HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Mė falni, dėshtova!"

-- nga Skėnder Minxhozi, MAPO, 20.02.2009

Me kėtė shprehje tė perifrazuar, marrė nga fjala e kreut tė Partisė Demokratike italiane Valter Veltroni, hapej pjesa mė e madhe e gazetave tė Apenineve para tri ditėsh. Kreu i opozitės italiane ka deklaruar bujshėm dorėheqjen pas njė humbjeje elektorale nė rajonin e Sardenjės, i cili qeverisej nga e majta gjatė mandatit tė shkuar. Veltroni ka ikur nga kreu i Partisė Demokratike 16 muaj pas zgjedhjes, duke lėnė njė boshllėk qė vėshtirė se do tė mbushet nė tė ardhmen e afėrt nga opozita italiane, e cila e sheh veten mė shumė se kurrė brenda njė krize qė nisi me ikjen e Prodit dy vjet mė parė dhe fitoren e Berluskonit.

Kėto janė punėt e tė majtės italiane dhe ne kėtu, ky kuadėr zhvillimesh na prek dhe na intereson nė mėnyrė mjaft relative. Megjithatė, nė ikjen e kreut tė opozitės italiane ka diēka qė ne shqiptarėve mund tė na bėjė pesimistė dhe skeptikė. Jo pėr faktin se u largua nga skena njė partner politik potencial i Shqipėrisė, por kryesisht pėr mesazhin qė hedh nė eter njė ikje e tillė e shpejtė, ndoshta e parakohshme, por natyrisht plot klas dhe ndjenjė pėrgjegjėsie.

Veltroni humbi njė ishull dhe iku. Kur e dėgjon kėtė fakt shqiptari i mesėm, me plot tė drejtė tund kryet e thotė "kėta qė kemi mbi krye prej njėzet vjetėsh i kanė humbur disa herė tė gjitha, e megjithatė nuk kanė ikur". Njė konstatim totalisht i arsyeshėm e i kuptueshėm, pėr njė mjedis ku nuk ndodh asgjė, ku nuk humbet asnjė molekulė energjie (negative) dhe ku gjithēka riciklohet dhe rikthehet sėrish nga e para, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė.

Nėse ka njė sistem ku parimi i "perpetum mobile" gjen mrekullisht zbatim praktik pėr herė tė parė nė historinė e fizikės, ky ėshtė padyshim sistemi ynė i partitokracisė. Kryetarė qė bien dhe ngrihen si me magji, shefa qė shpikin sigla qė po vetė i kėmbejnė me tė tjera sigla, liderė politikė karagjozė qė hidhen nga njė anė tek tjetra vetėm pėr tė ruajtur mandatin parlamentar dhe tė tjerė akoma, qė edhe pse me dosjen sa njė mal nė prokurori, nuk shkulen nga kolltuku. Kjo ėshtė skena jonė politike nė kėto prag-zgjedhjesh tė vitit 2009. Tė tė nėntėmbėdhjetit vit tė pluralizmit shqiptar tė dominuar thuajse nga tė njėjtit padronė qė bėjnė kohėn e mirė dhe tė keqe.

Njė pjesė e mirė e medias shqiptare ėshtė lodhur sė shkruari dhe foluri, deri nė kufijtė e pėrsėritjes dhe tė mėrzisė, pėr nevojėn e ndryshimit tė elitave drejtuese nė kėtė vend. Ėshtė thėnė e stėrthėnė se politikanė si Berisha dhe Nano, tė cilėt drejtojnė (nė fakt turbullojnė) Shqipėrinė qysh nga viti i largėt 1991 apo 1992 e kanė tashmė tejet tė vėshtirė, pėr tė mos thėnė tė pamundur, qė tė pėrballen me kalimin nėpėr epruvetėn e kohės. Ky vend vazhdon tė vuajė tė njėjtat kriza qė kurrė s'u zgjidhėn nė 18 vjet. Uji, energjia, infrastrukturat, shėndetėsia, arsimi, bujqėsia dhe turizmi, vazhdojnė tė mbeten gangrenat tona kombėtare, mė shumė sesa mundėsitė e mėdha pėr zhvillim tė tė gjithė shqiptarėve.

Ėshtė thėnė gjithashtu jo pak herė se, ndėrsa ka njohur disa rotacione pushteti deri diku tė pranueshme e pa dhunė, ky vend ka tashmė nevojėn urgjente tė njė rotacioni elitash politike. Njė proces brenda procesit, qė do tė sillte mė nė fund ēlirimin e forcave politike nga padronati i zgjatur ku ndodhen prej dekadash. Njė shembull klasik do tė mjaftonte: Partia e sotme Demokratike. Njė parti ku u shpresua nė mėnyrė tė rrejshme dhe hileqare se skema foshnjore si ajo e KOP-it, do tė sillnin freski dhe fytyra tė reja nė drejtimin e partisė.

Ajo qė shohim sot ėshtė karikatura qė prodhoi njė eksperiment i tillė, i cili nuk u krye aspak pėr tė sjellė tė rinjtė nė politikė, por pėr tė kontrabanduar edhe njė herė tė vjetrit si Sali Berisha nėn petkun e tė rinjve. Prandaj njė ikje si ajo e ish-kryetarit tė bashkisė sė Romės nga lidershipi i opozitės italiane, tingėllon akoma shumė e largėt pėr veshėt tanė. Sepse nė vitrinėn ku i hedhim sytė pėrditė ende nuk ka njė burrė qė tė ketė kurajėn tė dalė e tė thotė "Mė falni, dėshtova"! Mesa duket u dashka njė tjetėr stof dhe tė tillė nuk ka pėr fat tė keq nė politikėn shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara