HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė kėrkim tė varrit

Pierre-Pandeli Simsia -- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

- tregim -


"Hallė Nafija!" Kėshtu i thėrrisnin asaj gruaje qė sapo i kishte kaluar tė 60-tat e moshės sė saj tė dėnuar nga jeta e rėndė pėr t'u plakur para kohe. Nė fytyrėn me rrudha tė hallė Nafijes, tek ata sytė e saj ngjyrė kafe tė futur thellė brenda, sy qė i dukeshin si dy zgavra, shihje vetėm vuajtje dhe hidhėrim.

Qė nga dita kur i kishte vdekur i shoqi aksidentalisht i duhej tė pėrballonte njė jetė plot vėshtirėsi. Vdekja e papritur e djalit tė saj tė tretė, Ridvanit, e kishte vrarė shumė thellė nė shpirt. Pas kėsaj, jeta i dukej e pakuptimtė.

Megjithėse kishte edhe tre djem tė tjerė tė martuar dhe me fėmijė, Nafijes i qante zemra, kur kujtonte birin e saj tė shtrenjtė, Ridvanin e vdekur. Asgjė nuk e mbushte vendin bosh tė tij...

Njė nėnė e plagosur nga vdekja e tė birit. Njė nėnė qė nuk e pa kurrė tė vdekur djalin e saj. Njė nėnė qė nuk e qau te koka birin e saj tė dashur. Njė nėnė qė nuk dinte akoma se ku ndodhej varri i tė birit. Njė nėnė, qė vdekja e djalit tė saj e la me "turp". Njė nėnė...!

- !Ah ai nėntor i mallkuar, nėntori i zi" - mėrmėriste shpesh hallė Nafija, pėr nėntorin e atij viti qė i kishte marrė Ridvanin dhe i kishte nxirrė jetėn.

Nusja e Qemalit, djalit tė dytė tė Nafijes, katėr vjetė pas vdekjes sė Ridvanit kishte lindur djalė dhe i kishin vėnė emrin e tij; po hajt e tė flisje me hallė Nafijen. A mund ta zėvendėsonte ai engjėll i vogėl i sapoardhur nė jetė azganin e nėnės?!

- Aaah ha! - kjo psherėtimė e thellė i dilte nga thellėsia e shpirtit tė saj. Megjithėse kishin kaluar vitet, hallė Nafija vazhdonte tė mbante thellė shpirtit tė saj atė brengė, qė vazhdonte t'i rrinte si mish i huaj dhe e ngacmonte ēdo ditė.

Kėrkonte vetėm tė dinte se ku ndodhej varri i djalit tė saj. Tė shkonte, sikur vetėm njėherė, tė qante mbi varrin e tij e tė zbraste gjithė atė helm dhimbje qė i ishte mbledhur nė shpirt, pastaj le tė vdiste. Me kėtė shpresė i kalonte ditėt hallė Nafija, me shpresėn se njė ditė do tė shkonte e tė vajtonte mbi varrin e Ridvanit.

Familja e hallė Nafijes nuk do t'a harronte kurrė atė ditė tė ftohtė nėntori, kur nė portėn e shtėpisė sė tyre trokiti korrieri i policisė me njė letėr ku ishte shkruar se duhet tė paraqiteshin nė Degėn e Punėve tė Brendėshme. Ē'tė kishte ndodhur vallė?!

Sapo Skėnderi, djali i madh i Nafijes u kthye nė shtėpi nga Dega e Punėve tė brendėshme, atė ditė tė zezė fundvjeshte, nė shtėpinė e tyre do "shpėrthente" bomba. Dhimbja do prekte tė gjithė familjarėt, por ajo qė do ta ndiente mė tepėr dhimbjen ishte zemra e nėnės Nafije. Ishte ajo ditė e zezė nėntori, kur jeta nė atė familje do ndryshonte papritur. Ishte dhimbja e madhe qė kishte pushtuar atė familje dhe frika se si do rridhte jeta e tyre nė ditėt e ardhėshme.

Ajo ditė e zezė nėntori me atė lajm tė kobshėm mė tė zi se tė korbit nuk duhet tė kishte ardhur kurrė.
Ridvani, djali i tretė i Nafijes, qė kryente shėrbimin ushtarak prej 22 muajsh nė njė fshat kufitar, nė tentativė pėr t'u arratisur nga Shqipėria, sė bashku me dy shokė tė tjerė, ishin vrarė nė tokėn shqiptarė nga rojat e kufirit. Lajm mė tė zi nuk kishte!

Nafija, me shpirtin e pėrvėluar prej nėne, me dhimbjen e madhe qė i kishte hyrė deri nė palcė, i duhej tė pėrballonte edhe njė dhimbje tjetėr; nuk duhet tė qante e tė mbante zi pėr njė tradhėtar, duke e braktisur edhe shėrbimin ushtarak, paēka se ai tradhėtar ishte djali i saj.

Nuk dihej edhe fati i asaj familjeje. Zėra tė ndryshėm flisnin edhe pėr njė internim tė tyre nė fshatrat e thellė.
Ku tė gjente njė vend e tė zbraste gjithė atė lėmsh tė madh dhimbje qė i ishte mbledhur nėnės Nafije!
Mbyllej nė dhomėn e saj tė fjetjes. Merrte fotografitė e Ridvanit. I shihte, i puthte, i shtrėngonte fort pas gjoksit tė saj. I lagte me lotėt e saj tė nxehtė dhe i dukej se kishte aty pranė djalin e saj tė shtrenjtė, Ridvanin.

- Vetėm kėtė tė mos ma kishe bėrė more bir... - Fliste mes vajit tė tė qarave, duke shtrėnguar fort fotografinė, me frikėn se dikush nga jashtė shtėpisė mund ta dėgjonte.
- Ushtari i nėnės, - i thoshte ajo njė fotografie ku Ridvani kishte dalė ushtar. - Tė thonė armik more bir, tė thonė tradhėtar. Po ēfarė armiku tė ka nėna ty more bir qė kam kaq kohė pa tė parė? Po kur do tė shohė nėna pėrsėri ty more bir. Ah ta dish sa shumė mė ka marrė malli! Nėna as vetė nuk e di se ku tė kanė hedhur more djali im. Oohh, si duron kjo zemra ime tani more bir, vetėm Zoti e di...!
Zėri i saj ngrihej pa e kuptuar as ajo vetė, sa qė shpesh herė, duhej ndėrhyrja e djemve pėr ta qetėsuar.

Dy muaj kishin kaluar qė kur nafija kishte marrė mandatin e tė birit. Njė dhimbje tė fortė ndjeu nė kokė, sikur ta kishin qelluar me plumb. Me plumb! Sa do dėshironte Nafija dikush ta qellonte me plumb e ajo tė mbyllte sytė njėherė e pėrgjithmonė. Vdekja e Ridvanit e kishte vrarė mė shumė se njė plumb.

- Pse ndejta sot kėtu?! Tė kisha ikur larg, larg; larg tė ikja, nė male, sikur edhe prapa diellit tė kisha ikur, vetėm kėtu tė mos rrija sot. O Zot! Pse po ma lėndon pėrsėri kėtė plagė tė madhe qė mė ėshtė hapur?! Pėrse o bir...?!
- Ulėrinte Nafija nėn vete, tek dėgjonte nga dritarja e dhomės sė saj zėrin e njė grup ushtarėsh, qė po ktheheshin pėrfundimisht nga kryerja e shėrbimit ushtarak, pranė familjeve tė tyre.

Makina tė tjera kalonin nė rrugė me ushtarė. Zėra ushtarėsh dėgjoheshin, duke brohoritur tė gėzuar. Zemra tė gėzuara nėnash po rrihnin me furri nė ato ēaste, kur ato kishin dalė tė pėrmalluara tė prisnin djemtė e tyre qė ktheheshin nga ushtria.

Ah, si do ta priste Nafija atė ditė po tė lirohej Ridvani i saj, ushtari i nėnės. Ai nuk do tė kthehej mė kurrė dhe kjo i rrinte nėnės si njė kob dhimbjeje nė gji, si njė makth prej tė cilit nuk do tė lirohej dot kurrė! - Ah, sa mė ka marrė malli! - psherėtiu thekshėm dhe ra gati pa ndjenja mbi divan. Vetėm zėri i njė ushtari, biri i njė nėne me zemėr tė vrarė, mungonte nė ato ēaste nė korrin e zėrave tė ushtarėve tė tjerė. Vetėm njė zemėr nėne vajtonte nė ato ēaste. Njė zemėr nėne e pėrmalluar pėr djalin e saj, rrihte kraharorin, sikur donte tė ikte prej andej e tė nisej pėr rrugė, pas tė birit tė dashur! Kjo ishte zemra e vrarė e nėnės Nafije.

E dhimbėshme ishte ajo ditė e diel, kur njė makinė e madhe e shoqėruar me dy policė dhe disa burra civilė erdhi nė shtėpinė e hallė Nafijes.
Eh ata policė sa hije tė frikshme qė kishin. Njėri nga djemtė e Nafijes, dy nga ata tre burrat civilė i njihte. Ishin ata, qė sorrollateshin rrugėve tė qytetit, qė futeshin mes grumbullit tė njerėzve, nėpėr stacionet e autobusave, nė radhat e gjata tė dyqaneve, nė vende ku kishte grumbuj njerėzish, pėr tė mbledhur informacione nga bisedat e lira tė njerėzve, qė pastaj t'i spiunonin atje ku kishin marrė udhėzimet dhe nga ku pagoheshin.
Eh sa njerėz tė pafajshėm ishin marrė mė qafė nga ata njerė tė poshtėr! Pas vendimit tė organeve partiake, atė tė diel, familja e hallė Nafijes do internohej nė njė fshat tė thellė malor.

Jeta e re nė internim pėr Nafijen dhe familjen e saj ishte shumė e vėshtirė. "Ah ky i mallkuar internim kush e shpiku, qė mos i pastė shpirti rehat" - mėrmėriste shpesh hallė Nafija.
T'i lindėsh e t'i rritėsh fėmijėt nė qytet, nė atė lagje, tek ajo shtėpi ku kanė lindur fėmijėt dhe janė nisur brezat nė rrugėn e tyre tė pakthyeshme dhe papritur, tė vijė njė ditė qė tė detyrojnė tė ikėsh me dhunė prej aty, tė shkosh diku ku duhet tė kėrkosh leje nė kėshillin e fshatit pėr tė shkuar nė qytetin tėnd, kjo pėr Nafijen ishte mė shumė se ēmenduri.

Nuk mjaftonte vetėm kjo. Pėr tė vizituar qytetin tėnd me orar tė kufizuar njėherė nė 2-3 javė, 4-5 orė nė ditė, kur 2 orė tė duhen pėr tė mbėrritur atje, duhet tė paraqitesh pranė policisė sė qytetit tėnd, nė orėn e hyrjes dhe nė orėn e daljes nga qyteti. Puna nė fshat, sidomos periudha e korrjes sė grurut pėr Nafijen, djemtė e saj dhe nuset e tyre ishte shumė e vėshtirė. - Ndryshe ėshtė korrja e grurit nė fusha, se atje shkon edhe autokombajna, po kėtu nė mal..., na griu duart drapėri... - ankohej shpesh Nafija.

Nafijes i vinte shumė keq kur shihte banorėt e atij fshati tė hanin bukė misri nė kohėn e pushimit tė drekės. - Tė zinjtė kėta si bėjnė njė jetė tė tėrė. Ėshtė mėkat i madh, gjynah nga Zoti pėr kėta njerėz fatkeqė e tė vuajtur. E mbjellin grurin dhe e korrin me shumė mundime dhe lodhje dhe, mė nė fund, u mohohet e drejta pėr tė ngrėnė gjatė gjithė vitit bukė gruri. Ja, "shpėrblimi" qė u jep kooperativistėve sistemi komunist shqiptar dhe partia-pushtet qė i shėrben kėtij sistemi.

Nafijen nuk e linin rehat edhe "mizat", siē i quante ajo disa fshatarė injorantė qė shkėmbenin fjalė me njėri tjetrin, ndėrsa punonin me kazmė dhe shikonin nga Nafija dhe djemte e saj: - Heej, punoje ore tokėn mirė. Kujt i shėrben ti, armikut? Ėshtė Parti e Punės kjo partia jonė. - Ore, - ia kthente tjetri. Mos mė fol mua ashtu ti; nuk jam unė as armik e as kulak. E kam tė pastėr, qelibar biografinė unė. Nuk jam familjhe unė qė tė kem njerėz tė arratisur dhe nėpėr burgje...

- Hahahaha! - Ia kthenin tė tjerėt me tė qeshurat e tyre.Kishin tė "drejtė" tė qeshnin. Kishin gjetur vendin e pėrshtatshėm t'i jepnin argėtim vetes nė atė pllajė mali, duke e shpyllėzuar.

Pas rrėnies sė komunizmit, kur ēdo gjė po shkonte drejt shkatėrimit dhe ekonomia shqiptare kishte rėnė tėrėsisht, dy djemtė e mėdhenj tė Nafijes, emigruan edhe ata jashtė Shqipėrisė. Nafija rrinte nė shtėpi me djalin e saj tė vogėl.

Dy djemtė e saj tė mėdhenj nė emigracion, tek shihnin atė qytet tė bukur qė vezullonte nga dritat e panumėrta, menjėherė, mendja u shkonte tek nėna e tyre e vuajtur. Dėshironin ta kishin pranė. Tė shihte edhe ajo botėn e jashtėme me sy. Tė hynte edhe ajo nė supermarketet e mėdhenj, qė Shqipėrisė i kishin munguar. Tė zgjidhte vetė me duart e saja tė gjitha ato mallrat e shumta qė i nevojiteshin njė shtėpie.

Djemtė e saj i kishin bėrė tė gjitha pėrpjekjet, kishin gjetur edhe mėnyrėn me pagesė pėr ta sjellė nėnėn e tyre nė atė shtet. Nafija njė gjė tė tillė nuk e dėshironte, aq mė tepėr, ku djali i saj, i ndjeri Ridvan, kishte lėnė kockat pėr tė shkuar deri atje.

Ja qė Nafija ishte ishte nėnė dhe gjyshe. ashtu siē kishte pranė fėmijėt e djalit tė vogėl dhe i shihte, donte tė ishte pranė edhe me fėmijėt e dy djemve tė tjerė nė emigracion. E kishte marrė shumė malli dhe ishte ai mall i zjarrtė, qė e "detyroi" Nafijen tė vendoste tė shkonte pranė djemve tė saj nė shtetin e huaj pėr pak kohė.

Tek njė shesh i bukur nė lagjen ku banonin djemtė e saj, Nafija dilte mbrėmjeve. Ishte njohur me disa moshatare tė saja nga Shqipėria. Ajo sapo kishte ardhur aty nga Shqipėria ku kishte filluar tranzicioni i njė sistemi tjetėr politik dhe ēdo gjė i dukej edhe e bukur, por edhe e ēuditėshme. Ajo nuk kishte parė nė Shqipėri vajza tė reja nė moshė tė pinin cigare. I dukej e turpshme dhe e neveritshme, kur shihte djem dhe vajza tė putheshin nė rrugė nė sy tė tė tjerėve. Tek shihte njė vajzė nė grumbullin e tė rinjve pak metra larg ku rrinin gratė qė kishte veshur njė fustan tė hapur prapa, deri nė mesin e trupit, thoshte me vete: "Kujt ia nxjerr gjithė atė kuriz jashtė kjo zuskė? Tė keqen e Shqipėrisė, nuk kemi ne nga kėto gjėra qė po shoh unė kėtu."

Shihte djem e vajza tė reja qė argėtoheshin me njėri tjetrin dhe mendja i shkonte tek mbesat e saja... Duke biseduar me njė shoqe, moshataren e saj, pa tė afrohej njė vajzė e re, qė i foli gruas nė gjuhėn shqipe.
Ndėrsa vajza u largua pėrsėri pranė shoqeve tė saja, Nafija dalloi se ishte e njėjta vajzė qė kishte parė me kurrizin e "nxjerrė" jashtė. E habitur pyeti shoqen:
- Shqiptare ėshtė kjo? - Po iu pėrgjigj ajo, ėshtė mbesa ime. - "E zeza unė, tha afija me veten e saj. Shyqyr qė nuk thash ndonjė fjalė pak mė parė". Nuk dallohet fare...
- Eh, ia preu bisedėn shoqja, pak sa e turpėruar. Ėshtė vajzė e vetme. Edhe prindėrit e saja kanė vuajtur shumė. I kanė vdekur tre fėmijė para kėsaj. Jetonin deri pa mbushur dy vjetė dhe vdisnin. Shyqyr Zotit qė e kanė edhe kėtė.
- Sa vjeēe ėshtė kjo? - e pyeti Nafija
- 17 - iu pėrgjigj ajo menjėherė.
- T'ia falė Zoti, t'i rrojė - tha dhe duke ulur sytė pėrdhe foli me vete:
"Janė bėrė edhe shqiptarėt jashtė shtetit, nuk dallohen fare nga tė huajt."

Jeta nė atė qytet tė huaj Nafijes nuk i jepte kėnaqėsi tė madhe. Ajo ndjente dhimbje nė shpirt kur shihte djemtė dhe nuset e tyre tė vinin tė lodhur nga puna. "Lekė gjaku janė. Jo jo, ta dija se si u nxjerrkėrka paraja jashtė shtetit nuk do t'i pranoja kurrė ato lekė qė mė dėrgojnė djemtė. Mė mjafton lekėt e pensionit qė marr nė Shqipėri.

Nuk i vinte mirė Nafijes kur dėgjonte nga shoqet e saja se si punonin njerėz tė ndryshėm, qė kishin pasur profesione tė ndryshme nė Shqipėri. Nuk i vinte mirė, kur dėgjonte se si njė pjesė e mirė e intelektualeve shqiptarė punonin duke i shėrbyer pleqve tė moshuar, ose edhe pastronin shtėpitė e dyerve tė huaja. "Ah! psherėtinte thellė nėn vete hallė Nafija.

Ajo ndjente kėnaqėsi edhe kur dėgjonte nipėrit dhe mbesat e saja tė flisnin gjuhėn e atij shteti tė huaj. "E bukur kjo gjuha e huaj, po se si merren vesh me njėri-tjetrin, unė asgjė nuk kuptoj..."

Pėrveē se gėzimit, ajo kishte njė maraz nė shpirtin e saj. Nuk i pėlqente kur dėgjonte t'i thėrrisnin fėmijėve me emra tė krishterėsh. Ajo nuk e dinte as pėr veten e saj qė djemtė e kishin prezantuar tek e zonja e shtėpisė qė jetonin me qera, me njė emėr tjetėr tė krishterė.

- Kanė vajtur dhe kanė ndėruar emrat, - thoshte shpesh. - kanė vėnė emrat e kaurėve. Ē'kishin me emrat? Pse duhet t'i ndėronin? Pse ia kanė ndėrruar emrin Marjolės dhe ia kanė kthyer nė Marie?! Entela ka goxha emėr tė bukur, shkojnė e i thėrrasin Eleni. Ēfarė nuk u bėkėrka jashtė shtetit! Ja edhe djalit, Skėnderit, i thėrrasin Spiro. Po me Ridvanin ē'kishin?! Ai ka emėr tė bukur, emrin e tė ziut qė po ha dheu, kėta i thėrrasin Vangjel. Nga i gjejnė kėto emra?! Nunaja, thonė. Shkuan e i pagėzuan. Nuk shkuan tė bėjnė synet ēunat, po i pagėzojnė. I gėzohen kryqit tė florinjtė qė e mbajnė varur nė qafė! Kėto mendime e lodhnin shumė hallė Nafijen.

Ditėt kalonin. Ajo nuk ndjente gėzim nė shpirtin e saj. Ishte nė tokė tė huaj, nė shtėpi tė huaj.
Tek shihte nipėrit dhe mbesat tė hanin, sikur edhe njė kokėr portokalli, mendja menjėherė i shkonte tek djemtė e djalit tjetėr qė jetonte nė Shqipėri. E kishte marrė shumė malli edhe pėr ata.

Nuk po i rrihej. Brenda shpirtit ndjente njė peshė tė madhe dhimbjeje qė kishte vite qė po i rėndonte: Donte tė dinte ku ndodhej varri i Ridvanit. Kishte shkuar disa herė nė dyert e Degės sė Punėve tė Brendėshme tė qytetit ku banonte, tek ajo derė, ku vite mė parė i kishin dhėnė mandatin e tė birit dhe ishte larguar me fjalėt refren shpresėdhėnėse: "Po interesohemi" Duke menduar kėto e shumė gjėra tė tjera e vendosi. Do ikte. Do kthehej nė atdheun e saj, nė shtėpinė e saj, pranė djalit tė saj, duke lėnė pas dy djemtė e tjerė nė tokė tė huaj. Do ikte, po si do ikte? Pėr Nafijen ishte mirė tė ktheheshin edhe dy djemtė e tjerė me familjet e tyre nė tokėn e tyre...

Nga thellėsia e shpirtit tė saj dėgjoi njė zė t'i fliste pėrsėri: "Ridvani! varri i tij! Ē'pret akoma? Duhet tė ikėsh menjėherė. Tė interesohesh pėr tė gjetur varrin e tij, ku prehet trupi i tij. Tė shkosh e t'i marrėsh eshtrat e t'i vendosėsh atje, ku prehet edhe trupi i bashkėshortit tėnd, nė varrezat publike...!

- Po, - tha Nafija, - do iki qė nesėr. Do kthehem nė atdheun tim, nė shtėpinė time, nė tokėn time, nė Shqipėri.
Do kthehem, tė shkoj e tė gjej varrin e djalit, Ridvanit. Vetėm atėhere do tė mė lehtėsohet dhimbja e madhe e plagės, qė kurrė nuk do tė mė mbyllet. vetėm atėhere do iki e qetė nga kjo jetė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara