HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zoti Balla, ju kėrkova thjesht tė thoni tė vėrtetėn!

Vili Minarolli -- nga Vili Minarolli, 05.02.2009

Letėr publike deputetit tė Kuvendit, z. Taulant Balla

ZOTI DEPUTET,
Ju dhe unė kemi disa kohė qė debatojmė. Ju me deklarata nė media dhe nga foltorja e Kuvendit, unė nėpėrmjet institucioneve, Komisionit tė Jashtėm dhe grupit parlamentar tė PS. Ju pėr qėllime politike, megjithėse unė kam gati katėr vjet i shkėputur nga politika dhe i rikthyer nė Shėrbimin e Jashtėm, unė me qėllimin dashamirės, t'ju orientoj drejt sė vėrtetės dhe besueshmėrisė.

Kam folur mė shumė se dhjetė vjet nė atė foltore, ku ju sapo keni filluar, me parimin qė politika ka moral, ndershmėri, etikė dhe tolerancė. E vėrteta, besueshmėria tė mbajnė gjatė nė politikė. Ju siguroj qė kėto rregulla i kanė zbatuar shumė nga kolegėt e grupit ku bėni pjesė. Mbaj mend qė nė politikė ju rekomandoi njė politikan qė e respektoj si tė tillė. Por kėto rekomandime, disa dalin edhe false. Unė psh., rekomandova disa ish-diplomatė karriere qė tė punonin nė stafin tim, por me ndonjė edhe dėshtova dhe u detyrova tė kėrkoja largimin nga misioni, se ishte i korruptuar. Jam i sigurt qė edhe ish-drejtuesi juaj i parė ėshtė i zhgėnjyer me ndonjė.

Asnjė nuk ėshtė zotėrues i sė vėrtetės. Ne kėrkojmė tė marrim informacione, por ka edhe prej atyre vullnetarėve qė e servirin ashtu siē na pėlqen neve tė jetė, pra jo gjithnjė i mbėshtetur nė fakte tė vėrteta. Dua edhe unė tė mė mirėkuptoni pėr tė sqaruar kėtė radhė jo indirekt, siē bėra mė parė, nga dėshira pėr t'ju ndihmuar, qė tė sqaroj disa nga ato qė ju i paraqitėt publikisht dhe qė unė mendoj se ju kanė keqinformuar:

1. Keni shumė tė drejtė, kur thatė se ka rėnie buxheti tė shtetit nga tė ardhurat e shėrbimit konsullor nė ambasadėn shqiptare nė Athinė. Ju thatė qė shkaku ėshtė i pėrvetėsimit tė tė ardhurave tė buxhetit nga stafi diplomatik apo titullari. Nuk ka asnjė mekanizėm veē asaj qė tė grabitet banka ku paguhen taksat pėr shėrbimet konsullore, sepse ka mbi njė vit qė asgjė nuk paguhet nė ambasadė. Jua kam renditur arsyet e rėnies tė tė ardhurave dhe mund tė them, qė kėto janė rezultate tė marrėdhėnieve shumė tė mira, qė ekzistojnė midis dy vendeve. Arsyet i kam renditur nė letrėn drejtuar grupit parlamentar tė PS.

Taulant Balla Grupit parlamentar tė PS
Para disa ditėsh, deputeti T. Balla, nė njė deklarim tha qė nė ambasadėn shqiptare nė Athinė janė pėrvetėsuar disa milionė euro nga buxheti i shtetit. Unė e konsideroj njė akuzė tė drejtpėrdrejtė ndaj personit tim si titullari i pėrfaqėsisė. Unė pėrfaqėsoj shtetin shqiptar, pra edhe juve, por jam i ndėrgjegjshėm se edhe ju, mė shumė se kushdo tjetėr, keni tė drejtė tė kėrkoni llogari.

Unė prita qė MPJ tė sqaronte tė vėrtetėn, por justifikimi i tyre ishte shumė i manget dhe sipėrfaqėsor. Unė po ju sqaroj se si qėndron e vėrteta e pakėsimit tė tė ardhurave nė sektorin konsullor tė ambasadės.
1. Nė vitin e parė tė punės time, 2006, bėheshin mesatarisht 200-250 aplikime pėr pasaporta, secila me 80 euro dhe nė rastet e persėritjes tė pajisjes me pasaportė, para pėrfundimit tė afatit, me shumėn e 160 eurove, ndėrsa nė vitin 2008 mesatarisht 1-2 aplikime tė tilla. Tarifat e legalizimeve nga 30 euro nė vitln 2005, u bėnė tė gjitha me 20 euro gjatė viteve nė vazhdim. Gjatė viteve 2003-2004 dhe gjysmės sė parė tė vitit 2005, shqiptarėt qė jetojnė e punojnė nė Greqi paguanin edhe pėr shėrbimin e shtyrjes sė pasaportės. Ju e dini qė pas dhjetorit tė vitit 2005, askush nuk qarkullon mė me pasaportat e tipit tė vjetėr.

Ėshtė logjike qė qytetarėt shqiptarė i morėn masat qė pas kėtij afati tė ishin pajisur me dokumentet e reja dhe stabilizimi i tyre me pasaporta tė reja me afat 10-vjeēar, uli fluksin e tė ardhurave nė buxhetin e shtetit. Nga ky pakėsim i punės nė mesin e vitit 2007 u mbyll sektori i veēantė, pėr aplikimin pėr pasaporta.

2. Kur u paraqita nė Komisionin e Jashtėm tė Kuvendit nė seancėn dėgjimore, nga njė ish-ministėr m'u tha qė tė punoja pėr zgjatjen e lejeve tė qėndrimit, qė atė kohė rinovoheshin ēdo gjashtė muaj. Mendimi i tij ishte shumė i drejtė se, pėrveē mundimeve fizike, shqiptarėve iu duhej tė paguanin shumė nė zyrėn tonė konsullore dhe akoma mė shumė nė administratėn burokratike greke. Nuk duhet harruar se shteti grek nė vitin 2005 nxori ligjin e legalizimit tė emigrantėve tė palegalizuar, duke iu dhėnė mundėsi qė tė provonin se deri nė vitin 2004 ndodheshin nė Greqi e mė pas tė pajiseshin me leje qėndrimi.

Viti 2004 dhe 2005 ka pasur njė fluks shumė tė madh tė emigranteve nė zyrat konsullore tė ambasadės shqiptare dhe konsullatat tona nė Greqi, pasi pėrfaqėsitė tona diplomatike kishin tė drejtė tė jepnin vėrtetime (tarifa ligjore ishte 30 euro pėr secilėn), qė kėta persona ishin nė Greqi gjatė vitit 2004. Vėrtetimet jepeshin mbi bazėn e vulave pėr shtyrjen e pasaportave, pėr tė cilat ata mund tė ishin paraqitur nė zyrat konsullore tė shtetit shqiptar dhe nė kėtė mėnyrė tėrthorazi provohej se ishin nė Greqi gjatė vitit 2004.

3. Pas zgjedhjeve lokale tė shkurtit 2007, si pasojė e zhurmės qė beri politika shqiptare pėr dyshimin pėr certifikatat, qė lėshonin zyrat e gjendjeve tona civile, MPJ e Greqisė, nė tė drejtėn qė i jepte edhe marrėveshja konsullore e vitit 1993, e kaloi pranimin e certifikatave shqiptare nė konsullatat e saj nė Shqipėri. Ishin mesatarisht 200 veprime qė bėheshin nė ditė dhe secila me njė tarifė prej 20 eurosh. Kėtė shėrbim tashmė e bėn ambasada greke nė Tiranė dhe konsullatat e saj nė Korēė e Gjirokastėr dhe me tarifa mė tė larta se ato tė shtetit shqiptar.

Ju bėj tė ditur qė nga fillimi i vitit 2008 nė zyrėn konsullore tė ambasadės nuk bėhet asnjė pagesė nė dorė, veē paraqitjes tė mandatit bankar, me vlerėn e shėrbimit. Kėshtu, nė qoftė se do ishte dėshira pėr tė thėnė njė tė vėrtetė, kėto tė dhėna mund tė merreshin tė sakta nė Drejtorinė e Financės tė MPJ.

Nė ambasadėn ku kėto tre vjet jam titullar, ka pasur korrupsion, qė e gjeta, por edhe qė e konstatova gjatė punės time.
Korrupsioni bėhet duke iu marrė emigrantėve veē tarifės shtetėrore, qė detyrimisht i kalon buxhetit, duke u bėrė dokumente nė kundėrshtim me ligjin, siē ėshtė prokura pa prezencėn e personit etj. Ju jeni nė dijeni (njė anėtar i grupit tuaj, M. Bello, ka bėrė dikur njė deklaratė nė parlament nė mbrojtje tė ambasadorit tė vendit tė tij, kur u godit nė detyrė nga njė diplomat, qė ambasadori e akuzoi dhe e denoncoi nė prokurori pėr falsifikim (fatkeqėsisht ky diplomat ėshtė ende nė MPJ)).

Zonja dhe zotėrinj deputetė,
1. Si njė ish-kolegu tuaj, tani si pėrfaqesuesi juaj, por edhe si qytetar me pėrgjegjėsi dhe detyrim moral, ju kėrkoj qė t'i referoheni fakteve, qė sigurisht nuk e keni vėshtirė t'i gjeni dhe nė rast se ato nuk janė njėsh me deklaratėn e deputetit Balla, kėrkoj qė ai tė bėjė sqarimet e duhura pėr opinionin publik. Nė rast se konstatimet tuaja mė fajėsojnė, pranoj ēdo pasojė morale dhe ligjore, qė rrjedhin prej tyre.

Nė qoftė se deputeti Balla nuk e gjykon tė arsyeshme kėtė veprim, duhet tė mė mirėkuptoni, pėrsėri jashtė politikės, unė ruaj tė drejtėn morale t'i drejtohem publikisht deputetit Balla dhe le tė jetė opinioni i gjerė gjykuesi i sė vėrtetės. Jam i sigurt qė kryetarja e grupit, ju ka njoftuar pėr kėtė letėr.

2. Jam i njė mendjeje me ju, kur thoni se nga ambasada janė larguar disa diplomatė. Shumica janė kthyer po si diplomatė nė MPJ, rutinė e punės nė shėrbimin e jashtėm, disa janė ngritur nė gradė dhe detyrė, por ka edhe prej tyre, qė janė larguar pėr arsye se nuk meritojnė tė punojnė nė shėrbimin e jashtėm, si tė korruptuar. Megjithatė, a keni ndonjė shembull tė njė diplomati tė larguar nga ambasada dhe nga MPJ nga ata qė pėrmendėt ju? Edhe njė mendim: mos i inkurajoni diplomatėt (e karrierės), qė tė keqpėrdoren duke ju dhėnė informacione tė shtrembra. Nesėr, kur ju tė jeni nė drejtim tė shėrbimit tė jashtėm (pse jo), do tė jeni i kompromentuar pa filluar punėn, me zyrtarė tė tillė.

Zoti Balla,
Nga reagimi qė bėtė ditėn e enjte nė Kuvend, kuptova se nuk i kishit mirėkuptuar pėrpjekjet e mija institucionale dhe dashamirėse. Unė nuk ju thashė se jam zotėrues i sė vėrtetės, ju thashė qė me ftohtėsi tė rishikoni edhe njėherė ato qė thatė. Unė kam pėrgjegjėsi ndaj miqve tė mi, qė me tė drejtė janė tė shqetėsuar nga ato qė dėgjuan nga ju. Prandaj ju kėrkova tė rishikoni deklaratat tuaja, ku cenohet kjo marrėdhėnie me miqtė e mi. Pėr mua nuk ka rėndėsi sesa elektorat shtoj duke thėnė tė pavėrteta pėr njė tjetėr. Kur isha deputet, pėrpiqesha tė isha korrekt edhe karshi atyre qė mendonin ndryshe nga unė.

Kur mora mandatet nga zgjedhėsit, asnjėherė nuk iu kisha premtuar se, kur tė shkoj nė Kuvend, do tė them tė pavėrteta pėr kundėrshtarėt politikė, gjė qė e besoj se edhe ju kėshtu keni bėrė. Disa nga kolegėt tuaj mė telefonuan dhe kėrkuan tė mė qetėsonin, qė tė mos ua vija veshin ēka thatė ju. Sinqerisht pėr vete jam shumė i qetė dhe jam i pėrkushtuar sė bashku me stafin qė drejtoj ta bėj punėn qė kam marrė pėrsipėr sa mė mirė. Gjithēka e bėra pėr t'Ju ndihmuar. Unė bėra detyrėn qė mė takon.
Zgjedhja tjetėr ėshtė juaja.
Pėrshėndetje tė sinqerta

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara