HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
  [ Prapa ]


Aborti - vrasje e fėmijės sė palindur

-- nga Fatmir PERA & Zef AHMETI*)

"Aborti ėshtė vrasje nė kraharorin e nėnės.
Qeliza e jetės bėhet qelizė e vdekjes.
Vendi i jetės bėhet vend i vdekjes.
Nėna, pėr fėmijėn bėhet varr.
"

Phil Bosmans

Pėrmbledhje

Kur fillon jeta? A ėshtė embrioni njė njeri me tė drejtat e krahasueshme sikur ato tė njeriut tė lindur? A ka fėmija ende i palindur po ashtu dinjitet? Cila ėshtė pikėpamja teologjike dhe filozofike? Aborti, a ėshtė vrasje? Si ėshtė e rregulluar kjo ēėshtje nė aspektin juridik?
Autorėt pėrpiqen pėr kėto dhe shumė pyetje tė tjera tė gjejnė njė pėrgjigje dhe ta arsyetojnė atė. Ata paraqesin mendime tė ndyrshme lidhur me pyetjet e lartėshėnuara. Fatmir Pera dhe Zef Ahmeti mbėshtesin qėndrimin se fėmija i palindur ka dinjitet. E drejta e tij pėr jetė duhet tė mbrohet nė mėnyrė konsekuente qė nga ngjizja. Kėtu trajtohen edhe normat e ndyshme juridike tė shteteve tė ndryshme evropiane, SHBA-sė, Shqipėrisė dhe Kosovės pėr abortin. Aborti nxit pyetje tė ndyshme teologjike, juridike, morale dhe psikike. Sė kėndejmi ata mendojnė se duhet tė merren masat preventive pėr zvoglimin e kėsaj dukurie.

Hyrje

Shumė sociologjė, politologjė, filozofė, juristė etj. nuk ngurrojnė tė pohojnė se bota bashkėkohore, e quajtur postmoderne, ka pėsuar ndryshime tė mėdha me pėrmasa gjithėbotėrore. Kėto tė arritura mė sė tepėrmi janė evidente nė zhvillimin e teknologjisė, por s'mungojnė edhe nė rendin shoqėror, kėtu mendojmė nė demokratizimin e shoqėrive, zbatimin e tė drejtave tė njeriut etj. Tė gjitha kėto vazhdimisht, pohojnė ata, janė njė sėrė progresesh nė historinė e njerėzimit.
Tė gjitha kėto qėndrime janė pjesėrisht tė sakta. Por ēfarė fshehet nė pjesėn tjetėr tė realitetit? Nė tė gjitha pėrpjekjet e kėtyre "karizmatikėve" dhe "martirėve" pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut, mungon dhe nuk pėrfillet e drejta pėr jetėn e embronit/fetusit. Nė asnjė ligj tė tė drejtave tė njeriut nuk ka vend pėr embrionin. Askund dhe me asgjė s'i ėshtė garantuar e drejta pėr jetė e njeriut nė fillet e jetės. Madje, vrasja, ndalimi i shtatzanisė, hedhja e fetusit/embrionit - abortimi, nuk konsiderohet akt penal, akt i pamoralshėm, por e drejtė e gruas qė tė vendosė pėr fatin e frytit tė saj. Nė tė njėjtėn kohė, edhe pse kjo pohohet e mbrohet nga "mbrojtėsit e tė drejtave tė njeriut", nė njėrėn anė respektohet e drejta e njė personi - gruas, e nė anėn tjetėr lejohet, pėrkatėsisht shkelet dhe legalizohet vrasja e njeriut tė pafajshėm, embrionit tė pambrojtur. Ēfarė kundėrthėnie e tmerrėshme! Ēfarė ironie! Kėtė ne e quajmė progres tė historisė njerėzore? Kėtė e qujamė demokraci dhe e drejta e ēdo personi tė vendosė pėr vetveten? Kush ėshtė ai qė e pėrcakton se ēfarė ėshtė liria e kush e ka tė drejtėn tė jetė i lirė? A kemi tė drejtė tė vendosim pėr vetveten ose, a ėshtė njeriu zotėruesi i vetvetes? Kėto pyetje jo tė lehta lypsin pėrgjegjje nga secili njeri, e mė e rėndėsishmja ėshtė se pėrgjegjja jonė duhet tė jetė nė pėrputhshmėri e harmoni me dinjitetin e personit, nga fillimi i ngjizjes e deri nė mbarimin (e a.q. vdekje) e natyrshėm tė tij.
Ky fakt, realitet aktual gjithėbotėror, saktėsisht tollovia mes vrasjes dhe respektit tė jetės qė po dominon, tė shtyn tė meditosh pėr kėto pyetje ekzistencale njerėzore. Koha qė po e jetojmė dhe jemi krijuesit e saj ne vet, po emėrohet edhe koha e teknologjisė sė lartė, bioteknologjisė, teknologjisė nukleare dhe atomike, dhe po bėnė reagimin mė urgjent nė lidhje me kėto pyetje tė parashtruara mė lart. Ky zhvillim i hovshėm ka arritur susksese tė paparamenduara dhe fantastikėn e djeshme po e bėnė realitet. Ndėrrimet e mėdha nė kėtė lami kanė sfiduar shumė biologjė, mjekė, teologė moralistė, filozofė e juristė tė merren mė seriozisht e mė urgjentisht me kėto ēėshtje tė skajshme tė jetės njerėzore: kur fillon jeta e njeriut? A ėshtė embrioni/fetusi person, dhe ēfarė statusi ka ai? A ekziston nė embrionin edhe shpirti apo ėshtė vetėm grumbull qelizash? Kur fillon humanizimi i embrionit, apo kur fillon animizimi i tij? Kush ėshtė i obliguar t'i mbrojė tė drejtat e embrionit? A guxon gruaja - nėna t'ia merrė jetėn embrionit tė vet?
Pra, pėrgjegjjet nė kėto pyetje janė tė domosdoshme qė tė mund tė konkludohet diē nė lidhje me abortin. Madje, pėrgjegjjet do tė ishin, nė njė mėnyrė, edhe qėndrimi pėr apo kundėr abortit. Kemi tė bėjmė me ēėshtje tė nxehta tė jetės njerėzore.
Nė rreshtat e mėposhtėm do tė shqyrtohen njė sėrė pyetjesh e ēėshtjesh qė kanė tė bėjnė pikėrisht me kėta lėmenj tė jetės, komplikimet, opinionet dhe qėndrimet sa i pėrket abortit, ndėrprerjes sė shtatzanisė dhe nė pėrgjithėsi pėr fillimin e jetės njerėzore.
Pėr kėtė do tė zėmė nė gojė shumė aspekte, e qė kemi konsideruar qė janė tė domosdoshme pėr tė dalė me pėrfundimet tona personale nė lidhje me dukurinė, fenomenin e abortit. Kjo do tė bėjė qė sadopak tė zbardhet kjo e keqe e kohės sonė. Sepse e keqja po legalizohet dhe po bėhet njė gjė e rendomtė pa vlerėsimet paraprake etiko-morale dhe thellimet e domosdoshme filozofike e teologjike. Kjo ka bėrė qė pasojat tė jenė tė pakapėrcyeshme dhe qė kėrcėnojnė ndėrrimin e mėtutjeshėm tė mėnyrės sė jetės. Po synohet tė krijohet njė mentalitet mendimesh demokratiko-liberale nė lėmenj shumė tė ndijshėm: fillimi i jetės tė merret si njė realitet qė secili njeri tė vet-vendos pėr momentin e krijimit tė individit dhe tė personit njerėzor!

A. Kur fillon jeta njerėzore?

Nė lidhje me fillimin e jetės njerėzore ka shumė opinione tė cilat shpeshherė janė nė kundėrshtim njėri me tjetrin. Kjo ndodh, parimisht, sepse jeta njerėzore nė shumė aspekte konsiderohet, edhe nė ditėt tona, njė mister i pazbuluar tėrėsisht. Sė pari, pėr zbėrthimin e kėsaj pyetje duhet bėrė njė shqyrtim shumėdisiplinor nga aspekte tė lėmenjve tė ndryshėm, tė shkencave natyrore - biologjisė, gjenetikės - dhe mė pastaj edhe tė shkencave humane - filozofisė, teologjisė, etikės - moralit, drejtėsisė.[1]

A. a. Aspektet biologjike - fiziologjike

Jeta e njeriut, pėrkatėsisht trupėsia e tij fillon me fekondimin, ngjizjen, fertilizimin[2] - bashkimin e gameteve tė femrės (vezės) dhe tė mashkullit (sprematozoidit).[3] Me kėtė bashkim fillon jeta individuale. Ky fillim i qenies njerėzore, fekondimi, ėshtė njė proces i ndėrlikuar dhe pėrbėhet nga disa faza tė cilat zhvillohen me njė rend natyror pėrkatės.[4]
Nė momentin e pllenimit tė vezės femėrore, procesi i kryer quhet zigota. Zigota pėrmban nė vete tė gjitha elementet, karakteristikat pėr zhvillimin e njė organizmi ti ri, i cili tanimė ėshtė nė veprim.[5] Krijohet harta (cifla) identike gjenetike (gjenoma e re), qė ka veēoritė unikate dhe dalluese nga trupi i nėnės, krijohet sistemi i ri i kombinuar me informacione thelbėsore e tė qėndrueshme pėr tė realizuar nė mėnyrė graduale njė organizėm tė ri. Kjo vezė e ngjizur udhėton nėpėr kanalet vepėrēuese nė uterus, pėr njė kohė prej, pėrafėrsisht, gjashtė ditėsh. Gjatė kohės sė udhėtimit zigota njėqelizore ka mundėsinė tė ndahet nė qeliza tjera [6] dhe zhvillohet nė qindra qeliza. [7] Kjo fazė e embrionit, [8] ku ekziston mundėsia e ndarjes sė zigotės njėqelizore nė qindra sish, ka qenė e nuk ndal tė jetė shkak, pėr lejimin e ndėrprerjes sė shtatzanisė ose legalizimit tė abortit. Vegzėn pėr interese personale, shumė shkenctarė tė lėmenjve tė ndryshėm e gjejnė mu kėtu, duke pohuar se, deri nė dy javėt e para embrioni nuk ėshtė person njerėzor, por vetėm nė mundėsi qė tė bėhet (in potentia - non substantia) njė person njerėzor. Pėr kėtė opinion, qė aspak s'ėshtė nė harmoni me tė arriturat shkencore, as biologjike-gjenetike e as filozofike-teologjike, kanė shpikur edhe njė term tė posaēėm pėr ta klasifikuar kėtė shkallė, periudhė kohore tė embrionit. Sipas tyre, embrioni nga ngjizja e deri nė dy javėt e para ėshtė para-embrion.
Mbas gjashtė ditėsh tė ngjizjes, zigota nė ditėn e shtatė-tetė e ka mundėsinė e implantimit nė uterus.[9] Nė kėtė ditė fillojnė tė formohen endoderma dhe ektoderma.[10] Nga dita e dhjetė e deri nė fundin e muajit tė dytė, veza e ngjizur quhet embrion. Nė kėtė kohė fillojnė tė krijohen enėt e gjakut dhe qelizat e gjakut. Nė ditėn e dhjetė planceta ėshtė aq e zhvilluar sa qė fillon tė merrė edhe ushqimin nga gjaku (i nėnės).
Kemi tė bėjmė me kohėn kur embrioni gjithnjė e mė tepėr zhvillohet dhe e merrė fizionominė e njė qenie njerėzore me tė gjitha karakteristikat e veta. Nga dita nė ditė zhvillohen organet mė vitale dhe jetėsore pėr embrionin, qė mundėsojnė zhvillimin e mėtutjeshėm. Tanimė embrioni me tė kaluar njė kohė prej tetė javėsh ėshtė zhvilluar deri nė atė nivel qė tė dallohen qartėsisht edhe gishtat nė kėmbė. Kėshtu embrioni kalon nė fazėn e zhvillimit nga embrioni nė fetus. Nė javėn e tetė dhe nėntė lajmėrohet dhe formohet korja (lėkura e hollė), rriten duart, fillojnė tė diferencohen organet seksuale dhe, shumė e rėndėsishme, ekziston zanafilla e trurit tė vogėl. Madhėsia e fetusit nė kėtė kohė ėshtė pėrafėrsisht 13 - 17 cm. Tani fetusi zhvillohet me njė shpejtėsi me tė madhe, ēdo ditė nga 2 mm; fillon edhe lėvizshmėria [11] mė e madhe e fetusit dhe nėna ndien lėvizjet e tija tė para. Fetusi e vazhdon rritjen e vet gjithė e mė shpejtė dhe mbas 10 muajve ėshtė i gatshėm tė jetojė edhe jashtė barkut tė nėnės, nė njė ambient krejtėsisht tė ndryshėm se qė ka qenė mė parė.[12] Pra, ėshtė i gashėm tė lindė.

A. a. a. Teoria e paraembrionit - tendenca qė t'i mohohet e drejta e embrionit para implantimit nė uterus (nidacionit)

Zhvillimi i hovshėm i gjenetikės dhe i embriologjisė ka mundėsuar qė tė studiohen e tė hulumtohen mė me saktėsi ato qė nė mėnyrė tė shkurtė i pėrmendėm mė lartė. Por, nė tė njėjtėn kohė janė lajmėruar shumė shkenctarė tė lėmenjve tė ndryshėm me tendenca tė veta pėr tė krijuar njė senzacion dhe risi nė kėtė fushė tė jetės njerėzore. Ky fakt ka sfiduar filozofė e teologjė, shkencėtarė tė shkencave natyrore qė tė dalin me alterantiva mendimesh tė reja mbi kufirin kohor mbas tė cilit embrioni njerėzor do tė konsiderohet individ njerėzor, e qė do tė jetė nė harmoni me tė arriturat e gjenetikės, embriologjisė bashkėkohore dhe nė harmoni me kėrkesat pėr pranimin e statusit ontologjik dhe moral tė personit apo tė tė drejtave njerėzore. Gjithėsesi, nė kėtė drejtim ka shumė mendime, opinione, teza, qėndrime shumė tė pasura. Ne do tė pėrqendrohemi nė mendimin e paraembrionit, i cila ka patur shumė jehonė tek shumė shkencėtarė, por ka ndikuar qė tė merren vendime tė tmerrshme pėr embrionin, d.m.th. tė legalizohet (tė lejohet me ligj) aborti para nidacionit (14 ditė) e nė shumė vende edhe mė vonė.
Tezėn e paraembrionit mė sė tepėrmi e ka proklamuar Anne McLaren, embriologe e njohur.[13]
Znj. McLaren, nė veprėn e saj, konstaton se jeta e saj ka filluar tė jetojė, si individ i kompletuar njerėzor, nga momenti i lajmėrimit tė "strishės primitive", e cila lajmėrohet nė ditėt 14 - 15 pas fekondimit.[14] Ajo pohon se, e gjitha ēka ndodhė nė ditėt para strishės primitive, ėshtė vetėm njė grumbull i qelizave gjenetike njerėzore. Kjo fazė ėshtė vetėm njė parapėrgatitje kur elaborohen sistemet mbrojtėse dhe ushqimore tė domosdoshme pėr mbajtjen e embrionit tė ardhshėm - thotė A. McLaren. Kur sistemet tė bėhen tė forta, tė qėndrueshme e tė gatshme, mund tė fillojė zhvillimi i embrionit si qenie njerėzore, si individ.[15]
Sipas A. McLaren para ditėve 14 -15 tė ngjizjes, embrioni njerėzor nuk ėshtė qenie individuale, sepse nuk janė tė elaboruara sistemet pėr mbrojtje dhe ushqim.[16]
Kėtė qėndrim nuk mund ta pranojnė kurrsesi. Pse? Mė lart kemi pėrmendur se me pėrfundimin e fekondimit krijohet gjenoma e re, njė kartė gjenetike e pajisur me tė gjitha elementet e njė organizmi tė ri, qė dallon nga ai i nėnės dhe qė e karakterizon njė qenie tė re njerėzore, pėrkatėsisht e karakterizon identitetin gjenetik dhe biologjik tė personit tė ri, i cili ėshtė i dallueshėm nga ēdo qenie tjetėr njerėzore (edhe nga nėna). Kjo ėshtė njė epistemologji biologjike e vėrtetė. Fakti tjetėr qė hasim nė zhvillimin embrional ėshtė se, jeta e embrionit ėshtė njė proces nė faza natyrore. Ne do tė vazhdojmė tė citojmė tri faza qė janė tė pranishme te zhillimi i embrionit.
Faza e parė: "Koordinimi. Nga formimi i zigotės e mė pas, ekziston njė aktivitet molekulor e qelizor qė zhvillohet hap pas hapi nėn drejtimin e informacionit qė pėrmbahet nė gjenomė e nėn kontrollin e sinjaleve qė marrin origjinė nga bashkėveprimet qė shumėfishohen parreshtur nė ēdo nivel, brenda vetė embrionit dhe ambientit ku ai jeton. Pikėrisht nga ky drejtim dhe ky kontroll, rrjedh shprehja rigorozisht e koordinuar e mijėra gjeneve strukturorė qė implikon dhe jep njė unitet tė ngushtė organizmit qė zhvillohet nė hapsirė e nė kohė.
Faza e dytė: Vazhdimėsia. Cikli i ri jetėsor qė fillon nga fekondimi vazhdon - nėse kushtet e kėrkuara janė tė kėnaqshme - pa ndėrprerje. Procesi i formimit tė organizmit nė vete ėshtė i vazhdueshėm. Ėshtė gjithmonė i njėjti individ qė shkon duke marrė formėn e tij pėrfundimtare. Nė qoftė se ky proces ndėrpritet, nė ēdo moment, do tė kemi "vdekjen" e individit.
Faza e tretė: Gradualiteti. Ėshtė njė ligj i brendshėm i procesit tė formimit tė njė organizmi shumėqelizor qė ky tė fitojė formėn finale nėpėrmjet kalimit nga format mė tė thjeshta nė ato mė tė ndėrlikuara. Ky ligj nėnkupton qė embrioni, nga stadi i njė qelize e mė pas, tė mbaj nė mėnyrė tė pėrhershme, gjatė gjithė procesit, identitetin dhe individualitetin e vet."[17]
Si pėrgjegjje ithtarėve tė paraembrionit dhe entitetit tė paorganizuar ishin tė cituara nė tėrėsi tri fazat e zhvillimit tė embrionit si dėshmi se konceptet si paraembrion, entitet i paorganizuar, zigotė katėrqelizore[18], grumbull qelizash gjenetike etj., janė vetėm njė terminologji e trilluar me tendenca tė mundėsisė sė njė eksperimentimi gjenetik, apo siē ėshtė bėrė zakon tė quhet 'inxhinieringu gjenetik', nė favor tė tezave tė tyre personale. Madje, terminologjia e kėtillė ka bėrė 'tollovi' nė shkencat biologjike e gjenetike. Nė anėn tjetėr ishte edhe njė hap kah legalizimi i ndėrprerjes sė shtatėzanisė, abortit. Pasojat tanimė janė tė njohura nė mbarė botėn.

A. b. Aspektet filozofike - teologjike dhe morale pėr fillimin e jetės

Shkencave filozofike - teologjike nė shqyrtimet e veta nė lidhje me fillimin e jetės dhe ēėshtjeve tė tjera rreth jetės, embrionit, medoemos u nevojitet njė supstrat, bazament shkenctarisht i kėnaqėshėm biologjik, gjenetik. Ky supstrat ia mundėson filozofisė dhe teologjisė, madje edhe moralit, tė bėjnė analiza, tė japin mendime dhe tė formojnė qėndrime nė lidhje me fillimin e jetės dhe me tė gjitha problemet qė lindin me kėtė ēėshtje.
Pasi nė pjesėn e parė tė punimit tonė bėmė njė supstrat sadopak tė kėnaqshėm biologjik, pėr atė se kur fillon jeta njerėzore, zhvillimin embrional, nė fazat e para tė jetės dhe mėnyrat se si vjen deri tek lindja e njė qenie njerėzore, tani mund tė hyjmė dhe tė shqyrtojmė analizat filozofike - teologjike pėr jetėn e njeriut.
Zakonisht, kur njė filozof dhe teolog bėnė pyetje mbi fillimin e jetės njerėzore, nė esencėn e interesimit tė tyre gjendet njeriu si qenie me trup e shpirt, qenie mendore, racionale, e arsyeshme, qenie me vetė-dije, qenie nė relacion ndaj njerėzve si qenie tė tjera njerėzore tė njė rangu me tė dhe ndaj Zotit si qenie apsolute.
Kur ėshtė momenti kur krijohet njė qenie e re njerėzore, pėrkatėsisht kur e kemi njė person tė ri njerėzor? Bologjikisht kemi shtruar provat e mjaftueshme qė tė jetė e qartė se jeta e njeriut fillon me bashkimin e gameteve femrore dhe mashkullore, me ngjizjen. Nė kėtė drejtim janė lajmėruar edhe mendime se, deri nė implantimin nė uterus, zigota ka mundėsinė e ndarjes nė qindra qeliza. Po ashtu ekziston mundėsia e krijimit tė bineqėve njėqelizorė. Mandej, kur fillon jeta njerėzore, pėrkatėsisht kur zigota ėshtė qenie me shpirt dhe me tė gjitha karakteristikat e njė personi?
Problemi filozofik dhe teologjik lajmėrohet pikėrisht nė kėtė: kur ėshtė momenti i krijimit tė shpirtit, meqenėse kemi konstatuar fillimin e trupėsisė me metoda biologjike? Nė tė kaluarėn pėr kėtė ēėshtje ėshtė diskutuar nga aspekti i momentit tė inanimationis - krijimit tė shpirtit apo shpirtėrimit. Kurse nė kohėn moderne e bashkėkohore mė tepėr shtrohet pyetja e hominizimit - njerėzimit. Nuk ekziston njė zgjidhje apsolute pėr momentin e hominizimit apo animizmit, se kur e kemi atė? Megjithatė, ėshtė e njohur, se persiatjet e shumta qė bėhen nė lidhje me kėtė edhe kėtu janė tė ndryshme. Nė historinė e teologjisė janė dalluar dy rryma: kreacionizmi - kanė menduar se Zoti drejtėpėrdrejtė e krijon shpirtin, dhe traducianizmi - prindėrit janė ata qė ia japin shpirtin zigotės[19]. Sot kėto rryma mė tepėr janė tė "tejkaluara"[20] dhe mė tepėr mendohet pėr njerėzimin (hominizimin) e zigotės, sepse personi njerėzor s'ėshtė qenie e pėrbėrė prej pjesėve por prej principeve. Shpirti dhe trupi, apo forma dhe materia, nuk janė pjesė tė personit por principe, dhe si tė tilla duhet tė merren tė pandashme. Pėr mė tepėr, ėshtė i papranueshėm mendimi se sė pari krijohet supstrati material - trupi - e mė vonė Zoti intervenon "nga lart" dhe ja jep shpirtin kėtij supstrati. Atėherė kur biologjėt konstatojnė se ka filluar jeta e njeriut, e njė organizmi tė ri unik, aty ėshtė i pranishėm bashkė trupi e shpirti[21]. Madje, e vėrteta ontologjike ėshtė se, nuk ka individ apo person pa shpirt e pa trup. Do tė ishte apsurde tė pohohet njė gjė e tillė.

A. b. a. Persiatje pėr personin njerėzor

A ėshtė embrioni person? Kur e konsiderojmė embrionin si person me tė drejtat e njė personi tė lindur? A i ka tė drejtat e njė personi embrioni? Gjithėsesi, pėr pyetje tė kėtilla nuk mund tė japė pėrgjigje vetėm biologjia dhe medicina, por edhe filozofia dhe teologjia, sepse koncepti i personit ėshtė koncept ontologjik, metafizik, mbinatyror.

A. b. a. a. Ē' ėshtė personi?

Koncepti i personit ėshtė fryt i tė menduarit tė krishterė tė bazuar nė Dėftimin e Zotit biblik, pėrkatėsisht nė antropologjinė biblike. Kėtė tė vėrtetetė filozofia mesjetare e ka marrė nė persiatjet e veta pėr njeriun si qenie e paijsur me arsye, liri dhe vullnet.
Ėshtė e kotė tė kėrkohet nėpėr enciklopedi, fjalorė dhe veprat e filozofėve antikė e atyre jo tė krishterė pėr ta gjetur konceptin e personit si njė e veēantė e njeriut qė e dallon nga qeniet tjera tė gjalla. Filozofėt dhe teologjėt e proviniencės jo tė krishterė nuk kanė patur koncept tė veēantė pėr ta konceptuar veēorinė e individit, bile njė gjė e tillė ishte e panjohur edhe pėr kulturėn e famshme romake.
Fillet e konceptit person, si njė koncept nė antropologjinė filozofike dhe teologjike, i gjejmė nė shekullin e katėrt, kur nė krishterimin e shekujve tė parė ėshtė bėrė e nevojshme tė krijohet sistematizimi dhe artikulimi, e nė veēanti, mbrojtja e fesė para rrymave e drejtimeve filozofikisht ideologjike, tė ndikuara nga filozofia antike greke. Nė kėtė drejtim njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur etėrit e kishės shėn Bazili, shėn Gregori, shėn Gregori nga Nisa[22]. Nė persiatjet e tyre tė dogmave kristologjike e trinitare, ata i kanė dalluar dy terme: ousķa[23] dhe hypóstasis[24] tė cilėt i kanė pėrdorur pėr ta shpjeguar misterin e Trinisė Shenjte nė njėjėsinė dhe dallueshmėrinė mes tyre, si dhe njėjėsinė e Krishtit si Zot e njeri. Termi, koncepti ousķa, ka qenė i pėrdorur pėr atė cilėsi apo tipar qė mund tė jetė i pėrbashkėt pėr shumė individė, deri sa koncepti hypóstasis, ka nėnkuptuar realizimin konkret dhe individual tė natyrave tė pėrbashkėta, nė kėtė rast tė Trinisė Shenjte - njė Hyj i vetėm nė tri vetje hyjnore - pėr secilėn vetje hyjnore. Ky dallim i koncepteve ishte njė risi dhe senzacion i kėndshėm nė atė kohė, sepse bėri tė mundur qė tė spjegohet dhe tė miratohet dogma e tė vėrtetės sė krishterė, Trinia Shenjte[25]. Mė vonė shumė etėr tė kishės u shquan nė kultivimin e mėtutjeshėm tė kėtyre dy koncepteve shumė tė rėndėshme. Njėri ndėr mė tė famėshmit ishte shėn Augustini[26]. Deri nė shek. 6, kėto koncepte ishin tė pėrdorura vetėm nė dogmat kristologjike dhe trinitare, por jo edhe pėr njeriun. Boecius (480 - 524) ishte i pari qė kėto koncepte i pėrdori edhe pėr njeriun. I nisur nga ky dallim ontologjik dha njė definicion tė qartė pėr personin e njeriut: "Persona est rationalis naturae individua substantia[27]" (personi ėshtė substancė individuale e natyrės racionale.) Ky do tė mbetet njė definicion klasik. Me kėtė dallim specifik (differentia specifica), ėshtė shprehur e manifestuar esenca e personit njerėzor, i cili dallohet nga supstancat e tjera tė drejtėpėrdrejta konkrete dhe me dinjitetin e vet pafundėsisht i tejkalon ato (qenie tė tjera).
Kur mendohet se personi ėshtė substancė, atėherė kemi parasysh qenien e cila ekziston nė vete, qenie e cila i pėrket vetvetes nė krahasim me akcidentet tė cilat i pėrkasin e ekzistojnė edhe nė qenien tjetėr si bartėse (subjekte), dhe si tė tilla janė format e saja (qenies). Substancė individuale[28] do tė thotė se, personi ėshtė njė konkret, nė vete njė ekzistencė e njėsuar, e njėkohėsisht e tjetėrsuar, e shkėputur, e ndarė apo autonome nga tė tjerėt. Kurse natyra racionale, do tė thotė, personi ėshtė njė qenie e cila si substancė individuale ėshtė e veēantė pėr nga arsyeja apo ratio i saj, sepse ka qenie tė cilat nuk mund t'i quajmė persona, sepse sipas natyrės nuk e posedojnė arsyen. Arsyeja ėshtė njė element shpirtėror i personit njerėzor i cili manifestohet nė tė njohurit dhe vullnetin, dėshirat. Dhe sė fundi, qenie e arsyeshme, e ka kuptimin se si e tillė posedon aftėsinė e autotranscendencės, nė vullnetin e tij natyror ėshtė i drejtuar kah mbinatyrorja, matanėshmėria, pėrkatėsisht kah Qenia Absolute, Mirėsia e Pėrsosur, kah Zoti.
Definicioni i Boecius-it ishte i strukturės ontologjike, por filozofia bashkėkohore anon tė theksojė personin njerėzorė si qenie tė tėrėsishme. Filozofia moderne/bashkėkohore dėshiron mė tepėr tė theksojė aspektin fenomenologjik - ekzistencional tė personit dhe mundėsinė e tij pėr marrėdhėnie me tė tjerėt dhe me Zotin, i hapur ndaj tė tjerėve dhe ndaj botės qė e rrethon (personalizmi, personalizmi religjioz).[29] Pėr mė tepėr, hasim definicione qė mė tepėr theksojnė inteligjencėn dhe vetėdijėn si karakteristika, tipare pėrbėrėse tė personit. Kėto definicione tė personit njerėzor - ontologjike e Boecius-it dhe fenomenologjike - ekzistencilae e filozofisė moderne - a mund tė aplikohen edhe pėr embrionin?
Shkencat biologjike dhe nė pėrgjithėsi empirike, me gjithė potencialet e veta nuk mund tė argumentojnė se embrioni ėshtė person, por s'mund ta argumentojnė as tė kundėrtėn. Ato pėr kėtė nuk janė kompetente, sepse koncepti i personit ėshtė i natyrės ontologjike, dhe si i tillė i paargumentueshėm nė mėnyrė empirike. Kompetencat e argumentimit pėr embrionin si person njerėzor i kanė shkencat humane, pikėrisht filozofia dhe teologjia. Nė momentin e ngjizjes, biologjikisht tė vėrtetuar, ėshtė i pranishėm edhe shpirti i njeriut. Ēdo qenie me shpirt e trup ėshtė edhe person. Ėshtė e vėrtetė se embrioni nuk mund t'i ketė tė gjitha ato tipare tė njė personi tė formuar, me inteligjencė, vetėdije, me arsye tė zhvilluar, por me vetė faktin se qenia njerėzore tani ka filluar me ngjizje, gradualisht zhvillohet edhe aspekti shpirtėror, pėrkatėsisht personi deri nė formimin e vet[30]. Nuk mund tė pranohet, as filozofikisht e as teologjikisht, teoria e humanizimit (njerėzimit) progresiv, apo krijimin gradual tė personit, sepse nėse nuk ėshtė person nė fillim tė ngjizjes nuk mund tė jetė as mbas 14 ditėsh, as mbas 8 javėsh e as mbas lindjes. Personi ėshtė njė i pandashėm qė nga fillimi. Zhvillimi i komponentės shpirtėrore tė personit nuk do tė thotė tė jetė i pranishėm me vetė aktin e ngjizjes. Kėtė mund ta vėrtetojmė me faktin se, shumica e tipareve njerėzore, si inteligjenca, aftėsitė pėr lėmenj tė ndryshėm zhvillohen qysh vonė, mbas lindjes[31]. Si mund tė jetė qė edhe fėmijėn e posalindur mos ta konsiderojmė person? Ai edhe mbas lindjes nuk ėshtė i aftė tė mendojė dhe tė pėrdorė arsyen nė tė njėjtėn mėnyrė sikuse njė i rritur, i pjekur! Apo ē'tė themi pėr personat e retarduar mentalisht, qė s'mund ta pėrdorin arsyen, e s'kanė vetėdije tė plotė? Pra, kur e zėmė nė gojė embrionin si person atėherė, thėnė filozofikisht, kuptohet substanca njerėzore pa zhvillimin e tėrėsishėm tė akcidenteve apo, thėnė laikisht, njė qenie njerėzore e cila ėshtė nė stadin e zhvillimit tė tij qė tė mund tė jetė njė si unė, me personalitet tė zhvilluar. Pėrfundimisht, zigota i posedon tė gjitha potencialet aktive qė ta zhvillojė ekzistencėn njerėzore, tė bėhet person, madje edhe personalitet qė do ta arrijė mbas shumė viteve, nėse do tė ekzistojnė kushtet e duhura pėr zhvillim normal.

A. b. a. b. Dinjiteti i personit njerėzor

Personi i cili u definua mė lartė, ka njė dinjitet tė patjetėrsueshėm, dinjitet apsolut. Zakonisht, qė tė tregohet dinjiteti i personit, merren nė shqyrtim faqet e para tė Biblės, ku qartėsisht thuhet njeriu ėshtė i krijuar nė pėrgjasimin e Zotit (khs. Zan 1, 27). Ēdo njėri me kėtė akt tė kijimit, bėhet mik i Zotit. Kjo miqėsi e cila ėshtė e ndėrlidhur mes Zotit dhe njeriut ėshtė bėrė nė saje tė dashurisė. Dashuria realizohet nė dy relacione: Zoti - Njeriu, Njeriu - Njeriu. Cėnimi i kėsaj dashurie apo kėtij relacioni tė dashurisė, do tė shėmtonte planin natyror tė qenies njerėzore qė tė zhvillohet si person dhe personalitet.
Veēanėrisht, arsyeja dhe vullneti i lirė, liria personale e njeriut e bėjnė tė ngjajshėm me Zotin. Kjo e vėrtetė ėshtė marrė si njė gjė parėsore kur diskutohet sot pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut. Veēoria tjetėr nė kėtė drejtim ėshtė tė hapurit principiel kah Absolutja, Zoti.[32]
Sipas kėsaj, vlera me e madhe nė botė ėshtė jeta e njeriut. Krishterimi nė bazė tė porosisė sė tij e ka promovuar vlerėn e personit mbi ēdo vlerė tokėsore.
Kjo vlerė do tė respektohet e nderohet nga fillet e saja[33], pra nga ngjizja e deri nė vdekjen natyrore. Njeriu si person me veēoritė (specificum) dhe tiparet e tij unikate, ka tė drejtėn me ēdo kusht tė mbrojtjes nga sulmuesit e brendshėm dhe tė jashėm qė cenojnė zhvillimin e lirė tė tij. Kjo ėshtė e drejtė natyrore e ēdo personi. Pėr mė tepėr, ai duhet tė jetė nė procesin permanent tė pėrsosmėrisė sė personalitetit, arritjes sė mbijetesės sė denjė, dhe mė nė fund tė arrijė tek Burimi i Jetės. Pėr kėtė qėllim janė shkruar shumė deklarata, karta kombėtare e ndėrkombėtare[34], tė kultivohet e tė jetohet e drejta e denjiteti reciprok mes personave njerėzor, por fatkeqėsisht, kjo e mirė dhe e drejtė ende s'po bėhet e realizueshme. Madje, tė gjitha kėto nuk janė nė shėrbim tė plot tė personit dhe tė dinjitetit tė personit njerėzor. Harrohet e drejta e embrionit dhe respektimi i tij si person njerėzor. Pėr tė shpiken e trillohen terme e koncepte tė ndryshme tė mangėta me tendenca qė tė mos i pranohet e drejta natyrore e tij.
Tė mbrohet jeta nga fillimi ėshtė njė gjė shumė e ēmueshme dhe e ndershme. Posaēėrisht, kur jeta ėshtė nė stadin e kushtėzimit, pėrkatėsisht kur jeta nuk mund tė mbrohet vetė. Jeta ėshtė pėr njeriun gjėja mė primare dhe vlerė e pakontestueshme. Prandaj, ajo duhet tė respektohet e tė kultivohet si vlerė primare njerėzore, e mos tė ndėrrohet me vlera tjera materiale kohore. Pra, embrioni i pėrket sferės sė dinjitetit dhe tė drejtave njerėzore qė nga ngjizja dhe ai kėrkon tė drejtat e njėjta si ai person i cili jeton jashtė ambientit material, kraharorit tė nėnės. Mos tė mashtrohemi me terminologji tė rreme moderne me tė cilėn embrioni e ka tė drejtėn e personit 14-15 ditė pas ngjizjes, apo edhe mė vonė. Dinjiteti dhe e drejta personit ose respektohet nga fillimi i jetės ose nuk repektohet fare. Tė gjitha ato teori tė paraembrionit, e shumė tjera tė ngjajshme me atė, s'janė tjetėr pos "akrobatikė gjuhėsore". [35]

B. Aborti - e keqe morale dhe akt kundėr jetės

Siē u cek mė lart, embrioni njerėzor ėshtė person. Etika dhe morali janė tė thirrura kėtu tė japin vlerėsimet e veta me metodat e veta pėrkatėse. Embrionin njerėzor, morali e konsideron si ēdo person tjetėr tė lindur, meqė "natyra" ose "identiteti" i embrionit ėshtė i njėjti si i njė personi njerėzor, mandej edhe sjellja morale do tė jetė morale vetėm nėse merret nė kėtė masė. Tė dhėnat tona tė shtruara mė lart pėr embrion njerėzor si person dhe dinjitetin e tij si tė njė personi njerėzor, i ndihmojnė analizuesėve tė bėjnė vlerėsimet morale, edhe pse nuk ėshtė e domosdoshme pėr moralin tė ketė bindje absolute qė tė jetė embrioni nga fekondimi person, sepse njė moment i tillė i sigurtė pėr atė se kur ėshtė embrioni person, ende nuk ėshtė vėrtetuar absolutisht. Pėr moralin ėshtė i mjaftueshėm dyshimi pėr tė qenė moralisht tė detyruar tė marrim njė sjellje apo qėndrim mė tė sigurtė, qė eviton ēfarėdo lloj rreziku pėr personin, e nė rastin tonė embrionin. Morali kėrkon qė tė shmangemi jo vetėm nga akti qė mund tė jetė sigurisht i keq moralish, por edhe nga akti qė mund tė jetė i tillė.[36]
Nė rastin tonė kemi njė ēėshtje shumė tė rėndė morale, pėrkatėsisht abortin[37]. Pėr tė vazhduar mė tej me vlerėsimet dhe analizat etike - morale, paraprakisht do tė themi dy-tri fjalė pėr abortin dhe mėnyrat e 'ekzekutimit'.
Nė medicinė dhe nė drejtėsi me fjalėn apo termin abort-i, zakonisht nėnkuptohet mbytje, vrasje e qėllimtė, pėrkatėsisht hudhje apo heqje e shkaktuar e embrionit nga vendi i ngjizur (nė uterus). Aborti i shkaktuar kryhet me anėn e mjeteve mekanike, fizike (operacioni, nėse embrioni ėshtė nė stadin e vonshėm tė zhvillimit) dhe kimike (pilulat abortive).[38]
Nga apsekti teologjik - moral kemi dy lloj abortesh: 1) aborti direkt apo i shkaktuar dhe 2) aborti indirekt.
1) Aborti direkt nėnkupton tė gjitha ndėrhyrjet kirurgjike me qėllim qė embrioni nė barkun e nėnės tė vritet. Kemi tė bėjmė me njė vrasje tė drejtėpėrdrejtė tė embrionit.[39]
2) Aborti indirekt ndodh nga njė akcion kirurgjik ose jokirurgjik qė duhet tė ndėrmirret, kurse si pasojė kemi vdekjen e embrionit. Shembull mund tė marrim njė grua shtatzėnė tė sėmurė, e cila vazhdimisht merr medikamente pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e vetė shėndetėsore. Ato medikamente qė i pėrdorė ajo janė tė dėmshme dhe tė rrezikshme pėr jetėn e fėmijės; nėse ajo vazhdon t'i pėrdorė medikamentet nė mėnyrė indirekte kemi vdekjen e fėmijės. Nė kėtė rast, nėse njė grua shtatzėnė ėshtė e vetėdijshme se medikamentet e saja do tė shkaktojnė vdekjen e frytit, ėshtė e obligueshme moralisht tė kėrkojė mjete tjera pėr shėrim. Pėrndryshe, nė kėso rastesh mund tė jetė edhe abort direkt, pėr arsye se me vetėdije ka shkaktuar vdekjen e embrionit - fėmijės, e ndoshta me ndėrrimin e medikamenteve apo mėnyrėn e shėrimit do ta kishte shpėrtuar embrioni[40]. Aborti indirekt ėshtė moralisht i lejueshėm (mund tė themi), nėse paraprakisht janė shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė dhe metodat qė tė shpėtohet embrioni. Ka raste tė tilla delikate kur nėna ėshtė nė rrezik pėr vdekje, por pėr tė ndėrmarrė masa tė duhura dhe tė domosdoshme pėr shpėtimin e saj, ėshtė e patejkalueshme vdekja e embrionit. Nė kėso rastesh zgjidhet e keqja mė e vogėl. Nė teologjinė morale akte tė kėtilla quhen akte me efekte (pasoja) tė dyfishta[41] - actum cum duplici effectum.
Ekzistojnė edhe aborte tė ashtuquajtura spontane. Aborti spontan ndodh kur zigota pėrjeton ndalesė tė paparaparė tė vazhdimėsisė, ose pėr shkak tė disa deformimeve nė rrugėn e implantimit nė uterus, pėr shkak se nuk janė tė mjaftueshme kushtet e zhvillimit tė mėtutjeshėm tė zigotės... etj. Disa thonė se rreth 50% tė grave tė cilat kanė mbetur shtatzėnė, spontanisht abortojnė, pa ditur se kanė ngjizur. Aborte tė kėtilla nuk i nėnshtrohen moralit, sepse s'ėshtė i nxitur dhe i provokuar nga askush, por vetvetiu vdes dhe organizmi i gruas e hudh jashtė. Kur pohojmė se aborti ėshtė e keqe morale[42], atėherė kemi parasysh abortet tė shkaktuara apo tė qėllimta me vetėdije. Njė akt i kėtillė ėshtė me qėllime tė pamoralshme, madje njė akt kundėr jetės dhe dinjitetit tė personit njerėzor si shėmbėlltyrė e Zotit, akt kundėr vėllazėrisė sė pėrgjithshme njerėzore, akt kundėr dashurisė sė ndėrsjelltė, akt kundėr respektit dhe drejtėsisė.[40]

B. a. Aborti dhe gruaja

Njė dukuri e cila kohėt e fundit ėshtė bėrė pothuajse e zakonshme, ka tė bėjė me tė drejtėn e gruas tė vetėvedndosė pėr embrionin, pėrkatėsisht pėr apo kundėr abortit. Gruaja shtatzėnė ėshtė e lirė tė vendos pėr fatin e frytit tė vet, ta mbajė e ta lindė fėmijėn ose ta ndalojė zhvillimin embrional tė frytit - t'i nėnshtrohet abortit. Fryti i ngjizur ėshtė njė gjė private e individuale e gruas dhe ajo ka tė drejtėn e manipulimit sipas indikacioneve tė saja personale.
Prej nga rrjedh kjo e drejtė e gruas? dhe, kush ja dha kėtė tė drejtė tė manipulojė me njė person njerėzor?
Njė mentalitet i kohės moderne sa i pėrket kėsaj ēėshtje delikate ka patur ndikim tė madh nė kryerjen e abortimeve. Ky mentalitet ka lindur me tė drejtėn e gruas qė ta kontrollojė trupin e vet. Kjo ide i ka rrėnjėt nė dukurinė e mentalitetit, i ashtuquajtur playboy mentality, nga i cili ėshtė pėrhapur si rrėmujė, kurse pati pasoja tė rėnda ēka tregojnė shifrat e larta tė aborteve nė mbarė botėn.[44]
Playboy menatity ėshtė njė mentalitet tipik i kohės moderne, me qėndrime tė reja liberale tė feministeve, posaēėrisht amerikane, i mbėshtetur nė idetė e hedonizmit dhe utilitarizmit. Njėkohėsisht, mentaliteti i cekur ka rezultuar nga shumė "trysni" psikike e fizike qė i bėhen gruas nė kohėn moderne. Shumė raste tė dukurive tė tilla kanė tė bėjnė me njė permisivizėm seksual modern dhe dhunimet seksuale ndaj femrave.
Gruaja e dhunuar nuk ka qenė e lirė tė vendosė pėr njė akt tė tillė, e ky akt i padėshiruar ka rezultuar ngjizjen. Nė kėtė rast femra si e tillė bėhet fli e agresivitetit tė mashkullit dhe ngjizja s'ėshtė fryt i dashurisė reciproke por fryt i dhunės. Prandaj, femra nuk e ka tė obliguar tė bartė barrėn, sepse barra ėshtė imponim i mashkullit tė dhunshėm. Fėmija ėshtė njė qenie qė ka filluar tė jetojė rastėsisht. Shikuar nga ky mentalitet, gruaja ka tė drejtėn e pastrimit tė trupit tė vetė dhe tė mbajė atė nivel tė vitalitetit qė e dėshiron. Ajo e ka tė drejtėn e lirimit nga ky imponim i dhunshėm, ngase liria paraprake si kusht pėr tė marrė pėrgjegjėsinė, nuk ka qenė e pranishme. Kėshtu, problemi i abortit ėshtė - sipas playboy mentality - ēėshtje e gruas, "ēėshtje private e saj". Vėrtetė, njė gjendje e tillė ėshtė shumė e padėshirueshme pėr femrat nė pėrgjithėsi, e veēenėrisht kur kushtet pėr tė lindė njė fėmijė janė shumė tė dobėta apo nuk ekzistojnė fare, si ato mentale po ashtu edhe ekonomike. Nėse moralisht i pėrsiasim kėto fakte tė rėnda, atėherė mund tė pohojmė se dhuna, agresiviteti apo edhe kushtet ekomike mund tė jenė shkak pėr tė zvogėluar fajėsinė, mėkatin, por assesi nuk mund tė merren si argument qė tė justifikojnė vrasjen e embrionit. Mė e preferueshme pėr gratė do tė ishte metoda preventive, ngase kėtu kemi tė bėjmė me jetėn e njeriut.
Ē'tė themi pėr kėtė mentalitet, pėrveē se nuk pėrputhet fare me tė drejtat as tė gruas e as tė embrionit. Ėshtė fakt se pikėrisht gruaja ėshtė ajo e cila e mban barrėn mė tė madhe pėr zhvillimin e jetės sė embriont. Por, kjo nuk i jep tė drejtė tė merr vendime fatale pėr jetėn e embrionit.
Shikuar nė aspektin ontologjik, embrioni ėshtė njė qenie individuale e pandashme dhe esencialisht e dallueshme nga tė gjithė individėt tjerė dhe i ka tė drejtat e njėjta tė njė personi. Pra, nga ky aspekt askush nuk ka tė drejtė tė manipulojė me embrionin, as gruaja e cila e mban nė kraharorin e vet.
Shikuar nga aspekti biologjik, embrioni ėshtė njė organizėm i ri me tė gjitha karakteristikat e njė organizmi tė gjallė. Edhe pse si organizėm nuk i ka tė gjitha mundėsit e vet-jetės, por i duhet ndihmė kohe pėr tu aftėsuar pėr jetė individuale dhe tė pavaruar, ai ėshtė organizėm unikat kundrejt organizmave tjerė - por edhe tė nėnės.
Shikuar nga aspekti etiko-moral, embrioni i cili i ka tė gjitha kėto karakteristika ontologjike dhe biologjike, askush nuk ka tė drejtė pėr tė tė japė vendime pėr hudhjen, pėrkatėsisht pėr vrasjen e tij. Embrioni ėshtė qenie e cila nė vete posedon tė njėjtat tė drejta pėr jetė sikurse edhe gruaja e cila e ka ngjizur. Njeriu, nė rastin tonė gruaja, nuk e ka tė drejtė tė zotėrojė mbi jetėn e dikujt. Pėrveē kėsaj, qenia njerėzore ose personi i cili ka filluar tė jetojė, nuk ėshtė vetėm i gruas. Gruaja nuk ka mundėsinė e krijimit tė njė qenie njerėzore pa ndihmėn e mashkullit apo pa gametėn mashkullore[45]. Ne e argumentuam me lart, e kėtu nuk ėshtė e nevojshme tė rishtrohen argumentet gjėrėsisht, se me bashkimin e gamenteve tė mashkullit dhe femrės vjen deri te ngjizja, pėrkatėsisht tė fillimi i njė qenie tė re njerėzore. Nėse merret logjika se gruaja ka tė drejtėn e manipulimit tė embrionit, tė vednosė pėr fatin e tij, atėherė nė kontinuitetin e kėsaj logjike, edhe mashkulli i cila ėshtė bashkėkrijues i embrionit i ka tė drejtat e veta pėr tė vendosur.
Nėn ndikimin e fortė tė kėsaj qė u tha mė lart, pra tė drejtat e gruas qė ai tė vendosė vetė, ka patur pėr pasojė fushatėn e furishme tė opinioneve publike qė kjo e drejtė tė kurorėzohet edhe me projektligje shtetėrore, e nė kėtė drejtim aborti tė legalizohet, qė do tė jetė nė favor tė lirisė sė gruas. Mjerisht, kėto edhe do tė ndodhin gati nė tė gjitha shtetet evroperendimore, nė SHBA, madje edhe nė gjithė botėn.

C. Aborti - ēėshtje juridike

Kėtu e mė poshtė do trajtojmė problemin juridik tė abortit, i cili nė botėn pėrendimore, megjithė pėrpjekjet e ndryshme pėr parandalimin me masa tė llojllojshme, ka mbetur njė problem me pėrmasa tė mėdha nė sferėn e drejtėsisė. Madje, ėshtė ende i madh dhe ka shtruar njė mori dilemash, statusi juridik i embrionit dhe nė pėrgjithėsi mėnyra aplikuese pėr t'i zgjidhė tė gjitha ato mosmarrėveshje. Veēanėrisht, njė barrė e madhe u ka mbetė qeverive dhe parlamenteve tė shteteve qė tė diskutojnė pėr tė marrė njė udhėdrejtim nė lidhje me ēėshtjet delikate tė aborteve. Bota perendimore, por jo vetėm ajo, ėshtė para njė sfide tė madhe tė kohės, ngase nuk mund tė anashkalojė rregullimin pėr apo kundėr abortit. Kjo domosdoshmėri e rregullimit pason nga njė mentalitet qė po mbretėron nė botė, ne e cekėm mė lart, pėrkatėsisht ajo se ēdo grua e ka tė drejtėn ta sundojė trupin e saj dhe tė jetė e drejta e saj pėr frytin e ngjizur qė tė jetojė apo t'ia ndalė jetėn. Mjerisht, mė tepėr diskutohet deri nė cilėn kohė tė shtatzanisė mund tė kryhet aborti se sa a mud tė jetė aborti i lejueshėm.
Prandaj, juristi do tė pyetet: deri nė cilėn kohė pas tė mbeturit shtatzėnė (mbarsjes) mund tė jetė i lejueshėm aborti?[46] Fėmija nė krijim e sipėr, a gėzon tė drejtat ligjore a jo? A i posedon edhe embrioni tė drejtat e njė subjekti si person juridik apo jo?
Shumica e vendeve tė Evropės - nė pėrjashtim tė Irlandės - e kanė legalizuar abortin. Disa orientohen duke vėnė termine/afate. Si shtete mė tepėr liberale vlerėsohen Franca dhe Italia, nė tė cilat aborti ėshtė bėrė vepėr penale qė nga viti 1975 pėrkatėsisht 1978. Nė Francė aborti deri nė javėn e 12-tė ėshtė i lejueshėm vetėm se gruaja duhet ta paraqesė kėrkesėn e saj me shkrim.
Nė Itali kufiri pėr abort legal ėshtė 90 ditė. Aborti mund tė vijojė qysh pas shtatė ditėsh pasi qė tė jetė bėrė i ashtuquajturi "attesti" i nėnshkruar nga njė mjek dhe gruaja shtatzėnė. Nė Austri aborti ėshtė i mundshėm nė tre muajt e parė. Nė kėto tre vendet e fundit abortimi mund tė pasojė edhe pas kėtyre kufizimeve kohore, nėse ekzistojnė arsye mjekėsore tė arsyetuara. Nė Gjermani qė nga viti 1995 aborti mund tė bėhet vetėm nė tre muajt e parė pėrkatėsisht 12-tė javėt e para, mirėpo gruaja shtatzėnė ėshtė e detyruar qė para se ta bėjė kėtė tė konsultohet me mjekun dhe ta vizitojė njė nga vendkėshillimoret e ngritura pėr kėtė ēėshtje nė Gjermani. Vendi me ligje mė tė ashpėra nė ēėshtjen e aborteve ėshtė Irlanda. Abortet janė plotėsisht tė ndaluara, me pėrjashtim vetėm nėse vie nė rrezik jeta e gruas. Gratė irlandeze, pėr shak se nuk mund tė abortojnė nė vendin e vet, kalojnė nėpėr vendet fqinje diku afėr 7000 nė vit, pėr tė bėrė abortin. Edhe nė Spanjė lehojet aborti vetėm nėse vihet nė rrezik jeta e gruas. Nė Spanjė vlenė po ashtu kufizimi 12 javė, ndėrsa nė rast tė ndonjė dhunimi 22-javė dhe nė rast se kostatohet se fetusi nuk do tė kėtė zhvillim normal.
Suedia, nė krahasim me vendet e lartpėrmendura, ka ligj mė liberal. Kufijtė e lejueshėm pėr abort janė 18 javė, ndėrsa nė Holandė nė raste tė veēanta deri edhe nė 22-javė. Nė Britani tė Madhe nuk ka kufizime kohore pėr abortim, por vlenė principi i zgjidhjes sė problemit me indikacione. Kjo do tė thotė, se mjeku vendos vetė. Kėshtu qė atje abortimi mund tė bėhet pa rrezik dėnimi penal deri nė javėn e 24-tė. Nė SHBA kemi prej 20 deri nė 24 -tėn javė mundėsinė pėr abort.
Qė kjo temė tė jetė sa mė e kuptueshme si shembull nė vijim do tė paraqesim diskutimet argumentet qė kanė pėrdorur dy pozicionet zvicerrane nė inisiativėn pėr ndryshimin e kodit penal pėrkatėsisht tė paragrafėve ku ėshtė e sanksionuar ēėshtja e abortit.

C. a. Rregullimi i abortit nė Zvicėr

Sikur nė ēdo vend, diku mė pak e diku mė shumė - legal apo ilegal, aborti ėshtė njė fenomen i pranishėm edhe nė Zvicėr. Vlerėsohet se ēdo e katėrta grua konfrontohet tė paktėn njėherė nė jetėn e vet me abortin. Sipas ligjit penal zviceran neni 118-121[47], aborti ėshtė vepėr penale. Kėtu pėrjashtohet inkriminimi i abortit nė rast se gruaja qė i nėnshtrohet kėtij procesi ėshtė e rrezikuar me jetė, apo nė rast se shtatzėnia do tė ishte rrezik pėr jetėn e gruas. Se a ekziston njė rrezik i tillė pėr jetė pėr kėtė vendos mjeku, ndėrsa aborti mund tė bėhet vetėm nėse tė njėjtin vlerėsim e jep edhe njė mjek tjetėr, pra mjeku i dytė.[48]
Qė nga viti 1942 ligji mbi abortin nuk ėshtė ndryshuar asnjėherė. Qė nga ky vit koncepti i shėndetėsisė ėshtė zgjeruar. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (WHO) me konceptin "shėndetėsi" kupton mė shumė se ajo e tė qenit i shėndoshė. WHO kupton "njė gjendje tė mirė trupore, mentale dhe sociale", e sipas kėsaj gratė kanė mundėsi qė ato ta marrin nė pėrdorim kėtė tė drejtė e nė veēanti atė psikike apo sociale si arsyetim pėr tė ndėrmarrė aktin e abortimit.[49] Nisur nga fakti se nė Zvicėr abortet kanė vijuar pa problem, megjithė ligjin nė fuqi, vlerėsohej se ligji aktual ishte ligj i tejkaluar dhe se nuk i pėrshtatet realitetit tė ri. Kėshtu njė inisiativė popullore me moton "pėr nėnėn dhe fėmijėn" ka kėrkuar ndryshimin e ligjit aktual tė abortit. Ishte edhe kėrkesa pėr kufizimin e aborteve legale vetėm nė 12 javėt e para, pra ndalimin e abortimit pas javės sė 12-tė.
Lidhur me kėtė inisiativė pėr ndryshimin e kėtij ligji kemi dy pozicione tė ndryshme: njėra anė e cila ėshtė pro kėtij ndyshimi dhe pala tjetėr e cila e refuzon kėtė projektligj.

C. a. a. Aborti: ēėshtjet etike

Grupi i cili pėrkrah abortin ka sjellur argumentet e tyre duke i kundėrshtuar vlerėsimet e atyre qė e kundėrshtojnė abortin duke sjellur faktet me sa vijojnė:

C. a. b. Statusi moral i embrionit

A ėshtė embrioni njė njeri, i cili gėzon tė drejta tė krahasueshme me ato tė njeriut tė lindur? Si argumentim pėr kėtė qėndrim pro embrionit jipet shpesh nga kundėrshtarėt e abortit, duke vlerėsuar se tė gjitha trashėgimitė (gjenet) janė tani tė pranishme nė embrion. Ndėrsa bindjet e grupit kundėr kundėrshtarėve tė abortit ndryshojnė duke pėrdorur kėto argumente:
1) Njeriu ėshtė mė shumė se masė e kromosomeve,
2) Shumica e njerzėve ia japin jetės embrionale njė vlerė morale, e cila rritet (vlera morale) me zhvillimin e tij (embrionit), megjithatė kurrė s`ėshtė e barabartė me njeriun,
3) Embrioni nuk ėshtė "jetė e pavarur". Ai mund tė zhvillohet vetėm nė trupin e gruas drejt pavarsisė sė plotė. Njė pakicė tjetėr e shikojnė ngjizjen e qelizave si jetė nė tė njėjtėn shkallė si atė tė njeriut tė lindur. "Fetusi nuk ėshtė send, as ind, por po ashtu s'ėshtė pėr tu barazuar me njė person tė lindur"[50]. Ėshtė gabim vlerėsimi se, gjithnjė duke e paraqitur pozicionin e atyre qė ishin kundėr kundėrshtarėve tė abortit, "embrioni ka tė drejtė pėr jetė". As kushtetuta zvicerane a as ndonjė marrėveshje ndėrkombėtare nuk ia rregullon tė drejtėn embrionit pėr jetėn. Gjykatat mė tė larta tė Belgjikės, Anglisė, Austrisė, SHBA-ve, dhe Kanadės, sipas vendimeve tė nxjerra, e drejta pėr jetė nuk ėshtė pėr tu zbatuar te embrioni. Njė pozicion tė ngjajshėm e ka marrė edhe Komisioni Evropian pėr tė drejtat e Njeriut (shiko pėr kėtė vendimet e datės 13.5.80 dhe 19.5.92). I gabueshėm ėshtė po ashtu vlerėsimi se "embrioni me shtatėzani ėshtė i aftė pėr trashigimi. Pra njohja si personalitet". Sipas § 31 tė kodit civil zviceran thuhet: "personaliteti fillon me jetėn pas lindjes sė kryer". Kėshtu qė fėmija jo i lindur i trashigimilėnėsit mund ta trashigojė pasurinė vetėm nėse lindė i gjallė.
Ndalimi i abortit ėshtė edhe shkelje e njė mori tė drejtave themelore tė gruas. Ndalesa pėr abort ėshtė shkelje e thelbit tė personalitetit tė saj: tė drejtėn e saj pėr jetė dhe shėndet, lirisė sė ndėrgjegjes sė saj dhe autonomisė morale si dhe lirisė sė saj pėr vetvendosje. "Njė detyrimi pėr tė lindur moralisht nuk mund tė pėrfaqėsohet".[51]
Akuzat si "vrasje" janė tė pabaza - thekėsojnė ata - ngase nuk kemi tė bėjmė me njė akt agresiv kundėr njė njeriu tjetėr. Embrioni nuk ėshtė njė "tjetėr", por ai ėshtė vetė nė trupin e gruas dhe nė varėsi tė plotė nga ajo. Ky krah vlerėson se, nuk ėshtė ēėshtje e shtetit tė vendosė, se deri nė cilėn shkallė aborti moralisht ėshtė i pranueshėm e nė cilėn shkallė jo, por ai duhet tė vėjė disa kufizime, ku duhet tė jetė e mundėshme njė marrje e njė vendimi tė lirė[52].
Njė vlerėsim tjetėr lidhur me inisiativėn "pėr nėnėn dhe fėmijėn" thotė se, kjo inisiativė kėrkon qė gruaja me ēdo kusht duhet ta lindė fėmijėn, e qė do tė thotė se jeta e embrionit duhet tė vihet para jetės sė gruas[53]. Sipas vlerėsimeve tė grupit kundėr atyre qė janė kundėr abortit, ndalimi i abortit do tė thotė kufizim i tė drejtave tė gruas dhe autonomisė sė saj pėr vetėvendosje.

C. a. c. Embrioni duhet tė mbrohet

Propozimi i rregullimit kohor pėr abort legal vetėm nė 12 javėt e para nė parim njeh aspekte tė mbrojtjes sė jetės sė paralindjes dhe se parlamenti zviceran ėshtė i vetėdijshėm, se shteti duhet tė vihet nė mbrojtjen e tė palindurve dhe se kjo del edhe nga tė drejtat themelore kushtetuese zvicerane - neni 7 dhe 10.[54]
Komisioni Etik Nacional Zviceran nė qėndrimin e tij ėshtė shprehur pro inisiativės pėr vėnien e afatit prej 12 javėsh. Ky komision ka marė parasysh dy aspekte: autonominė e gruas shtatzėnė dhe mbrojtjen e jetės sė palindur. Ky afatkufizim i jep mundėsi femrės shtatzėnė qė nė kohėn prej 12 javėsh tė vendosė se a don ta mbajė fėmijėn a jo, dhe se vetėm gruaja shtatzėnė mund tė vlersojė dhe ngase ajo e di ēka do tė thotė shtatzėnia e padėshirueshme pėr tė. Mbrotja e integritetit tė gruas bėhet duke mos e klasifikuar abortin si vepėr penale brenda 12 javeve tė shtatzėnisė, ndėrsa nė anėn tjetėr vėnia e kėtij afati mbron jetėn e palindur.[55]

C. a. d. Embrioni ka tė drejtė pėr jetė

Pėr tė mundur qė embrionit t'i sigurojmė mbrojtje juridike e kushtetuese, duhet tė fillohet nga faktet biologjike. Gjenomi i embrionit pėrmban qė nga fillimi njėjtė 'planin ndėrtues' dhe 'detyrėn ndėrtuese' pėr zhvillimin e njeriut qė do tė lindė. Nė tė vėrtetė kjo duhet tė bėhet me mdihmėn e nėnės deri sa ta arrijė pavarėsinė tė bėjė jetė tė pavarur.[56] Embrioni nė identitetin gjenetik, mospėrsėritja dhe pandryshueshmėria ėshtė qė nė fillim njė jetė e pėrcaktuar "qė nė procesin e zhvillimit" krijohet si njeri.[57] Nė dy vendimet e gjykatės kushtetuese lidhur me abortin (1975 dhe 1993) ka gjykuar se, jeta e palindur gėzon mbrojtje dhe garancinė e dinjitetit njerėzor. Nė mbrojtje tė tij mund tė merret si argument edhe neni 2 kryerreshti 2 i kushtetutės sė Gjermanisė dhe neni 10 i kushtetutės sė Zvicrės.
Nė tė drejtėn ndėrkombėtare sa i pėrket marrėveshjeve pėr tė drejtat e njeriut mund tė thuhet se mungon mbrotja e dhėnė shprehimisht. Nė nenin 2 tė Konventės sė Evropės pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore, pėrmban tė drejtėn e ēdo njeriu pėr jetė. Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nuk ka nxjerrė ende ndonjė vendim lidhur me ēėshtjen e mbrotjes sė embrionit.
Marėveshja e Kėshillit tė Evropės pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Biomedicinė e 4 prillit 1997- e cila nuk ėshtė ratifikuar ende nga Zvicėrra, ndalon shprehimisht krijimin e embrioneve pėr qėllime tė kėrkimeve shkencore. Ndėrsa nė njė Protokol plotėsues tė 12 janarit 1998 ndalohet kllonimi i qenies njerėzore.[58]
Nė biologji ėshtė vėrtetuar se ēdo fėmijė me ngjizje i takon njeriut. Zhvillimi i njeriut duhet tė shikohet si proces zinxhiror. Brenda orėve pas ngjizjes fillon programi gjenetik i zhvillimit embrional. Nė muajin e parė veē fillojnė tė krijohen organet si zemra, truri, sytė etj. Nė muajin e dytė fillon tė merr formėn e saj fytyra, ndėrsa nė muajin e tretė fytyra e fėmijės fillon tė formėsojė si ballin, hundėn, gojėn. Dhe se aborti mu pėr kėtė arsye mund tė krahasohet si vrasje, vrasje e fėmijės nė krijim e sipėr e i pambrojtur. E drejta pėr jetė ėshtė njė e drejtė fundamentale. Kėshtu qė mbrojtja e jetės nuk ėshtė diēka individuale, por ajo ėshtė njė detyrė publike dhe solidare dhe se jeta e palindur nė mungesė tė mundėsisė pėr mbrotje, kėtė duhet ta bėjė shteti, dhe se kjo ėshtė detyrė e tij, vlerėson Bashkėsia pėr Mbrotjen e Jetės sė Palindur nė Zvicėr.[59]

C. b. Regullimi i abortit nė vendet e ndryshme tė Evropės

Praktika e nxjerrjeve tė ligjeve nė vendet perendimore nė procesin e pėrgatitjes sė projektligjeve ata bėjnė krahasimin me normat ligjore tė shteteve fqinje dhe mė gjėrė, qė tė mund tė vėjnė nė jetė njė ligj i cili mė sė miri do tė mund tė gjente aplikueshmėrinė e tij nė atė vend. Njė thirrje e ngjajshme ka dalė edhe nga UE, duke kėrkuar nga anėtaret e saja qė ligjet e vendeve anėtare tė jenė sa mė tė afėrta dhe jo me dallime tė skajshme.

Gjermania: Sipas tė drejtės sė aplikueshme tė vitit 1995 aborti nė Gjermani parimisht ėshtė i ndaluar, mirėpo lejohet nė raste tė caktuara. Njė aborti brenda 12 javėsh ėshtė i lejuar pasi qė gruaja tė ketė kryer bisedėn e obligueshme me qendrėn kėshilluese pėr shtatzėnat, nė tė cilėn bisedė gruaja shtatzėnė vendos se a do ta abortojė fėmijėn apo jo. Pas bisedės, gruas qė ka vendosė tė bėjė abortin i jepet njė ēertifikatė dhe vetėm me kėtė letėr ajo ka mundėsi t`i drejtohet mjekut pėr ta kryer abortin. Ndėrsa nė anėn tjetėr, aborti klasifikohet si legal nėse klasifikohet si i patjetėrsueshėm (nė rast se rrezikohet jeta e gruas) ose kemi te bėjmė me ndonjė implikim kriminal, pra dhuminin. Nė Gjermani janė afėr 1930 vende pėr kėshillime tė cilat lėshojnė ēertifikata pėr abort pėr ato qė dėshirojnė ta marrin njė hap tė tillė.[60]

Franca: Sa i pėrket kohėzgjatjes se deri kur lejohet aborti, Franca klasifikohet si vend mė "progresiv" nė kėtė fushė. Kjo lidhet ngushtė me luftėn e pandėrprerė tė grave. Nė vitin 1975 nxirret njė ligj i cili lejon abortin deri nė javėn e dhjetė. Ndryshimi, apo nivelimi i kėtij ligji bėhet edhe njėherė nė vitin 2001 ku kohėzgjatja pėr tė kryer abortin zgjatet edhe pėr dy javė. Mbas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji tė ri, shumė klinika nė praktikė edhe mėtutje pėrpiqen qė tė mos e aplikojnė ligjin e ri. Kjo do tė thotė se baza juridike ndryshon nga realiteti. Mirėpo, kjo ka shkaktuar qė shumė gra tė kalojnė kufijtė e tė shkojnė nė Holandė apo Spanjė dhe tė bėjnė abortin. Sipas tė dhėnave tė njohura, mesatarja e aborteve nė Francė sillet diku afėr 200.000 nė vit.[61]
USA: Qė nga viti 1973 nė SHBA vlen njė lloj i kufizimit kohor pėr abortin. Nė Amerikė kemi dy grupe: nė njėrėn anė tė krishterėt tė cilėt pėrfaqėsojnė vlerat e krishtera, e ashtuquajtura lėvizja "pro Life"(pėr jetėn) dhe nė anėn tjetėr kemi liberalėt qė vihen pėr "pro Choise" (pėr tė zgjedhur vetė). Sipas njė praktike tė Gjykatės Supreme tė SHBA-ve nė njė vendim tė saj tė vitit 1973 thuhet se shtetet anėtare tė SHBA-ve nuk kanė tė drejtė tė pengojnė abortin nė tre muajt e parė. Ndėrsa nė temujorshin (Trimester) e dytė aborti mund te ndalohet vetėm nėse kjo ndėrhyrje ėshtė e rrezikshme pėr abortuesen.[62]
Austria: Qė nga viti 1975 nė Austri aborti mund tė bėhet pa rrezikun pėr tu akuzuar pėr vepėr penale, nėse gruaja sė pari konsultohet me ndonjė mjek, sė dyti nėse absolvon njė kėshllė tė detyrueshme dhe sė treti nėse aborti bėhet brenda tre muajsh. Mesatarja e abortimeve legale nė Austri vlerėsohet diku 20.000 deri 25.000.[63]
Suedia: Ligji suedez iu lejon grave suedeze qė tė vendosin lirisht pėr abortin pa u kėrcnuar nga dėnimi deri nė javėn e 14-tė. Njė shtatzėni mund tė ndėrpritet edhe nė javėn e 24-tė, mirėpo pėr kėtė nevojitet njė leje nga organet mbikqyrėse qė quhet Socialstyrelsen. Suedia qėndron para vendeve tjera si Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda sa i pėrket kohės se kur guxohet tė bėhet abortimi, te tė cilat deri nė javėn e 12-tė gratė mund tė vendosin lirisht se a dojnė ta mbajnė fėmijėn a jo.[64]
Portugalia: Nė Portugali kush bėn abort ilegal, pėr ato dėnimi i aplikueshėm ėshtė burgimi. Nė kėtė vend kush aborton apo ndihmon abortin qėndron me njėrėn kėmbė nė burg dhe njėrėn nė liri. Kėshtu nė mungesė tė alternativave legale, organizatat tė cilat merren me ēėshtjen e familjes, vlerėsojnė se numri i grave qė abortojnė fėmijėn e tyre arrinė diku 40.000.[65]


D. Rregullimi i abortit nė Shqipėri dhe Kosovė

Nė pjesėn pėrfundimtare tė persiatjeve tona pėr fenomenin e abortit, do tė ndalemi shkurt edhe nė vendet tona shqiptare, pėrkatėsisht Shqipėri dhe Kosovė, e tė shohim se si e aplikojnė abortin nė ligjet e tyre.

D. a. Aborti nė Shqipėri

Nė Shqipėri aborti ėshtė i rregulluar sipas ligjit dhe urdhėresave tė Ministrisė sė Shendetėsisė pėr abortin, Nr. 8045, data 07. 12. 1995, qė ėshtė mbėshtetje e nenit tė ligjit nr. 7491, tė vitit 1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese" me propozimin e Kėshillit tė Ministrive, miratuar nė Kuvendin Popullor tė Shqipėrisė[66]. Ky ligj ėshtė i pėrbėrė nga 21 nene tė ndara nė tre krerė. Ndėrprerja e vullnetshme e shtatzanisė sipas nenit 3, mund tė bėhet nga mjeku specialist obstetėrgjinekolog i cili ėshtė punonjės nė institucionet shtetėrore dhe private qė i plotėsojnė kushtet e pėrcaktuara nė udhėzimet e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Mjedisit. Paraprakisht, mjeku specialist prej tė cilit kėrkohet ndėrprerja e vullnetshme e shtatzėnisė, ėshtė i obligueshėm tė informojė personin (gruan) pėr tė gjitha rreziqet dhe komplikimet qė i sjell ndėrprerja e shtatzėnisė, tė drejtat qė i garantohen me ligj pėr familjen, nėnėn dhe fėmijėn, pėr institucionet dhe organizmat qė mund t'i ofrojnė ndihmė morale dhe financiare dhe pėr klinikat qė i kryejnė ndėrprerjet e shtatzėnisė (neni 4). Pasi t'i merr gruaja pėrkatėse tė gjitha udhėzimet dhe informatat e duhara, mjeku kėrkon konformimin me shkrim tė kėrkesės, 7 ditė pas kėrkesės sė parė. Kur kėrkesa bėhet nga njė vajzė e mitur 16 vjeēare, pėrveē kėrkesės sė saj, kėrkohet edhe miratimi i njė personi i cili ushtron autoritetin prindėror ose tė kujdestarit ligjor tė saj (neni 8). Ndėrprerja e shtatzėnisė mund tė bėhet deri nė javėn e 22 tė shtatzėnisė dhe nė ēdo kohė, nė rast se komisioni i pėrbėrė nga 3 mjekė, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se: fetusi ka keqformime tė papajtueshme me jetėn apo sėmundje invaliduese me trajtim tė pasigurtė (neni 9). Kurse nė rast se gruaja vlerėson se shtatzėnia e saj krijon probleme psikosociale, ndėrprerjėn mund ta bėjė brenda javės sė 12, por edhe nė javėn e 22, nėse komisioni i pėrbėrė nga 3 specialistė mjekė, punonjės socialė, juristė, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se shtatėzania ėshtė rezultat i pėrdhunimit ose njė krimi tjetėr seksual, si dhe arsyera tjera tė vėrtetuara sociale, e tė gjitha tė jenė tė vėrtetuara dhe tė miratuara nga Ministria e Shėndetėsisė dhe e Mbrojtjes sė Mjedisit (neni 10). Sa i pėrket mjekut, ai nuk ėshtė i detyruar tė kryejė ndėrprerje tė shtatėzanisė kundėr vullnetit tė tij (neni 16).
Sipas kėtij ligji tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Mjedisit, ndėrprerja e shtatzėnisė apo aborti ėshtė i ligjshėm deri nė javėn e 22, por edhe nė ēdo kohė nėse gjatė kohės sė shtatzėnisė janė tė evindetuara keqformimet, deformimet, sėmundjet qė janė tė pashėrueshme, si dhe nėse shtatzėnia ėshtė rezultat i njė pėrdhunimi apo ndonjė akti tjetėr krimi seksual. Mund tė konstatojnė se sipas tė dhėnave qė i pėrmendėm ligi mbi abortin ėshtė liberal dhe kryerja e abortit bėhet pa frikė se do tė jetė gruaja e pėrndjekur pėr akt penal. Pėrndjekja penale, sipas kėtij ligji dhe udhėzimeve, mund tė aplikohet vetėm pėr mjekun specialist, nėse i shkelė dispozitat e ligjit tė miratuar nga Ministria. Pėr fat tė keq, na mungon ligji penal i Republikės sė Shqipėrisė, qė tė mund tė japim hollėsi edhe mė ekzakte pėr rregullimin e abortit, pėrkatėsisht pėr atė se kur mund gruaja t'i shkelė dispozitat ligjore me abortin, po qė se aborti kryet privatisht, pa konsultime me mjekun? Nėse po, atėherė sa ėshtė i paraparė dėnimi apo si rregullohet njė akt i tillė me ligj?
Gjėja tjetėr qė na mungon ėshtė njė raport apo studim se sa aborte bėhen nė Shqipėri brenda njė viti, si dhe studime tė tjera pėr sa i pėrket moshės sė abortueseve dhe pėr shkaqet qė i nxisin abortet, me njė fjalė, njė farė lloj statistike bile panoramike, qė do tė ishte baza pėr tė bėrė vlerėsime etiko - morale por edhe juridike nė lidhje me fenomenin e abortit nė Shqipėri. Kėtu po japim vetėm njė shifėr tė aborteve tė kryera nė Shqipėri, sipas Bardhyl Ēipit. Nė vitet e fundit nė Shqipėri - sipas B. Ēipit[67] - numri i aborteve ėshtė rritė dukshėm nė krahasim me vitet e mėparshme[68]. Vetėm nė Tiranė ka patur ēdo vit rreth 10.000 aborte, kundrejt 7000 - 8000 lindjeve. Tė gjitha kėto aborte janė tė regjistruara, por njė numėr i madh i aborteve bėhet nė mėnyrė tė fshehur, ilegalisht. Prandaj numri i cekur mund tė jetė edhe mė i madh.

D. b. Aborti nė Kosovė

Kosova sot nuk e ka ligjin e vet penal, por nė fuqi ėshtė ende ligji penal i ish-Jugosllavisė, pėrkatėsisht Ligji Penal i KS Kosovės tė vitit 1977.
Nė kėtė ligj penal tė Kosovės nė pjesėn e II, kreu VI i dedikuar pėr veprat penale kundėr jetės dhe trupit, aborti apo ndėrprerja e shtatėzanisė ėshtė e paraqitur vetėm nė nenin 37, i pėrbėrė prej 4 paragrafeve. Kėtu nuk qartėsohet dhe nuk kemi fare nene a paragrafe qė tregojnė se nė cilėn kohė tė shtatzėnisė ėshtė e lejuar, pėrkatėsisht ėshtė e ndaluar me ligj kryerja e abortit. Ligji penal ka vetėm kėtė me sa vijon:
Neni 37 pargrafin 1, ai i cili ndėrprenė shtatzėninė kur ėshtė e ndaluar me ligj, d. m. th, kur ėshtė nė kudėrshim me dispozitat e ligjit, njė gruaje shtatzėne me pėlqimin e saj, fillon t'i bėjė ndihmė ose i ndihmon qė tė bėjė ndėrprerjen e shtatzėnisė, konsiderohet se ka bėrė vepėr penale. Kurse ai i cili nė mėnyrė tė paautorizuar merret me abortin me pėlqimin e gruas shtatzėnė, po ashtu ka bėrė vepėr penale pavarėsisht se ka qenė apo jo aborti apo ndėrprerja e shtatzanisė e lejueshme apo jo (parg. 2). Njėjtė do tė trajtohet ai i cili gruas shtatzėnė pa pėlqimin e saj i bėnė ose fillon tė bėjė abortin, (parg. 3). Dhe, nėse pėr shkak tė veprės nga parg. 1-3, tė kėtij neni, shkaktohet vdekja apo plagosja e rėndė ose tronditja e rėndė e shėndetit tė gruas te e cila ėshtė bėrė aborti, kryesi dėnohet pėr veprėn e tij prej gjashtė muajsh deri nė pesė vjet, nga parg. 1, pėrkatėsisht jo mė pak se tre vjet pėr veprėn nga parg. 2 dhe 3 ( parg. 4). Shikuar vetėm nga kjo e thėnė, nė Kosovė aborti ėshtė i lejueshėm, por sipas kėtij ligji nuk mund tė supozohet se deri kur, pėrkatėsisht deri nė ēfarė kohe ėshtė i lejueshėm aborti qė paraprakisht tė mos jetė akt penal, ose a pėrndjeket penalisht edhe gruaja qė bėnė abortin apo vetėm kryesi i abortit, specialisti mjek?
Sipas disa komenteve juridike tė ligjit penal[69] qė janė bėrė rreth ēėshtjes sė abortit dhe pyetjeve tona qė i shtruam, hasim nė qėndrimin se, gruaja e ka tė drejtėn e abortit vetėm nėse rrezikohet shėndeti i gruas apo jeta e saj, dhe atė nėse kanė kaluar 10 javė, 20 javė po edhe nė ēdo kohė tė shtatzanisė. Para 10 javėve tė shtatzanisė gruaja e ka tė drejtėn e abortit pa kurrfarė procedure tė veēantė, pavarėsisht se pėr ēfarė arsye. Kurse nėse kanė kanė kaluar 10 javė tė ngjizjes, gruaja mund tė kėrkon ndėrprerje tė shtatzėnisė duke bėrė kėrkesėn me shkrim qė i dėrgohet komisionit tė posaēėm pėr kėtė ēėshtje, por paraprakisht duhet tė jenė tė evidentuara kėto dukuri:
- nė bazė tė indikacioneve medicinale konstatohet se gjatė shtatzėnisė apo edhe pas lindjes, mund tė vijė deri te keqėsimi i rėndė i shėndetit tė gruas apo edhe deri te vdekja e saj.
- Kur mund tė pritet se fėmija do tė lindė me mungesa tė rėnda psikike dhe trupore, bazuar nė indikacionet eugjenike.
- Kur ngjizja ka qenė pasojė e dhunimit, marrėdhėnieve seksuale me personin e paaftė apo me personin e mitur.
Tė njėjtat dispozita i ka edhe njė projektligj qė ditėt e fundit ėshtė pėrgatitur, por ende ka mbetur vetėm nė letėr pa fuqinė e vet qė tė mund tė vlejė si ligj penal pėr Kosovėn.
Ligji i aplikueshėm, ekzistues i Kosovės ėshtė i tejkaluar dhe nuk mund t`i mbulojė nevojat e kohės. Ai, pavarėsisht se si ėshtė i rregulluar mė herėt, duhet tė ndryshohet dhe ti pėrshtatet realiteti tė ri duke pasur parasysh vlerat humane e morale e tė renditet nė mbrotje tė jetės sė pambrojtur, me qėllim tė mbylljes sė zbrazėtirės juridike nė kėtė fushė.
Nga informatat qė dėgjohen nėpėr Kosovė nė lidhje me problemin e abortit, situata aspak s'ėshtė e kėnaqshme. Flitet jozyrtarish, por ngjanė tė jetė e vėrtetė, mbase nuk kemi studime serioze qė tė mund tė kemi njė mbėshtetje mė tė sigurtė, se nėpėr tė gjitha klinikat e Kosovės, pėrkatėsisht repartet e gjinekologjisė, mbretėron njė gjendje e pakontrollueshme. Abortet kryhen sipas qejfeve, legalisht e ilegalisht, ngase mungon njė mbikqyerje permante.
Sipas njė emisioni qė kemi pėrcijellur nė RTK, disa tė pranishėm kanė pohuar pėr njė rritje tė madhe tė aborteve pas luftės nė Kosovė. Mė sė tepėrmi ka gra e vajza qė kanė qenė tė dhunuara ose gjatė luftės ose edhe pas luftės e qė kanė qenė tė detyruara tė bėjnė abort. Dukuria mė e pakėndshme qė po mbretėron nė Kosovė ėshtė se ėshtė rritur numri i vajzave tė reja tė moshės 16 - 25 qė kryejnė aborte.
Nga pėrgjegjja e tė intervistuarve, konkludohet se kjo dukuri rezulton nga njė liri e egėr e tė rinjėve dhe nga dhunimet e shumta qė bėhen ndaj tė rejave. Shkaku tjetėr - pohohet - ėshtė gjendja e rėndė ekonomike e kosovarėve pėr tė rritur frytin e papritur, tė planifikuar dhe tė rastėsishėm. Nga kjo, mund tė supozohet se nė Kosovė ka njė numėr tė madh tė aborteve. Kėtė mund ta supozojmė nga njė realitet qė tek ne, por edhe nė Shqipėri, shumė gjėra bėhen nė mėnyra tė paligjshme e ilegale.


Pėrfundim

Gjatė shtegtimit tonė nėpėr mendimet e ndryshme nė lidhje me jetėn njerėzore nė pėrgjithėsi, e nė veēanti nė lidhje me abortin, nuk ishte e mundur qė tė pėrmenden tė gjitha ato gjėra qė i pėrkasin problemit tė abortit, por edhe tė shqyrtohen ato thellėsisht e detajisht, nagse njė gjė e tillė kėrkon njė studim paksa mė tė gjėrė e njė hapsirė mė tė madhe. Ne i pėrmendėm vetėm ato qė ne i konsideruam tė nevojshme pėr paraqitjen e abortit si njė e keqe morale e cila ėshtė nė pėrmasa tė mėdha e pėrhapur gati nė mbarė botėn, dhe si njė problem juridik qė ka marrė hovin e legalizimit me ligje tejet liberale.
Disa pyetje tė pacekura kėtu, e qė ndoshta ia vlenė tė pėrmenden, do tė ishin ato tė cilat i pėrakasin manipulimeve tė ndryshme me gjenet njerėzore pėr hulumtime shkencore, ngjizja e fėmijės in vitro, fekondimi i fėmijės nė epruvetė - metodė qė pėrdoret shumė nė kohėn tonė nė shtetet pėrendimore evropiane dhe nė SHBA, kurse ka pėr qėllim qė bashkėshortėve tė cilėt nuk kanė mundėsinė tė ngjizin nė mėnyrė natyrore t'iu jepet mundėsia pėr tė pasė fėmijė nė mėnyrė artificiale. Pse ka lidhje kjo me abortin? Pėr faktin se, kjo metodė, edhe pse ende ėshtė nė diskutim se a ėshtė nė kundėrshtim me dinjitetin e personit njerėzor apo jo, pėrherė e ka mundėsinė e manipulimeve. Nė kėtė mėnyrė tė ngjizjes zakonisht fekondohen mė shumė se njė vezė. Nė uterus implantohet vetėm njė e cila ka patur suksese mė tė mira ose ajo mė e pėlqyeshmja, kuse tė tjerat presin nė rezervė, nė rast se e para nuk do tė ketė sukses nė uterus. Teprica qė mbetė mbas fekondimit pėrdoret pėr qėllime tė ndryshme. Zakonisht u afrohet ndonjė ēifti tjetėr martesor, merret pėr hulumtime ose eksperimentime, ose sė fundi tretet. Ē'kemi tjetėr, nėse hudhet apo eksperimentohet me vezėn e ngjizur, nėse jo abort. Aborte tė tilla selektive kemi me miliona nė ēdo vit nė mbarė botėn.
Mund tė themi se problemi i abortit nė kohėn moderne ėshtė alarmant. Nė gjithė botėn pėr ēdo vit kryhen me tepėr se 50 milion aborte. Kjo shifėr e madhe ėshtė njė shenjė se morali njerėzor ėshtė nė njė krizė tė madhe. Prandaj, me tė drejtė situata aktuale definohet si "kulturė e vdekjes", "strukturė mėkatare" (Papa Gjon Pali II), "kohė e megavdekjes"(Z. Brzhezhinski).
Me tė gjitha trysnitė qė janė bėrė e bėhen qė abortin ta shpallin si njė ēėshtje private, prandaj edhe e drejta e lirisė nė jetėn private, ēėshtje individuale, tregon se aborti ėshtė njė ēėshtje e etikės sociale dhe politike. E drejta njerėzore pėr jetė nuk mund tė privatizohet. Secili ėshtė i obligueshėm tė jetė aktiv nė mbrojtjen e jetės, tė tregojė solidaritetin. Kinezėt e aplikojnė njė gjė shumė interesante. Fėmijėn e posalindur e konsiderojnė se i ka nėntė muaj jetė, d. m. th. nga fillimi i ngjizjes fillon tė jetojė njeriu dhe kėshtu edhe do tė njihet kohėzgjatja e jetės sė njeriut. Kėtė e aplikojnė kinezėt me shekuj, kurse sot, kur ne mburremi se kemi arritur njė kulturė mė superiore botėrore, gjėrat mė fundamentale tė jetės i mėnjanojmė, pėrkatėsisht nuk i respektojmė, por pėr to japim veton tonė pėr ta shfarrosur nga faqja e tokės. Ēfarė po ndodhė me njerėzimin? Mos ndoshta do tė zbatohet etika eugjenike - e spastrimit tė njerėzve tė padėshirueshėm, apo siē po krijohet nė disa rrethe dhe grupe termi i ri dhe kategori e re e fėmijėve tė padėshiruar?
Pra, aborti ėshtė njė pyetje e ndėrgjegjes sonė. Duhet tė zgjohet ndėrgjegja e tė gjithė njerėzve pėr tė nderuar e pėr tė mbrojtur jetėn, pėrndryshe legjislacionet e nxjerra do tė jenė tė mangėta. Shteti duhet tė pyetet se si i kupton detyrat e veta esenciale kur e shpall abortin njė gjė private, dhe lė hapėsirė qė pėr abortin tė vendosė vetė gruaja? Madje, njė gjė tė kėtillė e siguron me ligje penale. A do tė jetė nė detyrėn e vetė primare nėse shteti nuk do t'i mbrojė tė pambrojturit? Sepse ėshtė fakt i pakontestueshėm, shteti duhet tė jetė medoemos nė anėn e atyre qė janė tė pambrojtur. Fėmija i palindur apo embrioni nė zhvillim ėshtė antarė i jetės njerėzore dhe i ka tė drejtat pėr jetė sikurse ēdonjėri prej nesh. Ėshtė detyrė morale e ēdo qytetari qė me ndėrgjegje tė kultivojė nė vetėdijėsimin, sė pari tek vetvetja e mė pas edhe tek ēdo njeri pėr respektimin e fėmijės sė palindur.
Thotė njė fjalė e urtė se, njeriu i ka shumė dėshira, kurse fėmija i palindur nė barkun e nėnės e ka vetėm njė, dėshirėn pėr tė lindur. Tė plotėsohet kjo dėshirė e tij (saj) qė tė lindė e t'ia japin atė dashuri qė e meriton njė krijesė e re. Mos tė harrojmė se gjendemi para njė jete e cila ėshtė nė fazėn e zhvillimit tė patejkalueshėm, nė atė prenatale, para se tė lindė fėmija. Edhe ne njėherė kemi qenė embrion e fetus. Ne sot jetojmė falė atyre qė na kanė mundėsuar zhvillimin embrional dhe na kanė mbrojtur deri nė aftėsimin e jetės sonė autonome, tė mėvetėsishme, atėherė edhe ne e kemi obligim, moral dhe njerėzor qė t'iu mundėsojmė qė edhe embrionet e sotshme e tė ardhshme tė jetojnė. Mos tė harrojmė se embrioni, fetusi apo fėmija i palindur ėshtė i afėrmi jonė qė e ka dėshirėn tė jetojė me ne. Kjo ėshtė dėshira e tij e vetme.
E pamė aborti nuk ėshtė njė akt medicinal "shėrues", por pėrkundrazi njė hap i tillė shkakton dhe provokon pyetje tė ndryshme juridike, morale, teologjike e filozofike, medicinale, psikike. Pėr reduktimin (e themi reduktim me vetėdije se ky fenomen nuk mund te zhduket nga tė ekzistuarit - aborte ka patur qysh nė kohėt parahistorike - por sė paku tė zvogėlohet pėr nga numri) e kėtij fenomeni qė ėshtė paraqitur edhe nė shoqėrinė shqiptare duhet tė mendohen dhe mirren masat preventive qė do tė ndihmonin reduktimin e aborteve, duke marrė masat edukative e juridike, duke nxjerrė kode tė sjelljes pėr mjekėt shqiptarė ku do tė ndalonin ndėrhyrjet e tyre pėr tė ndėrprerė shtatzėninė sipas dėshirės.
Si masė preventive do tė ishte e udhės edukimi nėpėr shollat publike/shtetėrore duke futur si lėndė mėsimore edhe edukatėn seksuale. Kėtu do tė kishin mėsuar tė rinjtė e Kosovės se akti seksual nuk ėshtė vetėm njė shfrenim epshesh, porse ai mund tė jetė shkaktar i shumė problemeve tė ndryshme qė e ngarkojnė aktorėt. Atyre duhet t`iu shpjegohet pėr rreziqet e mundshme qė mund tė pasojnė nga aktet e tilla tė pakontrolluara. Meqė, edhe pse nė kėtė fushė duhet tė kontribuojnė edhe prindėrit duke i dhėnė fėmijės shpjegime tė nevojshme, kjo nė shoqėrinė shqiptare ėshtė njė temė tabu e cila edhe po shkakton skandale bile edhe pėrbrenda rrethit tė ngushtė familjar tė cilat pėr opinionin shumė rrallė janė tė njohura.
Njė hap tjetėr, nė rast se mbetja shtatzėnė nuk mund tė mėnjanohet, do tė ishte hapja e vendeve ku do tė mund tė kėshilloheshin vajzat e mbetura shtatzėnė pėr tė gjetur njė zgjidhje tjetėr vėrtetė tė mundshme.
Idealja kishte me qenė qė tė mos bie askush nė kėtė skenė tė padėshirueshme dhe koplekse, se siē e pamė nga ajo qė tham deri mė tani, tė abortosh nuk do tė thotė tė "shėrohesh" nga njė sėmundje e zakonshme si ajo e gripit, por kjo shkakton njė mori dilemash jurdike, morale dhe pasojash psikike, pėrkatėsisht ngarkesa si pasoja afatgjata apo tė pėrhershme.

Marrė nga revista "Urtia"
Ndalohet botimi pa lejen e autorėve dhe bartja e kėtij shkrimi jashtė kėsaj faqeje!

_________________
*) - Fatmir Pera (1976), prift katolik i dioqezės sė Kosovės. Ka kryer sutimet filozofiko-teologjike nė Institutin Filozofiko-teologjik tė Shoqėrisė Jezu nė Zagreb. Shėrben si meshtar dhe sekretar i ipeshkvit nė Prizren.
- Kan.lic. iura. Zef Ahmeti, Fakulteti Juridik - Universiteti St. Gallen/Zvicėr; pėrkthyes i gjuhės gjermane nė St. Gallen.

[1] Kėto i konsiderojmė si shkenca qė janė kompetente tė japin mendimine, qėndrime e gjykime pėr fillimin e jetės njerėzore. Shkencat natyrore nė aspektin e trupėsisė, vitalitetit, a shkencat humane nė aspektin e humanizimit, animizimit d.m.th. frymės apo shpirtit tė qenies njerėzore - personit. Madje, edhe pse kėto shkenca orvaten, pėr kėtė ēėshjte tejet tė vėshtirė, njė definicion tė sigurtė dhe tė kėnaqshėm pėr vetė jetėn njerėzore nuk janė tė zoja ta japin. Ky fakt bėnė qė edhe sot tė studiohet intenzivisht qė tė shtjellohet jeta njerėzore nė tėrėsi, nga fillimi (ngjizja) deri nė fundin e saj.
[2] Ngjizja apo fekondimi ndodhė, pėrafėrsiht, 24 h deri - maksimalisht - dy ditė, pas penetrimit tė spermės nė qelizėn vezė tė femrės (oocita). Khs. Ivan KREŠINA, Preimplatacijska diagnostika - u službi selektivnog pobacaja prije trudnoce, nė: Crkva u svijetu (CuS) 36(2001), nr. 2, fq. 153-173.
[3] Khs. Karl RAHNER, Zum Problem der genetischen Manipulation, nė: Schrifften zur Theologie 8, Benzinger, Einsiedeln 1976, fq 287; Valentin POZAIC, Život prije rodenja, FTI, Zagreb 1991, fq. 49. 75-77; Ivan FUCEK, Bracna ljubav, FTI, Zagreb 1974, fq. 164ss; Asim KURJAK, Znanstveno o pocetku života, nė: Ante COVIC (ed.), Izazovi bioetike, Pergamena-Hrvatsko filozofsko društvo, Zagreb 2000, fq. 265 - 273.
[4] Pėr zhvillimin e jetės, si pėr fillimin dhe fundin, ka patur mendime tė ndryshme. Jeta ėshtė njė vazhdimėsi (continuum) e pandarė. Kjo ėshtė e vėrtetė nėse kihet parasysh jeta e llojit Homo sapiens, por kur ky qėndrim ka pėr shqyrtim organizmin e ri njerėzor, individin e ri, njė unitet tė ri, atėherė nuk qėndron. Kėtė tezė e ka proklamuar J. GODFREY, The Pope and the ontogeny of persons (Commentary), Nature 1995. Ky autor mendon se nuk ka moment kur fillon jeta. Tezėn e tij e mbėshtet nė vezėn dhe spermatozoidin (spermėn), se ato janė qeliza tė gjalla dhe qė jeta e tyre ėshtė njerėzore, dhe se jeta njerėzore vazhdon pandėrprerė nga gjeneratat nė gjenerata. Edhe pse veza dhe spermatozoidi janė qeliza tė gjalla njerėzore nuk e kanė aftėsinė e vetė-produktimit, pėr shkak se kanė mangėsi tė kromosomeve - prandaj medoemos duhet bashkimi i vezės dhe spermatozoidit (bashkimit tė kromosomeve femėrore dhe mashkullore - fertilizimi apo ngjizja) qė tė mund tė krijohet njė qenie e re njerėzore. Organizmi, pra, ėshtė formė e ekzistencės e veēantė pėr ēdo qenie tė gjallė. Nė aspektin e ngusht biologjik, ēdo qenie njerėzore ėshtė njė organizėm, me njė fjalė njė organizėm unikat njerėzor, dhe secili e ka identitetin e vet, i cili nė mėnyrė dinamike zhvillohet. Khs. Angelo SERRA & Roberto COLOBMO, Biološka osnova identiteta i statusa ljudskog embrija, nė: Ana Valotic - MRŠIC (ed.), Status ljudskog embrija, Centar za bioetiku FTIDI, Zagreb 2001. fq. 18-22. Kėta dy autorė Italian, biologjė nė Universitetin katolik "Sacro Cuore", nė kumtesėn e tyre tė mbajtura nė Zagreb, nė simpoziumin kushtuar statusit tė embrionit, kanė thekėsuar zėshėm identitetin dinamik tė embrionit.
[5] Zigota ėshtė qelizė diploide me 46 kromosome (23 tė femrės e 23 tė mashkullit) Nė kėtė qelizė trashėguese janė tė pranishme tė gjitha veēoritė, tiparet natyrore tė njė njeriu tė ri: trupi, ngjyra e flokėve dhe syve, forma e hundės, gojės, veshit, aftėsitė mendore dhe intelektuale (eventualisht defektet apo smundjet lindėse) etj. Baza e personalitetit tė personit. Khs. Ivan KREŠINA, a. i cit., fq. 57.
[6] Qelizat e reja tė ndara quhen blastomera.
[7] Khs. QENDRA E BIOETIKĖS NĖ UNIVERZITETIN KATOLIK "SACRO CUORE", Identiteti dhe statusi i embrionit njerėzor, nė: Urtia 2/200, fq. 196-197; Valentin POZAIC, vep. e cit., fq. 49; Angelo SERRA & Roberto COLOMBO, a. i cit., fq. 51-52.
[8] E gjithė jeta njerėzore, nė njė mėnyrė, ėshtė jetė embrionale. Nė vazhdim do tė pėrdorim termin embrion, edhe pse disa epoka tė zhvillimi tė qenies njerėzore nga ngjizja e deri nė lindje, i quajmė edhe ndryshe, p. sh. zigota, embrio, fetus. Tė gjitha kėto janė vetėm emėrtim kronologjik i zhvillimit embrional pa domethėnie ontologjike, morale apo juridike.
[9] Para se tė implantohet nė uterus, duhet tė ceket njė gjė e mrekullueshme: Veza e ngjizur tanimė vepron si njė organizėm autonom dhe i tėrsishėm nė vete. Ai i dėrgon organizmit tė nėnės sinjale tė rėndėsishme, me ēka vėndoset dialogu embrio - materal, i cili kontribon nė sinkronizimin e sistemit embrional dhe materal (amėsor). Njėri ndėr sinjalet qė i dėrgon zigota ėshtė: bėnė ndalimin qė embrioni gjatė implantimit nė mukozėn e uterusit mos tė hudhet si njė trup i huaj. Sinjali i dytė bėnė qė tė rritet produkcioni i progesteroneve te nėna, me ēka sigurohet stabiliteti i shtatzanisė. Kėshtu sipas kėtyre sinjaleve dhe kėtij dialogu mes embrionit dhe uterusit (nėnės), organizmi i nėnės pėrshtatet dhe pėrgatitet pėr shtatzani.
[10] Khs. V. POZAIC, vep. e cit., fq.49.
[11] Lėvizja e embrionit vėrehet nga muaji i gjashtė, ka madhėsinė 5-11 mm, kur janė evidente bazat e duarve dhe kėmbėve dhe bėhet dallimi i shuplakės, gishtave etj.
[12] Ka patur edhe raste qė fetusi tė lind para se t'i mbush 10 muaj, e pa kurrfarė pengesash tė vazhdojė jetėn. Njė rast i tillė ka ndodhur nė vitin 1972, nė Cincinati (SHBA).
[13] Zonja e pėrmendur tezėn, mendimin e vet e ka paraqitur nė veprėn e njohur: Anne McLAREN, Prelude to Embryogenesis, nė: THE CIBA FOUNDATION, Human Embryo research: yes or no? Tavostock Publication, London 1986. Ne po i marrim mendimet themelore tė cilat gjenden nė kėtė vepėr.
[14] A. McLAREN, mos tė harrojmė, ka qenė e specializuar nė embriologjinė e minjve. Tė arriturat e veta i ka verifikuar te minjtė. Te miu strisha primitive lajmėrohet nė ditėn e 6 tė zhvillimit embrional.
[15] Khs edhe Clifford GROBSTEIN, The Early Development of Human Embryos, nė: "The Journal of Medicine and Philosophy", 10 (1985), fq. 213-236. Grobstein ėshtė profesor i biologjisė nė University of California. Ngjashėm me A. McLaren, ėshtė krijuesi dhe pėrkrahėsi i paraembrionit, por me njė koncept tė ri kvalitativ. Kohėn para nidacionit e emėron si entiteti i paorganizuar. Ky term, sipas tė gjitha gjasave, ka pėr qėllim tė tregojė paaftėsinė e embrionit dhe paqenėsinė e embrionit si qenie individuale para strishės primitive apo para ditės sė 14 tė jetės sė embrionit. Tezėn e kėtij autori mė gjėrsisht e ka shtjelluar Tonci MATULIC, Pobacaj - drama savjesti, Centar za bioertiku FTI, Zagreb 1997, fq. 63 - 75. [16] Pėr kėtė tezė, mė gjėrėsisht khs. Angelo SERRA & Roberto CILOMBO, a. i cit., fq. 54 - 65; Tonci MATULIC, vep. e cit., fq. 61 - 75; Ivan KREŠINA, a. i cit., fq. 161 - 169.
[17] QENDRA E BIOETIKĖS NĖ UNIVERSITETIN KATOLIK "SACRO CUORE", a. i cit., nė: URTIA 2 (2001), fq. 197 -198. Khs. T. MATULIC, vep.e cit., fq. 37 - 40.; Angelo SERRA & Roberto COLOMBO, a. i cit., 51 - 54. Edhe shumė autorė relevantė janė tė mendimit se ky proces i zhvillimit tė embrionit nė tri faza ėshtė nė pėrputhshmėri me epistemologjinė biologjike, gjenetike dhe embriologjike, mandej edhe si njė e vėrtetė e pakontestueshme.
[18] Kėtė koncept e ka proklamuar me tendenca tė njėjta, si ato tė Grobstein dhe McLaren, Hinrichsen nė librin e pėrmbledhur nga ai vet, Humanenembryologie. Lehrbuch und Atlas der vorgeurtlichen Entwicklung des Menschen, Springer - Verlag, Berlin Heidelberg 1993.
[19] Kėto rryma teologjike kanė qenė me tepėr nėn ndikimin e filozofisė antike tė dualizmit. Nė kohėn moderne njė dualizėm i tillė filozofik, pėrkatėsisht njeriu pėrbėhet prej dy pjesėve - materies (trupit) dhe formės (shpirtit apo frymės), e ka humbur validitein e vet. Qenia njerėzore filozofikisht ėshtė e pandashme, ai ėshtė njė, por i pėrbėrė prej trupit dhe shpirtit si principe tė pandashme qė e pėrbėjnė njė person nė tėrėsi. Ky parim filozofik ėshtė nė pėrputhshmeri me tė konceptuarit biblik tė personit si njė qenie mė e pėrsosur, e krijuar nga Zoti si trup e shpirt. Ai ėshtė i aftėsuar pėr relacion me Krijuesin e vet dhe pėr autotrancendencė. Mbi fillim e jetės nė pėrgjithėsi dhe posaēėrisht tė jetės sė njeriut, pėr disa rryma filozofike-teologjike se si e kanė shqyrtuar fillimin e jetės njerėzore si person khs. Ivan ŠESTAK, Prinos kršcanstva filozofskoj misli o covjeku, nė: OŽ 4 (2000), fq. 433 - 435.
[20] Kreacionizmi ėshtė drejtimi i cili ėshtė mė pėr sė afėrmi pėr ta shtjelluar kėtė ēėshtje. Zoti ėshtė krijuesi i shpirtit, por krijimi i shpirtit nuk guxon tė mendohet si njė akt krijimi i ri, sikur nė fillimin e krijimit tė botės dhe tė njeriut, por me kėtė nėnkuptohet kushtėzimi qenėsor i tė jetuarit tė personit - si qenie shpirtėrore nga Zoti. Zoti s'ėshtė njė shkak ndėr shkaqet botėrore, por ai ėshtė shkaku i tė gjitha sendeve. Ai ėshtė krijuesi i tė gjitha sendeve, por me krijimin e njeriut tė parė, njeriu bėhet bashkėkrijues i gjeneratave tė reja njerėzore (khs. Zan 1, 28).
[21] Khs. Ivan FUCEK, vep. e cit., fq. 167-168.
[22] Nė Kishė janė tė njohur si etėrit nga Kapadocia.
[23] Term i filozofisė antike greke me domethėnie: tė qenurit, qenėsia, ekzistenca, habitus, diēka qė ėshtė e pėrbashkėt pėr ēdo qenie njerėzore. Nė filozofinė e Sokratit ende s'ka patur njė domethėnie/kuptim tė pėrkufizar e tė qartė. Nė filozofinė e Platonit dhe Aristotelit merr kuptimin e plotė. Pėr Platonin ousķa ėshtė ekzistenca e pėrgjithshme, universale e realitetit, ajo nė tė cilėn participojnė (bashkėprania) tė gjitha gjėsendet. Kurse Aristoteli definitivisht ia jep kuptimin e plotė: ousķ ėshtė si substancė apo esencė. Khs. ARISTOTELI, Metafizika, V, 1017 b 23 -26.; Anto MIŠIC, Rjecnik filozofskih pojmova, Verbum, Split 2000, fq. 196.
[24] Termin hypostasis, lat. suposittum, shq. supstrat, bazė, ka pėrdorur nė filozofinė greke Plotini pėr t'i pėrshkruar tri substancat e botės intelegibile (Njė, Intelekti, Shpirti apo Fryma). Nė filozofi shpeshherė pėrdoret pėr shenjėn e tė gjithė asaj qė ėshtė, qė ekziston pėr dallim nga fantazma. Nė kėtė kuptim hypostasis ėshtė substancė individuale, komplete dhe totalish autonome. (Substantia singularis, completa, tota in se). Kurse teologjia e krishterė, paralelisht me termin latin persona, e shenjon natyrėn e personave hyjnorė nė dogmėn e Trinisė Shenjte dhe nė personin hyjnor dhe njerėzor tė Jezu Krishtit. Khs. Ante MIŠIC, vep. e cit., fq. 110 - 111.
[25] Kėto dogma ishin tė shpallura nė Koncilin e Kalcedonit (451) dhe nė Koncilin e II tė Carigradit (Konstantinopolit) (553). Pėr kėtė khs. Henrich DENZINGER, Enchiridion symbolorum definitionum et declarationum de rebus fidei et norum / Kompendium der Glaubensbekenntnisse und kirchlichen Lehrentscheidungen, Lateinisch - Deutsch, Freiburg im Breisgau, Basel - Rom - Wien, Herder (37) 1991, nr. 302.
[28] Posaēėrisht me kėtė ėshtė marrė nė librin e tij mbi Trininė Shenjte, De trinitate VII, 6, 11 (PL 42, 943) dhe XV, 7, 11 (PL 42, 1065).
[27] BOETIUS, De persona et duabus naturis, c. 3 (PL 64, 1343).
[28] Nė mėnyrėn klasike individ d.m.th. unikat nė vete dhe i dalluar nga ēdogjė apo ēdonjėri / indivissum in se et divissum ab omni alio.
[29] Pėr kėtė kultivim, pėrsėri, janė shquar filozofėt e proveniences sė krishterė: E. Mounier, M. Scheler, G. Marcel, R. Guardini, M. Heidegger, E. Coreth etj.
[30] Khs. Ramón LUKAS LUKAS, Antropološki status ljudskog embrija, nė: Ana VALORIC-MRŠIC (ed.), vep. e cit., fq. 65-99.
[31] Kėtė e quajmė formim i personalitetit. Pesonaliteti ėshtė cilėsi e cila fitohet, arrihet me mundin personal tė personit mbas lindjes. Ajo qė ekziston nė fillet e jetės embrionale ėshtė baza mbi tė cilėn do tė formohet personaliteti.
[32] Khs. Ivan KOPREK (ed.), Ljudska prava - covjekovo dostojanstvo, FTI, Zagreb 1999. Libri ėshtė njė pėrmbledhje punimesh nga shumė ekspertė, filozofė e teologjė, qė nga apekte tė ndryhsme i analizojnė tė drejtat dhe dinjitetin e njeriut si person.
[33] Khs. Kushtetuta baritore mbi Kishėn nė botėn e sotme, Gaudium et spes nr. 51.
[34] Njė deklaratė e tillė ėshtė miratuar nga OKB-ja, mė 10. 12. 1948 nė Asamblenė e Pėrgjithshme, e a. q. "Deklarata e Pėrgjithshme mbi tė drejtat e njeriut". Me kėtė pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit ndėrkombėtarizohet synimi qė ēdo qenie njerėzore t'i sigurohen tė drejtat peronale. Mbas kėsaj do tė pasojnė edhe njė sėrė kartash e deklaratash nga shtete tė shumta qė do tė synojnė tė njėjtin qėllim.
[35] Ivan KREŠINA, a. i cit., fq. 165.
[36] Khs. QENDRA E BIOETIKĖS NĖ UNIVERSITETIN KATOLIK "SACRO CUORE", a. i cit., fq. 202. Pėr kėtė KONGREGATA PĖR DOKTRINĖN E FESĖ, "Deklarata mbi abortin e qėllimtė" , Acta Apostolicae Sedis 66 (18. XI. 1974) 730 - 474), lexojmė: "Veē kėsaj nuk i takon shkencave biologjike tė japin njė gjykim vendimtar mbi ēėshtje tė mirėfillta filozofike e morale, si ajo e momentit nė tė cilin formohet personi njerėzor e ajo e ligjshmėrisė sė abortit. Tani, nga pikėpamja morale, kjo ėshtė e qartė: edhe sikur tė ekzistojė njė dyshim i vetėm lidhur me faktin qė fryti i fekondimit ėshtė apo jo njė person njerėzor, ėshtė objektivisht njė mėkat i rėndė tė marrėsh pėrsipėr rrezikun e njė vrasje. 'Ėshtė tashmė njeri, sikur ai qė do tė jetė mė vonė'" TERTULLIANUS, Apologeticum IX, 8.
[37] Fjala abort rrjedh nga gjuha latine, abortio, abortus - dėshtim. Fjalori i fjalėve dhe shprehjeve tė huaja tė Mikel NDRECĖS, ribotuar nė Rilindja 2000, jep kėtė spjegim: dėshtim me qėllim, heqje e fėmijės nga barku i nėnės para se tė zhvillohet", kurse Falori i gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė 1984, nėn foljen abort lexuesin e referon te termi dėshtoj ku jep kėtė kuptim: lind foshnjėn para kohe tė vdekur(pėr gruan)…apo prish barrėn. Pra, kemi njė shpjegim jo edhe tė saktė sa i pėrketė domethėnies sė fjalės abort apo dėshtim. Mandej, pėrkthimi i fjalės abortus nė dėshtim, nuk i pėrshtatet plotėsisht me domethėnie, nga vetė fakti se aborti krahasohet me njė dėshtim qė dikush nuk ka mundur tė arrijė pėr ta zbatuar idenė, mendim, tezėn, punėn etj. Ky dėshtim, sipas fjalorėve tė cekur, mund tė mos arrihet pa fajin e dėshtuesit. Pėkundrazi, aborti ka tė bėjė me vrasjen e frytit tė nėnės, vrasjen e fėmiut tė palindur, ndėrprerje e shtatzanisė, nxjerrje ose hudhje e embrionit, e tė gjitha kėto me qėllim.
[38] Khs. Ivan FUCEK, vep. e cit. fq. 178; Bardhyl S. ĒIPI, Bioetika nė njė kėndvėshtrim mjekoligjor, Sh. B. Naim Frashėri, Tiranė 2001, fq.138.
[39] Khs. Bardhyl S. ĒIPI, vep. e cit., fq. 139.
[40] Khs. Ivan FUCEK, vep. e cit. fq. 181 - 182.
[41] Khs. Ivan FUCEK, Eticki vidik ljudskog embrija/fetusa, nė: Ana VALORIC-MRŠIC (ed.), vep. e cit., fq. 142. [42] Kėtė definicion tė abortit nga aspekti moral, e gjėjmė nė: KONGREGATA PĖR DOKTRINĖN E FESĖ, Deklarata mbi abortin e qėllimtė, AAS 66. Deklarata e pėrmendur ėshtė e thurrur dhe e pajisur me citate nga Bibla dhe shumė vepra teologjike, tė cilat gjatė historisė sė Kishės kanė qenė zė mbrojtės i jetės, pra kundėr abortit. Kisha Katolike, posaēėrisht Selia Shenjte nuk do tė heshtė asnjėherė sa i pėrket abortit. Zėri i saj do tė ngritet prore pėr tė mbrojtur jetėn e fėmijėve tė palindur. Rreth kėsaj teme do tė dalin dokumente e enciklika qė do tė jenė nė anėn e jetės - Donum vitae (1987), Evangelium vitae (1995) etj.
[43] Khs. Andreas LAUN, Fragen der Moraltheologie heute, Herder, Freiburg - Basel - Wien 1992, fq. 19 - 20.
[44] Khs. Tonci MATULIC, vep. e cit., fq. 157. Ky mentalitet ka lindur dhe ėshtė pėrhapur kryesisht nė Amerikė. Mė vonė, jehona e madhe e kėsaj ideje dhe kėtij mentaliteti, ka pasur ndikim tė madh nė tė gjithė botėn, e nė veēanti nė Europė. Tė nisur nga mentalitet kohet e fundit janė formuar edhe shumė grupe e shoqata feministe me ide tė njėjta: pėr lirinė e gruas tė kryej abortin.
[45] Kėtu mendojmė nė mėnyrėn e natyrshme tė ngjizjes, pėrkatėsisht tė krijimit tė njė njeriu tė ri.
[46] Tė cekim edhe kėtė se, kur e zėmė nė gojė abortin nė aspektin juridik atėherė kemi dy lloj abortesh: aborti legal (nuk u nėnshtrohet ligjeve penale) dhe ilegal (qė ėshtė me ligj i ndalueshėm).
[47] Kodi penal zviceran: StGB, Art. 118 Abtreibung.
Abtreibung durch die Schwangere
1) Treibt eine Schwangere ihre Frucht ab oder lässt sie ihre Frucht abtreiben, so wird sie mit Gefängnis bestraft.
2) Die Verjährung tritt in zwei Jahren ein.
Art. 119 Abtreibung durch Drittpersonen
1) Wer einer scahwangeren mit ihrer Einwilligung die Frucht abtreibt, wer einer Schwangeren zu der Abtreibung Hilfe leistet, wird mit Zuchthaus bis zu zehn Jahren bestraft... [48] Claudia BLAGETTI, Leitlinie für persönlichen Entscheid, nė: Aargauer Zeitung tė datės 11.05.2002 botimi nė internet: www.aargauerzeitung.ch
[49] Abstimung: Föderalismus beim Schwangerschaftsabbruch, Meisten Kantone verfahren liberal, in: Aargauer Zeitung, 29.04.2002. Sipas statistikave publike nė Zvicėr nė vit abortojnė 12.000 deri 13.000 gra. [50] Dr. Teol.Alberto BONDOLFI, nė: "Walliser Bote", 29.3.1996 [51] Andreas Arz DE FALCO, (moralist katolik), nė: Pfarrblatt der kath. Kirche tė Kt. Zürich, 25.6.95 [52] Schwangerschaftabbruch/Abtreibung: Ethische Fragen, nė: www.fristenloesung.ch/de/ethik/ethikre.htm [53] Sibyle Burger-Bono (kryetare e "Alliance F", lidhjes sė organizatave tė gruas nė Zvicer), Ein äusserst umstrittenes Abtreibungsverbot, nė: Neue ZüricherZeitung, 17 maj 2002. Sipas Sibyle, e cila mbėshtetet nė kėrkimet shkencore relevante, thotė se nė njė stadium tė hershėm tė shtatėzanisė nuk mund tė bėhet dallimi mes trupit tė gruas dhe embrionit, dhe se emrioni pa nėnėn nuk ėshtė i aftė pėr jetė, dhe pėr kėtė ai nuk mund tė ketė dinjitet tė ndryshėm nga ai i nėnės. [54] Khs. Dominik Müggler-SCHWAGER (anėtare e komitetit tė inisiativės "pėr nėnėn dhe fėmijėn"), Die Probleme beseitigen, nicht die Kinder, nė: www.nzz.ch, tė datės 10.042002. [55] Nationale Ethikkommission im Bereich Humanmedizin, Stellungnahme der Nationalen Ethikkommission zur Fristenregelung (Stellungnahme Nr. 2/2002) tė datės 2.05.2002. [56] R.J SCHWEIZER - P. SALADIN, nė: Kommentar BV, Art. 24 navis, Rz. 26. I njėjti edhe nė skriptėn e prof. Schweizer nė Univ. e St. Gallen-it, Staatsrecht II - Grundrechte, fq.11. [57] Po aty krahaso edhe : Schwangerschaftsabbruch - Ethische Grundfragen http://www.svss-uspda.ch/de/fristenloesung/pfurtner.htm, JA zur Fristenregelung aus Sicht der Bioethik http://www.svss-uspda.ch/de/experten/bioethik.htm
[58] Christian STARCK (profesor ordinar i tė drejtės publike nė Universitetin e Göttingen-it), Der moralische Statut des Embrions, nė: www.nzz.ch, tė datės: 14 prill 2001.
[59] GLS - Gesellscahft für den Schutz des ungeborenen Lebens in der Schweiz, Abtreibung: Lebenschutz cotra Selbstbestimmung?, nė: www.lebenswert.ch/hintergrund/hintergrund.htm.
[60] In Deutschland nur mit schein, Schwangerschaftsabbruch Konfliktberatungsstelle muss besucht werden, nė: www.aargauerzeitung.ch, 17.04.2002-05-17. Edhe Shoqata e Caritasit Katolik Gjerman ka njoftuar se vetėm nė vitin 1997 pas 20. 000 kėshillimeve qė i ka bėrė 1/4 e grave kanė vendosur qė tė mos abortojnė, por ta mbajnė fėmijėn. (Papa kėto kėshillimore katolike i ka kritikuar dhe e ka ndaluar qė kėto tė lėshojnė ēertifikata pėr abortin. Pas pėrpjekjeve tė shumta nga ipeshkvėt e ndryshėm gjermanė, mė nė fund dorėzohen nga pėrpjekjet e tyre qė ta kundėrshtojnė vendimin e Papės, pra ndalimin e dhėnieve tė kėtyre lloj ēertifikatave, mirėpo vetėm institucioneve tė kishės). Kodi penal gjerman e sanksionon abortin me sa vijon:
§ 218 Schwangerschaftsabbruch
(1) Wer eine Schwangerschaft abbricht, wird mit Freiheitsstrafe bis zu drei Jahren oder mit Geldstrafe bestraft. Handlungen, deren Wirkung vor Abschluss der Einnistung des befruchteten Eies in der Gebärmutter eintritt, gelten nicht als Schwangerschaftsabbruch im Sinne dieses Gesetzes.
(2) In besonders schweren Fällen ist die Strafe Freiheitsstrafe von sechs Monaten bis zu fünf Jahren. Ein besonders schwerer Fall liegt in der Regel vor, wenn der Täter
1.gegen den Willen der Schwangeren handelt oder
2.leichtfertig die Gefahr des Todes oder einer schweren Gesundheitsschädigung der Schwangeren verursacht.
(3) Begeht die Schwangere die Tat, so ist die Strafe Freiheitsstrafe bis zu einem Jahr oder Geldstrafe.
(4) Der Versuch ist strafbar. Die Schwangere wird nicht wegen des Versuchs bestraft.
§ 218 a Straflosigkeit des Schwangerschaftsabbruchs
(1) Der Tatbestand des § 218 ist nicht verwirklicht, wenn
1.die Schwangere den Schwangerschaftsabbruch verlangt und dem Arzt durch eine Bescheinigung nach § 219 Abs. 2 Satz 2 nachgewiesen hat, dass sie sich mindestens drei Tage vor dem Eingriff hat beraten lassen,
2.der Schwangerschaftsabbruch von einem Arzt vorgenommen wird und
3.seit der Empfängnis nicht mehr als zwölf Wochen vergangen sind
(2) Der mit Einwilligung der Schwangeren von einem Arzt vorgenommene Schwangerschaftsabbruch ist nicht rechtswidrig, wenn der Abbruch der Schwangerschaft unter Berücksichtigung der gegenwärtigen und zukünftigen Lebensverhältnisse der Schwangeren nach ärztlicher Erkenntnis angezeigt ist, um eine Gefahr für das Leben oder die Gefahr einer schwerwiegenden Beeinträchtigung des körperlichen oder seelischen Gesundheitszustandes der Schwangeren abzuwenden, und die Gefahr nicht auf eine andere für sie zumutbare Weise abgewendet werden kann.
(3) Die Voraussetzungen des Absatzes 2 gelten bei einem Schwangerschaftsabbruch, der mit Einwilligung der Schwangeren von einem Arzt vorgenommen wird, auch als erfüllt, wenn nach ärztlicher Erkenntnis an der Schwangeren eine rechtswidrige Tat nach den §§ 176 bis 179 des Strafgesetzbuches begangen worden ist, dringende Gründe für die Annahme sprechen, dass die Schwangerschaft auf der Tat beruht, und seit der Empfängnis nicht mehr als zwölf Wochen vergangen sind.
(4) Die Schwangere ist nicht nach § 218 strafbar, wenn der Schwangerschaftsabbruch nach Beratung (§ 219) von einem Arzt vorgenommen worden ist und seit der Empfängnis nicht mehr als zweiundzwanzig Wochen verstrichen sind. Das Gericht kann von Strafe nach § 218 absehen, wenn die Schwangere sich zur Zeit des Eingriffs in besonderer Bedrängnis befunden hat.
Mė tepėr pėr kėtė shih nė: http://www.abbruch.verhuetung-abc.de/, nga praktika e gjykatės Kushtetuese tė Gjermanisė shih: http://www.uni-wuerzburg.de/dfr/bv088203.html, Wie ist ein Schwangerschaftsabbruch gesetzlich geregelt? Nė: http://www.netdoktor.de/sex_partnerschaft/fakta/Schwangerschaftsabbruch.htm [61] Progressives Gesetz, aber harte Realität, Aargauer Zeitung, 23.04.2002
[62] Rechte gibt nicht auf, Aargauer Zeitung, 26. 04. 2002,: http://www.svss-uspda.ch/de/facts/usa.htm; mbi pėrvojėn e grave me abortimin nė SHBA-tė shiko: http://www.lwwonline.com/article.asp?J=2740; Anthony STEPHAN BURNSIDE, Posljedice ozakonjena pobacaja u SAD-u, nė: OŽ 4 (1999), fq. 509-526.
[63] Gesetz, aber kaum Praxis, Aargauer Zeitung, 30. 04. 2002. Krahaso po ashtu edhe: THEMENREIHE DES INSTITUTS FÜR MEDIZINISCHE ANTHROPOLOGIE UND BIOETHIK, Der Schwangerschaftsabbruch in Östereich, nė: http://www.imabe.org/infos/2000/ausgabe%202.htm
[64] Das liberalste Gesetz, Aargauer Zeitung, 10.052002.
[65] Harte Strafen für Abrteibung in Portugal, Aargauer Zeitung, 14.052002. Portuagalia dhe Spanja deri me tani nuk ia kanė dalė qė ta rregullojnė nė kohė tė caktuar ēėshtjen e abortit. Nė Portugali njė referendum i organizuar nė vitin 1998 pėr kėtė ēėshtje, pra liberalizimin e abortit me nxerrjen e njė ligji nuk ka korrė sukses, ngase shumica e popullsisė ka votuar kundėr abortit.
[66] Me qenė se nuk e posedojmė ligjin penal tė Shqipėrisė, jemi tė detyrueshėm ta pėrdorim vetėm Ligjin dhe urdhėresat e Ministrisė sė Shendetėsisė pėr abortin. Ligji ėshtė i marrė nga: Orion GLIOZHENI e tj., Abortet dhe komplikimet e tyre - Manual pėr punonjėsit e shendetėsisė, botuar nga Shoqata Shqiptare e Perinatologjisė, Botimet Toena - Tiranė 2000.
[67] Khs. Bardhyl S. ĒIPI, vep. e cit., fq. 140.
[68] Khs. Bardhyl S. ĒIPI, vep. e cit., fq. 140. Sipas tė gjitha gjasave autori mendon pėr periudhėn e sistemit komunist kur numri i aborteve ka qenė mė i vogėl se sa nė kohėn aktuale tė demokracisė. Fatėkeqėsisht, situata tė ngjajshme kanė ndodhė edhe nė shumė vende qė kanė kaluar nga sistemet diktatoriale apo totalitare. Prandaj, ėshtė pėr tu befasuar se si demokracia i mbėshtetė ligjet pėr kryerjen e abortit, deri sa nė sistemin e vetė tė qeverisjes pėrkrahė dhe kultivon si pike kyqe tė drejtat e njeriut.
[69] Khs. Nikola SRZENTIC dhe tj. (ed.), Komentar krivicnog zakona SR Srbije - SP Kosova - SAP Vojvodine, Savremena Administracija, Beograd 1981.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara