HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bishti i Pallės, apo Kali enigmatik i Trojės

-- nga Arben Ēokaj, 12 maj 2003

Arben Ēokaj Marrėdhėniet e Shqipėrisė me Greqinė pas ’97-s, kanė hyrė nė njė fazė tė re. Pėr shumė shqiptarė, shteti i sotėm paraqitet si mjaft inferior para qeverisė greke, pėr tė mos thėnė si vasal i saj. Ajo qė na bėri tė shpresonim, ishte zgjedhja pragmatiste qė bėri Shqipėria pėrkrah Shteteve tė Bashkuara nė konfliktin e Irakut, kur Greqia ndoqi politikėn e “Evropės sė vjetėr”. Por duket se diēka ēalon nė marrėveshjen ushtarake pėr rikonstruksionin e bazės tonė nė Bishtin e Pallės.

Marrėveshja nė fjalė u kthye prapa nga presidenti Moisiu, i cili pas njė karriere tė gjatė si gjeneral ushtarak, dhe njė pėrvoje me forcat aleate si kryetar dhe anėtar i Shoqatės sė Atlantikut, po mundohet tė luajė njė rol disi mė aktiv dhe mė tė ekuilibruar, nė krahasim me paraardhėsit e tij nė atė post.

Pa e politizuar ēėshtjen, presidenti Moisiu e ktheu marrėveshjen nė parlament, duke kėrkuar qė tė bėheshin disa ndryshime dhe korrektime tė nevojshme. Ndonėse “dy popuj miq” qė nga koha e regjimit komunist nė Shqipėri, kėto ndjenja miqėsore tė shqiptarėve ndaj grekėve, duket se nuk kuptohen drejt nga pala greke. Ose ne nuk dimė tė luajmė nė favorin tonė. Grekėt e ndjejnė epėrsinė e tyre kundrejt shtetit shqiptar, dhe meqė i trajtojnė emigrantėt shqiptarė si qytetarė tė dorės sė dytė, qeveria greke shpeshherė po e trajton edhe shtetin shqiptar, si shtet tė dorės sė dytė.

Me sa kemi marrė vesh, marrėveshja ushtarake pėr Bishtin e Pallės u pėrpilua nga ekspertėt ushtarakė tė ministrisė greke tė mbrojtjes. A ka mundėsi, qė grekėt tė hartojnė diēka pėr t’ia “futur” vetes? Pasi kjo marrėveshje kishte kaluar strukturat greke dhe ato shqiptare tė parlamentit, u vėrejtėn pasaktėsitė ligjore nga presidenti shqiptar, dhe pas kthimit tė marrėveshjes pėr rishqyrtim nė parlamentin shqiptar, pala greke duket se kaloi nė histeri.

Diskutimet nė parlamentin grek tė para disa ditėve ishin mjaft tė ashpėra. Disa parlamentarė grekė filluan tė luanin lojėn e viktimės, dhe tė na e mbushnin mendjen, se pala greke nuk pėrfitonte asgjė nga kjo marrėveshje. Marrėveshja si e tillė, u kundėrshtua edhe nė parlamentin grek, dhe komisioni pėr politikė tė jashtme atje, u ngarkua qė ta rishqyrtonte atė pėrsėri. Teknikisht, ēėshtja u fut pėr rishqyrtim nė tė dyja vendet. Po kush do e hartojė versionin pėrfundimtar tė saj? A mos grekėt kėsaj radhe do jenė mė tė kujdesshėm nė pėrcaktimet ligjore dhe nė afatin e qėndrimit tė tyre nė Bishtin tonė tė Pallės?

Kjo nuk dihet, por pėrderisa pala greke “gaboi” njė herė, ajo mund edhe tė “gabojė” pėrsėri. Sa i pėrket parlamentit shqiptar, shumė parlamentarė servilė tė sė majtės, po pėrgatiten shpirtėrisht pėr tė mos i “fyer” grekėt dy herė. Kjo shihet edhe nga presioni i madh qė iu bė presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė Moisiu dhe nga trajtimi qė i bėhet kėsaj ēėshtjeje nga Gazeta Shqiptare. Sipas gazetės nė fjalė, pritet qė parlamenti shqiptar tė marrė parasysh vėrejtjet e Moisiut dhe ta pėrmirėsojė e korrektojė ligjėrisht kėtė marrėveshje me 84 vota pro, (gjė qė do jetė jo fort e lehtė, kur kihet parasysh mosvotimi i njė pjese tė opozitės herėn e parė), ose parlamenti shqiptar do i hedhė poshtė sugjerimet e presidentit, dhe do e mbyllė ēėshtjen pa e kaluar fare nga presidenca jonė “problematike”.

Po pala greke si do veprojė? Si ka mundėsi, qė kėto pasaktėsi nė marrėveshje kaluan aq lehtė pėrmes strukturave greke herėn e parė? Dhe a ėshtė e mundur, qė reaksioni grek i ditėve tė fundit nė parlament, tė mos jetė i sinqertė? Kėtu duhet tė kihet parasysh fakti, se parlamentarėve grekė nuk po u hante palla shumė pėr pasaktėsitė ligjore, tė vėrejtura nga presidenca jonė, por dukej qartė se ata nuk mund ta duronin fyerjen publike, qė njė “alvanos”, qoftė ky edhe Presidenti i Republikės, u bėri atyre me kthimin e marrėveshjes sė pėrpiluar prej tyre nė parlament.

Realisht, ka mundėsi qė njė marrėveshje tė mos jetė e saktė nga pikėpamja diplomatike, ashtu qė ka mė tepėr mundėsi, qė edhe njė fjalė apo togfjalėsh i vetėm, i thėnė me mjeshtėri pėr kokėtrashėt, tė mos bjerė nė sy dhe tė kapėrdihet. Pėr palėn greke mund tė besohet se ata nuk janė aq dorėlėshuar sa ē’pretendojnė disa nga parlamentarėt greke; pėr kėtė mund t’i referohemi historisė me Greqinė dhe sidomos kėto 12 vjetėt e fundit. Ndėrsa pėr palėn shqiptare, kjo as qė mund tė dyshohet...

Shqipėria ėshtė e interesuar qė tė ketė marrėdhėnie tė mira me shtete tė tjera, dhe sidomos me shtetet fqinjė, nė kėtė politikė tė re, qė ka filluar tė pėrfshijė Evropėn. Por duket se ndjenjat nganjėherė i kalojnė kriteret diplomatike nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me shtetet e tjera. Evropianėt nė pėrgjithėsi, dhe fqinjėt tanė nė veēanti, mundohen tė na trajtojnė si inferiorė nė marrėdhėnie me ta, nė mėnyrė qė tė themelojnė mbi ne njė ndjenjė inferioriteti, dhe me kėtė rast, ata mundohen tė na imponojnė njė gjė apo njė tjetėr nė disfavorin tonė. Kjo duket se ėshtė konvertuar nė njė mėnyrė sjelljeje nė perėndim.

Nė rastin e marrėveshjes pėr Bishtin e Pallės, kjo gjė shihet nė reagimin e parlamentarėve tė “indinjuar” grekė, tė cilėt u “fyen” aq thellė, saqė i dhanė me siguri presidentit tonė Moisiu njė ndjenjė keqardhjeje, pėr tė kėrkuar falje.(!) Logjika greke: “Padroni u fye, kujdes herė tjetėr, se tė mori lumi...” Tė paktėn kėshtu duket se e kuptojnė kėtė disa servilė tė politikės dhe gazetarisė shqiptare, qė ka kohė qė marrin ampulat greke.

Politikanėt shqiptarė nė tė vėrtetė, nuk kanė pse tė ndjehen inferiorė. Pjesa mė e madhe e tyre, sidomos ata qė erdhėn nė pushtet pas ’97-s, janė mė tė dhjamur dhe mė tė pasur se shumė politikanė tė tjerė evropianė, duke pėrjashtuar kėtu Berluskonin nga tradita (pėr nga pasuria e jo nga dhjamosja!). Dhe ndonėse fisnikėria dhe ndjenjat burrėrore janė karakteristikė e trashėgimisė gjenetike, pėrsėri nuk mund tė injorohet fakti, se “kur jevgu bėhet mbret, vret edhe tė atin”. Pra, shumė nga politikanėt e sotėm shqiptarė, tė shkolluar relativisht mirė, duhet tė mundohen t’i kapėrcejnė barrierat e tyre psikologjike, dhe tė mos ecin nė traditėn e trashėgimisė sė baballarėve tė tyre tė majtė, por tė shohin interesin e fitimit tė tyre, nė interes tė Shqipėrisė. Kur Shqipėria pėrfiton, edhe ata mund vetėm tė pėrfitojnė.

Ky kontekst mund tė plotėsohet duke shtuar se, interesat e drejta dhe respektimi i tyre mbi bazėn e ligjeve tė drejta, janė shtysa mė reale pėr ta ēuar njė shoqėri pėrpara, dhe jo atdhetarizmi platonik, qė mbėshtetet nė barkun bosh, si nė kohėn e Dullės. Pra, ėshtė mirė qė politikanėt shqiptarė tė kuptojnė njė herė e mirė, se duke u munduar t’i japin Shqipėrisė, ata i japin kredibilitet dhe pėrfitim vetvetes.

Diku kam lexuar dikur, se Enea qė humbi luftėn pas betejės sė Trojės, si rezultat i kalit tė dhuruar nga grekėt, emigroi nga Troja bashkė me pjesėn qė shpėtoi prej popullit tė tij, dhe u ngul diku nė viset e Ilirisė. Mund tė hamendėsohet (ndonėse kjo ėshtė punė ekspertėsh tė kėsaj fushe) se njė pjesė e popullit shqiptar, tė rrjedhė prej trojanėve. Kjo na jep nė tė vėrtetė njė disfavor lidhur me dhelpėrinė greke...

Qė nga ajo kohė, njerėzit u mėsuan tė thonė “Ruaju mė shumė dhuratės greke!” dhe ndonėse grekėt e dinė kėtė gjė, ata prapė vazhdojnė me vesin e tyre, qė tė bėjnė "dhurata". Tė paktėn kėshtu shprehen njė pjesė e anėtarėve tė parlamentit helen, lidhur me marrėveshjen ushtarake pėr Bishtin e Pallės, qė duket se ėshtė njė kalė enigmatik trojan.

Po tė mos ishte kėshtu, ēfarė kėrkoi atėherė Nickolas Gage nė Shqipėri, nė vizitėn e tij tė fundit? A mos ndoshta nacionalisti i vjetėr grek Gage ėshtė zbutur, pėr tė na ndihmuar ne shqiptarėve? Kush beson nė mrekullira kėsaj radhe, ėshtė jashtė realitetit...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara