HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KKSHA-ja do tė nderojė me ēmime presidentin Bill Clinton dhe aktivistin e komunitetit Jim Xhema

[ English ]
NAAC-logo Ish-presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės William Jefferson Clinton dhe aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan Jim Xhema do tė nderohen me ēmime nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA/NAAC) nė darkėn vjetore tė ēmimeve tė kėsaj organizate, qė do tė mbahet mė 19 qershor, 2003 nė hotelin prestigjioz Regent Wall Street Hotel, bėhej e ditur nė njė deklaratė pėr shtyp qė KKSHA-ja lėshoi mė 24 prill 2003.

Bill Clinton KKSHA-ja do ta nderojė presidentin Clinton me ēmimin e “Duarve tė Shpresės” (Hands of Hope) pėr rolin e madh qė ai luajti nė ndalimin e spastrimit etnik gjatė krizės sė Kosovės nė vitin 1999 dhe pėr ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-s qė i dha fund shtypjes serbe ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė. Ndėrsa Xhema do tė marrė ēmimin “Lifetime Achievement” pėr arritjet e tij gjatė njė jete tepėr aktive duke u nderuar pėr pėrkushtimin e tij legjendar ndaj ēėshtjes shqiptare dhe pėr punėn e palodhur pėr pėrmirėsimin e jetesės sė shqiptarėve nė tė dyja anėt e Atlantikut.

Ēmimi “Duart e Shpresės” i jepet ēdo vit nga KKSHA-ja njė personi ose entiteti i cili ėshtė pėrpjekur tė sjellė paqe dhe tė mbrojė tė drejtat e njeriut nė Ballkan. Ndėr personalitetet qė KKSHA-ja ka nderuar me ēmime nė tė kaluarėn janė edhe Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, James P. Rubin, Bianca Jagger, Stan Dragoti, Mark Ledoux, Penny and David McCall.

Jim Xhema Nė vitin 1998, Serbia filloi njė fushatė shtetėrore terrori kundėr shqiptarėve nė Kosovė duke bėrė masakra ndaj popullatės civile, shkatėrruar shtėpitė e tyre dhe duke u angazhuar nė njė fushatė dhune. Qėllimi ishte spastrimi etnik i Kosovės nga popullata e saj vendase. Reth 1 milion shqiptarė etnikė u zhvendosėn gjatė kėsaj periudhe tė spastrimit etnik duke pėrbėrė kėshtu dėbimin mė tė madh nė Europė qysh prej Holokaustit. Mė shumė se 10.000 persona janė vrarė barbarisht ose janė zhdukur duke pėrfshirė shumė gra dhe fėmijė.

Presidenti Clinton drejtoi pėrpjekjet ndėrkombėtare duke bindur tė 19 anėtarėt e Aleancės sė NATO-s, Kongresin e SHBA-sė dhe publikun nė Amerikė dhe jashtė saj se ndėrhyrja ushtarake ishte e vetmja pėrgjigje kundėr fushatės sė dhunės sė ushtruar nga Milosheviēi ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė, e cila kėrkonte liri dhe pavarėsi. Pėrpjekjet e vazhdueshme tė Clintonit i dhanė frutet e tyre duke sjellė sulmin ajror 78-ditor tė NATO-s qė ēoi nė dėbimin e forcave kriminale tė Millosheviēit nga Kosova. Kjo gjė po ashtu mundėsoi kthimin e qindra mijėra tė zhvendosurve nė shtėpitė e tyre.

Nė planin e brendshėm, Presidenti Clinton prezantoi doktrinėn e Sovranitetit nė Politikėn e Jashtme tė SHBA-sė, duke ndjekur hapat a hedhura mė parė nga Presidenti Woodrow Wilson, i cili me pėrfshirjen e planit tė paqes pėr vetvendosje pėr grupet etnike nė Konferencėn e Paqes sė Parisit nė vitin 1919 luajti njė rol tepėr tė rėndėsishėm nė njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Ashtu si edhe paraardhėsi i tij i cili 90 vite mė parė arriti tė mėnjanonte zhdukjen e Shqipėrisė duke kundėrshtuar njė plan tė Britanisė, Francės, dhe Italisė pėr copėtimin e Shqipėrisė nga shtetet fqinje, Clinton qėndroi nė ballė tė pėrpjekjeve tė komunitetit ndėrkombėtar dhe luajti njė rol tė madh duke shpėtuar jetėn e popullisė sė Kosovės si dhe duke dhėnė njė mesazh tė fortė ndėrkombėtar qė genocidi dhe spastrimi etnik nuk do tė tolerohen nė shekullin XXI.

Ēmimi pėr arritje “Life Achievement Award” i jepet personave dhe entiteteve tė komunitetit shqiptaro-amerikan tė cilėt kanė dhėnė ndihmėn e tyre pėr mirėqėnien e shqiptarėve ne Ballkan dhe SHBA. Pėr shume vite, z. Xhema ka qėnė njė figurė e rėndėsishme nė komunitetin tonė dhe ka punuar nga afėr me shumė politikanė shqiptarė dhe amerikanė, sidomos me senatorin Mitch McConnell si dhe ish-senatorin Bob Dole, pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet ne Ballkan.

Darka vjetore e KKSHA-sė mbahet ēdo vit nė qershor pėr tė pėrkujtuar ēlirimin e Kosovės gati 4 vite mė parė.

-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga A. Alimehmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara