HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KKSHA-ja organizon forum publik me zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit Amerikan pėr tė diskutuar tė ardhmen e Kosovės

[ English ]
Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org Email: [email protected]
--
Pėr Shtyp: 12 Maj 2003 - Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900

Deklaratė pėr Shtyp

Washington DC, 12 maj, 2003: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lėshoi kėtė deklaratė pėr shtyp nė lidhje me forumin qė mbajti kohėt e fundit me zyrtarėt e departamentit tė Shtetit Amerikan ku u diskutua e ardhmja e Kosovės.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) mbajti forumin publik “E Ardhmja e Kosovės” mė 9 maj 2003 nė New York ku zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit Amerikan dhe publiku shkėmbyen mendime mbi qasjet politike ndaj tė ardhmes sė Kosovės si dhe shqyrtuan sfidat para sė cilave ndodhet Kosova sot, si ndėrtimi i institucioneve demokratike dhe tranzicioni drejtė ekonomisė sė tregut.

Folėsit kryesorė ishin Donald Braum, zėvendėsdrejtor pėr Kosovėn pranė Departamentit tė Shtetit Amerikan, dhe Joshua Black, zyrtar pėr Kosovėn pranė Departamentit tė Shtetit Amerikan. Forumi u drejtua nga kryetari i KKSHA-sė Richard S. Lukaj, ndėrsa kryetari i komunės sė Gjokavės, Aqif Shehu, qė ndodhet pėr vizitė nė ShBA, foli pėr situatėn nė qytetin qė ai drejton.

Duke iu referuar pėrparimit qė ėshtė arritur qysh prej pėrfundimit tė luftės gati 4 vjet mė parė, z. Braum tha se tashmė Kosova ka njė Asamble tė zgjedhur me vota tė lira, ka forcėn e saj policore dhe Trupat Mbrojtėse tė Kosovės qė pėrbėhet kryesisht nga ish-luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Mirėpo, zyrtari amerikan vuri menjėherė nė dukje se ende shumė ka mbetur pėr t’u bėrė nė mėnyrė qė tė arrihet progresi i dėshiruar.

“Institucionet nė Kosovė janė tė ngadalta; nė vend se tė mendojnė pėr ide, ato grinden”, tha z. Braum, duke shtuar se institcionet qeveritare duhet tė jenė mė aktive nė shqyrtimin e problemeve si papunėsia tepėr e lartė prej 70 pėr qind, kthimi i refugjatėve, mungesa e investimeve tė huaja dhe produktiviteti i ulėt.

E pėrbėrė kryesisht nga individė shqiptaro-amerikanė dhe analistė amerikanė tė interesuar nė tė ardhmen e Kosovės dhe ēėshtjeve shqiptare nė pėrgjithėsi, tė pranishmit e sfiduan qėndrimin zyrtar amerikan qė kėrkon plotėsimin e standarteve para nisjes sė diskutimit mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Siē dihet, ndėr listėn e standarteve qė kėrkohen tė plotėsohen para pėrcaktimit tė statusit afatgjatė tė Kosovės pėrfshihen edhe kthimi i refugjatėve, lėvizja lirshėm e minoriteteve, formimi i institucioneve demokratike, mbizotėrimi i rregullit dhe ligjit, etj.

Duke bėrė tė ditur se pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje pėr problemet e brendshme tė Kosovės dhe mbarė gadishullit, anėtari i Bordit Drejtues tė KKSHA-sė, Harry Bajraktari, nėnvizoi se njohja nga bashkėsia ndėrkombėtare e njė Kosove sovrane do t’i hapte rrugėn zhvillimit ekonomik dhe do tė sillte njė stabilitet rajonal tepėr tė nevojshėm.

Autori dhe gazetari Stephen Schwartz, artikujt e tė cilit janė botuar shpesh nėpėr revista dhe gazeta tepėr tė njohura, si “National Review” dhe “Weekly Standard”, shprehu shqetėsim ndaj faktit se edhe pse Kosova ndodhet nė Evropė populli i saj nuk ka ujė tė pijshėm, rrymė elektrike, shtypit vendor i kanoset rreziku i censurimit nga UNMIK-u, ndėrkohė qė mėsuesit kanė muaj qė nuk janė pagur – duke u detyruar kėshtu tė bėjnė edhe punė tė dyta jashtė profesionit tė tyre, si shitje nė tregun e hapur, ndėrtimtari, etj.

Z. Schwartz tha se ndenja duarkryq para kėtyre probleme mund tė shkaktjnė njė krizė sociale nė Kosovė.

Ēfarė do tė ndodhė, pyeti ai, nėse populli i Kosovės nuk duron tė jetojė mė pa ujė e pa drita e vendos tė dalė rrugėve, dhe atėherė mėsuesit – qė nuk paguhen aq sa duhet pėr tė pėrballuar jetesėn – u bashkohen atyre dhe UNMIK-u nė kundėrpėrgjigje tė pasqyrimit tė ngjarjeve vendos tė mbyllė shtypin e lirė?

Pjesėmarrės tė tjerė, si aktivisti i komunitetit Ahmet Zherka, sugjeruan se do tė jetė mė mirė sikur Kosova tė administrohet nga SHBA-tė dhe jo nga OKB-ja, sidomos kur merret parasysh se shumė anėtare tė saj me tė drejtė vote jo vetėm qė vazhdojnė tė jenė kundėr pavarėsisė sė Kosovės por edhe kundėrshtuan ndėrhyrjen amerikane pėr tė ēliruar Irakun nga regjimi diktatorial i Sadam Huseinit.

Nė pėrgjigje tė komenteve tė z. Zherka, Z. Black vuri nė dukje se e ardhmja e Kosovės ėshtė me institucioent evropiane, amerikane dhe botėrore, duke shtuar se pėr kėtė arsye edhe OKB-sė i takon tė luajė njė rol nė arritjen e kėtij qėllimi.

Duke theksuar se “shqiptarėt janė ndėr miqtė tanė mė tė mirė”, ai tha se pėrkrahja e shqiptarėve pėr ndėrhyrjen amerikane nė Irak ėshtė vėnė re edhe nga zyrtarė tė lartė nė Shtėpinė e Bardhė dhe Departamentin e Shtetit.

I mbajtur nė New York, ku ėshtė vendosur komuniteti mė i madh shqiptar nė Amerikė, ky forum i KKSHA-sė dėshmon vazhdimin e pėrpjekjeve tė organizatės pėr tė afruar komunitetin shqiptaro-amerikan me qeverinė amerikane dhe pėr t’u dhėnė atyre mundėsinė qė tė shkėmbejnė mendimet nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės. Forumi po ashtu ishte njė shembull i ndkimit pozitiv qė KKSHA-ja ka nė Washington, D.C. ndėrkohė qė nxjerr nė pah pėrpjekjet e kėsaj organizate pėr tė pėrmirėsuar tė ardhmen e tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) ėshtė njė organizatė jo pėrfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj pėrkrahjes sė ēėshtjeve shqiptare, promovimit tė paqes dhe zhvillimit ekonomik nė Ballkan pėr tė forcuar politikat demokratike, pėr tė inkurajuar respektin pėr tė drejtat e njeriut nėpėrmjet ofrimit tė programeve tė zhvillimit dhe edukative. Pėr mė shumė informacion mbi KKSHA-nė luteni tė vizitoni kėtė faqe Interneti: www.naac.org.

-- sent by A. Alimehmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara