HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GJEKĖ MARINAJ, KUMTARI I POEZISĖ SHQIPE

Skėnder Buēpapaj -- nga Skėnder BUĒPAPAJ, Gazeta NACIONAL, 5 shkurt 2009

Librin e ri "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" tė Gjekė Marinajt, pas njė leximi tė plotė, e kam rilexuar shumė herė gjatė kėsaj kohe nė cikle e poezi tė ndryshme tė tij. Horaci dikur thoshte: "Ashtu si piktura ėshtė edhe poezia: disa pjesė do t'ju prekin mė shumė nėse i shikoni nga afėr dhe disa tė tjera nėse i shikoni nga larg: dikush e do tė errėtėn; dikush, qė nuk ka frikė nga gjykimet e rrepta tė kritikėve, parapėlqen tė shihet nė dritė; njė pikturė (poezi) do t'ju pėlqejė menjėherė, tjetra do t'ju japė kėnaqėsi pasi ta kesh parė dhjetė herė."

Poetėt unė i ndaj nė dy grupime tė mėdha, nė dy raca: raca e poetėve qė, nė njėfarė stadi, e krijon ngastrėn e vet, pėrkatėsisht mbretėrinė e vet, dhe prej atėherė e deri nė fund tė krijimtarisė, rrėmon e ndėrton brenda kufijve tė saj; si dhe raca e poetėve qė nuk pushon kurrė sė kėrkuari, nuk pushon kurrė sė zgjeruari hapėsirėn e vet, mbretėrinė e vet. Tė parėt, duke i kanalizuar saktėsisht kėrkimet e tyre, ashtu i kursejnė edhe energjitė e tyre, e pėrkryejnė vetveten brenda njė kuadri fort tė pėrcaktuar. Tė dytėt, kanė ndjeshmėrinė (intuitėn) se zotėrojnė energji tė pashterrėshme dhe, prandaj, nuk reshtin kurrė sė kėrkuari, nuk rreshtin kurrė sė zgjeruari rrathėt e interesimeve dhe tė eksperimentimeve tė tyre.

Gjekė Marinaj - Lutje nė ditėn e tetė tė javės Gjekėn e pėrfshij nė grupimin e dytė. Ai i pėrket asaj race tė poetėve qė, pėr arsye tė historisė vetjake, pėr arsye tė geneve tė tij, pėr arsye tė rrethanave tė poezisė qė shkruhet atje ku ėshtė dhe tė asaj qė shkruhet prej nga ka ardhur, ėshtė i prirur tė kėrkojė, duke marrė pikėnisje e shtysa sa nga pėrvoja e vet poetike, pėrherė e mė e pasur, aq edhe nga pėrvojat tradicionale e ato mė tė ditės nė tė dyja terrenet. Lexuesi i tij, pėr tė qenė nė lartėsinė e tillė, nuk duhet tė pėrtojė tė shfletojė fjalorėt pėr t'u njohur me fjalė e shprehje qė ai i pėrdor, madje edhe enciklopeditė pėr rastet ku ai iu referohet termave tė fizikės, kimisė, astronomisė, gjeometrisė, filozofisė. Kam pėrshtypjen se ka qenė nxėnės i mirė nė shkencat e natyrės.

Mendoj se kjo pėrshtypje tė pėrforcohet mė shumė nga libri i tij i ri. Ai kalon nga njė gjendje poetike nė njė tjetėr, nga absurdi nė paradoks, nga idealizimi i sė bukurės tek estetizimi i sė shėmtuarės, nga herezitė mė kryengritėse tek pėrvujtnitė mė tė skajshme, nga frojdizmi i shfrenuar, tek moraliteti i kulluar, nga mėkatėria mė e pafalshme tokėsore tek shenjtėria mė qiellore, nga ndijimėsitė mė pėrvėluese fizike, tek sferat mė divine ndijore, nga idilet e buta tek peisazhet makabre. Regjistrat e shumė poetikė i realizon nėpėrmjet ndėrthurjes sė abstraktes me konkreten, duke synuar qė t'i ngrejė tė dyja kėto pėrmasa nė parametrat e abstraktes sė kulluar, ēka ėshtė edhe kredo artistike e tė gjithė poetėve modernė, pas Artur Rembosė e deri mė sot.

Ai thotė "Nė trupin e zverdhur tė muzgut" (Udhėtim nė lundrėn e Akerontit). Pra, muzgu i zi bėn merr funksionet qė do t'i kishin objektet e gjelbra, kryesisht pylli, bari, gjelbėrimi i natyrės nė pėrgjithėsi. Kjo mėnyrė konceptimi, nė njė pėrfytyrim dantesk, tė lejon herezinė "Ē'mendonte Vrigjili/Kur e pėrshkruante ferrin/Si qyteti i Zotit", lejon edhe adresimin nė aktualitet, lejon identifikimin e poetit tė sotėm me atė antik "Nėse je lindur/Je fajtor./Nėse e lexon kėtė mesazh/Je kėtu." Thotė mė tej "Jetojmė me akrobacitė e ndryshimit tė ēehres" dhe arrin tė shprehėsh paradoksin e denatyrimit tė qenies njerėzore, artificializimin dhe automatizimin e tij (Udhėtim pėr nė qendėr tė vetvetes). E njėjta logjikė poetike kur thotė: "Koha zė nė thua,/por jam unė ai qė rrėzohem,/Jam unė ai qė thyej turinjtė/…Nė ingranazhet e thyer tė kėsaj ore." Konfuzionin, kaosin modern ai i ka shprehur me tė njėjtėn teknikė tė paradoksit, nė njė kontekst intim, tek poezia "Cilin nga ne jam unė" nė librin e mėparshėm "Infinit": "Qenkemi mbrujtur aq epur tek njėri tjetri,/e dashur,/sa kam humbur keq nė saktėsinė;/cili nga ne jam unė/globit qelqor tė dashurisė."

Gjithnjė mendoj se poezia ėshtė arti qė kėrkon mė tepėr guxim se ēdo art tjetėr. Kėtė mendim ma pėrforcon libri i ri i Gjekės. Theodhore Roethke kishte pikėrisht parasysh kėtė kur arsyetonte: "Poezia, madje edhe pak kohė pasi ėshtė shkruar,/duket jo mė si mrekulli; e pashkruar, ajo duket/Diēka pėrtej zotėsisė sė perėndive." Guximi qėndron, pra, nė aktin e krijimit, nė aktin e shndėrrimit tė pėrfytyrimit poetik nė poezi tė mirėfilltė, aktin e sjelljes sė krijimit nė jetė, aktin e shndėrrimit tė lules nė frutė. ("Ti duhet tė besosh: njė poezi ėshtė diēka e shenjtė - njė poezi e mirė/e tillė ėshtė," pėrmbyll Roethke.) Ky akt ėshtė i shenjtė deri nė ēastin kur e merr trajtėn pėrfundimtare, trajtėn konkrete, nė poezinė e shkruar. Droja pėrballė kėtij akti ēon nė ngurimet, nė stepjet, nė tė tjera tė pafundme si kėto, qė shpien nė dukurinė e poezive tė pashkruara, pėr tė cilėn ankohen e pendohen shumė poetė. Ky pikėllim e pėrshkonte Migjenin te "Kangėt e pakėndueme". Ashtu siē e thotė edhe Gjeka nė poezinė "Bisedė me vdekjen": "Do i laj mėkatet/Pėr tė gjitha poezitė qė i lashė tė pashkruara,/Dhe pėr vajzat qė nė emėr tė nderit/Dashurinė pėr mua e lanė tė vdesin."

Nė librin e ri tė Gjekės, nga vuajtjet fizike tė objekteve lindin figura tė tilla si "Toka nga ndrydhja vesė tė kristaltė djersiu", "Horizontit aty pranė prush iu ndezėn buzėt" (Afėrdita). "Nuk ke si tė mos i duash vajzat/Qė me shikimin e tyre tė blertė/Botėn e shkujdesur e dritėēajnė nė mes," shkruan ai tek poezia "Vajzat". Kėshtu arrin me sukses tė realizojė te lexuesi pėrfytyrime konkrete pėrmes abstraktes sė shumėfishtė, ku shikimi blerohet, pastaj me dritėn e tij e ēan nė mes botėn e shkujdesur. Kemi nė kėtė rast edhe krijimin e suksesshėm tė njė neologjizmi tė tillė qė ka kuptim vetėm nė kėtė kontekst poetik dhe askund tjetėr: "dritėēajnė". Nė fondin e stilemave poetike qė i pėrkasin plotėsisht tekstit tė tij tė ri, pra origjinal, janė edhe "Sytė e tu/ i bėjnė foljet e mia tė flasin me vete," apo "efektet anėsore tė syve tė tu" (Sytė e tu); "Dashuria iu fishkėllen njerėzve nė vesh" (Qiej tė pėrflakur); "Faleminderit pėr pjesėn tėnde tė fytyrės sime" (Dusitės, nė 14 vjetorin e martesės);

"Por fajin mos e shumėzo me numrin e dhėmbėve/Qė kėtyre dy dekadave iu ka rėnė nga pjekuria"; "Pėrtej dritares/Po tė thėrret mėngjesi/Tė zbardhni bashkė" (Hajku); apo "Retė/Si mjekra kasapėsh tė vjetėr/Ngjyer nė gjak/Zbritėn nė sofrėn e malėsorėve/Tė pinin njė pash dritė/Nga dielli i syve tė tyre/…Nė ikje iu vinte erė varri./Malėsorėt e mbajnė kryet njė spik sipėr reve!" (Retė); apo "Perėndim nė tė dyja kuptimet e fjalės./Gravitet specifik ekstrem:/Kripė dhe shqiptarė,/Ujė dhe vdekje" (Flluska mbi Adriatik); apo "Qė tė mos vdes/ takohem pėrditė aty ku dhemb" (Shqipėri); apo "Sikur tė kisha imunitet shpirtėror nė Shqipėri/Do mbaja pėr vete pa turp kripėn e lotėve"; apo "Shkruar diku midis/ botanikės dhe anatomisė sė dy gjetheve" e "Dhe pėrfundimisht lėshoi mbi gjoks/Si dy fletė tė shkėputura Bible/Duart e saj tė ndershme mbi njėra tjetrėn" (Nėna e poetit Luigj Ēekaj dha shpirt) apo "Qė konformizmi t'u mbetej mė i shtrenjtė se ėndėrra/Qė ta dinin se, si poetėt, edhe fjalėt kanė qafė,/Se, para ose pas tyre, edhe ato mund tė vareshin nė litar" (Ailuropoda nė gjyqin e fjalės); apo "Qė atė mėngjes/Filxhani im i kafesė/Avullon gjak e lot" (Ankth); apo "Arusha e vetme e veshi shpellėn me mure durimi/Dhe pas dy javėsh u kthye nė njė grua shifrore,/ E ditur se shenjat e numrave romakė nuk kishin zero."

Tė tilla figura poetike do t'i kishte zili ēdo poet. Por edhe poezi si "Tė gjitha juritė do tė mė falnin", "Moment frojdian", "Dashuria", "Kjo ėshtė ajo vajza", "Nė ditėlindjen e nėnės", "Himn pėr prindėrit e mi", "Mall pėr nėnėn", "Shkodrės", "Gonxhe Bojaxhiu",, "Rrėfimi i Rozafės", "Sipas meje", "Si do tė na vajtonte gjyshja ime ne emigrantėve mė 1990-tėn", "Shqipėri", "I pa imunitet nė Shqipėri", "Vijė ndarėse me Emily Dickinson-in" etj. Mė afėr lexuesit shqiptar mendoj qė janė ciklet "24 orė dashuri", "Lutjet e sė dielės", "Duart e nėnės", "Rrėfimi i Rozafės", "Sugjerim me zė tė ulėt".

Frederik Reshpja, pėr tė cilin Gjeka ka njė poezi, mė thoshte dikur nė Shkodėr (nė fillim tė viteve 1970) se poetėt e Veriut duhet tė bazohen shumė nė Eposin e Kreshnikėve. Frederiku vetė, sado qė ishte i pėrfshirė nė jetėn qytetėse tė Shkodrės, ėshtė pėrpjekur tė kėrkojė nė kėtė drejtim, sidomos nė vėllimin e parė "Rapsodi shqiptare", por edhe nė vėllimet e tjera poetike, madje edhe nė romanin e tij tė vetėm tė botuar. Nė Kosovė u kuptua menjėherė kjo prirje e Frederik Reshpjes kur atij iu pėrgatit dhe iu botua nė Prishtinė vėllimi me poezi tė zgjedhura "Enisč".

Frederiku ėshtė njė ndėr poetėt mė tė vuajtur qė kam njohur. Njė shpirt i artistit tė kulluar nė njė fizik plot drama - nga mė tė egrat, dhe nė njė jetė plot proza, nga mė tė skajshmet. As ai, as ne poetėt e tjerė tė Veriut nuk e patėm tė lehtė tė brumosemi nė poezinė moderne nėpėrmjet Eposit tė Kreshnikėve, pėr arsye tė realizmit socialist dhe frymės krahinore popullore (tė realizimit socialist) tė dekretuar nga lart. Poetėt e Kosovės, edhe ata, u tunduan nga zanat e veta. I vetmi qė i qėndroi fanatik frymės sė Veriut, duke qenė njė europian i mirėfilltė, njė shqiptar i kulluar, ishte Martin Camaj. Edhe Gjekė Marinajt, pėr rrethanat e mėparshme e tė mėvonshme nėpėr tė cilat ka kaluar, nuk mund t'i mėtoj ta mbajė penėn tė ngjyer nė botėn e mitologjisė sė Veriut.

Gjithsesi uroj tė jetė njė zė i shquar shqiptar nė perėndimin amerikan dhe njė ambasador i pashoq i poezisė shqiptare atje, mision tė cilin asnjė autor shqiptar nuk e ka kryer deri sot nė botėn e huaj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara