HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkodra ka shkruar me "gjuhėn popullore" albanisht kronikat e qytetit nė shek XI-XII dhe ruan traditėn me Teodor Shkodranin nė fillim tė shek XIII

Shkodra - shqiponja e Albanisė

-- nga Agron & Meri Luka

Dokumenti i parė i gjuhės albanishte tė shkruar mė parė, pastaj edhe i shqipes.

Meriton pėrgėzimet dhe urimet mė tė mira dr. Musa Ahmeti, zbuluesi i tė parit dokument tė shkruar deri mė sot tė zbuluar tė albanishtes/shqipes sė shkruar. Por, shkencėrisht, realisht dhe kronologjikisht i bie qė ky dokument tė jetė dokumentimi i parė i gjuhės sė shkruar albanishte, sepse emėrtimet "gjuhė shqipe, shqiptar, Shqipėri" nuk rezultojnė qė tė kenė ekzistuar aso kohe dhe i pėrkasin njė formimi dhe kohe tė pėrgjatė okupacionit turk. Natyrisht njė pėrdorim sipas preferencės sė lirė lejohet nė pėrdorimet vulgare (popullore), porse jo nė terminologjinė ekzakte tė historisė dhe nė ato tė gjuhėsisė. Pjesa mė e madhe e dijetarėve tė shqipetarologjisė, me nė krye prof. E. Cabejin janė shprehur se emėrtimet "gjuhė shqipe, shqipėtar, Shqipėri", janė tė reja, pėrgjatė kohės turke dhe pėr rrethanat e reja qė krijoi ky pushtim, zėvėndėsuan, kryesisht nė pėrdorimin e brendėshėm, emėrtimet tradicionale nacionale tė mėparshme.
Disa autorė mendojnė nė hipotezė se pėrdorimi si "gjuhė shqipe", si njė pėrdorim i dytė popullor, duhet tė ketė qenė edhe pėrpara shek XVI-XV, mirėpo deri mė sot mungon dokumentimi.
Autorė tė vecuar, pėrfaqėsuar nga Mustafa Kruja, mendojnė se emėrtimet e reja, janė njė "vepėr monumentale e klerit katolik", mirėpo kjo ide deri tani nuk ka asnjė lloj argumentimi, as sa tė quhet si hipotezė dhe jo mė "tė imponojė me detyrim" zhdukjen pėrfundimtare nga pėrdorimi tė emėrtimeve tradicionale nacionale.
Tėrheqim vėmendjen se kemi tė bėjmė "me dokumentin e parė tė derisotėm tė gjuhės albanishte tė shkruar" dhe se emėrtimet e ashtuquajtura "si tė vjetra dhe tė zhdukura nga pėrdorimi", duhet tė kushtetucionalizohen nė funksionin qė ata realisht e kryejnė: nė vetprezantimin tonė nė tė gjithė fushėn internacionale. Mos i harroni kėto vogėlsira!

Fragment analet "In vernacula lingua" ishin cituar nga M.Barleti nė fillim tė shek XVI, porse ato vetė datoheshin pėrpara v.1200.
Nė Janar tė vitit 1504, M.Barleti kishte botuar nė Venedik librin "De obsidione Scodrensi" (Rrethimi i Shkodrės).
Sipas studiuesit M. Prendushi, pėrvec se pėr historinė, ky libėr qe botuar pėr nevojat e "Scuola degli albanesi".(1)
Pothuajse gati nė njė kohė me Prendushin, ne na kishte rezultuar se botohej edhe me rastin e 25 vjetorit tė rėnies sė Shkodrės.(2)
(Urojmė qė bashkiatarėt e shkencėtarėt historianė lokalė tanėt tė mos e harrojnė 500 vjetorin e botimit tė librit tė M.Barletit, mė 2004, ashtu sic kishin harruar, 600 vjetorin e tė parit sulm shkatėrrues turk, fatal pėr Shkodrėn, pėr tė cilin kishte shkruar po ky Barlet...) Barleti kishte shkruar: "...nuk mund tė themi asgjė tė sigurtė rreth ndėrtuesve tė parė tė kėtij qyteti.
Tani vonė mė ranė nė dorė disa anale, qė ėshtė mė drejtė t'i quash fragmente se sa anale, tė cilat janė referuar nga memoria/gojdhėna e tė vjetėrve tanė, (dhe ato) flasin mė shumė pėr rindėrtimin (instaurationem) se sa pėr themelimin e parė (aedificationem). Nė to, nė gjuhė tė popullit (in vernacula lingua) ėshtė shkruar: njėfarė Roza (Rosam) me motrėn Fa (Pha) kanė qenė themelueset e para tė qytetit tė Shkodrės. Ato tė dyja mbretėruan pėr shumė kohė me fatbardhėsi e qetėsi. Pastaj thonė se pas tyre, (edhe kėtė e mbajnė mend, sepse ėshtė gjė e freskėt) erdhi si sundimtar njėfarė Nemajani..."(3) Prof. Shuteriqi e kishte lidhur "in vernacula lingua" me "gjuhėn shqipe" dhe megjithatė nė mėnyrė paradoksale kėtė dėshmi ai e radhiste si tė v. 1504, kur "i kishte rėnė nė dorė Barletit dhe jo kur mund tė ishin shkruar"!!!(4) Mė 1981, ne ishim marrė gjėrė e gjatė me datimin e kėtyre analeve, tė cilat mė 1504 kishin qenė reduktuar nė fragmente. Na rezultonin tė pėrtej vitit 1198, aty te parakoha e Stefan Nemanjės dhe jo tė Uroshit II (1282-1321), siē e kishte datuar pėrkthyesi dhe Prof. A. Buda.5
Vetkuptohet se Roza dhe Fa, kanė qenė personazhe mitologjike dhe nuk shtrohej ndonjė lloj identifikimi real i tyre fill para ardhjes sė pushtimit tė Nemanjėve serbė.
Megjithatė, atje flitej pėr njė dokument tė zhdukur nga koha, tani fatbardhėsisht kemi njė tė gjallė.

-- dėrguar pėr Shkoder.net.... nga K. Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara