HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shtjefen Palushi (Tefa) - artisti, karikaturisti dhe humoristi i njohtun shkodran

-- nga Paulin Palushi, janar 2009
Artist Grafik, Urdhėri “Naim Frasheri” i Klasit tė Parė

Paulin Palushi Letėr e hapur drejtuar Autoriteteve tė Bashkisė Shkodėr

Kėshillit Bashkiak tė Qytetit tė Shkodrės
Pėr dijeni: Kryebashkiakut, Zotit Lorenc Luka
Kryetarit tė Kėshillit Bashkiak, Zotit Bardhyl Lohja

Te nderuar bashkeqytetar.
Perpiqemi te jemi ne korrent te ngjarjeve qe ndodhin ne qytetin tone te dashur ku u lindem dhe u rritem.
Se fundi lexova ne median elektronike per festimin e 75-Vjetorit te Artistit Mark Kaftalli. Nje nder artistet e medhnj te kalibrit qe pati “fatin e keq” te jetoi ne Shkodren e persekutuar.

Ne kete ceremoni, Zoti Bardhyl Lohja me humor ishte shprehur:…“Menduam qė tė jepnim titullin “Qytetar Nderi”, por kėtė e japim normalisht pas vdekjes”…

Gje e mire qe qyteti perpiqet qe te evidentoje figurat qe i dhane nder qytetit tone te mocem, megjithese me sa kuptoj (shpresoj te mos jem i gabuar) dhenja e Titullit “Qytetar Nderi” ka kapur shifra inflacioni sa mendoj se shumica ka filluar te mos e marri seriozisht, perveq familjen se “Qytetarit te Nderit”.

Jam vellai i artistit shumplanesh Shtjefen Palushi (Tefa), por keto rrjeshta jam duke i shkruar si artist e koleg qe e njeh krijimtarine e tij.

Megjithese Handikap qe ne moshe te re, kur njerezit me kondicion fizik si te tijin do te kishin shitur cigare ne ndonje kioske te vogel te NTAN, ai kontribon me artin e tij ne arenen kombetare me shum sukses duke qene numri Nje i Karikatures Shqiptare. Megjithese autoritetet e Artit Kombetare i kerkuan disa here qe te vendosej ne Tirane, ai asnjehere nuk e braktisi Shkodren e tij te dashur. Dhe per kete autoritetet e qytetit te tij e vleresuan me ZERO (0) mirenjohje, shperblim i zakonshem ne ate kohe per jo servilet, dhe kjo mirenjohje vazhdon edhe sot (pas vdekjes) sic shprehet Zoti Lohja. Te vetmet mirenjohje (e fundit eshte Urdheri Naim Frasheri i Klasit te Pare) ju dhane Shtjefen Palushit nga Autoritetet Kombetare ne Tirane ku ai nuk jetoi asnje dite, por asnje nuk eshte me propozim te autoriteteve kulturore apo shteterore te qytetit te Shkodres.

Megjithese Mirenjohja e vertete ju dha atij nga populli shkodran ne fshat e ne qytet te cilet “e perdoren” emrin dhe humorin e Tefes si pasaporte per te hyre ne cdo shtepi, zyre, rreth shoqeror ne cdo qoshe te Shqiperise. Mbas kaq vitesh nga vdekja e Tij, une ndiehem keq kur njerezit duan te me prezantojne. Ato per “te lehtesuar punen” thone:…Vellai i Tefes…

Megjithese shumica e njohen Tefen si Karikaturistin me te mire te vendit dhe krijues i humorit “instant” qe vazhdon edhe mbas kaq vitesh te kete rezonance ne tavolinat e familjeve tona apo ne faqet e medias se shkruar e elektronike, Kontributi i tij ne prodhimin e te mirave materiale megjithese me pak i njohur nga publiku i gjere eshte po aq produktiv sa edhe humori i tij.

Si Dizenjuesi kryesor i Kombinatit te Trikotazheve ne Shkoder, beri qe me krijimet e tija, prodhimet e Kombinatit te ishin me te kerkuarat ne tregun shqiptar duke futur me shum art, kolor e drite ne tekstilet shqiptare. Ai ishte krijuesi i pare i suksesshem i fanelave te stampuare per femije dhe njekohesisht futes i guximshem (behet fjale per vitet e egra te censures komuniste) i motiveve te reje duke lene te pa shitura qindra ton stoqe te Kombinateve te Tekstileve te Korces e te Tiranes. Ne nje analize te bere ne ate kohe ne Ministrine e Industrise se Lehte e Ushqimore ne prani te Ministres Vito Kapo, se pse nuk shiten prodhimet e Korces e Tiranes, pergjigja eshte e prere:…”sepse ato nuk kane Tefė”.

Shume kolege te tij, disa edhe Qytetare Nderi te Shkodres, e perdoren njohen me Shtjefen Palushin (Tefa) dhe humorin e tij, ne prezenca skenike apo ne media per te rritur reputacionin dhe popullaritetin e tyre, por pak kam pare duke shkruar per vlerat e tij ne Artin Shqiptar dhe ate S hkodran jo me qe ti shkoje mendja per ti propozuar Autoriteteve Bashkiake qe te rishikohet e vleresohet figura e tij.

Ndoshta per to eshte praktike shprehja “Gjithkush per vehte e Zoti per te gjithe”, por une si vella e koleg I tij, kam gjykuar se eshte me e arsyeshme qe per Tefen te flasin ato qe qendruan me shume “nen mollen” e artit te tij duke e njohur me mire dhe sigurisht duke i ngrene frutet.

Vitet kane kaluar dhe do te kalojne edhe te tjera. Do te harrohemi ne, e do te nderrohen shume Kryetar Bashkie e Keshilla Bashkiake por Shtjefen Palushi (Tefa) dhe figurat e medha qe nxori qyteti mijevjecar do te kujtohen gjithmone nga populli I Shkodres, ai qe jep mirenjohjet e verteta te “Qytetareve te Nderit”.

Keto rreshta jane nje rreagim instant i fjales se Zotit Lohja ne pervjetorin e Artistit e Muzikantit te Mrekullueshem, Mark Kaftallit. Eshte detyra e Autoriteteve Artistike e Bashkiake qe te bejne nje analize thelle per Shtjefen Palushin (Tefa), kete Artist qe i dha gjithcke Shkodres, por ajo nuk i dha ASGJE. Tefa edhe varrin e ka te paguar nuk ju a din per nder autoriteteve.

(P.S. Emri i Zotit Lohja eshte perdorur thjeshte per reference.)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara