HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Duke lexuar poezinė e Albina A. Idrizit

Heshtja si metaforė

-- nga Sabit Rrustemi

(Si hyrje)
Nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar (jo dhe aq larg, si mund tė tingėllojė njė shekul), Albinė A. Idrizi mė shumė u promovua dhe impnoua si prozatore, tregimtare se sa si poete. Duke konkuruar dhe, fituar nėpėr disa konkurse letrare tė kohės, ajo dha shenja premtuese si njė krijuese e talentuar qė pa zhurmė shumė po hynte dhe pėrbirohej nė botėn e letrare.
Kur, pas shumė provash tė sukseshme nė fushėn e tregimit po pritej dhe tubėza e parė e tregimeve pėrmbledhur nė formė libri, ajo befasoi kėndshėm nė vitin 1997 me pėrmbledhjen e poezive "Heshtja e mbarsur". Njė titull sa metaforik, sa sinjalizues, poaq edhe intrigues.

Shtėpia botuese "Rilindja", e cila deri nė fund tė viteve nėnėtėdhjeta kishte privilegjin t'i zgjidhte autorėt, nuk gaboi fare nė pėrcaktimin pėr ta botuar dhe poezinė e Albinės, poezi tė cilat ishin vlerėsuar nga kritikė tė shquar si Agim Vinca e Sali Bashota si dhe ishin redaktuar nga emri i njohur i poezisė shqipe, Ali Podrimja.
Kjo pėrmbledhje, pavarėsisht nga rrethanat qė e karakterizonin atė kohė qenėsinė shqiptare tė Kosovės, pėrfshrė dhe atė kulturore, nuk kaloi krejt e pavėrjetur.
Shkrimtarja Albina A. Idrizi, befasitė pėr artėdashėsit i vazhdoi edhe pas luftės sė Kosovės.

E dhėnė dhe e mrekulluar me botėn e fėmijėve tashmė edhe si njė nėnė e re, ajo , pas gati dhjetė vitesh, do nxjerrė nė dritė edhe pėrmbledhjen e dytė me poezi pėr fėmijė "Ėndrra me ylber" (2007). Pėrmbledhje kjo po aq e arrirė artistikisht dhe intriguese, madje edhe me prurje tė reja nė letėrsinė pėr fėmijė.
Ajo tregimtarja premtuese e tė nėntėdhjetave, duket qė prozėn e mori shumė mė seriozisht se poezinė. Tek tash pritet botimi i romanit tė saj tė parė "Hijet e kullave". Tregimi, qė ende mbetet vokacioni i saj mė i preferuar, shkruhet nė vazhdimėsi nga ajo, njė pjesė e tė cilave ėshtė botuar nėpėr periodikun e kohės, madje edhe nėpėr faqe letrare tė internetit. Njejtė siē i publikon dhe krijimet mė tė reja poetike, pėrmes tė cilave vetėm sa dėshmohet arritja e pjekurisė sė saj krijeuse.

(Populli, atdheu, njeriu)
Po, t'i kthehemi pėrmbledhjes sė poezive pėr tė rritur, njė pjesė e tė cilave (jo tėrėsisht) ėshtė e publikuar edhe nė web-sajtin letrar "leteresia.zemrashqiptare.net"
"Heshtja e mbarsur" ndėrtohet nė formė ciklike (njė ndėrtim unik thuaja i librave tė poezisė pėr gati tri - katėr dekada e mė shumė). Ka gjithsej, tre cikle, "Nuk ka ē'mė bėn dhembja","Kush ta lexojė deri nė fund" dhe "Kur jemi pezull". Pėrmes kėtyre tri cikleve shtrihen 44 poezi, tė cilat megjithatė nga e para, "popullit tim" e deri tek e fundit, "Tri vdekjet", kanė njė trekėndėsh ekzistencial, i cili i mbanė gjithnjė tok:popullin, atdheun, njeriun.

S'do mend, mes kėsaj trinie ekzistenciale, epiqendra e shqetėsimeve tė Albina A.Idrizit, ėshtė njeriu.
Mėnyra se si i ēaset kėsaj trinie tė pandashme jetėsore dhe, edhe poetike, pėrkundėr pėrdorimit tė figurave tė njohura (apo dhe tė pėrdorura) dallon nga autorė dhe libra tė tjerė dhe vie nė shprehje qė nė ciklin e parė "Nuk ka ē'mė bėn dhembja". Nė asnjė poezi me motive atdhetare nuk vėrehen shenja patetizmi, pėrsėrtijeje apo edhe pėrshkrime historike. Synimi pėr t'u shprehur pakėz mė ndryshe, autorja i shpalos qė nė poezinė e parė "Popullit tim",ku mes tjerash thotė:"Shpeshherė/e lagu shiu deri nė palcė/e megjithatė/trupi i tij/ kurrė s'u shėndrrua nė baltė."

Apo, edhe tek poezia pasuese "Atdheut", nuk mungon shprehja metaforike e cila i jep ngjyrė tė veēantė tėrė poezisė sė kėsaj pėrmbledhjeje;"Nė tokėn/ ku shkeli kėmba e stėrgjyshit/ tim/ sot/ vura pėllėmbėn time.
Njė histori shumėshekullore e pėrmbledhur thuaja nė njė fjali poetike. Breza e breza qė e jetojnė e trashėgojnė dhe e pasurojnė tė njejtin atdhe, pėrkundėr sfidave qė i shoqėruan, hijet qė i pėrcollėn, mes lakmiēarėsh e grabitēarėsh, ku nganjėherė tė frigėsonin edhe pėrrallat (si ajo e gjyshės sė cilės autorja i lutet ta pėrfundojė) po, ku nuk mungonte ndjenja e optimizmit dhe puna e parreshtur pėr tė jetuar nė tokėn e tė parėve, duke mos u ndalur si s'ndalet as bubureci pėr ta shpurė njė kokėrr grurė te kodra e madhe.

Megjithatė, lajtmotiv kryesor i angazhimit poetik tė Albina A.Idrizit mbetet mėtimi pėr ta kėrkuar dhe gjetur njeriun. Njė pėrkushtim ky qė nga antika. Po, pėr dallim nga Diogjeni qė kėtė njeri e kėrkon me llampė, Albina e kėrkon me vargje.;"S'do tė lodhem/ duke tė kėrkuar/ nė ikje,nė ardhje/ nėn kėmbė a/ mbi kokė, kudoqoftė/ (poezia "Mė duhet", faqe 13)
Ky pėrbetim poetik bėhet sepse autorja nė kėtė rast apo edhe personazhi lirik i kėsaj poezie, ėshtė i mbushur pėrplot me heshtjen e mbarsur nėpėr vite e me vite. Prej nga del edhe vetė titulli i pėrmbledhjes "Heshtje e mbarsur". Heshtja, nė tė gjitha kuptimet e deritashme ėshtė mbyllje e gojės, mosshqiptim i asaj qė ndjen, rrudhje gjuhėsh e krahėsh pėr atė qė sheh, qė vrojton. Por, nė rastin e kėsaj poezia, ajo i kapėrcen tė gjitha kėto kufizime.Shėndrrohet jo vetėm nė heshtje qė flet po, edhe nė mbarsje nga heshtja e deritashme. Nga tė pathėnat qė vlojnė pėrbrenda e, qė autorja ka nevojė t'i ekspozojė nė sipėrfaqe. Anise, asnjėherė nuk ėshtė lehtė tė arrihet caku i kėtij lajtmotivi:Njeriu, pėr ē'gjė autorja ėshtė e vetėdijshme:"Nuk ėshtė lehtė tė arrish te NJERIU/ edhe kur era/ ka kahjen e udhėtimit tėnd".

Optimizmi i saj nuk fshehet, thuhet troē, pėrkundėr gjitha peripetive drejt kėtij udhėtimi jetėsor - ekzistencial qė, nė libėr na portretohet si udhėtim poetik, sidomos pėrmes poezisė ""S'ka ē'mė bėn", sepse heroi lirik i kėtij libri ėshtė vetė jeta, ėshtė vetė lindja.

(Emri, jeta, hėna)
Boshti kurrizor i kėsaj pėrmbledhjeje, ėshtė padyshim cikli i dytė, "Kush mund ta lexojė deri nė fund". Mbase, jo nga fakti pse gjendet nė mes po, pse meditimi poetik merr mė shumė formė, merr mė shumė ngjyrė dhe shtjellon tema universale, tė cilat gjithsesi shtrihen nė po tė njejtėn hapėsirė qė quhet atdhe dhe qė ka tė njejtin popull dhe njeriun i cili synon pėrsosjen e tij si dhe pėrshtatjen me tė tjerėt qė e rrethojnė, duke tentuar pėr t'i ruajtur ngjyrat e veta, para se gjithash emrin.

Emri, jeta dhe hėna janė trinia tjetėr figurative e kėtij cikli dhe e kėtij libri qė, vė nė pah mė sė miri mjeshtrinė poetike tė poetes Albina A. Idrizi.
"Duke kėrkuar emrin tim" ėshtė poezia e parė e ciklit tė dytė, qė, nė njė mėnyrė shėnon edhe mėtimin e vazhdueshėm pėr ta ndėrtuar identitetin, jo vetėm poetik por, identitetin si popull.
Autorja edhe kur e sheh veten larg, tė tretur nė shkretėtirat e harresės, nuk ndalet. Ecėn. Madje edhe kur e sheh emrin tė shkruar nė rėrė apo dhe kur pluhuri i gjurmėve i bie pėr fytyrė. Ajo bredh dhe lufton me erėn sepse ėshtė e etur pėr jetė, pėr dashuri. Pėr ē'gjė edhe shtron njė pyetje shumė domethėnėse, qė nė vargun e parė tė poezisė tjetėr "Jeta" (faqe 26); "Athua kush mund ta lexojė deri nė fund/ pa u verbuar.

S'do mend, ndėr poezitė, qė lidhet po me jetėn, dhe qė del ndėr mė tė realizuarat e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė ajo me titull "Hulli". Kėtu, poetja, pėrmes gjuhės sė poezisė, nė njė mėnyrė paralajmėron atė unitetin global duke i respektuar dallimet e kėsaj bote;"Mijėra vija/ kryqėzohen nė rruzull/ puthen,pėrqafohen/ e secila e ruan ngjyrėn e vet". Unitet ky qė ėshtė edhe vizion i shekullit njėzetenjė, nėse mund tė arrihet po, edhe tė ruhet sipas shembullit tė kėsaj poezie ku, poetja/ pėrkatėsisht njeriu i kėtij rruzulli, prej secilės merr nga diēka dhe kėshtu rritet, dashuron, vuan, vdes po, edhe jeton. Jeta si e tillė ka edhe botėn e brendshme, intimetetet e veta, ato detaje qė edhe e bėjnė mė tėrheqėse, mė interesante, ndaj tė cilave, heroi lirik i poezisė sė Albinės provon suksesshėm tė hapet, duke u shprehur shlrishėm, pėrmes njė poetike shumė tė pėrmbledhur dhe tė kursyer.

Rezultat i kėsaj shprehjeje pėrmes sė cilės, nė njė masė aq sa dėshiron vetė poetja, shpaloset kjo botė intime, ėshtė figura e hėnės, njė figurė qė sot e kėsaj dite provokon dhe lė pa gjumė krijuesit, duke e parė dhe vrojtuar secili nė mėnyrėn e vet. Njėsoj edhe Albinė A. Idrizi,tek ecila, thellėsitė e kėsaj bote brendshme mbeten tė paprekura;"askush s'ia doli/tė prekė thellėsinė time", ("Fjalė fejese", faqe 30). Prandaj, edhe monologu i saj me hėnėn tek poezia "Ti hėnė", thuaja mė e realizuara artistikisht e krejt kėsaj pėrmbledhjeje, del aq i natyrshėm, aq i thjeshtė sikur ta ketė hėnėn jo nė dhomė, jo nė sofėr po, nė shuplakė tė dorės tė cilėn po e paraqes tė plotė;

Ti hėnė
Di diēka pėr mua
Qė vetes kurrė s'ia thashė.
Ti hėnė,
Di gjuhėn e ofshamjeve tė mia
Edhe kur ato s'dėgjohen.
Ti hėnė
Di shumė pėr mua dhe
Prapė, gėrmon
Nė ėndrrat e mia


Kėsaj poezie, e cila shpesh edhe figurativisht pėrthehet dhe ndeshet me hėnėn, i pėrafrohet poezia pasuese "Nga dritarja", prej sė cilės, pėrveē tjerash edhe hėna duket mė e bukur. Por, ato befasitė poetike nė fund tė thuaja ēdo poezie tė Albinės, nuk i shpėton as kjo, pėrmes konstatimit pėrmbledhės dhe tė pakontestueshėm:"Nga dritarja/ Gjithmonė gėnjehemi.
Ndėr realizimet e sukseshme nė kėtė cikėl hyjnė edhe poezitė si "Nėnės", "Kukulla e fėmijėrisė" dhe "E drejtė imja" ku, autorja pėrmes figurash dhe shprehjesh poetike nga detaje intime tė kėsaj bote (dhe tė sajės natyrisht), ka arritur tė hapet krejt thjeshtė dhe tė jetė aq e afėrt dhe e pranueshme pėr lexuesin apo edhe pėr rrethin sė cilit i drejtohet;"E drejtė imja ėshtė/ tė qaj/ tė qesh/ tė ēmendem/ Tė shkararvis nė ditarin tim/ tė kushedisatin me radhė/ edhe lulet e ferrave qė mė dėbojnė/ edhe ferrat e luleve qė mė joshin.

Ky meditim poetik i Albinė A. Idrizit vazhdon tė shtrihet edhe nė ciklin e tretė tė kėsaj pėrmbledhjeje, titulluar "Kur jemi pezull", pėrmes sė cilės kemi reflekse tė reja, dhe realizime tė kėnaqshme poetike.
Pėrndryshe, nė tėrėsi pėrmbledhja "Heshtja e mbarsur", pėrveē ēiltėrisė nė tė shprehur, pėrcillet edhe me figuracion tė bollshėm poetik, me njė pėrdorim ndryshe tė figurave, pavarėsisht sa ato janė konsumuar edhe nga tė tjerėt. Tek poezia e Albinės, falė edhe pėrzgjedhjes sė shprehjes dhe fjalėve, ato duket krejt tė reja dhe, na prezentohen si gjetje tė saja. "Heshtja e mbarsur" lind me njė krijuese prej sė cilės me tė drejtė pritet mė shumė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara