HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Banka Botėrore bllokon Projektin e Jugut pėr shkak tė dhėndrit tė Berishės

-- nga TemA, 3 shkurt 2009

Banka Botėrore ka njoftuar pezullimin e financimit tė projektit pėr “Zhvillimin e Integruar tė Bregdetit tė Jugut” pas konstatimeve tė njė paneli hetimor se drejtuesit e kėtij projekti nė Shqipėri kanė keqpėrdorur misionin e projektit pėr interesa tė tyre dhe kanė hyrė nė konflikt me interesat e popullsisė vendase. Njoftimi ėshtė bėrė publik prej vetė Bankės dhe pritet mesi i shkurtit, kur Bordi i Drejtorėve nė Uashington do tė diskutojė mbi raportin e panelit hetimor dhe tė dėgjojė dhe njė raport hartuar nga drejtuesit lokalė tė projektit, qė drejtohet nga dhėndri i kryeministrit, Jamarbėr Malltezi.

Hetimi i Bankės Botėrore arrin nė pėrfundimin se projekti i saj, i parashikuar pėr tė mbrojtur zonėn bregdetare, u pėrdor pėr prishje selektive dhe se pas kėsaj ndėrhyrjeje qėndrojnė interesa konkrete korruptive. Sipas hetimeve tė bėra nga vetė Banka Botėrore, projekti i saj nė Jug tė Shqipėrisė ėshtė keqpėrdorur nga drejtuesit lokalė tė projektit, nė krye tė tė cilėve qėndron dhėndri i kryeministrit, Jamarbėr Malltezi. Raporti hetimor ngul kėmbė te prishja selektive, e ndodhur nė fshatin Jalė dhe pėrdorimin e policisė ndėrtimore prej drejtuesve lokalė tė kėtij projekti. Banka ka provuar se Jamarbėr Malltezi i ka ēuar njė letėr pėr prishje policisė ndėrtimore dhe e ka shoqėruar atė me fotografi ajrore tė banesave, bėrė me paratė e Bankės Botėrore.

Projekti, i cili kishte nisur para se PD tė vinte nė pushtet, pra qė nė vitin 2004, u kryesua pas vitit 2005 nga Jamarbėr Malltezi. Shumė fshatra turistikė, qė thuajse ishin dhėnė nga studimet pjesore nė zona tė tilla si Ksamili apo Saranda, u anashkaluan, kurse shumė biznesmenė vrapuan tė lobonin pranė drejtuesve tė projektit ose tė merrnin “kėshilla” nga studio ligjore, tė cilat kishin akses mbi drejtuesit e projektit.

Kjo histori korruptive e drejtimit tė projektit u kurorėzua me prishjet nė Jalė nė fillim tė vitit 2007, ku sipas gjithė gjasave, drejtuesit kombėtarė tė projektit kanė pasur interesat e tyre dhe kanė bėrė spastrimin e zonės pėr interesa selektive. Ata kanė dėmtuar rėndė pasuritė e banorėve tė zonės, tė cilėt ende nuk kanė marrė asnjė dėmshpėrblim.

Njė problem i dytė serioz nė kėtė histori ėshtė dhe pėrdorimi i kėtij projekti nga koordinatori i saj kombėtar, Jamarbėr Malltezi, pėr biznes privat. Ndėrsa projekti po shkonte drejt fundit, nė vjeshtėn e vitit tė shkuar Malltezi ka regjistruar njė kompani private, e cila ka objekt tė njėjtė me atė tė projektit.

Dokumenti tregon se mė datėn 7 tetor tė 2008, zoti Malltezi sė bashku me dy ortakė tė tjerė (Ardian Shehu, biznesmen dhe Lirim Selfo, ekspert i licencuar mjedisor), kanė themeluar kompaninė “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qėndrueshėm”. Objektivat dhe statuti i kėsaj kompanie private pėrputhen plotėsisht me objektivat e projektit tė financuar nga Banka Botėrore pėr bregdetin e jugut, projekt i cili nė Shqipėri dirigjohet direkt nga zoti Malltezi.

Objektivat e kompanisė private tė zotit Malltezi pėrputhen plotėsisht me objektivat e projektit tė Bankės Botėrore, i cili pėrcakton se “do tė sjellė njė zhvillim turistik dhe kulturor tė integruar, nė kujdesjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe tė vlerave kulturore. Plani do tė synojė planifikimin e investimeve nė zonat e piketuara duke respektuar rigorozisht standardet mjedisore dhe ato ndėrtimore”. Pėrputhja dhe ngjashmėritė nuk lėnė vend pėr koment!

Pra, ėshtė e qartė se, ndėrsa zoti Malltezi menaxhon projektin “Pėr Bregdetin” (i cili prokuron dhe paguan shėrbime konsulence dhe kompani zbatuese), dhe po zoti Malltezi ka hapur pikėrisht njė firmė private konsulence, ku njė prej ortakėve ėshtė pikėrisht pronar i njė firme, qė zbaton nė terren ndėrtime tė njė kategorie, qė pėrkon dhe me objektivat e projektit kombėtar. Vetėm nė dy vitet e fundit “Projekti pėr Bregdetin” ka sponsorizuar rreth katėr studime mjedisore pėr zona tė ndryshme, ndėrsa gjatė vitit 2009 pritet qė projekti tė lėvrojė qindra-mijėra euro tė tjera pėr studime tė vlerėsimit tė ndikimit nė mjedis.

Dhe ėshtė guxim i madh qė kėto parį tė shkojnė tek ortakėt e zotit Malltezi, tė cilėt janė dhe partnerė tė Bankės Botėrore, dhe ortakė me zotin Malltezi nė tė njėjtat biznese, qė financon Banka Botėrore.

Banka Botėrore: Tė shqetėsuar pėr gabimet nė projekt

Deklaratė e Bankės Botėrore pėr Projektin e Menaxhimit tė Integruar dhe Pastrimin e Bregdetit, Paneli i Inspektimit ka nxjerrė njė raport tė titulluar “Raporti i investigimit pėr projektin e financuar nga Banka Botėrore pėr Menaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Bregdetit nė Shqipėri”. Nė pėrgjigje tė kėtij raporti, grupi i menaxherėve tė Bankės Botėrore ka pėrgatitur njė material, tė cilin ia ka dėrguar Bordit tė Drejtorėve Ekzekutivė tė Bankės Botėrore pėr ta marre nė shqyrtim dhe konsideratė.

Banka Botėrore nuk mund tė komentojė mė tej, derisa Bordi i Drejtorėve Ekzekutive tė mblidhet dhe tė diskutojė raportin, si dhe pėrgjigjen e grupit tė menaxherėve. Takimi i Bordit parashikohet tė mbahet nė mes tė muajit shkurt, dhe pas kėtij takimi, raporti i pėrgatitur nga Paneli i Inspektimit dhe raporti i Grupit tė Menaxhereve do tė bėhen publikė nė shqip dhe nė anglisht.

Megjithatė, pėr momentin, mund tė themi se janė bėrė gabime nė projekt dhe se po merren aktivisht nė konsideratė mėnyrat e trajtimit tė dėmit tė mundshėm tė atyre qė janė prekur.

Banka Botėrore shqetėsohet pėr gabimet e bėra nė kuadėr tė kėtij projekti nga grupi i menaxherėve tė Bankės Botėrore dhe stafi. Nė pėrputhje me procedurat e brendshme, Banka ėshtė duke shqyrtuar veprimet e stafit tė vet dhe, nėse do tė jetė e nevojshme, do tė marrė masat e duhura.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara