HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur shtetin dhe pushtetin i trajtojmė si "tė huaj"

-- nga Zef Ahmeti, gusht 2003, St. Gallen

Zef Ahmeti I.
S'ka dyshim se nga historia, njerzimi ka mėsuar shumė pėr ta ndėrtuar tė ardhmėrinė. Dhe meqė jemi edhe ne shqiptarėt njerėz, dhe pjesė e kėtij njerėzimi, edhe ne duhet tė mėsojmė nga historia pėr ta ndėrtuar ardhmėrinė. Qė tė mos i ripėrsėrisim tė dhėnat historike, po i cekim sipėrfaqėsisht disa fakte qė e kanė pėrcjellė historinė e popullit tonė. Fjala ėshtė pėr ndjenjėn e kėtij populli qė ėshtė ndier i huaj nė tokėn vet, dhe tė huajt kanė sunduar dhe zgjeruar pushtetet e shtetet e tyre nė ato pjesė ku kanė jetuar dhe jetojnė edhe sot shqiptarėt. Dihet se ky popull dhe historia e tij ėshtė e lidhur ngushtė me zinxhirin historik edhe tė popujve tė tjerė, e mė saktė me ata popuj fqinjė qė kemi sot. Pėrvoja nuk ka qenė fare e mirė as nga sundimet e peradnorive e mbretėrive tė shtrira nė tokat shqiptare, ku shqiptarėt janė ndier si tė huaj nė tokėn e vet, e as me ato sisteme politike totalitare.

II.
Njė nga argumentet qė jepet si arsyetim pėr atė se pse e drejta zakonore e pashkruar shqiptare, apo si e quajm ne shqiptarėt KANUNI, ka mbetur ende ne jetė te populli shqiptar me disa institute, tė cilat sa janė tė mira ka edhe aso qė sot janė tė tejkaluara, ėshtė mungesa e besimit, lojalitetit pėrballė organeve shtetėrore, pushteteve e sistemeve politike, qė kanė sunduar vendin dhe trojet shqiptare.

Kjo ndjenjė e (mos)pranimit tė pushtetit si tė vetin ka pėrcjellur shqiptarin deri nė ditėt e sotme. Populli shqiptar sa herė qė ka filluar tė ndėrtojė strukturat shtetėrore efektive e tė qėndrueshme, e me kėtė duke fituar edhe besimin e popullit dhe duke u pėrpjekur ta bindin se kanė pėrfunduar pushtetet e huaja, kanė ndėrhyrė pėrsėri fuqit dhe fqinjėt hegjemonist e kėtė shpresė shpesh herė e kanė varrosur, sa qė shqiptarėt disa herė janė detyruar t`i kthehen pėrsėri Kanunit dhe rregullave tė tij, pėr ta rregulluar jetėn dhe shoqėrinė, e me kėtė lojaliteti pėrballė shtetit dhe pushtetit ka munguar. Dhe kjo ndjenje e fituar me shkekuj e vite me radhė ka mbetur dhe ėshtė trashiguar gjeneratė pas gjenerate tek populli shqiptar.

II.
Me krijimin e shteteve nacionale tė shekullit tė 19-te, edhe shqiptarėt janė pėrpjekur qė mė nė fundė tė krijojnė shtetin e tyre dhe ta fitojnė besimin te populli dhe ta bindin popullin se shteti dhe pushteti do tė jenė tė tyre dhe se ata do ta kenė nė duart e tyre edhe fatin bashkė me ardhėmrinė dhe shpresėn. Edhe kėsaj radhe shpresat ishin tė shkurtėra. Dhe shpresa pėr fatin dhe ardhmėrinė e popullit shqiptarė pėr shtet tė vetin u bėnė edhe mė tė vogla atėherė kur populli shqiptarė u nda nė disa pjesė, e me kėtė ndarje i krijuan dhe u (ri)themeluan shtete me qėllime pėrherė hegjemoniste. Shqiptarėve u mbeti ajo ēka ju mbeti, nje Shqipėri e trungut e coptuar, e lodhur nga sundimet dhe pushtetet e huaja.

Shteti i Shqipėrisė i coptuar u krijua dhe u themelua, por jo sipas principit tė Presidentit tė Amerikės, Wilson, qė kishte tė bėnte me tė drejtėn pėr vetvendosje pėr tė gjithė popujt. Edhe pas njohjes sė Shqipėrisė sė trungut dhe futja e teritoreve shqiptare nėn suverenitetin e shteteve fqinje, populli shqiptarė nuk ia arriti tė bėhet lojal pėrballė shtetit, as atij tė trungut, e as nė ato shtete, ku dhunshėm u detyruan te jenė pjesė e atyre shteteve. Pra ndjenja e lojalitetit pėrballė shtetit dhe pushtetit ndihet deri mė sot. Nė periudhėn komuniste, populli shqiptar ishte i detyruar t'i nėnshtrohet formave te reja tė torturave si nė Shqipėrinė e trungut, poashtu edhe ne ato pjesė tjera shqiptare, qė sot janė dhe dihen si pjesė krizash, pra Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi etj. Edhe kėtu as komunizmi nuk arriti tė fitojė besimin e popullit, edhe nė kėtė fazė tė historisė mungonte besimi dhe lojaliteti i shqiptarėve pėrballė shtetit dhe pushtetit.

III.
Nė Shqipėri dhe pjesėt tjera tė ballkanit ku jetojnė shqiptarėt, qė deri nė vitet e `90-ta ēdo gjė ishte krijuar artificialisht e nė bazė tė dhunės dhe jo nė bazė tė vullnentit dhe dėshirės sė popullit, shqiptarėt fillojnė lėvizjet pėr t'u liruar nga diktimet nga lart, dhe tė ndryshojnė situatėn dhe gjendjen e tyre. Kėto pėrpjekje qenė tė pėrcjellura me dhunė e dhembje. Dhe pėrsėri ishte zgjuar shpresa e humbur pėr njė ardhmėri mė tė mirė. Dhe ja edhe nė Shqipėrinė postkomuniste optimizmi shpesh herė u shėndrruar nė pesimizėm dhe ky pesimizėm edhe sot mban peng pjesė tė madhe shqiptarėsh. Por tani, pėr ironi, edhe pas kalimit nė demokraci shqiptarėt po ballafaqoheshin me sfida tė dryshme. Dhe kėtė e hetohejme nė moton e qytetarėve tė saj: "ēka bėri shteti pėr mua", pra duke e trajtuar shtetin dhe pushtetin edhe mėtutje si tė huajin. Kėshtu Kanunit i mbeti "besnik" njė pjesė e popullatės edhe pas ndryshimeve dhe kalimit nė sistemin demokratik tė organizimit tė jetės.

Edhe pėr shqiptarėt qė ishin lėnė gjatė historisė jashtė Shqipėrisė sė trungut i pėrcillte njė fat i ngjajshėm sa optimist sa pesimist. Dhuna, terrori dhe vuajtjet qė pėrjetoi popullata shqiptare, sidomos ajo e Kosovės dhe rezistenca e tyre bėri qė tė ndryshohen shumė gjėra dhe pesimizmi ishte kthyer nė optimizėm pas intervenimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė.

IV.
Kjo ecuri, mbase nė disa fusha ka qenė e mirė dhe ka pėrmirėsuar dukshėm gjendjen e shqiptarėve, prapseprapė optimizmi "euforik" filloi tė zbehet shpejt, atėherė kur u kuptua se nacionalizmi ashtu i vetėm nuk i ofron jetė dhe perspektivė popullit, ngase populli nuk mund tė han vetėm "bukė e nacionalizėm tė tepruar" dhe se jeta nė liri ėshtė mė me pėrgjegjėsi, qė qytetari tė ndihet i lirė dhe me perspektivė. Si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė, por edhe nė pjesėt tjera ku banojnė shqiptarėt po i pėrcjell edhe sot ndjenja, se sheti dhe pushteti nuk ėshtė i yni, po i "atyre", edhe i interesave tė atyre. Kėshtu shteti edhe mėtutje trajtohet si i huaj. Dhe edhe atėherė kur nė atė administratė hyjnė vetė ata, qė shtetin dhe pushtetin e kanė trajtuar si tė huajin, edhe ata harrojnė pozitėn e dikurshme tė njė qytetari tė rendomtė, qė kanė qenė dhe mundohet nė njė apo tjetėr mėnyrė tė prezantohet si "organ shteti" i privilegjuar dhe duke harruar pėrgjegjėsinė e madhe qė kanė marrė pėr ta ndėrtuar shtetin dhe ardhmėrinė, jo qė tė pasurojnė vetvetėn, por duke i dhėnė perspektivė vendit dhe popullit.

Mungesa e pėrgjegjėsive tė punonjėsve administrativė dhe shtetėrorė kanė ndikuar qė edhe mėtutje populli tė rikthehet nė ndjenjėn se shteti dhe pushteti nuk ėshtė i tyre. Mbase nė kuptimin modern shteti dhe pushteti kuptohen si elemente qė i sigurojnė qytetarit siguri dhe perspektive, dhe jo qė tė ngacmohet e tė shkilet, por tė ndėrtojnė sistem juridik, infrastrukturė shtetėrore efektive, qė t'i jap ndjenjėn qytetarit qė edhe ai tė angazhohet si individ me tė drejtat dhe detyrimet qė ka si qytetar i njė shteti, qė edhe ai tė kontribojė pėr ardhmėrinė, prosperitetin dhe shtetin.

Shteti dhe pushteti duhet tė jetė nė shėrbim tė popullit. Shteti dhe pushteti duhet tė dėshmojė para qytetarėve tė tij, se ata si qėllim dhe politika qė udhėheqin janė dhėnia e perspektivės sė qytetarėve, se shteti dhe pushteti janė nė shėrbim tė popullit. Shteti nuk duhet tė kuptohet vetėm si forcė intervenuese, por edhe si forcė qė vjen nė shėrbim tė popullit pėr pėrspektivėn e gjithė qytetarėve. Me vjedhje e kriminalitet tė ēfarėdo lloji qoftė, nuk mund tė ndėrtohet shteti. Dhe nėse dėshirojmė shtet tė sė drejtės atėherė askush nuk guxon tė jetė mbi ligjin, por ligji duhet tė jetė mbi tė gjithė. Dhe atėherė kur tė rrepektohet shteti i sė drejtės, edhe individi edhe shoqėria do tė fillojė tė fitojė besimin nė pushtetin dhe shtetin.

V.
Si nė Shqipėri, Kosovė por edhe nė vendet tjera ku janė shqiptarėt, ky popull shqiptar ka nevojė qė tė bindet se shteti vihet edhe nė mbrojtje tė tyre, duke iu ofruar maksimalisht perspektivėn dhe shpresėn pėr jetė e ardhmėri. Nėse nė Shqipėri thuhet se "ēka bėri shteti pėr ne?", dhe nė Kosovė ankohemi pėr kompetenca tė kufizuara dhe akuzojmė UNMIKU-n, kjo nuk mjafton dhe se kjo vetėm se tė sjellė pėrsėri te thėnia: shteti dhe pushteti janė "ata". Tė nisemi secili nga vetvetja, sa bėjmė ne vetė pėr vetvetėn dhe pėr shetin, sa punojmė ne si nėpunės shtetėrorė a administrativė, qė individi dhe qytetari tė ndihet i mirėtrajtuar.

Parazitllėku dhe dembelėt, tė papunėt qė kanė dėshirė tė duartrokiten kur del nė skenė e nuk bėjnė gjė tjetėr pos asaj si tė pasurohem, si tė pėrfitoj nga posti qė kam, ngase tė ardhurat nuk mė mjaftojmė, si ta vjedhi shtetin, ngase ky nuk ėshtė i imi por i "atyre", nuk ndihmojnė asgjė, qė tė fitohet besimi i qytetarėve dhe individit, pėrkatėsiht lojaliteti i popullatės. Pėrderisa shteti dhe pushteti nuk ėshtė nė shėrbimė tė popullit dhe derisa populli nuk do ta fitojė besimin nė pushtet dhe shtet, e tė ndihet i sigurt e me perspektivė, qoftė shqiptari nė pushtet, qoftė ndėrkombėtari, lojaliteti do tė mungojė gjithmonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara