HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Stresi, stresi kulturor dhe shqiptarėt

-- nga Dr. Sadik Lala MD, Psikiatėr, 17.02.2009

Kur antropologu Kalvero Oberg, mė 1954-ėn pėrdori pėr herė tė parė termin shok kulturor, mbase nuk e dinte qė katėr stadet teorike tė stresit dhe adaptimit kulturor, do tė pėrjetoheshin nga shqiptarėt si nė njė film pa zė.

Tranzicioni i dhimbshėm shqiptar me emigracionin jo legal, jo vetėm qė denatyroi shumė vlera, por solli fenomene tė panjohura pėr ne mė parė.

Ēfarė ėshtė shoku kulturor? - ėshtė njė eksperiencė psikologjike-fiziologjike kur ballafaqohesh me njė kulturė, zakon, sjellje, norma shoqėrore dhe marrėdhėnie krejt ndryshe nga tė tuat.

Kjo gjendje pėrjetohet nga tė gjithė tė huajt qė jetojnė jashtė vendit tė tyre dhe pėrjetohet nė mėnyra dhe intensitet tė ndryshėm, nė bazė tė formimit tė pėrgjithshėm tė kulturės dhe njohurive individuale, si dhe natyrės sė individit si reagon ndaj stresorėve tė ndryshėm.

Mėnyra e pėrballimit tė stresit kulturor apo tė shokut kulturor dhe rezultati, varet shumė nga informacioni mbi vendin ku do tė jetosh, nga shkalla e njohjes sė gjuhės sė vendit, distancimi etnocentrik qė i bėn vetvetes, qė tė ndjesh sa mė pak ankth nė situatat e reja, me tė cilat tė duhet tė pėrballesh.

Adaptimi kulturor kalon nėpėr katėr stade. Faza e parė, ose faza e turistit, siē e quajnė psikologėt qė merren me problemet e adaptimit kulturor - ėshtė faza kur individi ėshtė i befasuar me tė rejat e njė kulture, me stilin e jetės, etj., nė fazėn tjetėr, individi ndihet anksioz i pafuqishėm dhe me njė besim tė vakėt, deri nė mosbesim total nė realizimin e prioriteteve tė tij, fazė e cila quhet faza e shokut ose e krizės.

Gjatė kėsaj faze, individi pėrjeton ankth dhe stres tė vazhdueshėm dhe, me kalimin e kohės, njė pjesė e madhe individėsh pėrshtaten mirė me normat e reja sociale dhe me stilin e ri tė jetės.

Ndėrkohė, njė pjesė tjetėr kanė njė stres intensiv, ankth tė vazhdueshėm, nuk janė tė qetė dhe shumė prej tyre kalojnė nė gjendje ankthti tė pėrgjithėsuar, gjendje depresive, deri nė psikoza. Shpeshherė stresi shėrben si faktor shpėrthyes, nė praktikėn klinike, ne si psikiatėr ballafaqohemi gjithnjė e me dėndur me emigrantė qė nuk e pėrballojnė stilin e vrullshėm tė mėnyrės sė organizimit tė jetės nė emigracion dhe ndjesinė e tė qenit pa njė identitet tė tyrin real.

Simptomat mė tė shpeshta tek tė gjithė emigrantėt me probleme stresi e mė tej, hasim irritimin, ankthin e vazhdueshėm, mallin pėr vendlindjen, simptomat tipike depresive, qė vjen si pasojė e stilit tė ndryshėm tė jetės dhe ndryshimet nė sistemin e vlerave dhe nga kushtėzimet e stilit tė tyre tė ri tė jetės dhe jo rrallėherė si pasojė e stigmės dhe ndjenjave raciste ndaj tė huajve.

Stresi ėshtė njė fenomen mbarėbotėror dhe, ndonėse nė Shqipėri nuk ka statistika shkencore tė mirėfillta pėr stresin, tendenca ėshtė po ajo,... nė rritje , por duke mos patur tė dhėna statistikore tė konfirmuara shkencėrisht, nuk mund tė bėjmė krahasime fort tė besueshme.

Le t'i konsiderojmė kėto pyetje si njė ftesė pėr debat:

Si e pėrjetojnė shqiptarėt stresinė A janė nivelet e stresit shqiptar mė tė lartė apo mė tė ulėt se vendet e zhvilluaraė Si e pėrballojnė shqiptarėt stresinė Si mund tė krahasohet niveli i stresit para viteve '90-tė dhe pas viteve '90-tėė!!!

Nė qoftė se i referohemi studimit mė tė fundit tė "Roper Starch Ėorldėide", tė realizuar nė njė popullatė 30 000 vetash tė moshės nga 13 nė 65 vjeē, e realizuar nė 30 vende tė ndryshme tė botės, me diferenca tė papėrfillshme, konkludohet se: nivelin mė tė lartė tė stresit si kategori e zėnė gratė e punėsuara me kohė tė plotė dhe qė kanė fėmijė nėn moshėn 13 vjeē. Sipas kėtij studimi serioz, nė kėtė kategori grash, afėrsisht njė grua nė katėr ndihet e stresuar, thuajse gjatė ēdo dite tė vitit.

Nė njė studim tė Shoqatės Amerikane tė Psikologjisė (APA Survey 2004), dy tė tretat e amerikanėve tė pyetur, deklaronin se ndienin nevojėn e ndihmės pėr stresin qė pėrjetonin dhe 54 % pėrballen me nivele shqetėsuese stresi nė jetėn e pėrditshme. Ndėrsa 73% e amerikanėve cilėsojnė paranė dhe nevojėn pėr tė si burim tė stresit tė tyre, njė nė katėr punėtorė amerikanė dhe po ashtu nė Europė, kanė marrė raporte mjekėsore nga psikiatri pėr tė pėrballuar stresin ose probleme qė lidhen me tė. (APA Survey 2004)

Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndėtėsisė (ĖHO), 121 milionė njerėz nė tė gjithė botėn, 18.8 millionė tė rritur amerikane dhe 6 milionė burra amerikanė, si dhe 19 milionė amerikanė, kanė ērregullim ankthi, si pasojė e stresit (National Institutes of Mental Health) dhe vuajnė nga depresioni.

Mesatarisht, stresi ka njė kosto jo vetėm shoqėrore pėr cilėsinė e jetės, por dhe njė kosto shumė tė lartė financiare: SHBA-ja shpenzon rreth 7500 dollarė nė vit pėr ēdo tė punėsuar si kosto e ditėpushimeve, rėnia e rendimentit nė punė dhe nga kostoja e sigurimeve dhe shpenzimet e mjekimit.

Le t'i konsiderojmė kėto pyetjet e mėsipėrme si njė ftesė pėr debat, mbase nė njė rubrikė tė posaēme: Si e pėrjetojnė shqiptarėt stresin?



Mbi depresionin social

-- nga Rexhep Meidani, Shekulli, 18.02.2009

Nė kontekst tė Forumit tė djeshėm nė "Shekulli": "Pse jemi shoqėri kaq e stresuar?"

Ėshtė fakt tashmė i njohur qė tranzicioni shqiptar ka prodhuar jo pak situata tė vėshtira, plot strese e konflikte, njė lloj depresioni individual e kolektiv.

Madje, me gjithė pėrpjekjet e mėparshme, kėto 3 vitet e fundit ėshtė tentuar, me tė njėjtin intensitet, po ajo teknologji fillestare pėrēarjesh e ndasish, pėrplasjesh e konfliktesh nga disa protagonistė tė vjetėr tė politikės.

Por, akoma mė shqetėsues ėshtė se ky stres i gjithanshėm pėrēohet nė mes tė qytetarėve, deri duke cenuar shėndetin fizik e psikik tė tyre.

Pra, krahas situatės ekonomike problematike, ėshtė po ajo pjesė "vrastare" e politikės, qė ka stresuar apo vazhdon tė stresojė shqiptarėt. Bile, edhe duke i reduktuar disa statistika, qė flasin pėr gjendjen psikike tė shoqėrisė sonė, shifrat mbeten ende tė larta pėr tė mos u interpretuar si njė rikthim nė njė gjendje depresioni social...

Depresioni social ėshtė njė nga patologjitė problematike kolektive, njė tip disfunksioni "trunor" i njė shoqėrie nė gjendje krize apo post-krize.

Ai, si tėrėsi e shfaqjesh individuale (mjaft rėnduese pėr familjet e rrethet e tyre miqėsore, pėr shoqėrinė nė tėrėsi), manifeston dhe faktorė tė konsiderueshėm rreziku e vetė-rreziku pėr ngjarje tragjike nė individė tė prekur nga patologji e tillė.

Po ashtu, ai vihet re sidomos nė situata tė rėnda krize, veēanėrisht ato politike-ekonomike. P.sh., nė nivelin njerėzor, njė matje e dukshme e dėshtimit ekonomik ėshtė papunėsia, shoqėruar me tensione tė rritura shoqėrore e individuale, nga mungesa e tolerancės dhe e respektit e njė grupi ndaj njė tjetri apo dhe vetė midis individėve.

Pėrgjithėsisht, situata depresioni shfaqen kur pėrjetohen ngjarje tė rėnda (ajo e vdekjes sė njė njeriu tė afėrt, njė situatė divorci apo tradhtie, etj.).

Tė tilla, nė planin individual apo kolektiv, kanė qenė dhe humbjet e mėdha tė kursimeve tė shqiptarėve nė skemat piramidale, dhe tragjeditė pasuese, tė cilat depresionin e individėve tė veēantė e shndėrruan nė njė depresion kolektiv apo social.

Pra, parė me kėtė sy, depresioni i krijuar nga rėnia e skemave piramidale provokoi njė nga pasojat mė tė rėnda nė shėndetin fizik e mendor tė shoqėrisė shqiptare. Bile, pretendohet se ende sot, pasojat e kėsaj krize dhe efektet pasuese tė papunėsisė nė njė periudhė tė gjatė, sidomos nė radhėt e tė rinjve, po ushtrojnė ndikimet e veta psikologjike e sociale...

Nėse njė individ ėshtė i pėrfshirė nė njė betejė tė gjatė dominimi brenda njė grupi social dhe sė fundi ai e humbet atė, ndikimet depresive e detyrojnė atė tė pranojė "nėnshtrimin".

Po ashtu, nė shumė raste, njė individ i tillė e humbet interesin e tij si lojtar civil, si spektator e aktor individual e kolektiv. Siē pretendohet nga specialistė tė fushės, deri diku, ky lloj depresioni kalimtar e mbron individin nga njė dėmtim i panevojshėm, madje, nė njėfarė mėnyre, ai ndihmon nė ruajtjen e njė hierarkie sociale.

Ka shumė mundėsi qė e njėjta gjė tė stigmatizohet pjesėrisht edhe nė njė nivel kolektiv. Kėshtu, p.sh., si pasojė e njė tronditjeje kolektive, humbjes sė njė beteje dominimi, etj., njė pjesė e shoqėrisė apo e gjithė ajo mund tė dorėzohet, tė paralizohet apo tė bėhet apatike. Kjo ėshtė vėnė re sidomos nė dy vitet e para pas krizės politike-institucionale dhe ekonomike-sociale tė piramidave.

Pas pėrballimit me sukses tė konfliktit tė Kosovės, nėpėrmjet njė mobilizimi shoqėror e solidariteti tė gjithanshėm qytetar, me nisjen e njė periudhe shumė mė tė qetė dhe tė begatė nė rrafshin politik e ekonomik, kombėtar e rajonal, u duk qė Shqipėria e tranzicionit e kapėrceu mė sė fundi zonėn kritike tė gjendjes socio-depresive, duke kaluar gradualisht nė shuarjen e saj...

Megjithatė, vitet e fundit, nga shumė tė dhėna duket se situata po rishfaqet po aq e pėrkeqėsuar sa dhe shumė vite mė parė. Bile, kjo konstatohet pa ndonjė vėshtirėsi jo vetėm nga njė sy i "stėrvitur".

Pasojė e saj janė dhe ngjarjet e shumta tragjike tė kohėve tė fundit brenda familjeve shqiptare. Nuk mund tė mohohet se pėr kėtė njė rol tepėr negativ ka luajtur politika e tensionit dhe e konfliktit, me tė njėjtin tip protagonisti dhe "entourage"-in pėrkatėse. Ndėrsa, gradualisht, njė ndikim negativ nė rritje ka dhe situata e brendshme ekonomike, si dhe vėshtirėsitė e jashtme sapo tė pranuara tė krizės globale.

Nga ana tjetėr, rikthimi i kėsaj situate tė re depresioni social mund tė provokojė dhe shqetėsime shtesė e probleme negative nė skenėn politike...

Nė fakt, gjatė krizės ekonomike tė viteve '30-tė, dėshtimi i qeverive pėr tė luftuar depresionin e madh ekonomik shkaktoi njė turbulencė nė rritje tė situatės sė brendshme politike tė disa vendeve tė rėndėsishme, duke favorizuar deri qėndrime ekstremiste. Kjo ėshtė parė dhe nė Shqipėrinė e krizės sė piramidave!

Pėr kapėrcimin e situatave tė tilla tė vėshtira, p.sh, nė Britani, mė 1931-shin, u krijua qeveria e unitetit kombėtar me pėrfaqėsim tė tri partive: konservatore, laburiste e liberale. Situata tė ngjashme, nė ato vite, u vunė re nė Francė, Belgjikė, Holandė, etj.

Por, nuk duhet harruar se po nė atė periudhė, duke shfrytėzuar mizerien ekonomike, nėpėrmjet populizmit e radikalizmit politik, u instaluan apo u fuqizuan dhe regjime fashiste, si nė Gjermani, Itali, Spanjė, etj.

Pikėrisht, kėto rastet e fundit konsiderohen nė histori dhe si variante tė tejskajshme, tepėr tė rrezikshme, tė instalimit tė njė politike amorale tė lidhur ngushtėsisht me fuqinė, interesin e paranė...

Kjo duhet tė kihet parasysh dhe nė analizėn politike shqiptare tė tranzicionit, megjithėse, pavarėsisht shėmbėllimeve, ajo nuk ėshtė lejuar pėr tė kapur nė asnjė rast ekstremet e mėsipėrme. Nga ana tjetėr, do tė ishte krejt e gabuar qė analiza e sjelljes politike nė kushtet shqiptare, tė pasqyrohej nė mėnyrė "pėrgjithėsuese", sepse barazimi i amoralitetit tė gjithė politikanėve do tė ishte dhe amoraliteti i askujt.

Aq mė tepėr qė, njė barazim i tillė i padrejtė, provokon deri mosbesim publik dhe mbi pjesėn morale tė kėsaj politike. Bile, nė thelb, njė gjė e tillė shkelmon legjitimitetin institucional, besimin qytetar ndaj tė gjithė politikės, pse jo dhe mbijetesėn politike tė vetė shtetit.

Dhe Shqipėria e tranzicionit ka njohur jo pak situata tė tilla, me shkallė tė lartė reagimi publik dhe mosbindje qytetare brenda sistemit institucional, duke e gėrryer besimin ndaj tij dhe sidomos ndaj qeverisjes...

Njė problem mė vete janė dhe disa shfaqje shqiptare tė "patologjisė" amorale apo thjesht tė amoralitetit politik. Njė nga kėto pamje, shumė specifike pėr kushtet tona, ėshtė dhe ajo e politikanit apo shtetarit "sfidant" dhe tė "pamposhtur", e politikanit apo shtetarit tė kthesave tė mėdha me 180-gradė ndaj ēdo rregulli institucional apo situate njerėzore, ndaj ēdo premtimi, deklarimi e gjykimi.

Ndryshe e thėnė, dhe e atij qė "kėnaqėsinė" e ka tek anormalja, qė e do popullin si turmė, qė e kėrkon "turmėn", si tė thuash, "nėn kėmbė", duke e manipuluar atė, deri duke e "pėrbuzur" qytetarin e thjeshtė; qė luan e "tallet" me ēdo institucion, qė hedh tutje ēdo ligj, normė apo vetėkontroll (qoftė dhe artificial), pra dhe e "heroit" tė gatshėm pėr tė "shkelmuar" gjithēka e tė gjithė, dhe pastaj pėr t'u rikthyer pėrsėri sikur nuk ka ndodhur asgjė mė parė.

Por, edhe pse njė tip i tillė drejtuesi (sado absurd, arrogant dhe i papėrgjegjshėm, servil, lakmitar e hakmarrės njėkohėsisht, improvizues, mburravec e "fluturak", madje jo rrallė dhe me sjellje e "shfaqje lumturie" si tė njė fėmije tejet tė llastuar), arrin tė gėlltitet brenda grupit apo klanit, jashtė tij, gradualisht, ai prodhon reagim negativ e pakėnaqėsi, revoltė tė brendshme individuale e kolektive, mosbindje deri dhe akumulim gradual urrejtjeje.

Por, ama, dhe depresion! Pa shmangien sa mė tė shpejtė tė kėtij protagonizmi tė sėmurė, eliminimi i depresionit social mbetet thjesht njė pamundėsi...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara