HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė udhėtim i detyruar…

-- nga Pilo Zyba, mars 2009

Ky shkrim nuk ka pėr qėllim, as propagandėn, as tė tregtojė nė pazarin e madh tė kohės, qėllime tė paramenduara ose frutat me cilėsi tė dobėt tė “tregtarėve” historianė, tė pamoralshėm, tė kohės sonė apo mė tej… Atė, ma bėnė tė detyruar, koha dhe rrethanat e krijuara.

Gjatė kohės sė luftės nė Kosovė, kanalet televizive greke, buēisnin nga propaganda dhe analizat. Nė studio ftoheshin tė tria palėt pėrfaqėsuese pėr tryezėn e rrumbullaktė (shenjė e demokracisė kjo, nė pamje tė parė) - shqiptarėt, serbėt dhe grekėt, organizatorėt e tryezės... Por, nga pala serbe, ftohej njė historian, nga pala shqiptare, njė emigrant, qė ende nuk e zotėronte gjuhėn greke, ndėrsa nga ajo vendase, njė parlamentar… Lehtėsisht, dallohej ndryshimi kulturor dhe ai profesional; mėnyra e tė shprehurit dhe e ndėrthurjes sė fjalės, pesha dhe toni i saj. Pyetjet tepėr tė vėshtira pėr punėtorin e lodhur, emigrant, shqiptar dhe njohja e paktė nga ana e tij nė kėtė ‘’skenė loje’’, e bėnte tė mbytej nė njė pikė ujė. Shtroja pyetjen, aso kohe: “Nuk ka Shqipėria, historianė apo pedagogė qė jetojnė nė Greqi, ndėrkohė qė punėtori i thjeshtė shqiptar, na pėrfaqėsonte nė kėtė tryezė?

Nuk e kuptonte vallė ai, qė prishte apo mė mire tė them, minonte figurėn e kombit tė tij, nė sytė e popullit grek? Profesorėt serbė, me libra tė trashė pėrpara, si filozofėt e lashtė, flisnin me “kompetenca e fakte”. Politikanėt grekė, me kalin e Trojės nė mėngėn e kėmishės, drejtonin bisedat nė mėnyrė tė “paanshme”. Me tė drejtė, jashtė studiove thuhej : “Ky ėshtė niveli i kombit shqiptar”. Po e njėjta gjė, pėrsėritej nė bisedat familjare e shoqėrore: ‘’Kosova nuk ka as kulture e as histori’’. E pas kėtyre bisedave, ne qė jetonim larg Athinės, na duhej tė dėshmonim me fakte, tė kundėrtėn. Pėr tė arritur qėllimin, na duhej shumė mė tepėr punė. Nė radhė tė parė, pėr tė justifikuar nivelin e dobėt tė pjesėmarrėsit e pastaj, tė fakteve dhe historisė.

Nuk mund tė harroj atė mbrėmje, kur Ana Kaneli, gazetare dhe deputete, i bėri njė pyetje tė thatė pėrfaqėsuesit shqiptar, ardhur nga njė shoqatė punėtorėsh, njė farė Mici.

Pyetja ishte kjo: “Cilėt janė kosovarėt, nga kanė ardhur dhe ē’mund tė na thoni?” Pėrfaqėsuesi i njė populli, nė kėtė tryezė, pėrtypej tė gjente fjalėt, t’i pėrkthente ato greqisht, t’i gėrshetonte e tė ndėrtonte kalanė e mbrojtjes sė kombit tė tij, por nuk ishte e lehtė. Kultura dhe dija, nuk fitohen brenda njė nate. Ato duan punė, vullnet dhe pėrkushtim. Ne, tė mbėrthyer nė karriget e lokalit, ishim shpėrfytyruar… Njė miku im, piktor me emėr, kishte mbetur si tablo pa vlerė. Dhora, njė vajzė e diplomuar pėr gjuhė tė huaja, nė vend qė tė hante mishin e pjekur, shtrėngonte me dhėmbė shufrėn e hellit prej druri. Pėr herė tė parė urreva veten, qė nuk mund tė bėja diēka. Pashė pėrballė mikun tim nga Tirana, Shpėtimin; nė sytė e tij, dallgėt e tėrbuara tė shpirtit tė lėnduar, pėrplaseshin me shigjetat e vėshtrimeve tė tė tjerėve aty pranė, qė hanin e gėzoheshin me fyerjen ndaj nesh…

Ai u ngrit rrėmbimthi. E ndoqėm pas, me vėshtrimet qė thėrrisnin… Ra heshtja. Tė pranishmit na kishin rrethuar nė kalanė e vėshtrimeve provokuese, tė tyre. Shpėtimi mori pėrsipėr tė ēlirohej prej saj; do tė mbronte tė vėrtetėn. Kjo nuk ishte e lehtė nė atė kohė, nė Greqi. Ēdo veprim i tillė, kushtonte... Ai nxori celularin dhe formoi numrin. Nė studion e televizionit u hap telefoni dhe biseda, ndėrroi rrjedhėn e lumit poshtėrues dhe fyes. Mėsuesi i historisė, u shpjegoi tė pranishmėve nė studio, cilėt janė kosovarėt. Deputeten e kishte mbėrthyer heshtja dhe i dalloheshin vetėm sytė e thellė e tė errėt, pa ngjyrė. Mė ka mbetur nė kujtesė, fjala e tij: “Po tė doni tė dini, cilėt janė kosovarėt, zonja Kaneli, lexoni Omerin, nė faqen 148! Janė ata, qė kanė djegur kalin e Trojės!’’. Linja u ndėrpre, biseda u mbyll. Kali i Trojės u dogj pėr herė tė dytė dhe ra nga mėnga e kėmishės sė organizatorėve tė tryezave “demokratike”, pėr tė mos thėnė mė shumė…Nuk e di, por ndiheshim fitimtarė!

Pas njė muaji, Shpėtimi u largua nga Greqia, se “nuk kishte letra’’, ndėrsa pėrfaqėsuesit tė punėtorėve, Micit, iu ofruan lekė “pėr sindikatat” dhe njė zyrė “pėr tė pritur vizitorėt e shoqėrisė greke, me tė cilėt diskutonte problemet e mėdha, qė kėrkonin zgjidhje”. Sot, ai ėshtė nė Shqipėri dhe nuk ka tė drejtė hyrje nė Greqi.

Pėrse thuhen tani, kėto? - do tė pyesė dikush. Problemet vazhdojnė tė rrjedhin, qė nga hyrja jonė nė territorin grek. Kudo nėpėr Europė, ēėshtja e emigracionit ka kėrkuar kohė, por edhe ka marrė fund, ndėrsa nė Greqi, jo! Pse? Dhe jo vetėm kaq… Do tė paraqes nė kėtė shkrim, disa fakte tė lexuara nė shtypin grek dhe mė pas, tė bėjmė analizėn e tij.

Kostas Biri, historian grek (A mund tė quhet grek, me kėtė emėr? Kosta, i biri i kujt? Ai ishte arvanitas), thotė nė shkrimet e tij, pėr arvanitasit: “Ata, arvanitasit, ishin fis nomadėsh, ēobanė, qymyrbėrės, kallanxhinj etj, tė cilėt erdhėn dhe u vendosėn nė Greqi, rreth shekujve 13-14”.

Si mund tė quhen nomadė, njė popull me njė gjuhė tė lashtė, apo mė tė lashtė se tė vetė grekėve? Me njė etnografi, folklor e traditė tė njohur luftarake dhe kulturė tė lashtė europiane? Si mund tė quhen nomadė, ata qė bėjnė luftė e mundin Filipin e II-tė Maqedonisė, qė e kanė emrin ‘’Pirro’’ e qė grekėt nuk e pėrmendin asgjėkundi nė letrat e tyre, ndėrsa Epirin e tij, e lakmojnė?! Si mund tė quhen nomadė, luftėtarėt e luftės sė Shkodrės, sė vitit 168 p.e.s. kundėr perandorisė mė tė madhe nė historinė botėrore, si Roma?! Si mund tė quhen nomadė, paraardhėsit e Teutės? Si mund tė quhen nomadė, Tulantėt, Enkelejtė, Kaunėt e Mollosėt? Por politika e historisė, ka qėllimet e saj dhe ajo greke nė veēanti, i pėrmbahet fjalės sė urtė: “Thuaj, thuaj, se diēka do tė mbetet”.

Nė tė vėrtetė historinė tonė nuk e bėjnė ata, dhe as tė tyren, pėr tė cilėn njė meritė e pakundėrshtueshme, na takon ne…Pikėrisht atyre “nomadėve”, qė mė 1821, derdhėn gjak dhe dhanė jetėn pėr t’u shkruar kjo faqe e historisė sė tyre. Se ēfarė thonė ata, pak rėndėsi ka…

Kėto rrjeshta flasin pėr sot, pa pėr tė kaluarėn, kanė dėshmuar ata qė luftuan dhe e shkruan me gjak historinė. Popullit shqiptar, nė shekuj, i ėshtė dashur tė braktisė trojet e veta, jo nga frika, por pėr t’i mbijetuar momenteve tė vėshtira.

Vetė u vra Marko Boēari?!

Marko Boēari, familjen e tij e vendosi nė Itali, tek arbėreshėt e tė njėjtit gjak. Pėrse? Vetė u vra, por nipi i tij, erdhi nė pushtet, nė Greqi.

Ja pėrse lėviznin lumenjtė e popujve, nga njėri shtet nė tjetrin, pėr tė mbijetuar! Mund tė rrinin, kur Xhinxhis Kani i vriste dhe shfaroste?! Mund tė rrinin, kur “Aleksandri i madh” i pushtonte me dhunė? Por, grekėt nuk e pėrmendin dhunėn, teksa thonė: “I dha emrin Aleksandrisė dhe ngriti kulturėn greke nė Egjipt”. Nuk mė thoni, more zotėrinj, e pyeti popullin e Egjiptit, nėse dėshironte kulturėn greke, nė njė kohė kur kultura e tyre, njihej prej shtatė mijė vjetėsh para Krishtit, kohė kur Greqia nuk njihej fare? Po ua them unė: Jo!

Kjo gjė, ndodhi edhe me ne. Nė luftėn kundėr Romės, ilirėt lanė trojet dhe zbritėn mė poshtė. Ata u dyndėn nga Malėsia e Madhe, Kosova e sotme, pėr nė Vlorė, Sarandė e “Gjinokastėr”.

Emri i thjeshtė pėr t’u kuptuar, Gjin Bue Shpata, Gjinokastėr (Kalaja e Gjinit) e thėnė nga historianėt, jo nga unė. Ashtu si lėvizėn dhe spartanėt, nė shekullin e III – IV, pėr nė Sarandė e Vlorė, nė kohėn e kaunėve, kur luftonin me mesinėt nė luftrat mesinike.

Ashtu sikurse u larguan edhe arbanėt (arė- bėrėsit), arbėreshėt, nė kohėn e luftės me turqit.
Njė historian grek, thotė se arvanitasit erdhėn nė Greqi, pėr t’iu larguar luftės kundėr turqve, nga frika. “Tė marrtė purtha shalėt”- thoshte gjyshja ime. Po t’i ikte luftės me Turqinė, nuk do tė vinte nė Greqinė e pushtuar po prej tyre, por do tė merrte rrugėn pėr nė Itali a Francė… Dhe kush, shqiptari, qė asnjėherė nuk i ėshtė trembur luftės! Kush mund ta mohojė kėtė? E pohojnė romakėt, venecianėt, Napoleoni dhe tė gjithė historianėt, ndėr veprat e tyre. Ndryshe nuk do ta komandonin ushtarakė tė lartė Egjiptin, Sirinė, Greqinė etj.

Skėnderi, Princi i Epirit...

Le t’i rikthehemi temės sonė. Lėvizje tė tilla tė mėdha, populli ynė pati dhe kur u krijua Korridori i Shtatė, ’’Rruga Egnatia’’. Po kėshtu dhe nė kohėn e Turqisė, pas rėnies sė Skėnderbeut. Dhe mė nė fund, dolėm aty ku rreh shkrimi, pėr tė cilin kam ditė qė lodhem.

Ngjarja ėshtė e thjeshtė nė pamje tė parė, por do kujdes nė mėnyrėn e interpretimit e nė fakte, menēuri nė shtjellim, pėr tė depėrtuar kėsisoj nė brendėsi.

Fėmijėt e mi u rritėn nė Greqi. Dėgjuan dhe dėgjojnė gjithnjė, nė bisedat familjare, historinė e kombit shqiptar, qė nga Iliria e deri nė ditėt tona. Por, ēfarė ndodh? Ato qė dėgjojnė nė shtėpi, bien ndesh me ato qė mėsojnė nė shkollė dhe si rezultat, bien ndesh me ne, prindėrit. Nuk po zgjatem pėr shumė fakte, mė mjafton vetėm ky, qė do tė pėrmend mė poshtė:

Vajza ime, 11 vjeēe, vjen njė ditė nga shkolla, hedh ēantėn nė cep tė shtėpisė dhe i drejtohet e revoltuar tė vėllait, mė tė madh nė moshė.

Vajza: – Babai gėnjen! Nė libėr shkruhet se Skėnderbeu, “Jorgo Kastrioti”, nuk ėshtė shqiptar, por grek dhe ėshtė nga Kastoria (qytet nė Greqinė veriore), kėtė e tregon dhe mbiemri "Kastrioti". Ka qenė princ i Epirit dhe nė libėr, vula e tij ėshtė me shkronja greke.

Djali: – Mos qaj! Skėnderbeu ėshtė shqiptar. Nuk bėhet grek edhe po tė dojė mėsuesja!
Marr librin e historisė dhe vėrej: Skėnderi, Princi i Epirit (epir, do tė thotė e epėrme, e sipėrme, pra Epiri i sipėrm, ai mė lart se i Piros. Epir, do tė thotė “E – Piros”)

Pra, Skėnderbeu ishte Princi i pronave tė sipėrme, jo tė Piros (shpjegimet tė autorit tė shkrimit nė fjalė). Si mund ta bindja vajzėn, pėrpara njė fakti qė ajo e lexonte? Nisur nga dashuria, nga tė dėgjuarit dhe nga ēiltėrsia fėminore, ajo kishte kundėrshtuar, duke rėnė nė sy tė nxėnėsve tė tjerė dhe pėr kėtė ndihej e fyer. Ēfarė duhej bėrė?

Mora leje nė punė, rrėmbeva tė dy fėmijėt, me shkakun e sėmundjes sė gjyshes sė tyre dhe ikėm nė Shqipėri, nė njė kohė tė papėrshtatshme, ishte dimėr… Por kjo, kishte pėr tė qenė njė pranverė nė sytė e tyre, dhe nesėr, ata do tė ishin mė tė qetė e tė sigurt brenda vetes. Ndalesa e parė u bė nė manastirin Ardenicės, ku ka vėnė kurorė dhe ėshtė martuar, Skėnderbeu. Pas dy ditėsh, nė Muzeun Kombėtar nė Tiranė, pastaj nė Krujė.

Kjo, - i them vajzės - ėshtė Kruja e Skėnderbeut dhe ky, muzeu i tij. Pėr gjashtė orė me radhė, ne u gjendėm pėrballė fakteve te reja, tė vėrteta. Megjithėse personelit ia shpjegova qėllimin tim, nuk mė lanė tė filmoja asgjė, nuk e lejuan kamerėn. U detyruam tė nesėrmen tė futeshim me dy kamera, njėrėn ta dorėzonim e me tjetrėn, tė filmonim. Njė ditė tjetėr, nė Lezhė, me po tė njėjtin mision... U ‘’armatosėm’’ me librat, fletėt e biletat e muzeve dhe u kthyem ‘’pėr tė luftuar’’ nė Greqi. Ditė pėr ditė, shtėpinė e gjeja me fėmijė qė shihnin e rishihnin filmimet e librat me ngjyra, tė historisė sė Skėnderbeut. Ndihesha i gėzuar, qė fėmijėt kishin rifituar qetėsinė e gjallėrinė.

Pėr Jorgo Kastriotin...?!
Pas ca ditėsh, troket dera. Ishte vetė mėsuesja dhe ja, ēfarė mė thotė: “Mė falni, por fėmijėt mė kanė thėnė, se bėni propagandė!”

Pėrse? - i them.
Po ja,- pėrtypet ajo - keni bėrė ca filmime pėr Jorgo Kastriotin, qė vijnė e i shohin tė gjithė fėmijėt e shkollės. Kur unė flas pėr kėtė temė, ata nuk mė ndjekin, pas pamjeve qė shohin tė filmuara.

Shikojnė njė tė vėrtetė,- i pėrgjigjem- ndryshe nuk do tė rrinin tė shikonin! Kjo tregon qė ndihen tė kėnaqur. Kur nuk keni me ēfarė t’i bindni, pse e shtrembėroni historinė?

- Unė jam mėsuese,- mė thotė si e zėnė nė faj. Flas pėr ato qė kanė shkruar tė tjerėt, nuk mund tė bėj ndryshe. Gjithēka u kuptua. Videoja dhe librat kishin ngjallur mė shumė interes tek fėmijėt, sesa fjalėt e mėsueses. Tė nesėrmen, fėmijėt diskutonin filmin e Skėnderbeut nė shkollė, kjo mjaftonte…

Nuk ėshtė propaganda qėllimi i kėtij shkrimi. Ai ėshtė gjetiu.
Lėvizjet e mėdha tė popullit shqiptar, kanė zėnė fill qė herėt e deri e tani, nė kohėn e rėnies sė diktaturės. Nuk dua tė zgjatem. Arvanitasit u larguan nga trojet e tyre dhe dalė – ngadalė, arritėn nė kufirin e fundit tė humbjes sė gjuhės, tė kombit e tė kultures sė rrallė.

Vendin e tyre e kemi zėnė ne. Pas shtatėmbėdhjetė shekujsh apo shtatė, kjo nuk ka rėndėsi, rėndėsia qėndron diku tjetėr. Ne qė erdhėm sot nė Greqi, ēfarė rruge do tė ndjekim pėr tė ruajtur gjuhėn, kulturėn, traditėn, veshjen, kėngėn e shumė e shumė virtyte, tė cilat i mbartėm me vete. Apo pėrsėri, pas dhjetė apo pesėmbėdhjetė shekujsh, grekėt do tė thonė se ne ishim njė fis nomadėsh, tė cilėve u dhanė punė e shtėpi dhe njė cope bukė, sa pėr tė jetuar? E qė tė mos pėrsėritet gabimi i bėrė, duhet tė kujdesemi qė sot e nė vazhdim. Unė shikoj se, fatkeqėsisht jemi nė rrugė tė gabuar, qė nga momenti kur fėmijėt tanė nuk kanė njė shkollė nė gjuhėn amtare, ku tė mėsojnė historinė pėr tė ditur ta mbrojnė atė e pėr tė njohur heronjtė e kombit, pa ua rrėmbyer tė tjerėt.

Nuk ėshtė mė 1990 -ta, kur kėrkohej njė punė e njė strehė. Zhvillimi ekonomik shkon paralelisht me kulturėn, pėr tė zėnė vend nė shoqėri. Brezit qė vjen pas nesh e qė ne e ngarkuam nė ēantat e varfėrisė dhe e degdisėm nė mėrgim, duhet t’i krijojmė njė vatėr tė ngrohtė, ku e ardhmja tė rritet e shėndetshme. Ai duhet tė jetė i arsimuar, qoftė pėr vendin ku punon e jeton, nė mėrgim, apo edhe pėr njė rikthim nė vendlindje. Do t’i duhet tė ecė pėrkrah dhe i barabartė me vėllezėrit e tij, tė kombeve tė tjerė, sikundėr edhe tė marrė stafetėn e kombit tė vet pėr ta ēuar mė tej, drejt zhvillimit politiko-ekonomik e shoqėror.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara