HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KKSHA-ja organizaon pritje pėr komunitetin me zv/kryeministrin e Maqedonisė Musa Xhaferi

[ English ]
-- nga Altin Alimehmeti

Altin Alimehmeti MANHATTAN (New York)
Pėrfaqėsues tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) dhe anėtarė tė komunitetit shqiptaro-amerikan u takuan kohėt e fundit me Musa Xhaferin, zėvendėskryeministėr i Maqedonisė, pėr tė diskutuar zhvillimet nė republikėn e vogėl, sidomos nė lidhje me progresin qė ėshtė arritur nė zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit si dhe sfidat qė mbeten pėr t’u kapėrcyer nė pėrpjekjet e popullatės shqiptare pėr tė fituar mė tepėr tė drejta civile. Z. Xhaferi, i cili ka kaluar rerth 20 vjet duke studiuar e punuar nė perėndim, i pėrket Bashkimit Demokratik pėr Integrim tė Ali Ahmetit qė pėrbėhet kryesisht nga ish-anėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) tė shpėrbėrė. Ai theksoi se mė sė fundi shqiptarėt nė Maqedoni nuk pranojnė tė trajtohen mė si qytetarė tė klasit tė dytė dhe “shėrbėtorė tė tjerėve”.
Musa Xhaferi - djathtas dhe Martin Vulaj - KKSHA Z. Xhaferi u takua me njė grup tė konsiderueshėm shqiptarėsh nė pritjen e organizuar nga KKSHA-ja mė 6 maj 2003 nė Restorantin “Bruno” nė Manhattan. Nė takim merrnin pjesė edhe anėtarė tė Shoqatės “Dibra”, pėrfshi edhe presidentin e ri tė saj, Muharrem Shehu, dhe pėrfaqėsues tė shoqatave “Dede Gjo’ Luli” dhe “Malėsia”, si Prelė Sinishtaj, ish-luftėtari i Brigatės “Atlantiku” Nikollė Junēaj dhe John Dedvukaj.
Gjatė takmit z. Xhaferi vuri nė dukje se pas pėrfundimit tė pėrleshjes sė armatosur ndėrmjet luftėtarėve ēlirimtarė shqiptarė dhe forcave tė Ushtrisė sė Maqedonisė, shqiptarėt e Maqedonisė tashmė janė duke luftuar nėpėrmjet mynyrash politike dhe demokratike pėr tė arritur tė drejtat qė atyre u mohohen prej kohėsh. Ai i bėri thirrje Diasporės shqiptare qė tė vazhdojė angazhimin e saj aktiv, duke theksuar se shqiptarėt e shumtė nėpėr botė padyshim qė do tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e sė ardhmes sė tė afėrmve tė tyre nė Maqedoni si dhe nė tė ardhmen e kėtij shteti dhe nė zhvillimin e proceseve demokratike atje.
Zėvendėskryeministri theksoi vullnetin e partisė sė tij pėr “t’i ēuar proceset deri nė fund”. Duke nėnvizuar se nė tė shkuarėn ndaj shqiptarėve tė Maqedonisė janė bėrė shumė padrejtėsi tė mėdha, tė cilat sipas tij ndikuan nė nisjen e konfliktit tė armatosur, z. Xhaferi theksoi se ndryshimet pozitive kanė qenė tepėr tė ngadalta. Mirėpo, ai shtoi se nėnshkrimi i Mėrrėveshjes sė Ohrit, pėrfshirja e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe realiteti nė Maqedoni “na detyrojnė qė tė pėrdorim tė gjitha mėnyrat institucionale pėr tė arritur progresin e duhur qė to tė mundėsojė integrimin e Maqedonisė nė familjen evropiane”.
Drejtori ekzekutiv i KKSHA-sė, Martin Vulaj, vuri nė dukje rėndėsinė e pėrqendrimit nė arritjet dhe mosarritjet qysh prej nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit nė gusht 2001. Duke iu referuar faktit se njė numėr i madh ish-anėtarėsh tė UĒK-sė janė arrestuar paēka se Parlamenti i Maqedonisė miratoi Ligjin pėr Amnistinė qė u garanton ish-luftėtarėve imunitet kundėr ndjekjeve ligjore, z. Vulaj i bėri thirrje qeverisė sė Maqedonisė qė tė zbatojė me pėrpikmėri kėtė ligj tė rėndėsishėm.
“Shtetet qė nuk zbatojnė as ligjet e veta nuk kanė tė ardhme”, tha z. Vulaj, duke shtuar se e ardhmja e Maqedonisė si shtet varet shumė nga zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit si dhe nga pajisja e popullatės shqiptare me tė drejtat civile qė u garantohen atyre nga konventat ndėrkombėtare.
Z. Vulaj po ashtu beri tė ditur se pėrveē luajtjes sė njė roli tė rėndėsishėm nė Ballkan nėpėrmjet promovimit tė demokracisė, pėrkrahjes sė udhėheqėsve tė ardhshėm, si dhe dhėnies sė ndihmave humanitare, KKSHA-ja ka punuar aktivisht nė Washington, D.C. pėr tė siguruar zbatimin e plotė e tė shpejtė tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe lirimin e shqiptarėve qė po mbahen ilegalisht nėpėr burgjet e Maqedonisė.
Zėvendėskryeministri Xhaferi pranoi se “nėnshkrimi i marrėveshjeve nė letėr nuk ėshtė njėlloj me zbatimin e tyre”. Sipas tij, Maqedonia ka bėrė lojėra politike qė e bėjnė atė tė duket mirė pėrpara bashkėsisė ndėrkombėtare, ndėrkohė qė nė realitet marrėveshja e arritur me ndihmėn e ndėrkombėtarėve nuk ėshtė zbatuar ende dhe ndėrkohė qė shqiptarėt as qė nuk kanė arritur tė ushtrojnė tė drejtat qė pritej tė fitonin nga marrėveshja nė fjalė. Zėvendėskryeministri theksoi se shqiptarėt e Maqedonisė kėnė njė sėrė sfidash pėrpara, por njėkohėsisht vuri nė dukje se ndryshimet pozitive kėrkojnė kohė. z. Xhaferi u betua tė punojė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr popullatėn shqiptare nė Maqedoni, ndėrkohė qė i bėri thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare tė vazhdojė angazhimin e saj pėr zbatimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit.
Duke iu pėrgjigjur pyetjes sė Shpend Ambarit, njė shqiptar nga Dibra e Madhe, nė lidhje me ndryshimet qė Universiteti i Tetovės ka pėsuar qysh prej nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit gati dy vite mė parė, z. Xhaferi tha se institucioni edukativ nė fjalė ėshtė njė prioritet i grupimit politik qė ai pėrfaqėson nė qeverinė e Maqedonisė.
“Ne e kemi ngritur ēėshtjen e Universitetit tė Tetovės jo vetėm si njė parti politike, por edhe si pjesė e koalicionit qeverisės. Ne i kemi informuar partnerėt tanė nė qeveri se ky universitet duhet tė njihet dhe e kemi bėrė tė ditur qartė se ne do tė insistojmė pėr arritjen e kėtij qėllimi”, tha z. Xhaferi.
Ai shtoi se, “nuk ka patur asnjė kundėrshtim politik deri mė tani dhe sė shpejti do tė miratojmė njė ligj pėr edukimin e lartė qė do tė lejojė pėrdorimimin e gjuhės shqipe nė shkollat e larta. Ky ligj po ashtu do tė hapė edhe rrugėn legale pėr njohjen zyrtare tė Universitetit tė Tetovės”.
Zėvendėskryemisnitri shtoi se ekspertė shqiptarė ndėrkohė duhet tė marrin masat e duhura pėr plotėsimin e tė gjitha kėrkesave alademike tė universiteteve tė Evropės perėndimore dhe tė pėrgatisin dokumentacionet e duhura qė qeverisė t’i dėrgohet njė propozim konkret pėr njohjen ligjore tė Universiteit tė Tetovės.
Z. Xhaferi po ashtu nėnvizoi rolin e rėndėsishėm qė njė sistem i fortė edukimi mund tė luaj nė pėrgatitjen e popullatės shqiptare nė Maqedoni pėr “kapėrcimin e ēdo sfide” dhe u betua qė tė punojė pėr arrtjen e kėtij qėllimi.
Nė kėtė vizitė tė parė zyrtare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ai shoqėrohet nga Fatmir Besimi, drejtor i pėrgjithshėm i aeroportit tė Shkupit dhe Ohrit, si dhe nga ndihmėsi personal, Enver Ipēja. Gjatė vizitės njė-javore z. Xhaferi ėshtė takuar me 27 ambasdorė tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshi edhe ambasadorėt e shumė prej anėtarėve tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit, zyrtarė tė Departamentit tė Shteti tė SHBA-ve, zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė dhe anėtarė tė Kongresit Amerikan.
Para kthimit nė Maqedoni z. Xhaferi dhe z. Vulaj do tė mbajnė njė sėrė takimesh dhe forumesh publike nė Ēikago, ku ndodhet njė bashkėsi e konsideruehsme shqiptarėsh nga Maqedonia.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara