HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Korrespondenca e Ēarls Darvinit

-- nga Frederick Burkhardt, 20.11.2003

Nė janar tė vitit 1863, Ēarls Darvini (Charles Darwin) i shkroi njė letėr mikut tė tij tė ngushtė Xhozef Huker (Joseph Hooker) ku thoshte se “shtėpia ime e ngrohtė do fillojė tė ndėrtohet pas njė jave dhe unė jam duke pritur me shumė dėshirė katalogjet, qė tė shikoj se ēfarė bimėsh duhet tė marr”. Sapo shtėpia serrė u ndėrtua, ai nxitoi qė ta mbushte atė “sikur tė ishte njė nxėnės shkolle”. Entuziazmi i Darvinit ndahej nė atė kohė me mijėra viktorianė tė tjerė tė klasės sė mesme; i gjithė vendi dukej sikur ishte pushtuar nga njė pasion i madh pėr tė pasur serra tė gjelbėrta me bimė ekzotike. Serrat e gjelbėrta viktoriane varionin nga shtėpiza tė thjeshta prej xhami pa strukturė nxemjeje pėr tek ato me njė furrė tė jashtme, ku njė gjenerator nxehtėsie e mbante ambjentin e brendshėm tė ngrohtė dhe me lagėshtirė, tė ngjashėm me njė pyll me shira tropikale.

Serra e Darvinit ishte njė nga kėto tė fundit, por ishte e parashikuar qė tė kultivonte mė tepėr sesa bimė ekzotike me shumėllojshmėri ngjyrash dhe perime jo-sezonale. Ai i tregoi Hukerit, “unė do tė mbaj bimė kurioze dhe eksperimentale”, duke shtuar me ngazėllim se sipas katalogjeve tė plantacioneve “unė mund ta blej njė bimė piēer (Pitcher) vetėm pėr 10,6 cent!”. Piēer ishte njė lloj bime mishngrėnėse, qė Darvini donte tė mbillte. Pėrgjatė tyre do tė kishte bimė sensitive – “Mimoza (lule-mos-prek) dhe tė gjitha ato gjėra tė kėndėshme” – tė cilat reagonin ndaj prekjes, duke mbyllur gjethet e tyre. Dhe Darvini kishte plane gjithashtu qė tė fillonte rritjen e orkidėve*) tropikalė pėr tė plotėsuar speciet e origjinės, tė cilat i kishte studiuar pėr vite me radhė.

Ndonėse Darvini ishte i entuziazmuar nga bimėt e reja, tė cilat do i studionte nė serrėn e tij, ai shqetėsohej pėr ēmimin e tyre dhe i tregoi Hukerit, i cili ishte drejtori i Kopshtit Mbretėror Botanik nė Kju**): “guxoj tė them se do tė kėrkoj para hua pėr disa orkide... ma merr mendja se orkidet kushtojnė shumė shtrenjtė”. Huker iu pėrgjigj me ironi, “Do tė mė jepnit njė mbrojtje tė mirė, nėse nuk ma dėrgoni katalogun e bimėve qė doni, para se tė shkoj nė ndonjė plantacion”. Pas disa javėsh, Darvini shkoi nė Kju me gjėrat e nevojshme nė dorė dhe kur arriti dhurata e bimėve nga Hukeri, Darvini ishte “mrekullisht i shokuar nga numri i tyre! sepse serra ime ėshtė pothuajse e mbushur!”. Ai i tregoi mikut tė tij se ishte veēanėrisht i gėzuar qė “shikoj gjėra tė ndryshme, tė cilat unė i kam dėshiruar, por qė nuk mė ka pėlqyer t’ju pyesja pėr to”. Edhe pas disa javėsh, ai vazhdonte tė thėrriste, “unė kam bėrė njė listė bimėsh, 165 gjithsejt!!!”. Darvini pyeti me shaka nėse njė sulm i tillė kundrejt burimeve tė Kjus mund ta ēonte Hukerin nė “gjyqin e policisė?”.

Zemėrgjėrėsia e Hukerit ishte karakteristike – njė lloj miqėsie qė kishte filluar pothuajse njėzet vjet mė parė, fill pas kthimit tė tij nga udhėtimi rreth Antarktidės nė bordin e HMS Erebus. Hukeri kishte qenė botanisti i ekspeditės, por nuk kishte udhėtuar si shoqėrues i kapitenit – siē kishte bėrė Darvini nė Bigėll (Beagle) – por si njė asistent-kirurg i paguar keq. Darvini ka qenė njė herė i lirė tė largohej nga anija pėr muaj tė tėrė pėr tė kėnaqur pasionin e tij pėr historinė natyrore, ndėrsa Hukeri ishte i detyruar tė zbatonte disiplinėn detare dhe duhej ta bėnte tė gjithė koleksionin e bimėve gjatė dimrave tė egjėr tė jugut, kur “Erebus” dhe anija tjetėr simotėr “Terrori” ishin tė detyruara tė zbarkonin nė veri tė qarkut tė Antarktidės pėr riparime dhe furrnizime. Hukeri mori gjatė kėsaj kohe – e cila pėrfshin kohėn nė Tazmani, Zelandė tė Re dhe nė Ishujt Falkland – qė tė fillojė tė ndėrtojė koleksionet e bimėve tė hemisferės jugore. Ai do tė bėhej eventualisht njėri nga ekspertėt mė tė parė tė botės nė kėtė florė, duke publikuar gjashtė vėllime tė mėdha tė klasifikimeve dhe shpėrndarjes sė tyre.

Brenda disa javėsh tė kthimit tė Hukerit nė Britani, Darvini i shkroi atij njė letėr, duke e pyetur nėse bimėt qė kishte mbledhur nė Galapagos mund tė pėrdoreshin nė florėn jugore tė Hukerit. I mikluar nga vėmendja e njė mė tė vjetri dhe e njė naturalisti mė tė njohur, Hukeri u pėrgjigj me entuziazėm dhe kėshtu filloi njė korrespondencė e gjatė jete. Brenda pak javėsh nga letra e parė, Darvini e la mėnjanė formalitetin viktorian tė “my dear sir” (i dashur zotėri), dhe i adresohej mikut tė ri me “my dear Hooker” (i dashur Huker). Ata e vazhduan korrespondencėn pėr rreth dyzet vjet rresht, deri nė vdekjen e Darvinit dhe letrat e tyre qė mbijetuan – mbi 1300 prej tyre – regjistrojnė evolucionin e njė prej miqėsive shkencore mė tė rėndėsishme tė shekullit nėntėmbėdhjetė.

Kėto letra pėr dhe nga Hukeri, janė vetėm filamenti tėrheqės i librit “Korrespondenca e Ēars Darvinit”, vėllimet e fundit tė tė cilit sjellin regjistrimet e publikuara deri mė 1865, njė vit qė e gjeti Darvinin nė njė punė tė rėndė me veprėn e tij “Variacionet e kafshėve dhe bimėve gjatė zbutjes” (megjithėse sėmundja e tij e shpeshtė do tė vononte publikimin e tij deri mė 1868). Ishte gjithashtu viti nė tė cilin Hukeri mori postin e babait tė tij si drejtor nė Kju, duke cementuar pozicionin e tij si njė prej botanistėve mė tė hershėm tė Britanisė. Letrat e natyralistėve fokusoheshin nė interesin e tyre shkencor, por ata diskutuan gjithashtu pėr gjithēka, qė nga ditėlindjet e fėmijėve tė tyre e deri tek romanet qė ishin duke lexuar (Hukeri i tregonte Darvinit se ai ishte “magjepsur” nga “Mulliri nė Flos” (The Mill on the Floss) i Xhorxh Eliotit (George Eliot) se “sa e menēur ėshtė autorja e tij, unė e pėlqej atė edhe mė shumė se Adam Beden”).

Pothuajse ēdo lettėr nė mes Hukerit dhe Darvinit paraqet shembuj nga njė inkurajim dhe mbėshtetje reciproke, qė ata i jepnin njėri-tjetrit. Pėr shembull, mė 1865, Darvini i tregoi Hukerit se “Unė jam, siē isha, duke lexuar librin ‘Origjina’ pėr herė tė parė, pasi jam duke e korrigjuar edicionin e dytė tė saj nė frėngjisht; dhe tė premtoj i dashur mik, se ky ėshtė njė libėr shumė i mirė”. Hukeri ishte “jashtėzakonisht i kėnaqur me vlerėsimin tuaj tė qetė tek ‘Origjina’” dhe shtoi, “a e di se i kam ri-lexuar disa nga letrat e mia me tė njėjtin rezultat dhe asnjėherė nuk ishin keq nė opinionin tim”. Darvini iu pėrgjigj se “Shėnimi juaj qė mė erdhi nė kėtė mėngjes mė bėri tė qesh – shpresoj qė vlerėsimi im pėr librin ‘Origjina’ tė jetė aq i mirė dhe pagabime, siē ėshtė vlerėsimi juaj pėr letrat e tua!”.

Ajo qė i bėn veēanėrisht tė dallueshėm vėllimet e fundit tė korrespondencės, ėshtė fakti se ato e zbulojnė Darvinin si njė botanist tė devotshėm. Kryesisht nė vitet e fundit tė jetės sė tij, ai u preokupua me bimėt, siē bėhet evidente nga titujt e veprave tė tij tė fundit: “Zbulime tė ndryshme ku orkidet fekondohen nga insektet” (1862); “Bimėt insektngrėnėse” (1875); “Lėvizjet dhe zakonet e bimėve kacavjerrėse” (1875); “Efekti kryq dhe vetė-fekondimi nė mbretėrinė e perimeve” (1876); “Format e ndryshme tė luleve nė bimėt e specieve tė njėjta” (1877); dhe “Forca e lėvizjes tek bimėt” (1880). Ka patur edhe njė numer tė madh artikujsh nė gazeta dhe revista, duke pėrfshirė njėzet e pesė copė tek “Kronika e kopshtarit” (Gardener’s Chronicle) nė tema tė ndryshme si “Bletėt dhe fekondimi i fasuleve”, apo “Organet e sekretimit tė nektarit tek bimėt”.

Publikimet botanike tė Darvinit ishin produkt i njė observimi skrupuloz dhe eksperimenteve disavjeēare. Pėr shembull, ai kishe shpenzuar vite tė tėra duke testuar farat pėr tė pėrcaktuar se sa gjatė mund tė rezistojnė ato nė ujė tė kripur. Qėllimi i tij ishte tė kuptonte se si kishin migruar bimėt pėrmes globit, nė pėpjekje pėr tė zgjidhur njė debat tė gjatė me Hukerin, i cili dyshonte nėse efekti i rastėsisė i erės dhe valės mund tė shpjegojė modelet e shpėrndarjes nė vegjetacionin e globit. Huker mendonte se arsye gjeologjike duhet tė konsideroheshin, ku ishujt dhe vendet e largėta, tė cilat popullohen me bimė, kanė qenė njė herė dhe njė kohė tė bashkuara me ura tokėsore pėrmes tė cilave kanė migruar bimėt. Uji ka pėrmbytur mė vonė tokėn ndėrmjet, duke i lėnė modelet e observuara tė vegjetacionit. Darvini kundėrshtonte me mirėsjellje. I ndihmuar nga fėmijėt e tij, ai zhyti fara nė ujė tė kripur, pastaj i mbolli ato jashtė, pėr tė parė zhvillimin e tyre. Ai i ushqeu zogjtė me fara, i mbyti zogjtė, dhe pastaj i la mbetjet e tyre tė lundronin nė njė tank me ujė deti pėr disa javė, pėr tė parė nėse farat mund tė jenė shpėrndarė nė atė mėnyrė. Fėmijėt e tij, nė veēanti Francis (i cili do tė bėhej me pas njė botanist i njohur nė anėn e tij), i vrojtoi farat e mbjella pėr tė parė se cilat do tė mbinin dhe cilat jo, duke sjellė rezultate pėr studimin e tė jatit. Darvini i tregoi mikut tė tij se “fėmijėt nė fillim ishin tepėr tė zellshėm dhe mė pyesnin shpesh ‘nėse do ta mundja Dr. Hukerin?’!!”. Gradualisht, Darvini dhe fėmijėt e tij e bindėn Hukerin se migrimi i rastėsishėm ka luajtur me tė vėrtetė njė rol tė rėndėsishėm.

Serra e Darvinit kishte bimė qė ishin tė rėndėsishme nė tre aspekte tė preokupimit tė tij tė gjatė. Bimė mishngrėnėse – bimėt piēer, lulevesat, bimėt kėnetore insektngrėnėse – ishin pėr tė formuar fokusimin e librit tė tij tė parė tė gjatė botanik, “Bimėt insektngrėnėse”. Viktimizimi i insekteve dukej njė sjellje kurioze jobimore – gjė qė sugjeronte se ka diēka ambiguiste rreth anėtarėsisė sė tyre nė mbretėrinė e perimeve. Bimėt sensitive paraqitnin njė interes tė ngjashėm. Nė pėrcaktimet e arsyeshme, bimėt ishin tė pandjeshme, tė palėvizshme dhe me rrėnjė tė ngulura diku, por bimėt, si mimoza (lule-mos-prek), dukej se e ndjenin prekjen dhe ishin tė afta tė reagonin. Si lulevesat e uritura, ashtu edhe bimėt sensitive dukeshin sikur e thenin murin ndarės ndėrmjet bimėve dhe kafshėve. Madje edhe proceset familjare nga tė cilat bimėt kacavirreshin, provuan sipas vrojtimit tė hollė tė Darvinit, se janė me njė interes tė papritur.

Darvini me njė modesti karakteristike i tregoi Hukerit se “jam duke u zbavitur shumė nga dredhėzat e mia – ėshtė njė lloj pune me shumė pretendime, qė mė pėrshtatet dhe nuk mė merr shumė kohė”. Duke u distancuar nga thėnia “nuk merr shumė kohė”, kjo punė kėrkon nė fakt muaj, madje vite tė tėra tė eksperimenteve rigoroze, qė tė shpjegosh se si njė bimė shtrin njė dredhėz, heton njė mbėshtetje dhe fillon tė kacavirret mė tutje. Bizelja e zakonshme e kopshtit dhe lulja e pasionit familjar, dukeshin tė afta pėr tė hetuar dhe pėr t’iu pėrgjigjur rrethanave. Darvini i tregoi djalit tė tij Uilliamit (William) se “kali im i qejfit pėr kohėn ėshtė Dredhėza; ato janė mė sensitive nė prekje se gishti juaj, dhe tepėr tė fuqishme e inteligjente”. Duke zbuluar bimė qė posedojnė kėto tre cilėsi tė ngjashme me kafshėt – mishngrėnėse, sensitive dhe inteligjente – qė ēudisnin Darvinin, pėr arsye se teoria e tij e evolucionit nga pėrzgjedhja natyrore, propozonte se tė gjitha gjallesat e kishin prejardhjen nga njė paraardhės i pėrbashkėt. Organizmat qė dukej se shkrinin kufinjtė ndėrmjet krijesave tė ndryshme, paraqitnin dėshmi tė njė shkalle zbritėse. Kafshė si dinosaurėt/zogjtė Archaeopteryx ishin penguesit e shfaqjes, por ishin bimėt inteligjente, kacavjerrėse dhe bimėt gjuetare ato, qė e intriguan Darvinin. Nė librat si “Shprehja e evolucionit tek njeriu dhe kafshėt” dhe “Zbritja e njeriut”, ai u mundua tė tregonte se si distanca e pakalueshme ndėrmjet njerėzve dhe kafshėve tjera mund tė ndėrlidhej me njė urė-lidhėse, por ai iu kthye mė shumė luleve, pėr tė paraqitur fakte eksperimentale pėr teorinė e tij.

Libri i Darvinit pėr orkidin kishte njė fokus tjetėr: marrėdhėniet e komplikuara ndėrmjet bimėve dhe species sė insekteve. Vrojtimet e tij tregonin se shumė specie kishin njė prodhues pjalmi tė veēantė, njė bimė mund tė pėrshtatet pėr t’u pajisur me njė specie unike insekti me shpėrblim nektari, si shkėmbim pėr shpėrndarjen e pjalmit. Pėrshtatja “dry-dhe-ēelės” e insektit dhe lules tregonte se insekti nuk kishte pse tė konkurronte me specie tė tjera pėr nektarin e orkidit, ndėrsa lulja pėrfitonte sepse pjalmi i saj do tė shpėrndahej vetėm pėr anėtarėt e tjerė tė species dhe nuk do tė humbte nė bimė, qė ajo tė mos fekondohej. Pėrfitimi reciprok tregonte se si dy organizma tė ndryshėm ishin pėrshtatur me njėri-tjetrin: kėto lloj avantazhesh e kthyen pėrzgjedhjen natyrore nė njė forcė, e cila dalėngadalė, nė mbi dhjetė mijė gjenerata, tė mund tė riformojė edhe anatominė e orkidit dhe tė sjelljes sė insektit. Insekte tė cilat trashėgojnė preferencėn pėr njė orkid tė veēantė ndeshin mė pak konkurrencė dhe kėshtu kalojnė disi mė mirė nė pėrpjekjen e tyre pėr tė gjetur ushqim, duke rritur shancet pėr veten e tyre, qė ta trashėgojnė preferencėn e tyre. Ndėrkohė, orkidet qė varionin nė njė mėnyrė, e cila i bėnte ata qė t’i “pėrshtateshin” insektit mė mirė, do tė rrisnin shancet e tyre pėr njė pllenim mė tė suksesshėm, kėshtu shpėrndahet struktura e pėrmirėsuar edhe mė gjėrė nė gjeneratat e ardhėshme. Vepra e Darvinit zbuloi se ēfarė dukej se ishte inteligjente – dhe pashpjegueshmėrisht e bukur – dizenjot e strukturave ishin nė fakt produkt i njė pėrzgjedhjeje natyrore; mbijetesa e pėrshtatshmėrisė mė tė mirė.

Botanisti amerikan Asa Gray e pėrshėndeti Darvinin pėr “lėvizjen e bukur tė belit me librin e orkidit”, i cili dukej se e kishte kapėrcyer mikun e tyre tė pėrbashkėt opozitar, Xhorxh Bentam (George Bentham) me pėrzgjedhjen e tij natyrore. Darvini iu pėrgjigj:
“Nga tė gjithė marangozėt qė godasin gozhdėn e duhur nė kokė, ju jeni mė i miri: askush tjetėr nuk e ka vėnė re se interesi im kryesor nė librin e orkidit, ka qenė fakti se ndodhet njė “lėvizje beli” kundrejt armikut”.

“Armiqtė” ishin natyrisht besimtarėt e krijuesit tė veēantė, tė cilėt ishin tė bindur se bukuritė komplekse tė orkidit ishin atribute tė njė krijuesi, qė ka inteligjencė. Libri i orkidit e lejoi Darvinin tė kthente kundėr kundėrshtarėve tė tij, njėrin prej shembujve mė tė famshėm...
---
*) Orkid (orchid) – specie bime tropiale, lule, orkidea.
**) Kew, vendbanim nė periferi tė Londrės.

Pėrktheu Arben Ēokaj
Marrė nga TLS (Times Literary Supplement)

(Pėr njė bibliografi mė tė hollėsishme tė Darvinit, duke pėrfshirė edicionet nė-linjė tė pjesės mė tė madhe tė veprave tė tij, vizitoni: http://pages.britishlibrary.net/charles.darwin/)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara