HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kulla e rrėnuar e Kryeministrit

-- nga Vladimir Karaj, 17 shkurt 2009

E harruar nga tė zotėt, kulla e Berishėve nė Vuēitol nuk ėshtė harruar nga vizitorėt. Familja e Sylejmanit pret e pėrcjell dhjetėra persona nė ditė.

Sali Berisha duket se nuk e ka dashur kullėn e tij nė Vuēitol, tė cilėn e ka lėnė prej vitesh nė mėshirė tė fatit dhe kohės qė kalb trarėt dhe rrėzon gurėt, ndėrsa ai vetė thotė se po ndėrton tė ardhmen pėr Shqipėrinė. Ndėrtesa me numėr 259, me frėngji qė shohin nga shpatet e Shkėlzenit, ndodhet nė mesin e rrugės nga Tropoja pėr nė Kosovė. Numri duket ende nė portėn katit tė dytė, i shkruar me bojė tė kuqe, ndėrsa nė katin e parė, nė vend tė portės duket njė e ēarė nė mur. Pjesa mė e madhe e shtėpisė ėshtė sot e rrėnuar dhe prej vitesh shėrben vetėm si stallė lopėsh. Sylejman Pitomina (Berisha), qė kujdeset tani pėr tė dhe shtėpinė ngjitur, thotė se aty mbėrrijnė dhjetėra vizitorė nga Kosova dhe pjesė tė tjera tė Shqipėrisė, por i vetmi rregullim qė i ėshtė bėrė kullės, tė cilės kujdestarėt nuk ia dinė moshėn, ėshtė pllaka qė njofton se ajo qe pėr njė kohė bazė e UĒK-sė.

Kulla e Berishėve
Kulla e Berishėve nė Vuēitol tė Tropojės.
Ajo ėshtė ndėrtesa me numėr 259.
Nė kohėn e luftės nė Kosovė ka shėrbyer si bazė e UĒK-sė.

Rrėnimi

Kulla 259 duket meniėherė sapo ke marrėw kthesėn dhe ke hyrė nė Vuēidol, pėrballė faqes sė zbardhur nga dėbora nė Shkėlzen. Nga rruga mund tė shohėrsh vetėm pjesėn e shembur tė saj, njė mori gurėsh tė rėnė dhe trarėsh tė kalbur. Ndalojmė para portės sė parė dhe ndėrsa dėgjojmė jo fort qartė tingujt e njė radioje, thėrrasim njerėzit, qė duhet tė jenė brenda. Por pas 3-4 minutash jemi nė tė njėjtin vend, duke fėrkuar duart me njėra-tjetrėn prej tė ftohtit dhe pa marrė pėrgjigje. Pasi i kemi humbur shpresat se nga ajo anė do tė na dėgjojnė, hyjmė pėrmes njė rrugice, pėr t'i dalė shtėpisė nga krahu tjetėr dhe mė nė fund shohim dikė qė krasit hardhinė nė kullėn qė ndodhet nė krahun e epėrm.

Kulla e Berishėve "Kjo ėshtė shtėpia e kiyeministrit?", - pyesim, por burri na sheh me njėfarė dyshimi dhe vonon tė kthejė pėrgjigje. "Po", thotė ai pas pak, gjithnjė duke parė me vėrejtje. Ne duam tė dimė se kush kujdeset pėr kullėn, por ai na duket se s'ka qejf tė flasė, ndėrsa na tregon me dorė dhe me kokė drejtimin pėr nga duhet tė marrim qė tė takojmė njerėzit.

Njė fėmijė na ndihmon tė thėrrasim para portės sė dytė dhe njė pusi tė braktisur, ku ēikriku ėshtė tashmė vetėm njė relikte. Njė minutė mė vonė nga dera e katit pėrdhes vjen Sylejmani. "Urdhėroni", - thotė ai, ndėrsa na fton tė kalojmė njė deriēkė tė bėrė me dėrrasa tė vjetra dhe na jep leje pėr tė fotografuar. "Kėtu vijnė shumė vizitorė dhe nuk na shqetėsojnė", shpjegon Sylejmani 50 vjeē, ndėrsa na tregon hyrjen e kullės. Ka mė shumė se tre vjet qė pėr shtėpinė e Berishės dhe atė tė xhaxhait tė tij, kujdeset Sylejmani dhe familja e tij. "Ata na kanė lėnė tokėn dhe kullat", shpjegon e shoqja, ndėrsa ka sjellė nė oborrin e shtėpisė lopėt. Si kemi marrė leje nga i zoti i shtėpisė, Xhevdeti, njė djalė tek tė 20-at, nip i Sylejmanit, na shoqėron brenda nė kullėn nė rrėnim e sipėr, aq sa ke frikė se gurėt e saj tė mėrzitur nga tė qėndruarit nė muret e moēėm do tė shembeshin pikėrisht nė atė ēast.

Kulla e Berishėve As Xhevdeti, shumė i ri dhe as Sylejmani, xhaxhai i tij qė i ndihmon tė shoqes tė na sjellė njė palė shkallė pėr t'u ngjitur nė katin e dytė tė ndėrtesės, nuk dinė tė thonė se cila ka qenė dhoma nė tė cilėn ka fjetur njeriu, qė ka drejtuar pėr njė dekadė Shqipėrinė, herė si president e herė si kryeministėr. Kėshtu qė ne i fotografojmė tė katėrta odat e sipėrme. Tė katėrta janė me oxhak dhe Sylejmani qė ėshtė ngjitur menjėherė pas nesh, na shpjegon pėrse kanė shėrbyer atėherė kur kulla ende kishte pasur njerėz. "Kjo ėshtė oda e miqve", thotė ai, duke na treguar atė qė ndodhej nė tė djathtė tė ndėrtesės e me pamje nga rruga e nga mali i Shkėlzenit, ndėrsa ne pėrpiqemi me sy tė gjejmė ndonjė shenjė se ndėrtesa ka shėrbyer edhe pėr tė jetuar njerėz, dhe diku gjejmė blozė nė oxhaqet gjysmė tė shembur.

Sylejmani tregon me radhė odėn e grave, atė tė gjumit, tė gjitha tani tė shtruara me kashtė, me dėrrasa tė kalbura nga uji qė hyn pa ndonjė pengesė nga ēatia me tjegulla tė thyera. E harruar nga tė zotėt, kulla e Berishėve nė Vuēitol nuk ėshtė harruar nga vizitorėt. Jo rrallė, familja e Sylejmanit ėshtė e detyruar tė presė e tė pėrcjellė ndonjėherė edhe dhjetėra persona nė ditė. "Pjesa mė e madhe vijnė nga Kosova", na tregon Sylejmani, qė shpjegon se ndonjėherė kur vizitorėt janė tė shumtė, ai detyrohet tė mos i lėrė punėt dhe tė mos i hapė dyert.

Kulla e Berishėve Shumica e njerėzve qė vijnė nė kullė zgjedhin verėn pėr ta vizituar atė, por e shoqja e Sylejmanit thotė se kjo nuk ėshtė koha mė e mirė. Nė fakt, njerėzit mund tė vijnė kur tė duan kėtu, por nė verė ata zor se do tė gjejnė njeri pėr tė hapur dyert. Pjesa mė e madhe e vuēitolasve shkojnė tė verojnė nė bjeshkė. "Pak njerėz mbeten nėpėr shtėpi, pasi pjesa mė e madhe marrin bagėtitė e plaēkat dhe vendosen nė mal, - tregon ajo, - dhe portat, qė tani nė dimėr i lėmė hapur, por nė verė janė tė mbyllura". Familja thotė se pjesa mė e madhe e fshatit nis tė verojė diku nga mesi i muajit maj dhe kthehet prej andej nė fillim tė shtatorit. "Kthimi bėhet gjithmonė mes datave 1 dhe 15 shtator, se thonė qė pas kėsaj bjeshka bėhet e pa-besė", shpjegon Xhevdeti.

Kumbaria

Ndėrsa flet jo pa krenari pėr lidhjen e kumbarisė me familjen e kryeministrit, nuk beson se kulla do tė mund tė mbajė edhe pėr shumė kohė. "Ēatia ėshtė gati nė tė rėnė", shpjegon ai, duke ngritur kokėn lart. Ai vetė mban mbiemrin Pitomina, por thotė se ėshtė Berishė dhe se ka qenė babai i tij, ai qė i ka prerė pėr herė tė parė flokėt njeriut, i cili mė pas u bė president dhe kryeministėr i vendit. Sylejmani nuk ka kujtime fėmijėrie nga kryeministri. "Unė kam qenė mė i vogėl", thotė ai, duke shpjeguar se Berisha kishte ikur herėt prej aty, pėr tė vazhduar shkollėn dhe pėr t'u kthyer vetėm rrallė.

Kulla e Berishėve Madje, qė prej vitit qė Sylejmani ėshtė vendosur nė shtėpitė e Berishėve, pasi djali i xhaxhait tė kryeministrit i la ato pėr tė shkuar nė Tiranė, Berisha nuk ka qenė mė aty, edhe pse nė atė vend ka ende tė afėrm. "Gjyshi e takonte kryeministrin. Shkonte nė Tiranė dhe e takonte", thotė Xhevdeti, ndėrsa as ai as tė tjerėt nga shtėpia e kumbarit nuk duket se kanė parė ndonjėherė nga afėr Berishėn, pėr tė cilin votojnė, edhe pse shumė tė varfėr pėr tė qenė tė kėnaqur me qeverisjen e tij. "Ai drejton gjithė Shqipėrinė, jo vetėm Tropojėn", e justitikon Xhevdeti "braktisjen" e Vuēitolit, me shtėpitė e varfra dhe kulla nė rrėnim e sipėr nga kryeministri.

Pasi i kemi rėnė edhe njė herė rreth e rrotull ndėrtesės qė po shembet, Sylejmani na fton nė kullėn e tij, qė ėshtė ngjitur me atė ku ka lindur Berisha. Ndėrtesa e dytė ėshtė mė e mbajtur, por edhc ajo mjaft e vjetėr. Kėtu na sjellin kafenė, qė ėshtė mjaftueshėm si pretekst, qė e shoqja e Sylejmanit tė na kujtojė se sa keq kishim qenė dikur, kur edhe kafeja ishte me racion dhe ruhej me kujdes tė veēantė. Por edhe tani gjėrat nuk duket se shkojnė mirė.

Vuēitolasit, siē na thonė, merren pėrgjithėsisht me blegtori, por edhe pse u duhet tė bredhin dhe tė copėtohen pas lopėve, qė siē i ankohet gruaja e Sylejmanit "janė bėrė si tė ēmendura", zor se nxjerrin ndonjė fitim prej tyre. Ata nuk gjejnė treg pėr bulmetin dhe mishin, madje siē thonė edhe turshitė kanė filluar t'i blejnė nė Kosovė. Megjithatė, njerėzit kėtu nuk ankohen shumė pėr kėtė. Ata janė tė kėnaqur me ujėsjellėsin qė i ka shpėtuar nga angaria e tė mbajturit ujė dhe gjithashtu thonė se i gėzohen tregtisė sė boronicave, qė shitehn mjaft shtrenjtė dhe mblidhen nė bjeshkė.

Nė odėn ku na presin ka jetuar familja e xhaxhait tė kryeministrit dhe kėtu ka njė shenjė tė fundit tė lidhur me tė. Njė orė me qostek dhe njė palė tespihe, qė siē thotė zonja e shtėpisė, janė varur aty nga ai pesė ditė para se tė vdiste, kėtu e 20 vite mė parė, pėr tė mos u hequr mė nga muri. Por kjo, sipas Sylejmanit, nuk ėshtė e vetmja shenjė qė i lidh ata me kryeministrin. Vetė 50-vjeēari thotė se mes dy familjeve ka pasur gjithmonė lidhje kumbarie. Ai vetė ka pasur pėr nun xhaxhanė e Berishės, dhe sipas tij, familjet kanė shkėmbyer herė pas here kumbarėt me njėra-tjetrėn.

Mirėpo edhe pse thonė se janė Berishė, Sylejmani dhe Xhevdeti, qė ky i fundit sapo ka mbaruar tė mesmen dhe pret tė fillojė njė shkollė tė lartė, nuk mbajnė tė njėjtin mbiemėr me kryeministrin. "Ishte gjyshi qė e ndėrroi mbiemrin nė fillim tė viteve 90-tė", tregon Xhevdeti. Ai thotė se atėherė familja u nda pėr tė marrė asistencė ekonomike dhe ata ende nuk kanė vendosur nėse duhet tė rimarrin mbiemrin e hershėm. "Tė shohim njė herė sesi do tė dalin zgjedhjet e ardhshme", bėn shaka dhe qesh Xhevdeti, kure pyesim nėse familja do rimarrė mbiemrin Berisha.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara