HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KKSHA-ja pėrshėndet refuzimin e presidentit Moisiu pėr tė ratifikuar marrėveshjen ushtarake Shqipėri-Greqi

[ English ]
Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org - Email: [email protected]
--
Pėr Shtyp:12 Maj 2003 - Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900

Deklaratė pėr Shtyp

Washington DC, 12 maj, 2003: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lėshoi kėtė deklaratė pėr shtyp nė lidhje me refuzimin e presidentit Moisiu pėr tė firmosur ratifikimin e marrėveshjes ushtarake Shqipėri-Greqi pėr riparimin e bazės ushtarake tė Bishtit tė Pallės nė veri tė Durrėsit.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) pėrshėndet refuzimin e presidentit Alfred Moisiu pėr tė firmosur ratifikimin e marrėveshjes ushtarake Shqipėri-Greqi pėr Rindėrtimin e Bazės Ushtarake nė veri tė Durrėsit, shkruhej nė njė deklaratė zyrtare qė KKSHA-ja nxorri mė 12 maj, 2003.

KKSHA-ja e pėrkrah plotėsisht miqėsinė dhe bahskėpunimin e sinqertė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė. KKSHA-ja mendon se marrėdhėniet dypalėshe duhet tė bazohen nė parimet themelore tė ligjeve ndėrkombėtare, si pėr shembull tė barazisė dhe dinjitetit kombėtar, bashkekzistencės paqėsore, mbrojtjes sė tė drejtave tė minoriteteve nė secilin vend, etj.

KKSHA-ja vėren se qysh prej vitit 1987 presidentėt dhe parlamentet greke kanė refuzuar tė abrogojnė Ligjin e Statusit tė Luftės me Shqipėrinė, i miratuar nė vitin 1940. Nė njė takim me pėrfaqėsues tė KKSHA-sė nė New York, Ministri i Jashtėm Papandreu pranoi se Ligji i Statusit tė Luftės ekziston dhe se ai duhet tė anullohet e abrogohet nga parlamenti grek nė mėnyrė qė tė bėhet i pavlefshėm. Nė vazhdim, ai premtoi qė do tė punonte pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje dhe tė ēėshtjeve tė tjera qė nuk janė zgjidhur ende. Deklarata politike qė kryeministri shqiptar dhe ai grek kanė bėrė kohėt e fundit nė lidhje me “pavlefshmėrinė” e Ligjit tė Statusit tė Luftės nuk mjaftojnė pėr tė kapėrcyer pengesat e vėrteta ligjore dhe historike qė qėndrojnė nė rrugėn e bashkėpunimit tė vėrtetė ndėrmjet kėtyre dy vendeve.

KKSHA-ja mendon se si parakusht pėr thellimin e marrėdhėnieve ushtarake dypalėshe ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė nevojitet tė bėhet abrogimi i menjėhershėm dhe i pakushtėzuar i Ligjit tė vitit 1940 mbi Statusin e Luftės me Shqipėrinė, ndryshimi rrėnjėsor i doktrinės ushtarake greke qė e vendos Shqipėrinė Jugore nėn ombrellėn e mbrojtjes greke, si dhe zhdukja e qėndrimit shovinist dhe anti-shqiptar qė ka zėnė rrėnjė nė Ministrinė e Mbrojtjes Greke, sikurse ėshtė dėshmuar nė njė sėrė botimesh zyrtare.

KKSHA-ja i bėn thirrje parlamentit shqiptar qė tė pėrkrahė plotėsisht presidentin Moisiu nė veprimin e arsyeshėm dhe ligjor qė ai ndėrmorri kohėt e fundit.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) ėshtė njė organizatė jo pėrfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj pėrkrahjes sė ēėshtjeve shqiptare, promovimit tė paqes dhe zhvillimit ekonomik nė Ballkan pėr tė forcuar politikat demokratike, pėr tė inkurajuar respektin pėr tė drejtat e njeriut nėpėrmjet ofrimit tė programeve tė zhvillimit dhe edukative. Pėr mė shumė informacion mbi KKSHA-nė luteni tė vizitoni kėtė faqe Interneti: www.naac.org.

-- sent by A. Alimehmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara