HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KKSHA-ja dėshmon nė njė seancė dėgjimi tė Kongresit Amerikan mbi tė Ardhmen e Kosovės

[ English ]
Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org Email: [email protected]
---
Pėr Shtyp: 23 maj 2003
Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900

Deklaratė pėr Shtyp


Henry Hyde


Tom Lantos

Washington DC, 23 Maj, 2003: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lėshoi kėtė deklaratė pėr shtyp nė lidhje me seancėn e dėgjimit tė Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare qė u mbajt nė Kongresin Amerikan mė 21 maj 2003. Foto tė kėtij evenimenti mund t'i ofrohen medias sipas kėrkesės.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA/NAAC) dėshmoi para Kongresit Amerikan nė njė Seancė Dėgjimi tė organizuar nga Komiteti pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė quajtur "E Ardhmja e Kosovės", e cila u mbajt mė 21 maj 2003. Ambasadori William Walker, Anėtar i Nderit i KKSHA-sė dhe ish-Drejtor i Misionit tė OSBE-sė pėr Verifikim nė Kosovė sė bashku me Martin Vulaj, Drejtor Ekzekutiv i KKSHA-sė, pėrfaqėsuan pozicionin e KKSHA-sė nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės. Ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe bashkėshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi pėrfaqėsuan Ligėn Shqiptaro Amerikane (AACL).

Anėtarėt e panelit shqiptar: Vulaj, Walker, Cloyes, O'Brian

Dėshmitarė tė tjerė nė kėtė seancė dėgjimi ishin Zėvendėsndihmės Sekretarja pėr Europėn Jugore e Qendrore, Janet Bogue, pėrfaqesuese e Departamentit tė Shtetit Amerikan; Z. Jim O'Brian, Ish- Specialist Presidencial pėr Ballkanin dhe Kėshilltar i Lartė i Sekretares sė Shtetit Madeleine Albright; dhe Daniel Serwer, Drejtor i Nismės sė Ballkanit nė Institutin Amerikan pėr Paqe. Anėtarė tė Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare qė morėn pjesė nė kėtė seancė dėgjimi ishin Kongresisti Henry Hyde, Kryetar; Kongresistat Tom Lantos; Eliot Engel, Kryetar i Komitetit pėr Ēėshtjet Shqiptare; Christopher Smith; Dan Burton; Dana Rohrabacher, Nick Smith, Jo Ann Davis; dhe Kongresistja Betty McCollum.

Kryetari i Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, Kongresisti Henry Hyde hapi seancėn e dėgjimit duke paraqitur njė pėrmbledhje tė shkurtėr pėr situatėn aktuale nė Kosovė. Resoluta 1244 e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB) e qershorit tė vitit 1999, e cila krijoi edhe Misionin e OKB-sė nė Kosovė (UNMIK), e ka lėnė statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė pazgjidhur. Ende sot Kosova mbetet nėn mbrojtjen e OKB-sė me pėrafėrsisht 25,000 trupa nė rajon pėr ruajtjen e paqes. Niveli i papunėsisė ėshtė rritur mbi 60 pėr qind dhe ekziston shqetėsimi qė nėse nuk bėhet diēka pėr tė punėsuar popullin e Kosovės ( 50 pėr qind i sė cilės ėshtė i pėrbėrė me individė poshtė moshės 25 vjeēare), atėherė krimi i organizuar dhe dhuna do tė jenė mėnyrat e vetme pėr t'ju sjellė atyre mbijetesė.

Anėtarėt e Komitetit

Sipas Kongresistit Tom Lantos, stabilitetit afatgjatė nė Kosovė dhe rajon kėrkon mė shumė se ndihmė pėr tė rindėrtuar vendin, kėrkon njė deklaratė pėr statusin pėrfundimtar - pavaresinė. Kongresisti Lantos sė bashku me Kongresistin Hyde kanė sponsorizuar Rezolutėn 28 tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, e cila thotė sė SHBA-tė duhet tė deklarojnė pėrkrahje pėr pavarėsinė sė Kosovės. Nė vitin 1968, Kosova fitoi autonomi nė Federatėn e Republikės sė Jugosllavisė. Megjithatė, komuniteti ndėrkombėtar nuk e pranoi tė drejtėn e Kosovės pėr vetė-qeverisje (pavarėsisht se vende tė tjera u njohėn nė rang ndėrkombėtar si shtete te pavarura, si p.sh. Sllovenia e Bosnja - Herzegovina.) Kosova meriton pavarėsi ashtu sikurse qytetarėt e tjerė tė Jugosllavisė pėr tė njėjtat arsye: siguri, demokraci, dhe drejtėsi.

Kongresisti Eliot Engel, pėrkrahės i madh i ēėshtjeve shqiptare, gjithashtu nė fjalimin e tij theksoi se pavarėsia duhet tė jetė zgjidhja pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. As prezenca e vazhdueshme dhe afatgjate e komunitetit ndėrkombėtar, as shpallja e Kosovės si Republikė e tretė krah pėr krah Serbisė dhe Malit tė Zi, nuk e zgjidhin konfliktin nė rajon. Pėr mė tepėr, ai pėrkrahu idenė se SHBA-tė duhet tė luajnė njė rol aktiv pėr tė siguruar qė pavarėsia arrihet pėr tė gjitha pjesėt e Kosovės, duke pėrfshirė edhe rajonin e Mitrovicės.

Kongresisti Dana Rohrabacher gjithashtu ishte nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės. Ai theksoi shqetėsimin e administratės pėr audiencėn evropiane. Deri mė tani SHBA-ja e kanė mbėshtetur politikėn e saj mbi standartet politike, sesa mbi shqetėsimet morale dhe etike.

Kongresisti Smith i Nju Xhersit ngriti ēėshtjen e minoriteteve "roma" serbe e tė minoriteteve tė tjera brėnda Kosovės dhe foli se si disa prej kėtyre grupeve nuk janė lejuar tė kthehen nė shtėpitė e tyre nė rajon. Gjithashtu, Smith pėrmendi sulmet qė u janė bėrė kishave ortodokse. Duke u bazuar nė kėto shembuj ai argumentoi se Kosova nuk ėshtė ende gati pėr tė qėnė njė entitet i pavarur pėrderisa nuk mund tė mbajė nėn kontroll incidente dhe akte tė tilla tė dhunės. Sipas tij, Kosova duhet tė vazhdojė tė mbetet nėn protektariatin e OKB-sė.

Janet Bogue, Zėvendės Ndihmės Sekretarja pėr Europėn Jugore dhe Qėndrore, parashtroi pozicionin e tanishėm tė Administratės Amerikane mbi statusin e sė ardhmes sė Kosovės. Sipas Bogue, Kosova ka bėrė progres tė vėrtetė nė qeverisje, ligj dhe rregull, nė marrėdhėniet etnike, sigurim, dhe ekonomi. Kosova ka mbajtur me sukses tre zgjedhje elektorale, duke pėrfshirė zgjedhjet e pėrgjithshme te Nentorit 2001, dhe tani ka njė qeveri dhe ėshtė duke ndėrtuar institucione demokratike. Pėr mė tepėr, policia e Kosovės po ndėrmerr shumicen e funksioneve policore dhe ka njė kapacitet prej 6,500 individėsh tė punėsuar.

Bogue, gjithashtu argumentoi se ka pasur pak progress nė krijimin e njė sistemi gjyqėsor dhe nė mbylljen e gjyqeve tė Beogradit qė vazhdojnė tė ekzistojnė nė rrethinat me popullsi serbe. Njė tjetėr sfidė pėr Kosovėn ėshtė krimi i organizuar, njė problem ky i cili mund tė trajtohet duke shtuar masat pėr mbrojtjen e dėshmimtarėve.

Problemet etnike janė duke u pėrmirėsuar ngadalė dhe nė mėnyrė tė pabarabartė - zhvillimi mė i rėndėsishėm mbetet pjesėmarrja e sėrbve tė Kosovės dhe e minoriteteve tė tjera nė zgjedhjet elektorale, e cila ka sjellė si rezultat pėrfaqėsimin e minoriteteve serbe nė parlamentin e Kosovės. Megjithatė, nė shumė zona vazhdon tė ketė tension, pavarėsisht se numri i incidenteve ėshtė ulur, dhuna vazhdon. Lėvizja e lirė e personave gjithashtu ėshtė problematike.

Ekonomia e Kosovės ka qėnė njė ēėshtje qė ėshtė ndjekur me vėmendje nga qeveria amerikane. Dhėnia dhe marrja e huave nė Kosovė ėshtė problematike; institucionet financiare ndėrkombėtare si FMN dhe Banka Botėrore nuk janė nė gjėndje t'i ofrojnė kredi Kosovės sepse si UNMIK-u, ashtu edhe institucionet e Kosovės nuk kanė mundėsi tė japin garanci supreme.

Prandaj, Bogue shtoi se SHBA mbėshtet teorinė "standartet para statusit", e cila ėshtė paraqitur nga Pėrfaqėsuesi i Veēantė nė Kosovė i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Z. Michael Steiner. Bogue, nuk ofroi njė afat kohor konkret as nuk tregoi pėrafėrsisht se sa kohė do t'i duhej Kosovės pėr tė arritur standartet. Administrata amerikane ėshtė kundėr pavarėsisė sė menjėherėshme tė Kosovės dhe kundėr ndarjes sė saj.

Z. dhe Znj. DioGuardi dėshmuan nė kėtė seancė dėgjimi duke pėrfaqėsuar Ligėn Shqiptaro Amerikane. Sipas tyre, nuk mund tė ketė paqe dhe stabilitet pa pavarėsinė e Kosovės. Shqiptarėt janė miqtė mė tė mirė tė Amerikės dhe e meritojnė pėrkrahjen e saj pėr tė arritur atė qė duan - liri dhe pavarėsi.

Drejtori ekzekutiv i KKSHA-sė, Martin Vulaj, theksoi se mungesa e njė statusi pėrfundimtar ka qenė burimi kryesor i jostabilitetit nė Kosovė. Njė gjė e tillė ngjall frikė dhe mungesė besimi tek shqiptarėt dhe u jep serbėve njė shpresė tė paqenė. Njėkohėsisht dekurajon investimet e huaja dhe mban me oksigjen valimin e ngadaltė tė nacionalizmit ekstrem. Nė mėnyrė qė t'u jepet zgjidhje kėtyre ēėshtjeve, Kosova duhet tė shkojė drejtė statusit pėrfundimtar - pavarėsisė.

KKSHA-ja ėshtė e bindur se pavarėsimi i Kosovės dhe integrimi i saj nė Evropė dhe strukturat Euro-Atlantike janė tė vetmet rrugė qė do tė bėjnė tė mundur qė Kosova tė pėrfitojė nga pėrparimi i saj, tė ballafaqohet me sfidat, tė kapėrcejė vėshtirėsitė dhe jo vetėm tė ketė stabilitet tė brendshėm por edhe tė arrijė tė luaj njė rol nė stabilitetin e mbarė rajonit. Ndėrkohė qė njė Kosovė e pavarur mund tė paraqesė sfida, ēdo mundėsi tjetėr sigurisht qė do tė rezultojė nė jostabilitet tė brendshėm dhe rajonal.

Njė Kosovė e pavarur do tė jetė njė faktor stabiliteti. Njė zgjidhje e tillė do t'i jepte fund nacionalizmit ekstrem qė ekziston nė rajon. Kosova do tė ketė njė efekt stabilizues ndaj ēėshtjeve shqiptare nė zonat pėrreth dhe do tė jetė njė partnere kryesore nė ēdo diskutim qė ka tė bėjė me ēėshtje tė rajonit. Nė vazhdim, sė bashku me pėrkrahjen e plotė e tė palėkundur tė Shteteve tė Bashkuara, Kosova do tė jetė njė aleate kryesore nė rajon nė luftėn kundėr terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara duhet tė marrin nė duar udhėheqjen e procesit tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. SHBA-tė kanė njė interes strategjik nė sigurinė e Ballkanit si dhe nė ruajtjen e influencės rajonale ndėrkohė qė Ballkani i afrohet edhe mė orbitės sė Brukselit. Nė fund tė dėshmisė sė tij, Vulaj dorėzoi nė regjistrin e kėtij dėgjimi njė raport final, i cili ishte produkt i Konferencės Ndėrkombėtare qė u mbajt nėntorin e shkuar nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare nė Washington, D.C. nėn sponsorizimin e kėsaj qendrė nė bashkėpunim me KKSHA-nė dhe Projktin e Marrėveshjeve tė Paqes sė Dejtonit.

Ambasadori William Walker dėshmoi nė lidhje me pėrvojėn e tij si drejtor i Misionit tė Verifikimt tė OSBE-sė nė Kosovė. Ndėr tė tjera, ambasdori Walker sugjeroi katėr rrugė tė mundshme, strategji qė mund tė ndiqen pėr tė ēuar Kosovėn drejtė statusit pėrfundimtar. Sipas tij, nga katėr rrugėt e mundshme vetėm pavarėsia mund tė bėjė tė mundur qė Ballkani tė lė pas trashėgimitė linguistike tė njė tė kaluare tragjike, etnike, fetare. Ambasadori Walker theksoi se ai ėshtė njė "pėrkrahės i fortė i pavarėsisė sė plotė, menjėherė ose sa mė parė qė tė jetė e mundur".

Ky dėgjim nė Kongresin Amerikan ishte njė hap pozitiv pėrpara, sepse e vuri edhe njė herė Kosovėn nė qendėr tė vėmendjes sė ligjvėnėsve amerikanė nė njė kohė kur pothuaj se gjithkush tjetėr ėshtė i pėrqendruar nė ēėshtje tė tjera nėpėr rajone tė ndryshme tė botės.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) ėshtė njė organizatė jo pėrfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj pėrkrahjes sė ēėshtjeve shqiptare, promovimit tė paqes dhe zhvillimit ekonomik nė Ballkan pėr tė forcuar politikat demokratike, pėr tė inkurajuar respektin pėr tė drejtat e njeriut nėpėrmjet ofrimit tė programeve tė zhvillimit dhe edukative. Pėr mė shumė informacion mbi KKSHA-nė luteni tė vizitoni kėtė faqe Interneti: www.naac.org.

-- dėrguar nga A. Alimehmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara