HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lehtėsia mė e papėrballueshme e vrasjes

-- nga Arben Ēokaj, 18.06.2003

Arben Ēokaj Nuk besoj tė ketė gjallesė mbi tokė, qė ėshtė kaq agresive dhe kaq e paarsye nė eleminimin brenda llojit, sa ē'ėshtė njeriu. Pėrkundėr gjallesave tjera, Evolucioni e ka pajisur njeriun me ndėrgjegje pėr tė zezėn e vet. Dhe mė shumė vuajnė si duket nga smira, zilia, inati, urrejtja e inferiorioteti, pikėrishta ata, qė evolucioni, dhe kushtet ekonomiko-shoqėrore, i kanė lėnė me mė pak tru nė kokė. Gjithmonė kėrkohet ajo qė mungon dhe ēmimin mė tė lartė nė kėtė rast e paguajnė padyshim njerėzit e mirė, dhe ata qė posedojnė tru. Tė menēurit e vuajtur... "Mė mirė njė derr i kėnaqur, apo njė Sokrat i brengosur?" - kjo vazhdon tė jetė pikėpyetja e madhe...

Ironia evolucioniste e fatit e ka bėrė njeriun me ndėrgjegje, por tė paaftė tė dominojė gjithēka me forcėn e trurit tė tij, me ndėrgjegjen e tij. Pra, shumė gjėra, njeriu nuk i ka vetė nė dorė. Si gjithēka tjetėr, kjo ka anėn e mirė dhe tė keqe tė saj. Njėra anė e medaljes, ka anėn tjetėr. Pėrkundėr trurit tė plotė dhe njė mendjeje tė kontrolluar mirė, trutharėt na paraqiten mė tė manipulueshėm. Kjo duket se ėshtė edhe shkaku i shumė fatkeqėsive, qė qėniet 'njerėz' i shkaktojnė njėri-tjetrit nė botė.

Njė biolog amerikan shpjegonte para pak vitesh, se njė lloj i ri i shoqėrisė njerėzore ėshtė nė krijim e sipėr, duke i lėnė shėndenė llojit tė traditės. Homo Proteus, (pėrkundėr Homo Sapiens-it, njeriut tė deri tanishėm) quhet ky lloj i ri, qė paraqitet mė i qėndrueshėm nė seleksionimin ndėrmjet llojeve. Dhe ky nuk ėshtė film fantastiko-shkencor, por ėshtė trend i evolucionit... ashtu siē ėshtė edhe dhjamosja e njerėzve... Homo Proteus gėnjen pa iu skuqur fytyra, vret me gjakftohtėsi, poshtėron dhe fajin mundohet t'ia lėrė viktimės... e shumė tipare e karakteristika tė tjera, qė njeriu i traditės, si qėnie njerėzore, ka filluar t'i bėjė tė vetat, pėr tė mbijetuar nė ligjin e xhunglės sė natyrės.

Dhe ne ndjejmė si rrjedhojė nostalgji pėr tė kaluarėn e ikur, dhe pasiguri tė madhe pėr tė ardhmen. Jo gjithēka varet nga ne, jo gjithēka ėshtė nė dorėn tonė. Na krijohet pėrshtypja se bota degradon dhe vjen e bėhet gjithnjė e mė e keqe. Dhe truri i mangėt e difektoz, nė tė shumtėn e rasteve ka bėrė historinė. Njeriu si qėnie socializante zhvillohet nė konkurrencė brenda llojit. Njeriu pra, me trurin e tij si organin me zhvillim mė tė lartė nė botėn tonė, determinon edhe sfidat e sė ardhmes, pa qenė nė gjendje tė shkėputet nga instiktet bazė tė tij. Sa mė i mangėt tė jetė truri, aq mė shumė i hapet rruga instikteve. Ndėrsa njė tru i fortė kontrollon veten, pra kontrollon instiktet, truri i dobėt e mbush boshllėkun biologjik pėr kompensim, me epshet e instikteve bazė, sidomos atij seksual dhe agresiv.

Pėr vetė natyrėn e njeriut, luftėrat nuk do shuhen kurrė. Ēdo inovacion shoqėror e teknologjik, jep rezultate nga ana negative si fillim. Kėshtu ishte psh. krijimi i bombės atomike, asaj me hidrogjen, etj. para se kėta burime tė mėdha energjie tė shfrytėzoheshin pėr tė mirėn e njerėzimit. Njeriu i menēur prodhon, dhe virtytin e punės sė tij, ashtu edhe profitin e saj, e merr njeriu me tru tė mangėt. Kjo bashkėjetesė misterioze (pėr tė mos thėnė mizore), e krijuar ashtu siē ėshtė, ka nė themel njė padrejtėsi. Puna e mirė dhe energjia e njeriut tė menēur shfrytėzohet nga budallai. Dhe njeriu i menēur, duke e kuptuar kėtė, ka filluar tė mendojė pėr ligje e rregulla, qė tė mbrojė rezultatin e punės sė tij.

Nė kėtė kompleksitet njerėzor, ėshtė vėshtirė t'i ndash gjėrat me thikė. Kjo ka mundėsi tė jetė edhe arsyeja, qė spjegon faktin se sa mė i evoluar tė jetė njeriu, aq mė mirė di ai t'i krijojė rrethana vetes. Pėrmes krijimit tė ligjeve shoqėrore, nė pėrshtatshmėri me ligjet e natyrės. E keqja kėtu shfaqet me ato individė, qė nuk kanė tru, por marrin poste drejtuese, ose determinojnė dhunshėm fatin e jetės sė tė tjerėve. Pėr mė tepėr, njerėz pa tru (bėhet fjalė pėr njerėz deficientė e me tru tė mangėt), pėrcaktojnė shpeshherė drejtimin dhe ritmin e zhvillimeve nė tėrė shoqėrinė.

Nė planin e pėrgjithshėm, ky zhvillim ndeshet gradualisht nė kundėrshti me ligjet e natyrės, e si rrjedhojė ėshtė i destinuar tė vdesė, pasi natyra ėshtė mė kokėfortė. Ne e pamė kėtė, me sistemin shoqėror komunist. Njerėzit nė shoqėritė komuniste, qė pėrbėnin gjysmėn e botės, morėn tė kundėrtėn e asaj qė premtohej se do tė merrnin nga ky sistem i "drejtė". Dhe projekti "komunizėm" nxorri shenja, se ėshtė i dėshtuar, qė nė nisje. Por shoqėria ishte e paaftė tė ndalte me kohė rrjedhat e zhvillimeve negative, derisa vdiq pėr bukėn e gojės, se pushteti posedohehj nga injorantėt dhe tė indoktrinuarit. Edhe sot vazhdon akoma tė pėrsėritet njė gabim i tillė nė Evropė. Kjo falė bindjeve dhe ideve tė politikanėve evropianė, tė cilėt mė sė shumti janė shkėputur nga realiteti objektiv - ata nuk jetojnė me hallet e njerėzve, me hallet e shoqėrisė.

Nė kompleksitetin e zhvillimit shoqėror, ndikojnė shumė faktorė. Qėnia e papėrgatitur mirė pėr tė pėrbadhuar mbijetesėn, e gjen ngushėllimin tek veset e kėqia, dhe shpeshherė ai fillon tė eleminojė njerėzit e tjerė mė tė aftė, afėr vetes. Kėshtu e siguron ai ekzistencėn e pėrkohėshme. Por s'ka dyshim, se pėrzgjedhja e nėnės natyrė ruan njė tė fshehtė edhe pėr fatin tragjik tė atij qė vret. Mungesa e trurit nė vetvete, pėrbėn aktin e lehtėsisė sė papėrballueshme tė vrasjes, tė asaj qė ne shqiptarėt e shohim dhe e ndeshim pėrditė, nga paaftėsia jonė pėr tė mbrojtur vetveten. Nė pjesėt e zhvilluara tė botės, ky akt barbar shfaqet disi mė i moderuar, por ka tė njėjtėn natyrė dhe tė njėjtin pėrfundim. Pėrsėri shoqėrohet me vrasje.

Nė shoqėrinė ndėrshqiptare, jemi ndeshur kėto vitet e fundit me gjėra tė papėlqyeshme, por krahas tyre edhe me rezultate pozitive. Pėrqindja e lartė e vrasjeve dhe krimeve tė tjera, tregon se shoqėria shqiptare nuk ka mundur akoma tė vėrė kontrollin e trurit pėrmes ligjeve, mbi epshet e instiktit agresiv tė eleminimit ndėrmjet llojit. Eleminimet bėhen pėr konkurrencė, pse tė mos themi pėr para, pushtet, interes. Qėnia inferiore, e manipulueshme nė llojin e vet, pėrdoret mė sė shumti pėr tė kryer aktet e vrasjes. Aq i vogėl ėshtė ky tru, saqė tė mahnit me ēmendurinė dhe paburrėrinė e tij. Aq pak njohje ka ky tru, qė kryen kėto veprime makabre, saqė tė habit vėrtetė se si ia merr mendja tė mbijetojė... As nuk i shkon mendja fare pėr nemezis - ē'ke bėrė, kanė pėr ta bėrė. Dhe falė injorancės, jeta e njeriut tė mirė, shpeshherė tė menēur e tė suksesshėm, shkon pėr dhjam qeni.

Duke vrarė e prerė, serbėt e vjetėr uzurpuan Kosovėn e vise tė tjera shqiptarėsh pėr dekada e shekuj me radhė. Aq gjatė na mbajti ne turku nėn pushtim, saqė shumė prej nesh (shqiptarėt) i kemi tė atrofizuara edhe sot ndjenjat e mbrojtjes sė vetvetes. Aq mė tepėr, se dalin tru-shpėrlarė dhe e mbrojnė si diēka me vlerė kėtė lloj pushtimi... Por si ēdo gjė e huaj, dhe e padėshirueshme, edhe pushtimet ikin gradualisht, duke marrė me vete njė numėr tė pashkruar jetė njerėzish. Kėshtu ndodhi edhe me "tėrmetin" e fuqishėm nė Kosovė. Paragoditjet e tij vranė njerėz, po ashtu edhe pasgoditjet e tij. E veēanta e pasgoditjeve ishte eleminimi brenda llojit. Shumė shqiptarė tė menēur e tė vyer u eleminuan nga kokėtrashėt, pasi Kosova kishte arritur paqen. Sot u kėrkohet kosovarėve tė bisedojnė me xhelatin e tyre... Serbėt e rinj janė njė rracė e re, me tė cilėt mund tė bisedohet... A nuk duket ironik, ky trill i fatit?!...

Dialogu me serbėt duket i pashmangshėm, mė tepėr nga fakti se intermediatorėt ndėrkombėtarė nuk i shohin me ndjenjė zhvillimet nė Kosovė, qoftė pėr keq, qoftė pėr mirė. Nga ana tjetėr, dialogu artikulon njė mundėsi marrjeje vesh ndėrmjet palėve me interesa dhe dėshira tė kundėrta. Por ajo qė e bėn disi tė pakuptimtė dialogun, ėshtė vetė natyra e problemit dhe kėrkesat e kundėrta tė palėve. Shqiptarėt duan me tė drejtė pavarėsi - ky ėshtė vullneti i popullit tė Kosovės. Serbėt nuk duan qė Kosova tė ikė, se i ka mbajtur me bukė. A mos ndoshta synohet qė pėrmes bisedimeve tė arrihet njė shkallė kuptueshmėrie tek serbėt e rinj, se Kosova nuk ėshtė mė pjesė e ish-Jugosllavisė? Apo mos ndoshta do ndeshemi me tė papritura, qė kėta evropianėt dinė t'i servirin ēdo herė nė ditėn e zezė? Pėr gjithēka duhet tė jemi tė pėrgatitur, nė mėnyrė qė forca e trurit tė kontrollojė veprimet nė interesin tonė. Kjo duhet tė bėhet pėr tė shmangur pasojat nga akti i lehtėsisė sė papėrballueshme tė vrasjes...

Nė Shqipėri, kohėt e fundit po vriten biznesmenėt e suksesshėm shqiptarė. Bolla e zezė interesohet t'i varfėrojė edhe mė shqiptarėt. Kjo bollė e zezė, ėshtė shtrirė brenda nesh, dhe po kėputėn nė mes jetėn e njėrit dhe tjetrit. Historia ka treguar, se askush nuk mund tė jetė imun ndaj kėtyre akteve kriminale. Dikur kėto gjėra do i lexojmė nėpėr libra si skena intrigante, ashtu siē lexojmė tragjeditė e botės, tė shkruara me gjakun e derdhur... Dhe njeriu i pėrkohshėm nė ekzistencėn e vet, vazhdon tė jetė pré e mungesės sė trurit tė tij, ose mė saktė e kontrollit qė ky tru, ndėrgjegjia njerėzore, duhet tė vėrė mbi epshet e instikteve agresive.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara