė pėrsipėr solemnisht pėrpara popullit tė telekosur nga diktatura, Sali Berisha nuk po e kryen: nuk po dėnon aspak krimet e komunizmit, nuk rikthen pronat tek pronarėt legjitimė, nuk i kushton asnjė kujdes plagėve tė hapura tė sė kaluarės, po favorizon ekonomikisht ata qė duhet tė pėrgjigjeshin para gjyqit... Mund edhe t'i bėj njė shfajėsim me vėshtirėsitė qė i krijohen, me mungesėn e mbėshtetjes, po dalja nga roli ėshtė shfaqja mė e llahtarėshme.

Vetėm njė shfajėsim tjetėr mund ta zbehė kėtė zbulim tronditės. Mund tė jetė njė arsye njerėzore, qė ka tė bėjė me shėndetin dhe me difektet nė formimet psiqike, qė mund tė ketė ky njeri. Dhe shėnja tė tilla, kryeministri ynė i ka dhėnė me pashė.

Njė politikan i fismė nuk mund tė thotė "e kemi atė kontratė tė pėrhershme me gazetarėt: ata pyesin ato qė donė, unė pėrgjigjem ato qė dua!"

Pėrgjithėsisht politikanėt, kudo nė botė, janė demagogė, bėjnė spėrdredhje edhe shpesh gėnjejnė, por askush deri tani, pėr respekt ndaj publikut, nuk ka pohuar qė ai tė ketė thėnė gėnjeshtra siē ka bėrė zoti Berisha pas zgjedhjeve tė 2005, kur tha me mospėrfillje pėr votuesit e tij, se tėrė akuzat mostruoze ndaj Fatos Nanos, qė pat shpallur nga foltorja e parlamentit, ishin tė rrema dhe patėn qenė sajuar pėr nevoja elektorale!

Dhe po tė kishte cipė, duhej tė skuqej dy herė: njėherė qė pranoi publikisht qė pat gėnjyer dhe herėn e dytė, qė po na gėnjente pėrsėri duke e nxjerrė partnerin Nano tė dlirėt.

Por shfajėsimi me ērregullimet psiqike ėshtė edhe ai nė vetevete shumė i rėndė. I rėndė jo pėr tė sėmurin, por pėr ne, tė gjithė, partinė dhe qeverinė, pėr enturazhin dhe bile edhe pėr kundėrshtarėt. Jemi nė njė udhėkryq tė llahtarshėm.
Diagnostikimi qė pėrpiqem tė bėj unė ėshtė i lehtė, por rruga pėr shėrimin e shoqėrisė shqiptare ėshtė e vėshtirė dhe sidomos e gjatė.

Reaksioni i parė nė kėtė gjendje duhet tė bėhet i menjėhershėm. Unė do tė apeloja qė kur ky njeri tė shfaqej nė foltore para mikrofonit sallat t'i boshatiseshin, gazetarėt tė zhdukeshin nga sytė kėmbėt, sheshet t'i mbeteshin shkretė dhe fjala miting tė mbetej vetėm nė kujtimet e bashkėkohėsve. Do tė ishte fort e shėndetshme qė sapo ky njeri tė shfaqej nė ekranet e televizorėve shtėpiakė, butonėt e telekomandave tė dėrgonin shikuesit nė kanale tė tjerė.

Por kėto janė ėndrra. Prandaj ėshtė e gjatė rruga. Megjithatė le tė fillojmė njė e nga njė: ekranet e mi pėr tė, ju siguroj, se do tė jenė pėrgjithmonė tė mbyllur.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara