HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Cervenkovskin s'ka kush ta rrėzojė!

-- nga EMIN AZEMI*), Shekulli, 06.09.2003

Cervenkovski po e luan lojėn e moēme tė injorimit tė partnerėve tė tij politikė. Injorimi i radhės po ndodh vetėm pasi ai ėshtė siguruar se me arrogancėn e vet nuk mund tė shkaktojė ndonjė plasaritje brenda koalicionit qeveritar. Nė vend tė politikės, Cervenkovski ka zgjedhur policinė, si urėn e vetme tė komunikimit me shqiptarėt. Po ta pyesni Cervenkovskin se pse sillet kėshtu me partnerėt e tij politikė, ai nė majė tė gjuhes do t'i ketė emrat e Batlerit, Brunsit, Pastorit, Xhenesit, Bigmanit etj. duke i pėrvetėsuar ata si aleatė tė "qėndrimeve rigjide qeveritare kundrejt ekstremistėve shqiptarė". Pavarėsisht se deri tani nuk u arrestua asnjė "ekstremist" shqiptar nė rajonin e Likovės-Kumanovės, pavarėsisht se "Ēakalla" mund tė jetė duke pirė ēaj rusi diku jashtė Maqedonisė, pavarėsisht se pėrfaqėsuesit shqiptarė janė shumė aktivė dhe prezentė fizikisht nė rajon, me qėllim tė normalizimit tė situatės, Cervenkovski, megjithatė, nuk harron tė ushtrojė rutinėn e injorimit pėrmes refuzimit tė delegacionit tė politikanėve shqiptarė dhe pėrmes dislokimit tė trupave tė mėdha policore nė rajonin e Likovės. Tė kuptuarit e pėrkrahjes ndėrkombėtare sipas kultit tė Cervenkovskit, do tė thotė, me fjalė tė tjera, tė keqpėrdorėsh skajshmėrisht retorikėn qetėsuese tė diplomatėve pėr qėllime perfide politikaneske. Sepse, fundja, asnjė shqiptar normal, nė kėto rrethana, nuk do tė priste fjalė mikluese tė diplomatėve nė llogari tė Ēakallės. Po ama, diplomatėt e huaj nuk besojmė se do t'i ngatėrrojnė nocionet dhe fenomenet dhe do tė dinė tė bėjnė dallim nė mes "fenomenit Ēakalla" dhe inxhinieringut politiko-policor qė mbindėrtohet mbi kėtė fenomen.

Pėr Cervenkovskin dhe vartėsit e tij, mė me rėndėsi tani pėr tani ėshtė defilimi i njė autoblinde nė Sllupēan, se sa zėnia e Ēakallės. Ky ka qenė edhe qėllimi final i tij. Sepse, praktikimi i pushtetit pėrmes simbolikės sė autoblindės, sipas Cervenkovskit, duhet tė dominojė mbi praktikėn e Marrėveshjes sė Ohrit. Me kėtė, ai i shėron dy komplekse qė e kanė shoqėruar ankthshėm kėto dy vitet e fundit: ta ribėjė shtetėsinė e humbur maqedonase pėrmes riintegrimit tė territorit, dhe ta mbulojė integralizmin e ri shqiptar me semantikėn e unitarizmit maqedonas. Sa mė vonė ta kuptojnė pushtetarėt e rinj shqiptarė kėtė terapi tė Cervenkovskit, aq mė vėshtirė do tė jetė tė konceptosh qėllimin e ardhjes sė tyre nė pushtet. Nėse inferioriteti i kėtyre tė fundit

ishte i arsyeshėm muajt e parė tė qeverisjes, kjo tani nuk ėshtė e justifikueshme, pos nėse tek ata zhvillohet ndonjė tendencė kryeneēe qė me ēdo kusht tė jenė partnerė tė Cervenkovskit. Se ku mund tė shpjerė kjo tendencė, kėtė mė sė miri mund ta dijė ish-kryetari i PPD-sė Abdurrahman Aliti, njė politikan tashmė i harruar dhe me stazh tė shpenzuar nė paradhomat e Cervenkovskit.

Pavarėsisht nga argumentet qė qėndrojnė nė anėn e pėrfaqėsuesve politikė shqiptarė, tė cilėt shumė sinqerisht u inkuadruan nė stabilizimin e gjendjes nė fshatrat e Likovės, Cervenkovski, megjithatė, politikėn e tij tė refuzimit dhe shantazhit nuk dėshiron ta ndėrtojė mbi argumente. Ai, sipas tė gjitha gjasave, e ka pėr detyrė shtėpie qė nga BDI tė bėjė njė PPD tė sfilitur dhe mundėsisht tė shkaktojė njė pėrēarje edhe mė tė madhe brenda shqiptarėve. Pirgun e vet tė triumfit, Cervenkovski dėshiron ta ndėrtojė mbi shqiptarėt e pėrēarė dhe tė dobėsuar. Ashtu si atėherė kur instaloi "aferėn e armėve", edhe tani Cervenkovski po mundohet t'i paraqesė shqiptarėt si turmė amorfe qė nuk kanė udhėheqje tė denjė politike, prandaj pėr kėtė arsye ata duhet tė mbahen zap me polici. Nėse vazhdon kėshtu tė luajė cic-mic me shqiptarėt, Cervenkovski njė ditė do ta lutė Ali Ahmetin ta rrėzojė nga pushteti, por atėherė do tė jetė vonė. Ky i fundit do tė jetė i pafuqishėm pėr tė rrėzuar edhe ndonjė sherif tė vetin lokal.

*) Autori ėshtė botues i gazetės “Fakti”, njė e pėrditshme nė gjuhėn shqipe qė shpėrndahet nė Maqedoni

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara