HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Na ndihmoni o tė huaj, tė gėnjejmė kėta tanėt!

-- nga Pėllumb Kulla, 8 mars 2009

Nė vijim tė temės "Raportet ndėrkombėtare", tė prekur nga I. Totozani dhe A. Vehbiu, nė "Shekulli"-n e sė enjtes.

Tek ne, nė Shqipėri, trashėgohet njė stil i rrėnjosur enverist i thirrjes nė ndihmė tė tė huajve (qofshin kėta organizma tė mirėnjohura, apo pseudo-institucione) pėr tė bėrė propagandė e zhurmė mediatike. Duket sikur qeveritė e shtetit tė vogėl shqiptar ftojnė me zell: "ejani o tė jashtėm, na jepni njė dorė tė gėnjejmė tė brendshmit!" Apo, mė mirė: "ejani o tė huaj e na ndihmoni t'u hedhim hi syve, tanėve!" Ėshtė emblematik rasti kur tė huajt nė kryeqytetin e Meksikės, mė 1990-ėn, i dhanė Shqipėrisė "Ēmimin e Madh Botėror tė Ushqimit". Dhe ishte vėrtet njė metaforė e mahnitshme, kur neve, barkthatėve shqiptarė, na u soll dhe na u vu pėrpara hundėve, diploma qė na tregonte se ne ishim mė tė mirushqyerit e kėsaj bote e nuk paskėshim ditur gjė!

Qė kėtej vjen, pastaj, qė raportet e ndėrkombėtarėve shkaktojnė te qeveritarėt e Shqipėrisė, ose dashuri, ose urrejtje dhe kurrė, asnjėherė, analiza tė vlefshme pėr nevoja pėrmirėsimi. Ėshtė pėr kėtė arsye qė, anekėnd rruzullit, njė ushtri e tėrė lobistėsh tė mirėpaguar nga Tirana, nxitojnė tė parandalojnė me tė gjitha format dhe mjetet, efektin qė dėmton punėn e qeverive tona, e sidomos errėson perspektivėn e fitores nė zgjedhjet e ardhshme, fitore qė nė kėto dy dekada ėshtė dhe kryeideali i klasės politike shqiptare. E duke qenė krejt e pamundur qė treguesit dhe monitorėt ndėrkombėtarė tė urdhėrohen, tė mėnjanohen, tė shtrembėrohen apo tė pengohen tė vijnė nė vėmendje tė publikut vendas, atėherė lufta mediatike me tė huajt deklarohet e shpallur.

Ne, shqiptarėt, duam tė jetojmė nė bashkėsi ndėrkombėtare, por mentaliteti ynė dhe parametrat e nevojshėm tek ne, janė shumė pas. Shtetarėt enveristė shqiptarė, - duke i marrė ata tok, qė prej mbi gjysmėshekulli, pavarėsisht nga ngjyrimet e teserave dhe ndryshimet shoqėrore, - kanė qenė mashtrues dhe tė pandershėm ndaj familjes ndėrkombėtare. Kėtė mund ta ilustroj me ekzistencėn gjatė regjimit komunist tė strukturave tė fshehta shtetėrore tė kontrabandės, tė trafikimit tė drogės, tė prodhimit dhe shitjes sė Marlboros dhe kallashnikovėve, nė tė cilat struktura, njerėz tė besuar, e qė gjoja tė pavarur nga shteti, operonin nė dete e troje ndėrkombėtarė. Mund ta plotėsoj me thyerjen e paturpshme tė embargos sė naftės qė ndėrkombėtarėt ushtruan ndaj regjimit tė Milosheviēit nė vitet e konflikteve etnike nė Jugosllavi dhe qė Shqipėria "na paskėsh qenė kundėr" kėsaj shtrėngese ndėrkombėtare qė u bėhej fqinjėve jugosllavė dhe ua thyente besėn ndėrkombėtarėve natė e ditė. E kėshtu mund tė vazhdonim me dhjetėra shembuj pėr tė arritur deri te "punishtja shtetėrore" e arkave tė ambalazhimit tė fishekėve kinezė, pėr tė mashtruar kryealeatėt tanė, amerikanėt.

Nė ndryshim nga e kaluara enveriste, pėr fat tė keq, "zhurmuesit qė nxinin ekranet e shqiptarėve" kanė dalė jashtė loje dhe transparenca e raporteve tė hidhur tė Europės dhe tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, ua merr frymėn pushtetarėve tė sotėm. Kundėrshtimi i tyre, me anėn e tellallėve dhe kalemxhinjve, ėshtė bėrė shumė mė i vėshtirė. Pėrkthimi dhe interpretimi qeveritar tingėllon edhe mė i mjeruar. Mashtrimi i masave tė shqiptarėve tė padjallėzuar ėshtė bėrė problematik. Unė jam tėrėsisht i bindur se mbi 90 pėr qind e popullsisė sė fshatrave dhe qyteteve shqiptare, e gėlltitin pa e pėrtypur vlerėn e padiskutueshme tė tė futurit nė NATO dhe nė BE, qė ēdo qeveri mundohet t'i "pronėsojė", pavarėsisht se shkuarja drejt pėrfshirjes nė to ka qenė pikėsynimi i pandėrprerė qė nga 1990-a! Me sa duket, ne shqiptarėt do tė kalojmė pragun e NATO-s dhe tė Bashkimit Europian pa mbushur asnjė nga kriteret qė na kėrkohen. E, megjithatė, ne festojmė!

Vetėm se, kėshtu, fanfarat pėr kėto ngjarje tė mėdha marrin trajta qesharake. Tė mburresh edhe kur je i fundit vend nė kontinent, qė anėtarėsohesh nė Bashkimin Europian dhe nė NATO, ėshtė njėsoj sikur tė hedhėsh fishekzjarret dhe tė presėsh urime tė zjarrta, qė, edhe nė Shqipėri, pas vitit dymijetetė, erdhi dymijenėnta!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara