HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Boton shtėpia botuese Gütersloh, Gütingen 200

Kisha evangjeliste dhe lufta e Kosovės

-- nga Zef Ahmeti, nėntor 2003, St. Gallen

Zef Ahmeti Lidhur me luftėn e Kosovės janė shkruar libra tė shumtė nė botėn perendimore, duke e trajtuar konfliktin e Kosovės nga pikėpamjet e ndryshme. Ėshtė interesant se sa libri i ėshtė kushtuar Kosovės. Lufta e Kosovės ka shtyrė tė trajtojnė konlfiktin nga fushat mė tė ndryshme duke filluar nga aspekti politik, juridik, ethik etj. Edhe bashkėsit fetare nuk kanė qėndruar indiferent pėrballė luftės nė Kosovė. Kėshtu edhe Kisha Evangeliste e Gjermanisė ka shprehur pozicionin e saj.

Kisha evangjeliste nė Gjermani boton librin vjetor kishtar qė ka traditė 126 vjeēare. Nė librin vjetor tė Kishės Evangjeliste nė Gjermani publikohen ngjarjet dhe aktivitetet qė i pėrkasin kėsaj bashkėsie dhe qėndrimeve tė saj nė raport me ngjarjet e kohės. Pėrvec trajtimeve dhe qėndrimeve teologjike tė kishės Evangjeliste nė Gjermani, kjo bashkėsi ka shprehur edhe pikėpamjet dhe qėndrimet e saj edhe rreth luftės nė Kosovė.

"Kisha Evangjeliste dhe lufta e Kosovės", titullohet libri i teologut evangjelist Gerhard Arnold. Ky libėr ėshtė botuar nė kuadėr tė librit vjetor qė e nxjerr bashkėsia evangeliste nė gjermani me titull "Kirchliches Jahrbuch 1999", duke filluar nga fq. 291 deri nė fq. 405. Sipas autorit asnjė konflikt qė nga vitet e 80-ta nuk ka ngre peshė pėr Kishėn e Evangjeliste mė shumė se kriza e Kosovės.

Dhe njė nga arsyet e bashkinkuadrimit nė diskutimet e Kishės Evangjeliste tė Gjermanisė ka qenė edhe pjesėmarrja e aviacionit ushtarak gjerman nė luftėn e Kosovės. Autori trajton qėndrimet publike tė Kishės Evangjeliste lidhur me luftėn e Kosovės. Kisha Evangjeliste ka lėshuar mbi 150 qėndrime publike nė kuptimin e gjėrė, duke filluar nga deklarimet pėr media, letrave tė ndryshme, intervista nė gazeta dhe televizione, thirrje pėr ndihma pėr refugjatė etj. Kjo paraqitje krahason qėndrimet kishtare me komentimet nė media tė tė njejtės periudhė.

Personaliteti i parė qė paraqitet pas intervenimit drejtpėrdrejt dhe tė parė tė NATO-s nė Kosovė, ka qenė ipeshkvi evangjelist Ludwig Kohlwage, i cili jep njė deklaratė nė tė cilėn i menjanohet ēdo vlersimi politik tė intervenimit tė NATO-s. Sipas autorit i vetmi vlersim moral i ipeshkvit Kohlwage, dhe kjo nė mėnyrė indirekte pa bėrė emrim direkt, ka tė bėjė me forcat ushtarake serbe, tė cilat pėr tė dytėn herė qė nga viti 1998 kanė bėrė dėbimin e shqiptarėve tė Kosovės nga vendlindja e tyre. Pos tė tjerash autori bėn edhe analizimin e deklaratave tė personaliteteve kishtare evangjeliste si psh. tė kryetarit tė Kėshillit tė Kishės Evangjeliste nė Gjermani, Manfred Kock. Poashtu kėtu trajtohen qėndrimet dhe vlersimet e ndryshme etiko-theologjike lidhur me luftėn e Kosovės tė personaliteteve tė ndyrshme nė kierarkine e Kishės evangjeliste. Interesante nė kėtė libėr janė edhe kontaktet e Kishės evangjeliste me Kishėn Ortodokse Ruse dhe kontaktet e kėsaj tė fundit me Kishėn Ortodokse Serbe dhe me vetė Millosheviqin. Nė kėtė libėr publikohen pjesėrisht edhe deklaratat e patriarkut ortodoks tė rusisė, Aleksejit tė II, dhe solidarizimin me kishėn simotėr ortodokse serbe, dhe jo vetėm si kishė por edhe solidarizim me popullin slav serb.

Nė kuadėr tė aktiviteteve tė ndryshme, autori jep tė dhėna edhe pėr kontributin kishtar nė fushėn ekumenike pėr zgjidhjen paqėsore tė konfliktit tė Kosovės dhe kontaktet gjatė luftės me partner-kishat nė Evropėn Juglindore si dhe ndihmat humanitare. Kėto pėrpjekje te Kishės evangjeliste janė bėrė publike pėr tė parėn herė nė kėtė liber. Ky libėr prezanton njė reakcionet e Kishės Evangjeliste Gjermane pėr luftėn e Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara