HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Obama, SHBA dhe bota


-- nga Timothy Garton Ash, “The Guardian”

Presidentja e 47 e dha zotimin nė njė ditė tė ngrohtė pėr muajin janar. Presidentja, Gloria Evangelista, presidentja e parė hispanike dhe gruaja e dytė presidente e SHBA, u zotua mbi njė Bibėl nė gjuhėn spanjolle tė mbajtur nga bashkėshorti i saj, Victor Chu. Kundėrshtitė rreth kontratave tė pasura tė lobimit pėr kompanitė kineze u harruan pėrkohėsisht. Ish-presidenti, Barack Obama, flokėt e tij tė thinjura qė nga muajt e fundit traumatikė tė mandatit tė tij, nė zyrė, qėndronte duke shikuar, i futur nė mes tė paraardhėsit tė tij republikan, George Bush, dhe pasardhėses Kitty McFarlane.

Barack Obama Moti i ēuditshėm nė kėtė 20 janar tė vitit 2025 iu atribuua nga shumica e efektit tė ngrohjes globale, tė cilėn administrata e Obamės pa sukses kishte provuar ta ngadalėsonte. Gjatė fjalimit tė saj inaugurues, tė thėnė pjesėrisht nė anglisht dhe pjesėrisht nė spanjisht, presidentja Evangelista i dha falėnderime tė plota partneritetit strategjik kinez-amerikan i njohur si G2.

Aq shumė ėshtė thėnė pėr ditėn “historike” tė inaugurimit tė Obamės nė historinė e shpejtė amerikane, por ne gjithashtu duhet ta shikojmė nė perspektivėn e tė ardhmes sė mundshme. Sipas tė dhėnave tė fundit tė vetė Kėshillit tė Inteligjencės Kombėtare tė SHBA, “deri nė vitin 2025 sistemi ndėrkombėtar do tė jetė global dhe multipolar, ku hapėsirat nė mes tė fuqisė kombėtare tė shteteve tė zhvilluara dhe atyre nė zhvillim do tė vazhdojnė tė ngushtohen.” Kjo nuk do tė thotė se Amerika do tė bjerė; vetėm se tė tjerėt do tė vazhdojnė tė ngrihen.

Nė njė fjalim, i cili ishte shumė i mirė, por jo si u quajt, madhėshtor lincolnian, presidenti Obama i foli edhe shtetit tė vet, edhe botės. Besoj se ai pati sukses retorikisht dhe mund tė ketė sukses posaēėrisht me audiencėn e parė, pavarėsisht nga vėshtirėsitė e kėtyre kohėve, por nuk jam aq i sigurt pėr tė dytėn. Nė fakt, ekziston njė tension qė mezi vėrehet nė dallimin se si Obama i flet Amerikės, si flet nė emėr tė saj dhe pėr tė, dhe nė mėnyrėn se si ai i flet botės dhe si flet pėr botėn.

Tema madhėshtore e tėrė jetės sė tij deri nė kėtė moment, pėrfshirė literaturėn, tė cilėn ne e dimė se e ka lexuar mė intensivisht, vetė librin e tij (“Ėndrrat nga Babai im”) dhe fjalimi i tij mė i miri deri tani (ai nė Filadelfia mbi “racėn”), ėshtė pėrzierja e identiteteve tė shumėfishta nė Amerikė, tė cilat mė nė fund do tė bėhen njė me veten. Ai jo vetėm qė ėshtė, por e prezanton veten si apoteozė tė Ėndrrės Amerikane. Ai premton jo vetėm tė kapėrcejė, mė nė fund, kontradiktėn themelore tė SHBA mes lirisė dhe skllavėrisė, por gjithashtu tė pėrgatitė Amerikėn pėr njė rend tė ri tė diversitetit etnik.

Ai mund tė gjejė gjuhėn qė tė zgjojė kėtė pėrzierje tė tė qenit sė bashku dhe tė qenit njė. Me kohė, besoj se kjo ndjenjė e njė “ne” gjithėpėrfshirėse mund tė lirojė energji tė mėdha mes atyre mė pak tė privilegjuarve tė shoqėrisė amerikane.

Rindėrtimi i Amerikės? Po, ai mund ta bėjė. Asgjė nė tė ardhmen nuk ėshtė e sigurt, pos vdekjes dhe taksave, por ai ka njė shans, posaēėrisht nėse i jepet mandati i dytė. Por, riformimi i botės nėn udhėheqėsinė e ripėrtėrirė amerikane? Kėtu jam mė skeptik. Gjėrat me siguri do tė jenė mė mirė se tetė vitet e fundit. Kjo nuk ėshtė e vėshtirė.

Obama nxori shumė nota, tė cilat bota dėshiron t'i dėgjojė nga Uashingtoni, dhe i bėri me njė hir karakteristik. Ai foli pėr disa prioritete: mposhtja e zgjerimit nuklear dhe ndryshimi klimatik, dhėnia e kontributit mė tė madh nė zhvillimin e “shteteve tė varfra”. Ai i dėrgoi njė ofertė speciale “botės myslimane”: njė mėnyrė tė re pėrpara, “tė bazuar nė interes dhe respekt tė pėrbashkėt”.

Pasazhi kryesor ishte ky: “Prandaj, pėr tė gjithė popujt dhe qeveritė, tė cilat po shikojnė sot nga kryeqytetet mė tė mėdha e deri te fshati i vogėl, ku lindi babai im, dijeni se Amerika ėshtė mik i secilit komb dhe secilit burrė, grua dhe fėmijė, tė cilėt kėrkojnė tė ardhme me paqe dhe dinjitet, ne jemi tė gatshėm tė udhėheqim edhe njė herė.” Gjėra tė mrekullueshme, por kleēka vjen nė fund.

Amerika mund tė jetė e gatshme tė udhėheqė “edhe njėherė”, por si i bėhet, nėse bota nuk ėshtė mė e gatshme tė pasojė? Si i bėhet, nėse beson se Amerika ka humbur shumicėn e sė drejtės sė saj morale qė tė udhėheqė gjatė tetė viteve tė fundit, e as nuk e ka fuqinė qė e ka pasur dhe kėshtu jemi duke shkuar kah njė sistem global multipolar, ashtu si parashikon vetė Kėshilli Kombėtar i Inteligjencės sė Uashingtonit?

Ja, pra, ku ėshtė tensioni mes vizionit tė udhėheqėsisė sė ringjallur kenediane amerikane nė botėn, tė cilėn ia shpalos shtetit tė vet, dhe atė qė pjesa tjetėr e botės dėshiron ta dėgjojė apo ėshtė e gatshme tė pranojė. Njė tension, e pėrsėris, jo njė kontradiktė. Se si tė do ta menaxhojė kėtė tension, do tė jetė edhe njė nga shumė sfidat komplekse, me tė cilat pėrballet ky mjeshtėr i kompleksitetit ende rinor.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara