HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dhuna e regjimit hibrid tė argitokracisė

-- nga Riat Xheladini

Gazetaria merret me apologji politike, ndėrsa politikanėt merren me gazetarėt e padėgjueshėm. Kėshtu mund tė pėrshkruhet raporti media-politikė nė Shqipėri kėto ditėt e fundit. Vėrtet ėshtė neveritės fakti se si njė pushtet i tėrė ėshtė sensibilizuar dhe mobilizuar pėr tė zhdukur njė tempull gazetarie, vetėm pėr shkakun se ua ka nxjerrė nė shesh brekėt e palara pushtetarėve aktualė. Kjo kryqėzatė e ndėrmarrė nga qeveria Berisha kundėr Mero Bazes dhe gazetės “TemA” na e rikujton vitin 1997 dhe djegien e redaksisė sė gazetės “Koha Jonė”, por e gjithė kjo veprimtari destruktive shoqėrore, jo vetėm qė nuk e nxin Mero Bazen, por edhe mė shumė e ngre lart atė sė bashku me gazetėn “TemA” dhe nė anėn tjetėr e paraqet Berishėn si njė recidivist tė pariparueshėm nė lidhje me krimet e tij ndaj medias.

TemA e kyēur

Personalisht mendoj se Berisha e ka nėnēmuar Mero Bazen dhe e ka barazuar atė me cerberėt e tij medialė, por ja qė ndodh ndryshe, z. Baze del e kundėrta dhe dihet, Berisha si njė komunist nė petkun e demokratit, sė pari nuk mund t'i pranojė gabimet e veta, qoftė edhe para vetvetes dhe, sė dyti, te tabori i tij nuk ka alternativė tjetėr pėrpos mendimit tė Berishės dhe vetėm Berishės. Si njė lexues i rregullt i versioneve online tė gazetave qė botohen nė Shqipėri, shpeshherė e kam pyetur veten se ku gaboi Mero Baze. E para e punės, Mero Baze gaboi, kur zbuloi skandalin dhe pėrmendi emrin e Damir Fazlliēit.

E dyta, ai doli haptazi kundėr regjimit tė ri nė Shqipėri, i cili quhet Argitokraci, ma merr mendja se ēdo shqiptar do tė kishte dashur ta dinte pėrkufizimin e regjimit, qė po na agon nė skenėn politike nė Shqipėrinė e lodhur nga ad hoc regjimet. Argitokracia ėshtė regjim, ku keqpėrdorimi ekonomik ėshtė ligj dhe zakonshmėri, si dhe privilegj i njė grupi tė caktuar njerėzish, tė cilėt nė mėnyrėn mė kriminele shfrytėzojnė burimet e pronės publike, tė cilat u pėrkasin qytetarėve. Po ta lėmė mė anash Berishėn dhe maninė e tij pėr tė kontrolluar gjithēka, se njė ditė vetė e keqja qė ka mbjellė do t`ia hajė kokėn, ashtu siē ia hėngri nė vitin 1997.

Mė shumė mė brengos fakti qė mediet u morėn me kėtė problem shumė pak, e pėrmendėn rastin sa pėr ta kaluar radhėn, sikur kolegėt dhe homologėt e Bazes tė ishin vėrtet solidarė, deri mė tash, ata do t'i kishin bojkotuar tė gjitha konferencat e qeverisė dhe funksionarėve tė tjerė politikė qė i takojnė pushtetit, derisa tė shtrėngohej pushteti qė ta linte rehat gazetėn “TemA”. Por kėtė jo vetėm qė nuk e bėnė, por madje tinėzisht edhe janė gėzuar, me siguri ata mė ziliqarėt edhe do kishin thėnė se ia hėngri kokėn padroni i tij. Por e kanė gabim, padroni i Mero Bazes ėshtė lexuesi i zakonshėm shqiptar dhe jo Berisha, Nano apo Rama, pikėrisht lexuesi shqiptar atė e bėri njė supervlerė tė gazetarisė shqiptare.

Por edhe Mero Baze nuk u ngeli borxh lexuesve tė tij, ai e kundėrshtoi haptas shfrytėzimin e pronės publike nga biznesmen me aromė krimineli. Kjo qė bėri ai ėshtė njė veprim patriotik, ia zbuloi kėmbėt gjarprit serbo-boshnjak dhe i servoi njė sinqeritet tė jashtėzakonshėm opinionit. Pėr kėtė atė e ēmoj unė personalisht dhe pėr kėtė e ēmon edhe ēdo lexues tjetėr shqiptar.

Siē duket, fenomeni qė ka pikasur vetė Baze dhe qė mban emrin e antiopozitarizmit ėshtė duke e ngrėnė tė gjallė, por ky fenomen nuk shtrihet te populli, por te tė ashtuquajturat elita, tė cilat nuk janė asgjė tjetėr pėrpos njė grupi laviresh, qė shiten te ēdo qeveri. Sot, duhet ta pranojmė faktin se askush nuk do kishte dashur tė ishte nė lėkurėn e tij, por Baze e tejkaloi vetveten sė bashku me redaksinė e tij, ata sot janė Prometeu kolektiv i shoqėrisė shqiptare, tė cilėt na ngrohin me tė vėrtetat, qė shkruajnė nė faqet e gazetės sė tyre. Le t’iu urojmė shumė fat dhe sukses!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara