HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tullėn e bazamentit Evropės ia vuri kristianizmi

-- nga Agron Luka, Historian nga Shkodra

Jo rrallė dhe jo pa njė farė qėllimi, harrohet se Europa e re e parametrave tė sotėm dhe sė nesėrmes sė hapur, ėshtė njė vepėr e pėrbashkėt e pjesės mė tė mirė e progresiste tė Europės Perėndimore e Lindore.
Pak kohė mė parė mė patė rėnė nė dorė njė libėr qė titullohej: "Verso Europa Unita, Il difficile percorso dall 1950, fino ad oggi", Mauro Cavina, Roma 1955, Fondo Sociale Europeo.
Autori duke e sjellė si njė lloj bashkimi nga lart - poshtė i statistėve europianoperėndimorė, kishte "harruar" se edhe pjesa progresiste e elementeve tė sė majtės dhe tė sė djathtės europianolindore, ka pasur kontributet e veta nė kėtė rrugė tė gjatė e tė vėshtirė e qė sigurisht se nuk zanafillon tek v 1950, por shumė e shumė mė larg.
Mbi tė gjitha italiani Cavina "harron" edhe njė gjė elementare, qė njė shqiptar e kishte vėnė nė dukje qysh me 1955: se Europa Lindore ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e trupit dhe e Hartės sė Europės, pa tė cilėn as nuk mund tė flitet pėr Europė, vetėm n.q.s. ky autor dhe ata qė mendojnė si ky , kanė ndėrmend tė na kthejnė nė ato projektet e realitetet e hidhura tė "Luftės sė Ftohtė" tė dy Europave. (!?)
Kam kėtu pėrpara njė tok reliktesh, letra tė zverdhura e tė nxira tė mbledhura me nga njė gjilpėrė, tashmė tė ndryshkura nga koha 46 vjeēare. Fletė nė dorėshkrim me shėnime telegrafike tė mbajtura pėrgjatė tė parės Konferencė Owest - est tė parlamentarėve, personaliteteve tė shquara pacifiste, gazetarėve etj.; pjesėn gati tė plotė tė fjalimit tė shkruar dhe tė lexuar nga delegati shqiptar Gjovalin Luka, nė njė nga seancat e diskutimeve; pjesė tė shėnuara me dorė nga diskutimet e debatet e delgatėve europianė perėndimorė e lindorė; njė artikull tė pėrfunduar komplet, i shkruar pėr publikun e gjėrė shqiptar, duke pėrfshirė edhe materiale qė ia kishin dėrguar delegatėt perėndimorė e lindorė; Komunikatėn e Pėrbashkėt, pėr tė cilėn kishte kontribuar dhe e kishte firmosur edhe Gj. Luka; njė tog fotografishė tė atij evenimenti; shėnime udhėtimi; Vizat e hyrjes e daljes etj.
Me 1 shkurt 1955, Gjovalin Luka, Deputet i Shkodrės, anėtar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R. P. Sh., pėrfaqėsues i Komitetit Shqiptar pėr Mbrojtjen e Paqes etj., u thirr me urgjencė nė njė nga zyrat e Agjit/Propit tė K. Q. tė PPSH, ku iu bė e ditur se do tė nisej tė nesėrmen pėr nė Varshavė, nė njė farė konference europiane me delegatė tė perėndimit dhe lindjes, pėr problemet e paqes, problemin gjerman, pėr ēarmatimin etj. Me kėtė rast N. Hoxha, pėrveē disa porosive gojore i dorėzoi edhe disa shėnime me pika plani tė shkruara nga vetė Enveri, nė tė cilat theksohej tė sqarohej pozita e PPSH dhe e shtetit shqiptar: me frymėn e luftės sė ftohtė, me konfrontimin, mundėsisht edhe me luftė midis dy kampeve e Europave, ku vihej nė dukje se kampi i socializmit me BRSS, vendet e demokracive popullore plus Kinėn e Madhe, tashmė kishin epėrsi nė armėt konvencionale dhe atomike si dhe nė sasinė numerike njerėzore, duke llogaritur edhe popujt revolucionarė tė botės, sidomos ata tė Orjentit. Nė pėrgjithėsi frynte luftėnxitja, mosbesimi ndaj paqes dhe bashkekzistencės paqėsore, antieuropianizmi, thellimi i luftės sė klasave etj., etj.
Gj. Luka e grisi copė - copė atė material hipokrit e pervers tė E. Hoxhės dhe copat fluturuan nėpėr fushėn e gjerė pa anė e fund tė Europės Qendrore qė nga dritarja e trenit, nė rrugėn Budapest - Varshavė...
Ai foli ashtu siē ia bluante mendja luftėtarit tė shquar antifashist tė aleancės anglo - sovjeto - amerikane, siē ia diktonte ndėrgjegja e qenia e tij, idetė e aspiratat pėrparimtare me tė cilat ishte edukuar, siē edhe kishte shkruar qysh me 29 Nėntor 1944 se "tė gjithė bashkė do ta festonin Ēlirimin e Fitoren Pėrfundimtare me Ēlirimin e Berlinit nga luftėkrijuesit". Ka ardhur koha qė nga organet e Presidencės sė R. Sh., nga organet lokale etj., tė mos bėhet "i pa dituri" apo edhe pėrvehtėsimi, le t'u jepet nderimi i merituar edhe pionierėve tanė qė ēanė nė kėtė rrugė, madje lanė edhe kokat! Pėr Europėn e re komunitare e paqėsore tė fėmijėve e nipave.
Ja fjala qė mbajti Gj. Luka nė njė nga seancat e diskutimeve, tė cilėn e japim sipas shėnimeve nė dorėshkrim, origjinale tė v 1955.
Aty ku ka pasur ndonjė pjesė fare - fare tė vogėl tė dėmtuar, plotėsimi ėshtė bėrė sipas vetė prindit tim.
Nė seancėn pėrfundimtare tė mbydhjes, kur iu dha edhe njė herė fjala, Gj. Luka tha: "Nuk do t'ju marr mė kohė sepse kam folur e diskutuar edhe radhėn e parė. Kėtu dua vetėm tė shtoj se nė pėrgjithėsi, solidarizohem e jam dakord me ato ēka foli kėtu parafolėsi bullgar si edhe tė gjithė delegatėt e tjerė, jam dakord edhe me projekt Deklaratėn e pėrbashkėt, me ndonjė redaktim tė vogėl.
Ju faleminderit."

Tė nderuar pralamentarė e pėrfaqėsues tė tjerė tė shquar europianė, Delegati shqiptar i ndoqi me interesim tė veēantė shpjegimet qė na dhanė kėtu delegatėt parlamentarė dhe personalitetet e tjera tė shquara tė Europės Perėndimore, rreth punimeve tė Konferencės Internacionale tė Parisit, pėr "Problemet e paqes, Zgjidhjeve paqėsore, Ēarmatimit, Zgjidhjes paqėsore tė problemit gjerman etj.", qė u zhvillua nė Paris nė datat 10 - 11 Dhjetor 1954. Me kėtė rast na u dhanė edhe sqarime tė plota e tė sinqerta, rreth incidentit tepėr tė rėndė e poshtėrues tė qeverisė franceze, pėr mos dhėnien e Vizave tė hyrjes, delegatėve europianolindor, ēka ēoi sipas edhe vetė jush qė ajo konferencė tė mos quhej si e plotėsuar dhe tė mos i kishte atributet si plotėsisht europiane.
Tue shprehė ndjenjat dhe bindjet e popullit shqiptar, Kuvendi Popullor i R. P. Sh. Komiteti shqipėtar "Pėr Mbrojtjen e Paqes" dhe shtypi shqiptar mė kanė ngarkuar mua si delegatin e tyre, t'ju falenderojmė juve delegatėve tė shquar progresistė e pėrparimtarė tė perėndimit, pėr kėtė inisiativė fisnike dhe t'ju deklaroj se bashkohemi plotėsisht me Venidmet qė ishin marrė nė atė Konferencė tė Parisit, tė cilat do ti ridiskutojmė e avancojmė edhe kėtu tė gjithė sė bashku, duke e unifikuar si tė thuash kėtė Konferencė me dy faza, tani me rastin e takimit nė Varshavė. (nė datat 6 - 10 Shkurt 1955) Gjithashtu jam i ngarkuar dhe i detyruar qė tė ēfaq fjalėn dhe dėshirėn e vėrtetė tė njė vendi tė vogėl, por tė vendosur tė qėndrojė kurdoherė i patundur pėrkrah vendeve dhe forcave paqedashėse e demokratike europiane, pėrkrah frocave qė luftojnė pėr zgjidhjen e drejtė dhe paqėsore tė problemit gjerman si dhe tė shumė ēėshtjeve tė tjera tė mbetura pezull qysh nga mbarimi i Luftės sė II.
Nacioni ynė kahmot, pėrpara pushtimit turko - osman, quhej alban, ndėrsa territori Albania. Sado qė pushtimi qe i randė dhe i stėrzgjatur, vendi ynė nuk u shkėput nga ēdo lidhje me kolektivin europian. Nė kohėn e fitimit tė indipendencės me 1912 (nė sajė edhe tė pėrkrahjes europiane), qeveria e re legalizoi dhe zyrtarizoi edhe njė palė emėrtime relativisht tė reja, qė janė kryesisht pėr pėrdorim tė mbrendshėm.kryetari i shtetit tė ri deklaroi dhe nėnvizoi se populli ynė i pėrket grupit tė popujve tė Europės lindore nė juglindje tė Ballkanit, por do tė shtonja se pėr shkak tė pozitės gjeografike nuk na mungojnė as lidhjet me grupin europianoperėndimor.
Gjithė historia e gjysmės sė shekullit XX qė shkoi, e ka mėsuar popullin shqiptar pėr tė qenė me tė gjitha forcat e tia kundėr militarizmit. Sado qė vendi ynė gjendet nė njė qoshe tė Adriatikut, qė mund tė vėshtrohej si shmang luftės siē edhe ua ka ėnda disave, ai vuajti shumė nga lufta e parė botėrore ose mė drejtė europiane, kurse jgatė luftės sė dytė europiano / botėrore pėrsėri popullit shqipėtar iu desht tė luftojė pėr 6 vjet rresht kundra fashizmit okupator italian e gjerman, qė tė rifitojė indipendencėn e humbur dhe lirinė, duke bėrė sakrifica tė panumurta. Kėto humbje qenė shumė tė mėdha nė krahasim edhe me popullsinė e sidomos me disda popuj tė tjerė europianė: 28 000 tė vrarė; 12 600 tė plagosur; 15 500 tė internuar e tė burgosur; 35 % e fshatrave e qyteteve tė djegura; humbjet materiale tė tjera e grabitjet nė natyrė tė pasurive minerale arrijnė nė afro 1 miliard dollar amerikanė tė llogaritura kėto me kursin e kėmbimit tė v 1938. (Shėn.: Pėr hir tė sė vėrtetės historike, prindi im ma kishte lėnė me porosi kėtė shėnim, se kėto shifra pėrmbanin ekzagjerime tė dukshme, sidomos me ato 28 000 dėshmorėt) Pėr t'i vue nė vend tė gjitha kėto dėmtime materiale popullit shqipėtar do t'i duhet tė punojė me sakrifica e forca tė shumfishuara edhe pėr shumė vjet tė ardhshme me radhė. Pėr kėtė arsye ne duhet tė na jepen reparacionet e luftės, madje me urgjencė! Ėshtė shumė i ēuditshėm e paradoksan ndonjė za qė kėrkon qė Shqipėria e vogėl t'ua falė reparacionet e luftės tė mėdhenjve!? Janė dhjetė vjet qė populli shqipėtar po punon pėr tė hedhur bazat e socializmit, d.m.th. tė njė shoqėrie tė zhvilluar ekonomikisht e tė emancipuar kulturalisht. Nė sajė tė punės vetmohuese tė punėtorėve, fshatarėve e intelektualėve tonė, ne kemi arritur disa suksese tė para. Ne kemi tashti fabrikat tona, kemi njė bujqėsi qė po pėrparon dhe njė zhvillim kultural tė pa njohur ndonjėherė mė parė tek ne, duke u krahasuar edhe me prapambetjen e injorancėn e thellė orientale qė kishim trashėguar. Pa qenė tė vetkėnaqur, ne kemi besim nė tė ardhmen. Prespektivat me futjen e Albanisė / Shqipėrisė nė O. K. B. dhe me frymėn e re tė bashkekzistencės e bashkėpunimit janė tė mira e reale.
Aktualisht qarqet militariste ende nuk i kanė nxjerrė sa duhet mėsimet e luftės sė dytė botėrore, megjithėse edhe pas saj ato u ndodhėn pėrpara ngjarjesh aspak tė kėndėshme. Kėto qarqe militariste i kanė shtuar pėrpjekjet e tyre pėr militarizimin e Gjermanisė Perėndimore, pėr rilindjen e njė Vermahti tė ri, i kanė shtuar pėrpjekjet pėr tė ecur nė rrugėt qė tė ēojnė nė agresione e nė luftė. Mjafton tė kujtojmė kėtu "Alarmin atomik" tė luftės sė Koresė... qė duhet tė na bėjė tė gjithėve tė mendohemi thellė e ti vėmė mirė gishtin kokės. Pėrpara syve tanė po zhvillohen nga qarqet militariste ditė pėr ditė edhe nė ēdo drejtim orvatje nga mė diaboliket dhe ciniket pėr t'u pregatitur moralisht e materialisht forcat e errėta, qė duhet tė marrin nė dorė punėt nė Gjermaninė Perėndimore e nė vendet e tjera.
"Zotit tė Ri" - armės nukleare e termonukleare, po i thuren hymne histerike lavdie. Gėnjeshtra dhe shpifja, duke akuzuar palėn tjetėr, po fitojnė terrene...
Por pėrkundėr kėtyre ėshtė edhe njė fakt tjetėr i pamohueshėm dhe qė duket fare kjartė: Se ēdo ditė qė shkon, propozimet e drejta dhe konstruktive paqedashėse tė kampit socialist aktual tė BRSS dhe vendeve tė demokracive popullore tė Europės lindore, pėr zgjidhjen paqėsore tė tė gjitha problemeve, pėrfshi edhe problemin gjerman etj., po rrėmbejnė mendjet dhe ndjenjat e miliona njerėzve nė tė gjithė Europėn mbarė. Nuk mund tė mbulohėn kėto propozime tė drejta dhe tė sinqerta, me gėnjeshtra dhe shpifje, sepse "gėnjeshtra dhe shpifja i kanė kambėt e shkurta", siē e shpreh njė proverb i vjetėr i popullit tonė. Ne me gėzim po konstatojmė kėtu se shumė e shumė parti europianoperėndimore, shumė e shumė personalitete tė rrangut mė tė lartė europian, shumė pėrfaqėsues nga shoqatat e ndryshme janė shprehur nė favor tė bashkekzistencės e bashkpunimit paqėsor, madje edhe nga vetė pėrfaqėsuesit e gjermanėve tė perėndimit e lindjes po na jepen sigurime se populli gjerman nė shumicėn e tij ėshtė pėr paqen e ndėrtimin paqėsor. Senatori demokristjan italian z. Mario Rofi na ka befasuar madje me deklaratėn e tij se nė Senatin italian, kanė vėtuar kundėr ratifikimit tė tė traktateve ushtarake tė aleancės perėndimore (NATO e mėvonshme dhe e sotme. Shėn. Yni A. L.) edhe 28 senatorė italianė demokristjanė. Dhe me gjithė kėto dėshira masive popullore europiane pėr paqe, prap se prap mendja e qarqeve agresive e militariste, sidomos nė SHBA, vazhdon tė pretendojė qė tė militarizohet menjėherė Gjermania dhe pastaj hajdeni e tė bisedojmė. Ē'absurditet! Ideatorėt dhe pėrhapėsit e kėtyre ideve e praktikave, janė edhe autorė absurditetesh tė tjera, duke u justifikuar se duhet tė veprohet ashtu sepse "kryqėzohen shumė interesa" etj, etj...
Sot nė realitet ēdo njeri i ndershėm dhe me sadopak "buonsenus europian" duhet tė prononcohet pėr interesin e sigurinė e Paqes, para sė gjithash. Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ai do tė pyesė: Si dhe pėr ēfarė ka propozuar B. Sovjetik i sotėm?
Ja fare thjeshtė e qartė, konkretisht: Thirrjen e njė Konference tė nivelit tė lartė tė Katėr Fuqive tė Mėdha, pėr zgjidhjen e problemit gjerman dhe problemeve tė tjera vetėm me rrugė paqėsore.
Dhe cila ėshtė pėrgjigja e anės tjetėr? Ēuditėrisht njė: Jo!
Propozimi tjetėr: Mbi thirrjen e njė Konference tė nivelit mbareuropian, pėrfshirė si garante edhe SHBA, pėr arritjen e njė Pakti tė Sigurimit Kolektiv Europian?
Pėrgjigje: Jo!
Pėr propozimin tjetėr: Pėr zgjedhjet e lira dhe demokratike nė tė gjithė Gjermaninė, duke respektuar nė radhė tė parė Marrėveshjet e Ptsdamit dhe pastaj edhe vetė dėshirėn e Anglisė e SHBA sipas propozimeve tė Sir Entoni Iden, pėr krijimin e njė Komisioni Internacional pėr zgjedhjet nė Gjermani? Pėrgjigja: Asgjė konkrete, fjalė evazive, shtyrje kohe kot...
Por, a mund tė shtyhet kėshtu duke thėnė gjithmonė Jo?
A nuk duhet filluar edhe nga Po - tė?
"Nuk mund tė jetohet, duke thėnė gjithmonė Jo", thotė njė fjalė e urtė. Nė fakt, gjithė kėto Jo, a nuk janė edhe si tepėr diskredituese pėr vetė autorėt e tyre?!
Kėshtu ta humbasim kot shansin e kohėn e ēmueshme tė ndėrtimit tė Paqes, duke projektuar Luftėn, qoftė edhe me njė "luftė tė ftohtė" levash e bėrrylash nėn rrogoz, mendoj se do tė ishte fatale.
Ēdo njeri i ndershėm dhe me sadopak "buonsensus europian", do tė pyesė mė nė fund: Po mirė atėhere, ēfarė propozojnė apo kundėrpropozojnė vetė Europa Perėndimore, Britania e Madhe dhe SHBA?
Dhe, vini re: As mė pak e as mė shumė, por afėrsisht po tė njėjtat propozime e mendime, veēse...: Nuk ka as bisedime e as marrveshje mė pėrpara se sa ne tė krijojmė e armatosim ushtrinė e re revanshiste gjermane! Dhe pasi tė bėhen kėto, atėhere do tė bisedojmė?! Dhe, d.m.th. me gjuhėn e armėve?!...
Por, kėshtu me sa duket nė kėtė mes, ėshtė shumė e vėshtirė tė mbulohet me "deklarata paqėsore" hipokrite e formale, etja e re pėr organizimin e blloqeve agresive militariste, pėr ndarjen e Europės nė dy gjysma etj. Pėrse duhet ti bėjmė kėto blloqe ushtarake e ti ratifikojmė Traktatet, pėrderisa janė mundėsitė reale tė mos i bėjmė? Pėrse na duhen Blloqet ushtarake, kur kemi gjithato avantazhe nga mjetet dhe mundėsitė paqėsore? Njė politikė e tillė, d.m.th. "Politika e Forcės", sidoqoftė ėshtė kurdoherė herėt apo mė vonė, tė dėshtojė. Ėshtė e vėrtetė se "strategėt e luftės" mundohen ti "argumentojnė" sa mė mirė qėllimet e tyre me justifikime gjithfarėsh, por fatkeqėsisht nė kėtė "kohėn e re atomike", ja qė "Jorgani na ka qėlluar i shkurtė" pėr tė gjithė.
Ēdo njeri me vullnet tė mirė, pavarėsisht nga idetė e opinionet e ndryshme, aq mė tepėr kur ndodhet kėtu nė Varshavė, nė kufirin ndarės konvencional midis dy Europave, njė realitet i krihjuar pėr fatin e keq, e kupton tashma menjėherė dhe nuk mund tė mos e kuptojė se sa e rrezikshme dhe se ēfarė dėmi kolosal do t'i sillte kėtij shekulli kjo ideja e Blloqeve dhe garės militariste, ideja e garės atomike, ideja e ndarjes dhe pėrjetėsimit tė ndarjes sė Europės nė dy gjysma, njėra kundra tjetrės. Ne po e theksojmė kėtė me shumė shqetėsim dhe nuk ėshtė ndonjė lloj koinēidence e rastit qė kėtė konstatim e dėgjuam kėtu edhe nga shumė parafolės tė nderuar.
Kurdoherė nuk mund tė jemi vonė e tė penduar, kur bėhet fjalė pėr Paqen, paqja ėshtė e bardhė dhe normale, lufta ėshtė e zezė dhe anormale. Herodoti antik shkruante se "nė luftė prindėrit varrosin fėmijėt, ndėrsa nė Paqe normalisht fėmijėt duhet tė varrosin prindėrit". T'i lėmė pra fėmijėve e nipave njė Europė me Paqe, njė Europė pa armė.
Kėtu kemi njė dėshmitar tė gjallė, tė respektuarin Eduard Daladier... askush nga ne nuk do tė guxonte ta akuzonte pėr pėrpjekjen e Paqes, sepse Paqja aq mė tepėr ėshtė imperative sot, kur fare mirė e dimė nga eksperienca praktike e Hiroshimės dhe Nagasakit, se ēfarė rrezikojnė sot armėt nukleare dhe termonukleare me hidrogjen, kur ka specialistė qė flasin edhe pėr zhdukjen totale tė jetės biologjike mbi globin tonė!
Jeta dhe tragjeditė e tė dy kasaphanave tė filluara nė Europė, i kanė bėrė popujt e gjithė Europės tė mendohen thellė dhe ata herėt apo mė vonė, nė fund tė fundit do ta thonė fjalėn dhe vullnetin e tyre paqėsor, pėr njė Europė tė Re, nė Paqe, pa kufinj e ndarje nacionale, me njė gjuhė tė unifikuar etj, pavarėsisht se ēfarė drejtimi duan sot ti japin qarqet politike agresive. Pėr kėto ideale e aspirata nuk ka nevojė tė hiqemi ne kėtu si ideatorė apo profetizues. Tė tjerė para nesh, kanė folur e shkruar, po kėto ideale janė edhe nė bazėn e komunizmit.
Europa e vjetėr nuk kishte nė vetvehten e saj asnjė lloj uniteti tė dukshėm, tullėn e parė nė bazamentin e njė ndėrtese tė tillė asaj ia dha kristianizmi. ...Kristianėt e parė kishin si ideal edhe njė shoqėri komunitare, njė shpėrndarje me drejtėsi e barazi tė pasurisė, afėrsisht po ashtu si socialistėt e parė, po i njėjti besim nė fitoren, etj.
Do tė ishte njė detyrim moral i tė gjithėve, edhe i atyre qė kanė sadopak nga ky shpirt antik komunitar, njė detyrim moral i tė gjithėve antifashistėve e antimilitaristėve etj, ti shtyjmė mė tej kėto kauza e aspirata bashkuese europiane qė konvergojnė drejt realizimeve tė reja nė praktikė.
Delegati shqiptar solidarizohet dhe ėshtė mjaft entuziast pėr tė gjitha idetė e reja qė u diskutuan kėtu: Pėr krijimin e frymės dhe klimės sė Detantes; kundėr Luftės sė Ftohtė; Pėr bashkekzistencėn paqėsore; Bashkėpunimin konstruktiv paqėsor midis dy sistemeve; Konkurrencėn e lirė tė shkėmbimit tė ideve dhe pikpamjeve; Institucionalizimin e rrahjes sė mendimeve konstruktive e racionale; Pėr Ēarmatimin e plotė e tė pėrgjithshėm; Ribashkimin paqėsor tė Gjermanisė; Pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė tjera tė shumė popujve europianė tė mbetura pezull etj. Mė veēanėrisht e urgjentisht pėr momentin, ne do tė kėrkonim nga qeveritė perėndimore ta vlersonin me seriozitet propozimin e BRSS dhe vendeve tė tjera tė Demokracive Popullore tė Europės Lindore, pėr njė traktat tė Sigurimit Kolektiv Europian, nėn garancinė e pjesmarrjen edhe tė SHBA. Njė marrėveshje e tillė filluese serioze, do ti mbyllte rrugėn shpenzimeve astronomike ushtarake, do tė bėnte qė kėto investime e energji tė shpenzoheshin nė punėn ndėrtimtare paqėsore.
Ka zėra qė na sugjerojnė se ne "jemi tė humbur" nė kėtė lloj fushate pacifiste, qė madje qenkemi edhe si "iluzionistė e depresivė" nga fjalėt e bukura utopike paqėsore etj.
Sigurisht ne e kuptojmė se "ėndėrra nė diell apo symbyllur" nuk mund tė shohim e as tė pretendojmė rezultate tė menjėhershme, por ama edhe nuk po kėrkohet ndonjė gjė fare e pamundur e irreale, pėrkundrazi.
Kėndej nga ne, mbase nė aspektin personal mund tė dalim edhe "si tė humbur" sepse nuk po flasim "pėr ti fryrė zjarrit tė histerisė sė luftės"... "Fitimtarėt" militaristė tė jenė tė sigurtė se edhe ata qysh tani njė "Fitore tė Pirros" kanė pėr tė korrur, dhe ju e dini se kjo shprehje i pėrket parardhėsve tė popullit tim.
Nė fund tė fundit, ne nuk do tė dalim tė humbur e tė turpėruar dhe nuk do tė mundet kush tė na pėshtyjė tė na pėshtyjė pėrmbi Varr, sepse ishim partizanė tė Paqes, ashtu siē ishin edhe dje partizanė antifashistė nė emėr tė Paqes. Ne do ta uronim shumė tė shpejtė ribashkimin paqėsor e me vota tė lira tė popullit gjerman, sepse ne e kuptojmė qė kjo do tė hapte edhe rrugėn pėr njė Europė tė Re e tė siguruar nga rreziqet eventuale tė luftrave dhe tė tjerave konfrontime tė panevojshme.
I lus tė gjithė personalitetet me tė cilėt kam pasur rastin e nderin tė bashkbisedojmė e gjej mirėkuptim edhe nė takimet personale, si edhe vetė organizatorėt, tė m'i dėrgojnė materialet si dhe artikujt e tyre etj, sepse ne mendojmė qė kėsaj fryme dhe arritje tė re me shkėmbime tė sinqerta tė mendimeve pėr Paqen afatgjatė, ndėrtimin e bashkpunimin konstruktiv mbareuropian, me aq sa na lejojnė mundėsitė tona edhe si Kryeredaktor i revistės Miqėsia, ti japin njė publikim sa mė tė gjerė nė Shqipėri.
Urojmė qė ky gur tjetėr qė po vendosim nė themelin e Paqes, tė pasohet edhe nga ndėrtesa e sė nesėrmes dhe besojmė qė ky sukses tė pasyrohet edhe nė Komunikatėn Pėrfundimtare tė Pėrbashkėt.

-- dėrguar pėr Shkoder.net.... nga K. Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara