HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zgjidhje pėr problemin Mero Baze: si tė vrasėsh drejtorin e njė tė pėrditshmeje

-- nga Simone Petrelli, Articolo 21 - Osservatorio Esteri

Edison Ypi ėshtė njė opinionist; firmė e njohur e redaksisė sė gazetės shqiptare “Koha Jonė”, e pėrditshme pranė kryeministrit dhe qeverisė. Nė shėnjestėr tė tij u vu ditėt e fundit Mero Baze, qė ėshtė ndėrkohė drejtor i sė pėrditshmes “TemA”, i cili drejton nga e hėna nė tė premte emisionin politik “Faktori Plus”, nė njė stacion satelitor lokal, “Vizion Plus”. Baze ėshtė kritik. E ka me qeverinė. Gazeta e tij shpesh ka hetuar dhe ka dėnuar Berishėn dhe tijtė me akuza pėr korrupsion dhe shpėrdorim tė fondeve publike.

Dhe njė ditė shfaqet njė shkrim nėn autorėsinė e Edison Ypit, i cili, ėshtė pak tė thuash, ngjalli indinjatė tek organizatat e gazetarėve nė vend dhe provokoi njė alarm aq tė zhurmshėm, saqė mbėrriti nė vesh tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, nė Nju-Jork. Artikulli titullohet thjesht “Mero Baze”, dhe nuk mjaftohet aspak tė sulmojė hapur gazetarin, sepse sugjeron edhe mėnyrėn, pa mėshirė dhe me detaje, pėr tė zgjidhur problemin. Ja zgjidhja e Ypit: “Ka shumė mėnyra pėr tė ēarė njė kafkė, duke e pėrplasur nė mėnyrė tė pėrsėritur pėr muri, ta zgėrlaqėsh me njė ēekiē, ta hedhėsh nė erė ose ta hapėsh pėr tė parė se ēfarė ka brenda”.

Tjetėrkund e gjitha kjo ka njė emėr: nxitje e hapur publike pėr zhdukje fizike. Tė njėjtin mendim shprehėn dhe anėtarėt Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, nė Nju-Jork. Kryeredaktori i gazetės “Koha Jonė”, Edison Kurani, nxitoi tė saktėsojė qė shkrimi pasqyron vetėm opinionin e Edison Ypit, natyrisht jo atė tė gazetės, ashtu si dhe ishte shkruar nė fund tė artikullit: “Redaksia e ka parė tė nevojshme tė shtojė disa radhė pėr tė thėnė qė shkrimi i Ypit pėrfaqėson vetėm njė kėndvėshtrim personal. Nė tė gjitha gazetat nė Shqipėri, - thotė ai, - ēdo opinionist ėshtė i lirė tė shkruajė ēfarė tė dojė dhe askush nuk ka pushtetin tė censurojė asgjė nga ato qė ai shkruan”, - shton ai.

Por pėr Mero Bazen kjo nuk ndryshon gjė. Kohėt e fundit ka qenė shėnjestra e qeverisė nė njė fushatė tė vėrtetė censure qė kishte qėllim tė vetėm t’i mbyllte gojėn. Natėn e Vitit tė Ri makina e tij mori flakė. Pėr policinė ishte thjesht njė qark i shkurtėr. Nė mes tė dhjetorit tė vitit tė kaluar hyn nė lojė edhe Ministria e Ekonomisė, e cila anuloi pa asnjė paralajmėrim kontratėn e qirasė sė redaksisė sė gazetės “TemA”.

Edhe pse gjykata e kryeqytetit e pezulloi vendimin, nė fillim tė janarit policia e pa tė arsyeshme tė vazhdonte punėn. Sot Baze nuk ka asnjė mundėsi ta kundėrshtojė kėtė komplot. Ministria e Ekonomisė bėri me dije se pas prishjes sė kontratės nuk ka asnjė motiv politik. Ėshtė vetėm njė “nevojė e papritur publike” pėr ambiente, tė cilat janė tė destinuara pėr njė tjetėr pėrdorim. Shoqatat e gazetarėve i kanė bėrė thirrje qeverisė tė prononcohet pėr kėtė problem. Por nga Tirana nuk ka akoma asnjė shenjė pėr njė gjė tė tillė.

Ndėrkohė qė kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, u shpreh dhe i doli nė krah gazetės “TemA”. I bėri dhe ai njė thirrje Sali Berishės, duke i kėrkuar tė tėrhiqet, si dhe kėrkoi qė Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera ndėrkombėtare tė vlerėsojnė me pėrpikmėri qėndrimin e qeverisė nė raport me botuesin.

Nė vazhdėn e apeleve, Rama iu drejtua edhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr tė nxjerrė para ligjit ata, tė cilėt rrethuan redaksinė e gazetės “TemA”. Motivacioni zyrtar i apelit ishte ky: Tė mos lejohet pushtetit ekzekutiv tė pėrdorė nė mėnyrė jo-ligjore Policinė e Shtetit, duke ushtruar kėshtu njė forcė tė verbėr dhe tė dhunshme kundėr pushtetit gjyqėsor.

I menjėhershėm ka qenė reagimi i Partisė Demokratike dhe zėdhėnėsit tė saj, Gerti Bogdani, tė cilėt e etiketuan “TemA”-n dhe botuesin e saj si “ushtarė” tė Edi Ramės.

“Edi Rama po mbron gazetėn, tė cilėn e bleu nė 2006 pėr 500 mijė euro, - thonė ata, - tė cilėn mė pas e rishiti vetėm pėr 10 mijė euro, pėr tė maskuar blerjen e medieve prej tij.” Morali: Rama mbron gazetėn vetėm pėr interesa tė tij vetjake, duke publikuar nja shtatėdhjetė artikuj kundėr privatizimit tė ARMO-s, ndėrkohė qė tenderi u fitua nga njė manjat, i cili ofroi 130 milionė euro pėrballė 100 milionėve tė ofruara nga konsorciumi i tij.

“Nėse do, e pėrditshmja mund tė publikojė artikuj tė Ramės edhe dy herė nė ditė, njė nga selia e Partisė Socialiste e njė nga selia e Bashkisė sė Tiranės”. Ėshtė ky thelbi i njoftimit pėr shtyp tė Partisė Demokratike.

Por duket ama si gozhda e radhės e ngulur nė trupin e lirisė sė shprehjes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara