HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Enverėt e demokracisė

-- nga Vangjush Saro, 25.01.2009

Konflikti mė i fundit nė gjirin e (gjoja) tė djathtėve dhe qėndrimi arrogant ndaj deputetit Aleksandėr Biberaj, nuk ėshtė thjesht njė incident; pėrkundrazi, ai reflekton njė sėrė problematikash lėnguese.

Vendi e ka bėrė ndonjė hap pėrpara, pėr sa u takon disa reformave tėrėsore e tė diktuara, (qė shumica e sotme i ka realizuar nė akord me opozitėn). Por, nė shumė aspekte, e ashtuquajtura e djathtė nė pushtet, paraqitet si njė kastė qė lufton me fanatizėm pėr disa interesa tė pjesshme.

Analiza e disa prej kėtyre interesave, na bėn tė besojmė se ende nuk jemi ndarė nga e shkuara. Dhe, enverėt i kemi sėrish kėtej rrotull. Kėshtu, pėrballė ngrehinės sė problemeve tė shumta qė kalon vendi, pėrfshi presionet kundėr institucioneve tė pavarura dhe lėnien pezull tė dosjeve dhe, mė tej, tė turpeve si Gėrdeci, vazhdon tė lartohet kėshtjella e demagogjisė.

Mania pėr t'u mburrur, ka mbėrthyer kaq keq qeverinė dhe kreun e saj ish-komunist, sa edhe Kryeparlamentaren antikomuniste(!)

Siē pamė pėrpara disa ditėve nė TV, nė njė botim tė Kuvendit, nga rreth 50 fotografi, nė nja 41 tė tilla ishte vetėm spikerja. Nė shumė zyra tė administratės nuk gjen portretin e Presidentit tė vendit, siē e do puna dhe ligji, por atė tė kryeministrit(!) Janė tė shumta argumentet, qė vijnė nė akord me druajtjen pėr pėrsėritjen e sė shkuarės.

Si nė asnjė vend tjetėr, qė prej fillimit tė lėvizjes demokratike e deri mė sot, kur po bėhen gati 20 vjet pluralizėm, nė ballė tė reformave (!) janė po ato fytyra dhe po ata enverė tė demokracisė, qė u shfaqėn atėherė ca nga banjoja e Ramiz Alisė, ca nga qoshja e shurrosur e ish-Komitetit tė Partisė, tė tjerė nga dosjet e rėnda e tė papublikuara asnjėherė tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Dhe kur i aviten politikės e suksesit emra dhe personalitete tė reja, kėta ose pėrdoren si mos mė keq, ose flaken tutje me njėmijenjė mėnyra.

Jo, nuk kemi tė bėjmė me incidente, por me kriza tė herėpashershme. Dhe kriza e sotme ėshtė politike, ekonomike e sociale. Shumica e sotme po bėrtet me tė madhe pėr suksese ekonomike dhe investime pa fund. Por pėrgjithėsisht, ekonomia e kėtij vendi ėshtė njė gjė e rrėmujshme, pa fillim dhe pa mbarim; qė s'dihet ku shkon dhe ē'kėrkon.

Ekonomia e kėtij vendi, i pėrngjet atij tė dehurit qė ecėn nga tė mundet, duke u lėkundur. Ajo nuk ka pėrparėsi, zhvillohet nė mėnyrė rastėsore, iu vjen ndesh strategjive tė hartuara e tė miratuara nga po ata qė hera-herės i shkelin me kėmbė. Prodhimi vendas vazhdon tė mbetet nė minorancė dhe i painkurajuar.

Midis krahinave dhe qyteteve, ka shpėrpjesėtime tė papėrgjegjshme nė dhėnien e fondeve dhe nė krijimin e mundėsive pėr tė jetuar a mbijetuar. Po thuren legjenda nė lidhje me investimet e huaja.

E vėrteta ėshtė, qė qeveria ka hapur punė pėr kompanitė italiane; pėr tė rifituar kuotat e duhura nė prodhimin dhe tregun energjetik, ato do tė shfrytėzojnė territoret shqiptare "tė dhuruara", krahun e lirė tė punės, si dhe mungesėn e rregullave e tė monitorimit mjedisor.

Nga Karaburuni e Vlora nė Durrės dhe, prej kėtu, nė Lezhė, e gjithė hapėsira bregdetare dhe krejt Ultėsira Perėndimore, ėshtė vėnė nė dispozicion tė tė huajve, kryesisht shoqėrive italiane.

Merret me mend qė (mė e pakta) efektet negative pėr turizmin shqiptar do tė jenė tė pashmangshme. Gjithnjė nė atmosferėn e "punėve tė mėdha", janė hapur ca rrugė lart e poshtė, por shumica e tyre janė lėnė pėrgjysmė, kurse ndonjėra (si ajo Rrėshen - Kalimash) ėshtė tejet e pėrfolur pėr mungesėn e projektit dhe pėr koston marramendėse.

Pėr tė vėshtruar sa mė paanėsisht edhe nė raportet e pėrditshme me qytetarėt, tė cilėve iu premtuan mrekulli, duhet thėnė se kjo (gjoja) e djathtė ka pak - nė mos nuk ka fare - ndjeshmėri sociale. Ajo po bėn gati kėrkesėn qė Shqipėria tė marrė statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Evropian.

Por nuk dimė tė ketė ndonjė hapėsirė tjetėr tė kėtij kontinenti, ku mijėra fėmijė tė ngujohen pėr shkak tė veprimit tė njė kanuni mesjetar dhe tė pakundėrshtuar nga shteti.

Nuk dimė tė ketė ndonjė tjetėr hapėsirė tė kėtij kontinenti, ku tė mungojnė shkollat dhe tė vegjlit tė udhėtojnė dy orė nė ditė, apo mė shumė (vajtje - ardhje), sikundėr nuk kemi dėgjuar qė nė ēdo rrugė (tė kryeqytetit) e nė ēdo rreth a komunė tė shtetit, tė ketė njė universitet.

E vetmja luftė, deri diku "e justifikuar", e pushtetit tė sotėm, paēka se edhe kjo pėr interesa tejet tė pjesshme, ėshtė pėrkrahja (nė mėnyrėn mė kaotike) e tė ardhurve nga rrethet, ēka shpesh herė degjeneron nė njė trajtim tė tyre si militantė tė mundshėm. Pėr hir tė kėsaj mendėsie, u imponua ligji pėr legalizimet dhe u deformuan nė mėnyrėn mė tė turpshme parimet e shenjta pėr pronėn.

Kjo (gjoja) e djathtė e shndėrroi Komitetin Shtetėror tė Kthimit tė Pronave nė njė Agjenci, e cila kontrollohet nga qeveria dhe nga i plotfuqishmi ALUIZNI dhe ku, pėr shkak tė abuzimeve e luftėrave klanore, janė ndėrruar drejtorėt njėqind herė. E gjithė kjo veprimtari e paligjshme, tė kujton tė shkuarėn, tė kujton revolucionin komunist dhe faljen e tokave nga Enveri i asaj kohe.

Pėr t'i dhėnė penelatėn e fundit tablosė, do tė na hynte nė punė njė frazė e menēur - pothuaj groteske - e Mitrush Kutelit: "Kriza nuk qe shpallur fare, as me bujė, as me vulė..." (Net me pėrralla nė Fshatin e Qepėve). Gėnjejmė se nuk jemi nė krizė. Gėnjejmė se jemi ndarė nga e shkuara.

Gėnjejmė se jemi distancuar nga enverizmi. Disave nuk iu erdhi mirė qė para nja dy javėve, njė sondazh institucionesh me shumė pėrvojė, e rreshtoi vendin tonė mes demokracive hibride.

Ēirremi si kurrė ndonjėherė se po i ikim tranzicionit. Si? Me po ato mend qė e filluam? Me po ata politikanė qė bėnė karrierėn dhe fitimet e tyre nė kurriz tė Shqipėrisė? Kriza e djathtė - jo thjesht e vetėm kjo e sotmja, pėr shkak tė pėrplasjes me zotin Biberaj, sikundėr dje me Shehin apo mė pas me Ngjelėn - por ajo qė ka filluar qysh nė vitet '90, ishte njė gjė e tepėrt pėr qytetarėt e kėtij vendi.

Pasi qė kishin hequr aq keq prej autoritarizmit dhe enverizmit. "Nuk asht' e vėrtetė se ligjia mbas sė cilės janė zgjedhė deputetėt, nuk pėrmban asgja mbi kohėn e vjetėve". Ka thėnė Ndre Mjeda. (Bisedime tė Kėshillit Kombėtar, viti 1922.)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara