HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Personazh

TURDIU, familja qė po shkruan historinė e vet

-- nga Belina Budini

Zyhdi Turdiu, tiransi qė ka grumbulluar statistikat mė interesante tė familjes, ka krijuar njė arkivė tė vėrtetė me ēertifikata, korrespondenca, fotografi dhe dėshmi nga mė tė moshuarit e familjes, me qėllim qė tė shkruajė historinė e familjes Turdiu. Pėrpjekjet pėr tė krijuar njė qendėr biznesi me emblemėn e familjes dhe pėr tė ngritur bustin e personazhit mė karizmatik tė familjes, Tut Efendiut nė zemėr tė Tiranės sė vjetėr.

TURDIU ėshtė obsesioni i jetės sė tij. Njė foto e Tut Efendiut, 2-3 armė tė punuara nė bronx, ca sahanė e tava tė Axhemistanit, njė kuran i kushedisakurshėm me kapak lėkure, 90 hatme tė trashėguara nga gjyshi...

Suvenire tė njė kohe me tė cilin nuk e lidh gjė tjetėr pėrpos “rremat e gjakut” tė pararendėsve tė vet. Objekte pas tė cilėve ėshtė i obsesionuar si pas ēdo thėrrimeje tė sė shkuarės qė lidhet me emrin Turdiu (dikur Durdiu). Pinjoll i kėsaj familjeje tė njohur tiranase, Zyhdi Turdiu, nuk ėshtė mjaftuar thjesht me hartimin e njė peme gjenealogjike tė fisit dhe ruajtjen e disa episodeve e legjendave tė ardhura gojė mė gojė. Financier me profesion, tashmė nė moshėn 67-vjeēare, ai ka krijuar njė arkivė tė vėrtetė familjare, ku nuk mungon asnjė emėr; statistika tė plota deri edhe nė pėrllogaritjen e viteve universitare tė kryera nga gjithė fisi Turdiu deri mė sot; njė fototekė tė pasur ku fotografitė mė tė ēmuara janė ato mė tė zverdhurat nga koha; njė koleksion me ēertifikatat e lindjeve familjare tė para luftės; letėrkėmbime nga mė tė vjetrat mes anėtarėve tė familjes, njė pjesė e tė cilėve tė arratisur jashtė vendit qysh nė vitet ’40-’50; dėshmi tė transkriptuara nga kujtimet e mė tė moshuarve tė familjes... Kėtė lėndė tė pasur dokumentare ėshtė duke e mbledhur pėr njė botim tė rrallė nė llojin e vet. Shkrimin e Historikut tė Familjes Turdiu.

Ideja e kėtij libri lindi 5 vjet mė parė kur Zyhdiu nisi t’i dėrgonte letra dhe email-e fisit pėr ta furnizuar me informacione dhe dokumente. Shtresat e informacionit tė grumbulluar pėrfshijnė familjen dhe farefisin (dėshmitarė tė vjetėr) si edhe komshinj, krushqitė e miqėsitė. Prej tė gjithėve Zyhdiu ka vjelur njė informacion tė hollėsishėm qė pėrmblidhet nė dhjetėra dosje me ēertifikata, diploma, fotografi, letra, etj. Autori i kėtij libri ende tė papėrfunduar na rrėfeu historinė e pasur tė familjes sė tij, qė do tė shtjellohet nė 250-300 faqe tė Historikut tė Familjes Turdiu. Jo me gjuhėn e librit por tė kujtimeve. Qė nga legjenda e zbarkimit tė Turdive tė parė nė Tiranė nga Axhemistani nė 1670, tek personazhi i Tiranės sė vjetėr, Tut Efendiu (Mahmut Turdiu), historitė e arratisjeve tė djemve tė Tut Efendiut nė Itali e Zagreb e deri tek brezi i nėntė i Turdive sot.

Legjenda e origjinės
Sipas kėsaj “legjende”, e cila ėshtė transmetuar brez pas brezi, i pari i Turdive (nė fillim Durdi) Haxhi Ibrahim Turdiu u shpėrngul nė vitin 1670 nga Irani nė Tiranė me taborėt e ushtrisė. Nuk vinin si ushtarakė nga Irani (qė fillimisht quhej Axhemistan e mė vonė Persia). Mbėrritėn si misionarė fetarė. Shtėpitė e para i ndėrtuan aty ku sot ndodhet rruga “Qemal Stafa”. Lidhjet me Iranin u shkėputėn. Durditė, mandej Turditė, u integruan nė Tiranė dhe jetuan si tironsa. Tė parėt u morėn fillimisht me artizanat dhe bujqėsi. Tokat dhe pronat e tyre ndodheshin nė vendin e quajtur Krojet e Shėngjinit dhe nė afėrsi tė Saukut.

Tut Efendiu, personazhi autentik
Mustaqe, qeleshe, brekushe dhe vėshtrim e qėndrim shqiptari. Babaxhani i familjes Turdiu, personazhi mė karizmatik dhe i dashur pėr trashėgimtarėt, quhej Mustafa Turdiu por thirrej dhe njihej nė gjithė Tiranė me shkurtimit Tut Efendi (Tut shkurtim i emrit tė gjatė dhe Efendi sepse ishte klerik, i shkolluar nė Stamboll dhe njėkohėsisht pronar tokash). Ka qenė babai i 17 fėmijėve. Gruaja e tij, Nadire Turdiu, ishte bijė e avokatit tė parė tė Tiranės, Myslym Llagami. Tetė prej djemve tė tij u dha universitet, dy prej tė cilėvė studiuan nė Francė e dy nė Itali. Zyhdiu kujton se ai organizonte shėrbesa fetare nė shtėpi, se kishte kulturė fetare dhe ishte njė studiues i Kuranit. Prej tij familja ruan 90 hadme si edhe kuranin, tė cilin ai ka pėrdorur, me kapak tė lėkurtė.

Breznitė e rrėmetshme
Nga 11 djemtė e Tut Efendiut qė nuk ikėn shpejt nga kjo jetė, 8 prej tyre ndoqėn universitetin. Dy prej tyre u arratisėn dhe jetuan njėri nė Zagreb e tjetri nė Nju Xhersi kur nė Shqipėri u instalua regjimi komunist. Statistikat e Zyhdi Turdiut pėrfshijnė edhe njė shifėr tė pėrllogaritur me pėrpikmėri: vitet universitare tė kryera nga Turditė, qė janė 172. Pikėrisht kėta e sollėn “rrėmetin” dhe transformimin nė familjen Turdiu. Njėri prej tyre, Ramazan Turdiu, bėnte pjesė nė strukturat e Ballit Kombėtar dhe shkoi tė luftonte nė Kosovė. Nė nėntor tė vitit 1944 ai u arratis sė bashku me Mit’hat Frashėrin pėr nė Itali ku qėndroi pėr tre vjet, u martua me njė grua italiane dhe pjesėn tjetėr tė jetės e shkoi nė Nju Xhersi nė Amerikė. Ai ka mbaruar pėr mjekėsi nė Romė dhe vazhdon tė jetojė nė Amerikė, ndėrsa vajza e tij, tepėr energjike, kėndon nė dasmat familjare: “Jam goc Tirone”.

Njė tjetėr i arratisur ėshtė Faik Turdiu. Edhe ai mjek. Ka studiuar nė Torino dhe mandej nė Zagreb ndėrsa u arratis atėherė kur grupi i studentėve shqiptarė u detyrua t’i vijonte studimet nė Sofje. Nuk e la mė Zagrebin ku ndėrtoi njė jetė tė denjė si mjek i ēmuar nga tė gjithė derisa vdiq. Njė javė pas tij nė Tiranė vdiq edhe i vėllai, Ali Turdiu (babai i personazhit tonė). Ai Turdiu ishte krahu i djathtė i Tut Efendiut si edhe Mustafa Turdiu qė u morėn tė dy me menaxhim pronash. Kėpucar nė profesion, Aliu ishte kryeteknik i fabrikės sė kėpucėve nė Tiranė. Usta Aliu njihej si personazh i ndershėm dhe babaxhan. Qazim Turdiu ėshtė njė nga djemtė e tjerė tė Tut Efendiut, babai i Silvės, vajzės qė u fejua me djalin e Mehmet Shehut. Regjimi komunist nuk kaloi pa i prekur trashėgimtarėt Turdiu. “Sa herė qė shkruante ndonjė gjė xhaxhai, Ramazan Turdiu nė Amerikė, (i Ballit Kombėtar) reperkursionet nuk vononin tė zbrazeshin mbi ne, kėtu brenda”, - tregon Zyhdiu i cili, ėshtė detyruar tė largohet nga puna si llogaritar nė Tiranė pėr nė Pukė, ndėrsa aktualisht punon financier nė fondacionin “Fan Noli” dhe ėshtė kryetar i Komisionit tė Disiplinės nė PD.

Turdiu sot
Sipas personazhit tonė sot numėrohen 50 pinjollė qė mbajnė mbiemrin Turdiu. Nė profesione nga mė tė ndryshmit dhe tė degėzuar tashmė, ata janė rikthyer pjesėrisht nė tokat dhe pronat e tyre. Janė duke projektuar momentalisht ngritjen e njė qendre tė madhe biznesi pikėrisht nė tokėn ku mė parė ndodhej shtėpia e Tut Efendiut si edhe ngritjen e njė busti kėtij personazhi babaxhan tė sė shkuarės familjare. Nostalgjikė pėr tė shkuarėn e familjes, ata janė vėnė tė gjithė me atė ēka posedojnė nė ndihmė tė Zyhdiut pėr tė plotėsuar tablonė historike Turdiu deri nė detaje. Madje njė pjesė prej tyre i shkruajnė vetė kujtimet, pėr t’i lėnė mė pas nė duart e Zyhdiut, i cili ka tė drejtėn e pėrzgjedhjes pėr t’i pėrfshirė ato nė historikun e familjes.

-- marrė nga Shekulli, 12.12.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara