HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Po pengoni kthimin e pronave, demokracinė dhe integrimin

-- nga Rrapo Hajredin Danushi, mars 2009
Kryetar i shoqatės kombėtare tė tė shpronėsuarve “Pronėsi me Drejtėsi

“Pėr ne, pronarėt, ju po pengoni kthimin e pronave, po pengoni demokracinė e vėrtetė dhe integrimin”

Letėr pa zarf pėr z. Sali Berisha, kryeministėr

Zoti Sali, nėse jeni malėsor, qė e njihni nderin dhe besėn dhe mbani premtimet, fjalėn e dhėnė, betimin e bėrė se “do zbatoni liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe Kushtetutėn”, mos veproni me pronarėt siē keni vepruar deri tani. Qė nė 1991 keni premtuar demokraci dhe keni bėrė pluralizėm komunist, anarki tė pronės dhe korrupsion vertikal si nė asnjė nga vendet ish-komuniste. Kompensimi nė zonat turistike qė keni hedhur nė tregun mediatik ėshtė njė flluskė sapuni dhe vetėm shtyrje kohe qė vlen vetėm pėr t’i hedhur hi syve Departamentit amerikan tė Shtetit pėr kapėrcimin e kritikės qė ju ėshtė bėrė pėr problemin e pronės. Pėr hir tė sė vėrtetės kjo kritikė e Departamentit tė Shtetit ėshtė shumė sipėrfaqėsore.

Ju dhe ne pronarėt e dimė mirė se kjo formulė mashtruese e kompensimit nė vend tė kthimit fizik ėshtė analoge me trukun qė ėshtė pėrdorur nga Skėnder Gjinushi prej mė se 10 vjetėsh pėr t’i zgjatur jetėn politikės sė grabitjes sė pronave. Ne, pronarėt, kėrkojmė qė edhe ndėrkombėtarėt tė fillojnė t’ju besojmė se keni ndryshuar, nėse pėrfundoni kthimin fizik tė pronės tek i zoti sipas 12 pikave qė ju kemi parashtruar para zgjedhjeve tė qershorit. Ky proces kryhet menjėherė, nėse respektoni titujt e pronėsisė, ėshtė detyrim kushtetues, nuk ka asnjė faturė financiare dhe hap rrugėn pėr kompensim. Kompensimi, qoftė me parį, qoftė me prona nė zonat turistike pa pėrfunduar kthimin fizik ėshtė i pamundur tė realizohet. Kompensimi duhet tė realizohet pas kthimit fizik me tokat dhe pronat, ku titulli i pronėsisė i pėrket shtetit, i cili ėshtė pronar pėr 52% tė sipėrfaqes.

Mediet e datės 26 shkurt 2009 njoftuan se kryeministri Berisha ka deklaruar se ėshtė i hapur pėr konsultime me pėrfaqėsuesit e ish-pronarėve pėr tė lehtėsuar ecurinė e procesit duke thėnė: “ne na interesojnė mendimet e atyre qė janė tė gatshėm tė kontribuojnė pėr zgjidhjen e kėtij procesi shumė tė vėshtirė, tė ndėrlikuar e tė rėndė dhe konsultimet me grupe interesi jo tė politizuara, pasi ka prej tyre qė bėjnė politikė mė shumė se sa flasin pėr pronėn”.

Sali Berisha, ju nuk duhet dhe nuk mund tė shpreheni kėshtu, nėse keni lexuar vetėm 1/10 e kėrkesave dhe peticioneve qė ju ka dėrguar shoqata jonė, shoqata “Bregdeti”, me mijėra ankesa e protesta qė ju kanė ardhur nga pronarėt e ligjshėm, me dhjetėra peticione nga intelektualė, nga tė cilėt po ju rikujtoj peticionin e firmosur nga kryetari i Akademisė sė Shkencave, z. Ylli Popa, dhe shumė akademikė, intelektualė dhe personalitete tė shquara tė artit e tė shkencės, pėr tė cilat ju jeni treguar indiferent. Ne, pronarėt e ligjshėm, ju kemi kritikuar dhe do t’ju kritikojmė pėrsėri publikisht pėr pluralizmin tuaj komunist dhe qėndrimin tuaj antipronar. Ju vazhdoni tė na quani “ish-pronarė” ose maksimumi “pronarėt e vjetėr” dhe pėrdorni termat “pronarė” dhe “pronarė tė rinj” pėr kėta politikanė kleptokratė qė vodhėn pasuritė e shtetit dhe pasuritė e pronarėve.

Termi ish-pronar ėshtė pjellė diabolike e udhėzimeve tė Katovicės. Faktet tregojnė qartė se ju jeni njė mėkatar i madh, jeni intolerant ndaj tė drejtės sė pronės dhe titujve tė pronėsisė. Ne ua kemi thėnė publikisht shumė herė se ky defekt i yti, veē aspektit tuaj personal e familjar ėshtė me pasoja tė rėnda, jo vetėm pėr pronarėt, por pėr Shqipėrinė, pėr Kosovėn dhe pėr gjithė kombin shqiptar. Juridikisht, ne jemi pronarėt e ligjshėm qė kemi humbur tė drejtėn e posedimit pas vitit 1945 pėr shkak tė dhunės tė vendosur nga sistemi sllavo-komunist qė u vendos nė Shqipėri. Ne nuk kemi humbur titujt e pronėsisė as nė kohėn e diktaturės. Pėr kėtė, ju lutem konsultohuni me Vendimet Unifikuese tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, si dhe me vendimet dhe arsyetimet e Gjykatės Kushtetuese. Lidhur me ftesėn publike qė bėni pėr ne qė jemi pala e interesuar dhe pala e dėmtuar jemi tė gatshėm tė takohemi, qoftė nė zyrė, qoftė nė media. Ballafaqimin nė media ne e kėrkojmė edhe pėr kryetarin e opozitės z. Edi Rama, qė edhe ai tė korrigjojė rrugėn e tij tė gabuar dhe antikombėtare se pronat tona nuk duhet tė lejohet tė shfrytėzohen pėr fushatėn elektorale tė qershorit 2009.

Grup interesi pėr problemin e pronave janė vetėm tė shpronėsuarit dhe tė pranishėm duhet tė jenė mediet dhe juristėt me integritet profesional. Grup interesi pėr pronat tona tė grabitura nga komunizmi pansllavist nuk mund tė jenė zaptuesit e tokave tona dhe mafia e ndėrtimeve pa leje nė tokat e zaptuara. Prona tek i zoti ėshtė si ABC e demokracisė dhe jo politikė e majtė apo e djathtė. Siē jemi shprehur edhe mė parė me shkrimet e shumta tė publikuara nė gazeta, kthimi i pronės ishte dhe ėshtė problem i thjeshtė, por paraqitet i vėshtirė nga politikanėt kleptokratė. Zoti kryeministėr! Demokracia dhe qytetarėt deri sot vazhdojnė tė vuajnė arbitraritetin tuaj qė ka shkelur me tė dyja kėmbėt tė drejtat themelore tė njeriut pėr respektimin e origjinės sė pronės. Jeni ju qė nuk keni pyetur as pėr detyrime kushtetuese dhe as pėr rekomandimet e institucioneve ndėrkombėtare. Le tė shpresojmė se keni reflektuar. Lidhur me bashkėpunimin, ne ju kemi dhėnė dhe, nėse keni kthyer mėndje, ju japin pėrsėri tė gatshme zgjidhjen e plotė pėrfundimtare tė problemit tė pronės.

Ne ju pėrsėrisim se ngėrēi i pronės nuk zgjidhet me kompensim, por me reformėn nė procesin e kthimit fizik duke respektuar titujt e pronėsisė, sipas kritereve: e blerė, e dhuruar, e trashėguar. Nuk dua tė hedh baltė kot sė koti mbi kryeministrin Berisha apo cilindo politikan, qoftė ai i djathtė apo i majtė, mjafton qė ai tė jetė i ndershėm e patriot. Por zhvillimet e fundit mė detyrojnė tė rikujtoj pėr zotin Berisha dhe Edi Rama se nė Shqipėri ka elektorat tė djathtė dhe elektorat tė majtė. Partia Socialiste nuk ėshtė opozitė, kryetari socialist, Edi Rama, mbron Ligjin 7501, njė ligj i zbatuar vetėm nė mė pak se 25% tė vendit, ligj i amenduar mbi 20 herė, por qė de fakto, jo vetėm qė nuk respekton titujt e pronėsisė, por favorizon greqizimin e Shqipėrisė sė jugut, dhe ky ėshtė njė turp i madh pėr ju. Realiteti nė kėto 18 vjet tregoi se nė Shqipėrinė postkomuniste duke miratuar ligje qė nuk respektojnė tė drejtėn e qytetarėve pėr tė gėzuar pronėn e trashėguar, posti dhe pushteti tė bėn menjėherė tė pasur.

Partia Socialiste, ashtu si edhe Partia Demokratike janė transformuar nė klane, ku secili synon pushtetin, pavarėsisht se Shqipėria humbet identitetin. Kjo anarki e zhvillimeve demokratike korrigjohet, nėse nuk do ta pengoni ju dhe njė grusht politikanėsh. Demokracia fillon me respektimin e pronės. Janė pikėrisht presidentėt dhe kryeministrat e pasvitit 1991, z. Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta, qė me veprimet e gabuara dhe mosveprimet e tyre ndaj shkeljes sė Kushtetutės, duke bllokuar institucionin, kanė dėmtuar vendin. Sot, jeni ju dy drejtuesit e politikės aktuale, z. Sali Berisha, zoti Edi Rama, qė ju ftojmė tė reflektoni para tė tjerėve pėr dėmin e madh qė i ėshtė shkaktuar popullit dhe demokracisė me qėndrimin antipronar dhe tė kontribuoni konkretisht pėr tė korrigjuar gabimet e pluralizmit komunist dhe anarkik qė po shkatėrron vendin nė kėto 18 vjet. Ne jemi tė hapur dhe tė gatshėm tė japim zgjidhjen demokratike dhe pėrfundimtare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara