HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
 
  [ Prapa ]


Me rastin e 85-vjetorit tė Shkollės Parė Shqipe dhe tė 100-vjetorit tė shugurimit tė Dom Mikel Tarabulluzit

SHKOLLA E PARĖ SHQIPE DHE MĖSUESI I SAJ DOM MIKEL TARABULLUZI

-- nga Prof. Dr. Engjėll SEDAJ, 30.05.2003

1. Hyrje

Jemi tubuar nė kėtė vend tė shenjtė pėr tė shėnuar njė datė tė rėndėsishme nė historinė e shkollimit kombėtar dhe njė pėrvjetor tė lavdishėm tė klerit katolik shqiptar. Kėto ngjarje janė nė lidhje tė ngushtė me tė kaluarėn e kumunitetit katolik tė disa katundeve tė Malėsisė sė Karadakut dhe mė gjėrė, dhe, natyrisht kėto ngjarje janė nė lidhje tė ngushtė me lėvizjen e gjithėbarshme tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Siē dihet, nė historiografinė shqiptare ėshtė ndriēuar mė tepėr historia e popullsisė sė qyteteve tė Kosovės[8] kurse Malėsia e Karadakut, pėrveē aspektit tė martirėve nga rezultatet shkencore tė dr. Gjergj Gjergjit, nuk janė hulumtuar, pothuajse, nė asnjė pikėpamje. Kjo Malėsi qe gjatė shekujve nje vatėr e qėndresės shqiptare, sidomos duke i ruajtur traditat fetare katolike.

Gjindemi pra nė ato vende, ku para 142 vjetėsh janė kthyer nga rruga e gjatė e Kalvarit nja 76 "syrgjynė", martirė heroikė tė Karadakut, qė kanė fryrmėzuar qėndresėn e popullit nė tė gjitha dimenzionet e jetės. Kthimi i tyre i pėrvuajtur, por triumfal nė ato kohėra tė errėta tė sundimit tė huaj, ka ndikuar qė nė gjithė vilajetin tonė njerėzit tė shpresojnė nė agimin e njė drite tė bardhė, tė shpresojnė se dita e lirisė kombėtare dhe fetare ėshtė afėr. Pėr njė ditė tė kėtillė populli ynė kishte ėndėrruar, duke bartur barrėn e rėndė tė pushtetit, i cili me dhunė dhe me presione tė papara vepronte pėr t'ia ndryshuar mėnyrėn e jetės, pėr t'ia ndėrruar fenė dhe kombin. Atėbotė kėto ideale tė jetės, feja dhe kombi, ishin, bash sikur edhe nė kohėn e Buzukut (1555), siē thotė Prof. E. Ēabej, "fe dhe atdhe", dy terma me kuptim tė njė nocioni[9], ēka do tė thotė se tė jesh katolik i mirė, njėherit je edhe atdhetar dhe shqiptar i mirė, kurse tė pranosh mėnyrėn e jetesės sė pushtuesit, nuk largohesh vetėm nga feja dhe kombi yt, por edhe nga gjithė civilizimi evropian.[10]

2. Njė shkėndijė nė errėsirėn e thellė

Klerikėt shqiptarė, sidomos prelatėt e lartė tė Kishės Katolike, por edhe ortodoksėt, kishin marrė pjesė nė lėvizjen pėrparimtare tė Rilindjes Shqiptare, duke pasur prore parasysh shembėlltyrat e ndritshme tė atyre njerėzve qė kishin sakrifikuar jetėn pėr idealet e zjarrta tė pėrparimit dhe tė dijes. Tradita e rezistencės antiturke edhe nė Stubėll ishte e gjatė dhe vihet nė lidhje me ekzistimin e formave akoma mė tė vjetra edukativo-arsimore, tė shkollės shqipe, madje tė ekzistimit tė njė "kolegji fetar" qė nga viti 1584.[11] Natyrisht, kisha do tė ketė ekzistuar edhe mė parė, jo vetėm nė Letnicė, por edhe nė Stubėll, kurse famullitarėt, nė veprimtarinė e tyre tė shumanshme, ishin nė kontakt me kolegėt e tyre dhe, s'do mend, me botėn pėrparimtare tė perėndimit. Tė pėrmendim kėtu Martin Segonin, kanonikun e shkolluar (nė Padovė) nga Novobėrda, tė kohės sė para pushtimit otoman, pastaj Palin e Hasit, Bogdanėt, Pjetėr Mazrrekun, Gj. N. Kazazin, Zef Berishėn (1782) me shokė tė tjerė kosovarė. P. Mazrreku, autor i disa relacioneve me tė dhėna tė rėndėsishme mbi gjendjen e arsimit nė shek. XVII, ngulmon nė kėrkesėn e tij, derguar Selisė Shenjtė, pėr hapjen e shkollave, duke thėnė: "Nė qoftė se nuk do tė merren masa me shkolla e kolegje, mbaroi ky komb. Shqiptarėt po vuajnė dhe po biėn pėrdite, sepse janė pa shkolla, pa kolegje".

Nė fakt, shkolla tė rralla e tė pakta, do tė ketė pasur nė Kosovė, siē ishte ajo nė Janjevė, e hapur nga imzot Andre Bogdani, (1683) apo ajo ne Gjakove (1872), e hapur nga dom Zef Berisha, e keshtu me radhė, sepse detyre paresore e ēdo ipeshkvi ishte qe se paku ne vendin e selise se tij te hapte shkollen per nevoja te k1erit nė dioēezėn e tij, mirėpo kėto forma tė organizimit arsimor ishin tė pėrndjekura nga pushtetmbajtėsit aziatikė dhe obskurantizmi ideologjik tė tij. Nė fakt, siē thotė Sh. Osmani "pas shkatėrrimit tė shkollės fillore tė Pėshanės nga autoritetet osmane mė 1648, persekutimi i arsimit nė gjuhėn shqipe u ngrit nė sistem"[12]. Tė pėrkujtojmė me kėtė rast edhe fytyrėn e ndritshme tė Pjetėr Bogdanit (1625-1689), shkrimtarit mė tė madh tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare dhe argjipeshkvit tė Shkupit. Nga dokumentet arkivore kuptojmė se meqė turqit s'kishin mundur ta zinin tė gjallė, e kishin nxjerrė nga varri dhe trupin e tij tė shenjtė ua kishin hedhur qenve nė tregun e Prishtinės, me mitėr nė krye. Ē'ėshtė e vėrteta, martirizimi kishte pėrshkuar, pothuajse, tė gjitha shtresat e popullsisė shqiptare, qė nuk iu kishin dorėzuar pushtuesit tė egėr turk.

Njė episodė e lavdishme historike e martirizimit ndodhi edhe nė Malėsinė e Karadakut, qė s'do mend, ėshtė temė me vete, por edhe nė lidhje me hapjen e shkollės. Njerėzit e nėnqiellit tė Malėsisė sė Karadakut, aleatė tė njė lufte tė pėrbashkėt pėr dritė e pėrparim, iu bashkohen asaj bote prometejane pėr zhvillimin e lirė tė forcave krijuese tė njerėzimit, si lisa viganė nė pikėn kulmore midis epokave. Vdekja e mė tepėr se njėqind martirėve tonė dhe kthimi i 76-ve i tė martirizuarve shėnon njė epokė tė re e tė lavidshme nė historinė e popullit shqiptar dhe nė lėvizjen gjithėballkanike kundėr armikut tė pėrbashkėt, i cili kishte dėmtuar rėndė kulturėn dhe civilizimin evropian.

Kėtė botėkuptim e kanė pasur prelatėt dhe priftėrinjtė shqiptarė dhe misionarėt, qė kanė shėrbyer nė kėto treva pėr tė dėshmuar dhe pėr tė mbrojtur traditat fetare dhe kombėtare, kėshtu qė edhe frymėzimi i sė vėrtetės ungjillore dhe i qėndresės iu vinte nga klerikėt e pėrvuajtur. Qysh nė vitin 1866, Naum Veqilharxhi, me emrin e tė cilit disi edhe fillon Rilindja nė planin arsimor, i paraqiti njė memorandum Ali Pashės, kryeministrit tė sultan Azizit, me anėn e tė cilit kėrkohej qė t'u jepej leje shqiptarėve tė shtypin libra shqipe dhe t'i pėrhapin nė Shqipėri, mirėpo qeveria turke nuk iu pėrgjigj kėtij memorandumi,[13] veēse iu pėrgjigj me pėrndjekje tė tij dhe tė rilindasve tė tjerė.

Njėri prej kėtyre misionarėve martirė, burrė kroat dhe trim si zana, ishte gjithashtu edhe Anton Marojeviqi (27.12.1803- 5.1.1856), i cili vullnetarisht iu kishte bashkuar martirėve tonė nė Shkup dhe gjatė gjithė rrugės se mundimshme pėrpiqej pėr t'iu shpėtuar jetėn besimtarėve tė vet. Ai e dinte fort mirė sesa mizorė ishin turqit, sepse qysh nė Lezhė tė Shqipėrisė, ku kishte shėrbyer si franēeskan, siē thotė njė dokument, "turqit ia kishin vrarė tė gjithė besimtarėt dhe ia kishin rrėnuar manastirin pėr toke".[14] Ky pararėndės i famullitarit dhe i mėsuesit tė parė tė Stubllės sė Epėrme, i dom Mikel Tarabulluzit, kishte shenjtėruar pėr sė gjalli, sepse dėshmoi para botės idealet mė tė larta tė jetės sė tij, qė ishte dėshmia e jetės sė krishterė dhe ruajtja e traditave tė popullit shqiptar: ai e quante veten "figlio della Provincia dell' Albania", "i biri i krahinės sė Shqipėrisė", sepse bota e shqiptarėve ishte bėrė fati i jetės dhe i vdekjes sė tij.

Vetėm shembėlltyra e Krishtit tė vuajtur dhe tė gozhduar pėr mėkatet tona, si filozofi dhe praktikė e jetės, ka qenė e mundur tė ndikonte qė pikėrisht nė Malėsine e Karadakut tė bėhet njė kthesė e madhe dhe tė ndezet njė dritė nė atė errėsirė shekullore, ku pėrsekutimet e popullit s'kishin tė ndalur: pikėrisht kėtu, nė ato vitet e pesėdhjeta tė shekullit tė kaluar, ėshtė arritur pėrsosmėria mė e lartė morale dhe fisnikėria njerėzore drejt humanizmit dhe bardhėsisė qiellore, qė synon ēdo njeri i rruzullit tokėsor.

Stublla e Epėrme, Binēa, Vėmakolla, Terziajt dhe katunde tė tjera pėr to qark, nė katarzėn martirizuese, bėhen modele tė heroizmit popullor. Asnjė pengesė gjatė rrugės sė mundimshme nuk ka mundur tė ndalonė atė qarkullim jetėsor, qė ka qenė dhe ėshtė karakteristikė e veprave madhore tė njė populli, tė konfrontuar me stuhinė e rrebelėve aziatikė dhe tė aleatėve tė tyre. Kjo do tė jetė pra njė periudhė kthese historike nė kėto vise dhe mė gjėrė. Duke i evokuar kėto ngjarje tė martirėve tonė, qė i kanė paraprirė punės pėr hapjen e shkollės shqipe nė Stubėll, po mė kujtohen ato vargje tė poetit tė madh gjerman Gėtes, kur thote:

Ē'mė zjen kėtu nė gjoks, nė tru,
kaq vjet duke duruar!
Ē'gėzim nė ėndėrr ndjej kėshtu,
Tė kem, tė jem i zgjuar![15]

Zėri i martirėve tė Karadakut do tė tingėllojė nė artikullimin e tij shekullor pėr ta dėgjuar Evropa pėrparimtare dhe pėr ta parė si njė qiri qė bėnė dritė mė tepėr kur ėshtė errėsira mė e madhe. Kjo ishte pra njė shkėndijė nė errėsirėn e thellė.

Nė kėtė mėnyrė, nuk ka qenė e mundur qė gjaku i derdhur i martirėve tonė tė mos japė fryt dhe tė mos plotėsohen kushtet pėr formimin e famullisė nė Stubėll tė Epėrme, qė do tė jetė hapi i sigurt drejt hapjes sė shkollės sė parė shqipe nė Kosovė. Kėtė vlerė tė madhe, qė ishte gjaku i martirėve (Sanguis martyrum, semen chirstianorum), dom Mikeli do ta kultivojė nė tė gjitha format e veprimtarisė sė tij pastorale dhe patriotike, sikur nė predikimet e zakonshme, ashtu edhe nė shkollė e gjetiu. Kėshtu, pėr shembull, qysh nė vitin e parė tė shėrbimit tė tij si famullitar i Stubllės, pra nė vitin 1905 nė "Librin e tė vdekurve" (Liber mortuorum ailno 1905, pag. 19) pėr Liza Gjergjin, "e vdekur nė moshėn 85 vjeē" konstaton edhe kėtė "shėnim" (Observatio): "Kjo grua ėshtė njėra prej atyre tė krishterėve qė nė vitin 1846, nga sundimtarėt turkė gjilanas tė shtyrė nga urrejtja fetare qenė dėbuar nė Anadoll" (Haec est ex numero christianorum illorum, qui anno 1846 a Turcico Guberno Gilanensi in Anatoliam in odium fidei in exilium pulsisunt).[16]

Famullia dhe shkolla, dy simbole tė pėrparimit kombėtar, dy vatra tė ngrohta tė lirisė dhe tė humanizmit! Prandaj edhe nuk ėshtė ēudi qė mėsuesi i parė tė jetė njė prift shqiptar,. bashkėkohanik i at Shtjefėn Gjeēovit, i at Gjergj Fishtės, i dom Shtjefėn Kurtit dhe i klerikėve tė tjerė shqiptarė, tė tė gjithė atyre duke ndjekur rrugėn e trasuar mirė tė pararėndėsve, qė kurrė nuk e kanė tradhtuar popullin e tyre, kishin themeluar dhe udhėheqnin shkollat e tyre pranė famullive dhe luftonin pėr tė drejtat kombėtare.[17]

3. Konfiguracioni natyror i Stubllės -larg syrit tė armikut

Nė kėto kohėra tė vėshtira, tradita shqiptare dhe krishterimi ruheshin mė mirė nė ato vende pasive dhe kodrinore, siē ishin, nė njėrėn anė, Hasi i thatė, Zymi me rrethinė, dhe, nė anėn tjetėr tė Kosovės, Malėsia e Karadakut, pra Stublla e Epėrme, bashkė me nja dhjetė fshatra tė tjerė, tė ndikuar e tė ndihmuar sidomos nga qendra famullitare e Letnicės. Kjo qendėr famullitare nė dokumentet e kohės edhe quhet zakonisht Karadak, ku sporadikisht gravitonin edhe klerikėt kroatė, sepse aty edhe sot e kėsaj dite kėtė lokalitet e banojnė kroatėt (raguzanė), mbase tė ardhur, sikur edhe ata tė Janjevės, disa shekuj mė parė. Kjo do tė jetė njė rrethanė lehtėsuese nė ruajtjen e vetėdijes fetare edhe tė shqiptarėve, gjė qė atėbotė ishte nė lidhje tė ngushtė edhe me vetėdijen kombėtare.

Pikėrisht nė kėto vatra tė kulturės shqiptare e tė lėvrimit tė gjuhės shqipe, do tė veprojnė bashkėkohanikėt, patriotėt e mėdhenj tė kohės: nė Zym at Shtjefėn Gjeēovi, kurse nė Stubėll dom Mikel TarabulIuzi.

Ky krahasim ndėrmjet kėtyre dy pishtarėve tė arsimit kombėtar do tė bėhet kėtu edhe mė qellim qė ky takim yni nė Stubėll tė bėhet tradicional e tė quhet "Takimet e Dom Mikelit", qė nė forma tė organizuara e me manifestim kulturor tė karakterit gjithėkombėtar tė jepet kontributi edhe nė ndriēimin e traditave tė lavdishme pėr ruajtjen e identitetit kombėtar. Tė pėrkujtojmė kėtu veprimtarinė pedagogjike dhe shkencore tė Shtjefėn Gjeēovit nė Zym dhe Memorandumin e tre priftėrinjve shqiptarė pėr pozitėn e shqiptarėve nė Jugosllavi, paraqitur nė ligėn e Kombeve nė Gjenevė, me 5 maj 1930. Kėsaj lėvizje tė madhe siē dihet, i takonin Pandeli Sotiri, Prenk Doēi, Mati Logoreci, Konstantin Kristoforidhi, Luigj Gurakuqi, Parashqevi Qiriazi e tė tjerė. Pjesėmarrės i kėtyre ngjarjeve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė ishte dhe dom Mikel Tarabulluzi, i cili para 100 vjetėsh ishte bėrė prift dhe tė cilin me respekt po e pėrkujtojmė sot nė Stubėll tė Epėrme.

4. Dom Mikel Tarabulluzi - themelues i Shkollės sė Parė Shqipe

Veprimtarinė e bariut tė mirė, tė dom Mikelit, si famullitar dhe mėsues, nuk mund ta kuptojmė jashtė lėvizjes sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe tė njė lėvizjeje tė pėrgjithshme tė popujve ballkanikė pėr t'u ēliruar nga zgjedha turke. Ėshtė konstatuar se pikėrisht dom Mikeli, i frymėzuar nga kėrkesat e Lidhjes sė Prizrenit, iu kishte, bashkangjitur aradhės sė Idriz Seferit, kėshtu qė patriotėt dhe luftėtarėt e Stubllės (Gjon Koliqi, Engj Pali, Gjon Andrea, etj. ), marrin pjesė aktivisht nė Luftėn e Kaēanikut mė 1910. Fytyra e tij e ndritshme, ndonėse ende e pastudiuar mirė, ka zgjuar interesim tė studiuesit e zellshėm stubllanė, Isak Ahmeti, dom Gjergj Gjergji, Engjėll Koliqi, Franė Gjergji, Sarė Gjergji dhe tė tjerė,[18] dhe ėshtė bėrė simboli qėndresės shqiptare.

Disa njerėz tė moshuar nga Stublla Epėrme me pietet edhe sot e gjithė ditėn flasin pėr dom Mikelin e tyre, tė urtė e tė vyeshėm. Kėto ditė takuam lokėn Dile Ramaj, 92 vjeēare, njėrėn prej nxėnėsve tė shkollės sė parė nė Stubėll, e tė dashur e tė respektuar nga tė gjithė stubllanėt, e cila me krenari evokoi shumė kujtime mbi dom Mikelin e urtė. Natyrisht, nxėnės tė tij dhe tė vėllait tė tij Jakut janė edhe Mark Lorenci, Zinė Demaj, Pal Ramaj, Gergj Ramaj etj., qė jetojnė nė Stubėll, por edhe disa stubllanė tė tjerė, si tė thuash, tė njė gjenerate mė tė re, siē ėshtė Ndue Ballabani, i biri Jozės, bashkėpunėtorit dhe mikut tė ngushtė tė dom Mikelit, i mbajnė tė gjalla nė kujtesė punėt pastorale dhe arsimore tė famullitarit dhe mėsuesit tė tyre.

Prindėrit e Mikelit, Zefi dhe Stana, njėri nga Prizreni e tjetri nga Shkodra, kishin pesė fėmijė, katėr djemė dhe njė vajzė: Augustin, Pashkun, Jakun, Mikelin dhe Filen. Tė gjithė ishin tė vyeshėm dhe inteligjentė. Augustini, Pashku dhe Jaku kishin krijuar familje, kurse Mikeli ishte bėrė prift ndėrsa Filja murgeshė. Jaku, i cili gjithashtu ka punuar si mėsues nė Stubėll, bashkė me tė vėllanė, kishte pėr grua Tonjen, e cila ia kishte lindur Franėn, Marinė dhe Lulen. I biri i Jakut, Frana, ende ėshtė gjallė dhe jeton nė Prishtinė tė nipi i tij prof. Jak Mita (1929), qė ėshtė biri i Lules. Nga kėta dy njerėz tė urtė e modestė, nga Frana dhe prof. Jaku, kemi mėsuar shumė gjėra mbi prejardhjen dhe veprimtarinė e familjes pėrparimtare tė Tarabulluzėve qė nė traditėn familjare kishin mėsimin e gjuhėve tė huaja dhe lėvizjen permanente nėpėr botė.

Ata thonė se, duke qenė tregtarė, Tarabulluzėt, mbiemrin e kanė marrė sipas asaj rrethorės sė importuar nga Afrika Veriore, mbase nga Libia, kurse njė dokumentacion mė i plotė pėr kėtė familje, gjindej nė arkivin e Famullisė sė Prizrenit deri nė vitin 1896, kur ėshtė ndezur, bashkė me shumė dokumente tė tjera.

Megjithatė, dihet se Mikeli u lind mė 4 prill 1868 nė Prizren, kurse mė 20 dhjetor 1890 u shugu prift. Imzot Adrea Logoreci (1889- 1898), i ungji i mėsuesit me famė prizrenas Matej Logoreci, i cili kishte emėruar tė vėllanė e vet Pashkun mėsues nė Gjakovė dhe kishte edukuar shumė mėsues tė tjerė (Luk Luka, Kolė Kodheli, Kolė Rrota, Lazėr Lumezi - Shkollari, Ndue Paluca, Serafim Mitroviqi, etj.), do tė ketė merita edhe pėr formimin e dom Mikelit tė ri, si nė kuptim tė vokacionit tė tij pėr prift, ashtu edhe nė punė tė arsimimit tė popullit. Nė Shkodėr dom Mikeli kishte ndjekur dhe mbaruar mėsimet e larta nga filozofia dhe teologjia pėr t'u aftėsuar pėr njė vokacion tė dashur e pėrparimtar nė ato rrethana tė obskurantizmit aziatik, kėshtu qė edhe i takonte atij rrethi tė ngushtė tė atyre veprimtarėve me orientim properėndimor, tė njė aleance me Austro-Hungarinė.

Njė kohė dom Mikeli shėrben nė Pejė, kurse nė fillim tė vitit 1896 emėrohet famullitar i Karadakut, pėrkatėsisht i Letnicės, ku gravitonin Stublla Epėrme, Binēa dhe disa katunde tė tjera. Pikėrisht nė kėtė vit, me angazhimin e tij, por edhe tė bemirėsisė sė familjes sė Sedovytėve (sc. Sedaj), ėshtė siguruar shtėpia nė pasurinė e kėsaj familje, qė do tė shėrbejė pėr kishė dhe mė vonė pėr shkollė. Kėshtu, nė vend qė besimtarėt e Stubllės dhe tė disa katundeve tė tjera tė shkojnė tė dieleve nė Letnicė, nga Letnica vinte dom Mikeli te ata, jo vetėm pėr t'ju thėnė meshėn dhe pėr t'ju bėrė shėrbesat e tjera fetare[19], por edhe pėr tė pėrgatitur popullin pėr njė mision tė lartė e tė shenjtė, pėr ta hapur shkollėn e parė shqipe.

5. Shkolla dhe nxėnėsit e saj

Nė atė vit, kur u plotėsuan kushtet pėr themelimin e famullisė nė Stubėll, e kjo punė do tė zyrtarizohet pikėrisht mė 1 mars 1905, ku imzot Pashk Trokshi, ipeshkv i ipeshkvisė Shkup - Prizren me dekret themeloi famullinė dhe njėherit emėroi famullitar dom Mikelin, do tė fillojė nga puna edhe shkla e parė, si pjesė pėrbėrėse e historisė sė arsimit kombėtar.

S'do mend se edhe kėtu sintagma "Shkolla e Parė Shqipe" mund tė jetė e kushtėzuar dhe mbase nė shkencat pedagogjike duhet pėrcaktuar nė krahasim edhe me disa shkolla tė tjera, ngase qendra mėsimore dhe shkolla nė gjuhėn shqipe ka pasur edhe mė parė, sado qė mungonte tradita e njė shkolle kombėtare nė kuptimin e gjėrė tė kėsaj fjale.[20]

Nevoja e madhe pėr formimin dhe ngritjen e ndėrgjegjės kombėtare ndėr masat popullore ishte njė nga detyrat e para qė shtrohej nė kohėn e Rilindjes Kombėtare: kjo nevojė dhe domosdoshmėri mund tė plotėsohej pikėrisht nga lėvrimi i gjuhės shqipe, nga pėrhapja e shkrimit dhe e shkollės shqipe, nga pėrhapjet e njohurive shkencore dhe artistiko - letrare. Siē dihet, pengesa mė e madhe ishte Perandoria feudale turke, e cila gjatė gjithė kohės sė sundimit i mbante shqiptarėt nė errėsirėn e paditurisė dhe pėrpiqej tė shuante ēdo shkėndijė nė arsim dhe kulturė. Kėtė pengesė do ta kalojė dom Mikeli guximtar nė bashkėpunim me Andrea dhe Mati Logorecin (1867-1941), Lazėr Lumezin (1870-1941), e sidomos nė bashkėpunim tė ngushtė me parėsinė e vendit, me njerėz tė shquar tė kėsaj treve, siē ishin, Jozė Ballabani, Seba i Andresė - Sedaj, Idriz Seferi, Toni Simonit, me shokė.

Shkolla nė Stubėll tė Epėrme pėr pushtuesit e vendit do tė jetė ilegale, kurse mėsuesi i saj, i pėrndjekur. Nė fakt, nė shekullin e kaluar pėrhapja dhe themelimi i shkollave private ose gjysmė private shqipe kishte pranuar njė karakter tė njė lėvizje tė madhe nė integrim me politikėn properėndimore tė Austrisė, ku atėbotė (nė Vjenė) ishte shkolluar edhe dom Zef Ramaj (1872-1914), i lindur nė Stubėll tė Epėrme, famullitar i njohur i Shkupit (edhe mė parė i Selanikut), i cili kultivonte traditėn e martirėve, si pasardhės i drejtpėrdrejtė i tyre: sė kėndjemi, dom Mikeli ishte plotėsisht i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė e mėdha tė funksionimit tė atyre shkollave private apo gjysmėprivate, kėshtu qė mendja e tij e ndritur, nė ftymėn e shoqėrisė "Bashkimi" dhe tė ideve pėrparimtare tė themeluesit tė saj, imzot Prenk Doēi, kėrkon pėrkrahje dhe ndihmė materiale nga organet qeveritare tė Austrisė. Megjithatė, shkollėn do ta pėrkrahė Austro-Hungaria, duke ia dhėnė njė pagė modeste famullitarit tė pėrshpirtshėm, i cili kėto tė ardhura do t'i investojė nė thesarin e dijes dhe tė pėrparimit kombėtar.

Karakteristikė e shkollės ishte qė nxėnėsit e saj tė mėsonin gjuhėn shqipe, por edhe lėndėt tjera, qė ishin matematika, historia, besimi katolik dhe muzika, gjithashtu nė gjuhėn shqipe. Kuptohet vetvetiu se lėnda e gjuhės shqipe pėrsėri ndahej nė kėndim (lexim) dhe bukurshkrim, kurse muzika ishte njė prej lėndėve kryesore, sepse qė nė fillim tė punės sė shkollės u organizua kori i muzikės, bashkė me shoqėrinė kulturore pėr recitim dhe shfaqje teatrale. Ky kor nė njė pėrbėrje tė ngushtė e nė tė cilin pėr nga zėri i bukur dalloheshin Toni Jozės, Toni Simonit - Sedaj, (motrat) Mrika dhe Todora Gjergji dhe disa tė tjerė, ka ekzistuar deri vonė (nė vitet e shtatėdhjeta).

Edhe pėr kėtė shkollė, sikur edhe pėr Shkollėn e Parė Shqipe nė Korēė, mund tė thuhet sė e tėrė pėrmbajtja mėsimore pėrshkohej nga fryma patriotike e lėvizjes qė kishte ngjallur Rilindja Kombėtare Shqiptare. Kėshtu programi mėsimor nga shkrim-kėndimi, nga gramatika dhe letėrsia shqipe ishin nė lidhje edhe me historinė e Shqipėrisė, me gjeografinė, etj., kurse tekstet ishin libėr kėndimi, (Kėndime pėr shkolla tė para tė Shqypnisė), historia e pėgjithshme, numratorja, (Numratore pėr shkolla tė para tė Shqypnisė) etj.

Siē dihet, nė shkollat e tė krishterėve ortodoksė shqiptarė mėsimet jepeshin greqisht, kurse nė shkollat e katolikėve, qė administroheshin nga kleri katolik, mė parė edhe mėsimet jepeshin italisht,[21] kurse i pari qė atėbotė kishte futur gjuhėn shqipe, si gjuhė mėsimi nė shkollėn e mesme nė vitin 1902, qe mė i madhi poet i traditės letrare shqiptare dhe patrioti at Gjergj Fishta (1871-1940). Tri vjet mė vonė dom Mikeli kėtė gjuhė do ta zgjėrojė nė ligjėrimin e tė gjithė lėndėve mėsimore, pėr t'ia dhėnė tė gjitha format shkollės fillore bashkėkohore. Kėtu mbase qėndron edhe merita e tij mė e madhe pėr arsimin kombėtar. Nė fakt, nė vende ku nuk depėrtonin organet e pushtetmbajtėsve turq dhe, natyrisht, pėr shkak tė qetėsisė mė tė madhe, ekzistonte mundėsia pėr tė hapur shkolla me njė fizionomi bashkėkohore, nė kuptim tė ligjėrimit tė tė gjitha lėndėve mėsimore nė gjuhėn shqipe. Qytetet kishin traditė tė mėsimit tė gjuhėve tė huaja dhe tė shkollave nė gjuhė tė huaj (turqisht, greqisht, italisht), kurse katundet ishin mė tė izoluara dhe mė tė kursyera nga rrebelat anadollakė. Nė kėtė pikė Stublla dhe Zymi, dy katunde kodrinore, dalloheshin nga Prizreni, Gjakova, Peja, Shkupi, Manastiri dhe qytetet tė tjera, ku ishin hapur shkolla edhe mė parė, por sa i pėrket gjuhės ishin disi tė pėrziera. Kėtu duhet thėnė se dom Mikeli, duke qenė i lindur Prizrenas dhe kishte vijuar kėto shkolla pėr t'i kuptuar mė vonė edhe mangėsitė e tyre. Prandaj edhe mund tė thuhet se qėndrimi i tij i prerė ishte qė plotėsisht tė shqiptarizohen ato shkolla, ku nxėnėsit janė shqiptarė. Nė kėto aspekte kjo shkollė do tė quhet shkolla e parė shqipe nė Kosovė.

Dihet se kėtė shkollė katėr vjeēare mbaruan tri gjenerata dhe se shkolla punoi me ndėrprerje deri nė vitin 1921, kur edhe u bė regjistrimi i popullsisė nė Jugosllavinė e vjetėr. Nė kėtė regjistrim, sipas kallėximit tė disave, dom Mikeli ishte deklaruar me kombėsi shqiptare, e jo "katolik i Romės", siē kėrkonte pushteti i atėhershėm i Jugosllavisė sė vjetėr. Ai e kishte situatėn e qartė dhe luftonte kundėr atyre intrigave politike qėllimkėqija e antipopullore, qė do t'i bėhen pengesė e madhe nė vazhdimin e punės nė shkollė. Formimi i tij humanist dhe patriotik, si njė obelisk dėshmori, do tė ia sigurojė vendin nė historinė e lavdishme tė shkollės sonė si mėsues i pėrndjekur dhe i ndėshkuar. Meqė ishin deklaruar "shqiptar" nė regjistrimin e popullsisė, qė kishte ushtruar ndikesė tė madhe nė gjithė popullsinė e vendit, dom Mikeli do tė burgoset.

Nga hulumtimet e mėtutjeshme mbase do tė konstatohet nė njė mėnyrė mė tė plotė veprimtaria dhe vuajtjet e dom Mikelit, burgosjet dhe persekutimet e tij. Megjithatė, duhet thėnė se edhe deri nė vitin 1921 ai ishte i pėrndjekur dhe pėr kėto dhe shkaqe tė tjera kishte angazhuar tė vėllanė, Jakun, qė ta zėvėndėsonte nė shkollė, por qė edhe ta strehonte nė kėtė vend kodrinor, sepse, ai patriot i zjarrtė qė ishte, Jaku kishte marrė pjesė nė Vlorė nė shpalljen e pavarėsisė.

Me njė fjalė, dom Mikeli ishte mishėruar me Stubllėn dhe stubllanėt e saj, sepse edhe e ema Stana kishte jetuar me tė dhe kishte vdekur nė Stubėll.

Nė kėtė katund do tė varroset edhe ai me 22 shkurt 1933, pasiqė kishte kaluar njė jetė tė bujshme, me plot peripeci dhe kastigime, por njė jetė tė denjė qė tė shėnohet me shkronja tė arta nė historinė e shkollimit kombėtar shqiptar. Pas njė kohė tė pushimit nė Stubėll, sipas kėrkesės sė familjes sė tij, eshtrat e tij barten nė Letnicė, ku edhe sot gjindet varri i tij, gjithherė i vizituar dhe i zbukuruar me lule. Tani ka mbetur vepra e madhe e dom Mikelit dhe kujtimi i pėrjetshėm, sidomos me ngritjen e kėtij busti dom Mikelit do tė jetojė nė zemrat tona.

Nuk mund ta pėrfundojmė kėtė fjalė tė rastit mbi shkollėn e parė shqipe dhe mbi mėsuesin e saj pa i pėrmendur bile disa nxėnės tė tij dhe pa i shtruar disa ēėshtje tė alfabetit tė kėsaj shkolle. Nė lidhje me kėtė ēėshtje duhet thėnė gjithashtu se ėshtė edhe ajo traditė e shkrimit (kėndimit) para hapjes sė shkollės sė Dom Mikelit sepse edhe at Lorenc Koliqi (1873-1919), i lindur nė Stubėll, sikundėr dom Zef Ramaj (1872-1914), i cili mė vonė, pasi qė kishte kryer studimet e larta nė filozofi e teologji nė Vjenė, kishte shėrbyer famullitar nė Selanik dhe Shkup. Nga kjo kohė ėshtė ruajtur edhe mbishkrimi nė njė kryq (nė varrezat e Demovytėve, sc. Demaj), i cili kryq ruhet nė Muzeun e Shkollės, e nė tė cilin shkruan:

Kyo vori Simonit Rames 75. vjec dic N'Letnica
Statorit 28. 1907. Syrghynit fees babes vet bijt: Pera e Deda.

Nė kėtė mėnyrė mund tė konstatohet se nė Stubėll tė Epėrme shkruhej gjuha shqipe edhe para hapjes sė "Shkollės sė Dom Mikelit", e cila, nė fakt, nė vitin 1905 u zyrtarizua, por veprimtarinė e tij tė gjithanshme do ta kėtė zhvilluar dom Mikeli nė Stubėll (dhe nė gjithė Malėsinė e Karadakut) prej vitit 1896, kur qė emėruar nga imzot Andre Logoreci famullitar nė Letnicė. Duke qenė vetė shqiptar, nė punė tė arsimit mbase veprimtarinė mė tė madhe do ta ketė zhvilluar nė Stubėll, sepse nė Letnicė, siē dihet, edhe sot jetojnė besimtarėt e kombėsisė kroate. Sė paku duhet llogaritur qė kori (i kishės) dhe disa forma tė tjera tė organizimit kulturor do tė kenė ekzistuar nė Stubėll para hapjes sė shkollės, tė cilėn do ta kenė vijuar edhe ata nxėnės qė ishin mė tė moshuar.

Pavarėsisht nga fakti qė kėtu nuk jemi nė gjendje tė konstatojmė i numrin e saktė tė kėtyre nxėnėsve, duhet thėnė se mė tė dalluarit nė mėsime dhe, si tė thuash, mė tė rregullt ishin ata qė e kishin shkollėn mė sė afėrmi, pėrkatėsisht nxėnėsit (fėmijėt) e familjeve tė Hysenovytėve, tė Sedovytėve, tė Ballabanėve, etj., qė nė disa libra shkollore tė Muzeut tė kėsaj shkolle shėnohen dhe me emra (mbiemra) Hysenaj dhe Sedaj. Tė gjeneratės parė mbase do tė kenė qenė Toni Simonit, Lushi Sebės - Hysenaj, Toni Ndout Martinit, Lluki Zefit Markut, Lushi Gjonit dhe disa tė tjerė qė do tė kenė qenė mė tė moshuar. Toni Simonit-Sedaj (ka vdekur mė 1960) i cili nė vitin 1928 ėshtė transferuar nga Stublla nė Kabash dhe praktikisht udhėheqte korin e kishės Famullinė (filialėn) e Binēės mė kujtohet si sot, kur ky, Baci Ton yni i dashur, na thoshte se duke qenė mė i madh se tė tjerėt, shpeshherė e zėvendėsonte dom Mikelin nė shkollė. Mbase kėshtu tė mėdhenj do tė kenė qenė edhe Toni Jozės, Noc Pali, Gjon Seba, Dodė Gegė Lorenci, etj., kurse nė grupin e atyre qė ishin shtatė deri dhjetė vjeē ishin: Zef Marku, Dile Ramaj, Mrikė Gjergji, Tereze Sedaj - Uka, Kata e Sebės - Sedaj (i biri i saj Bernardini - Berta sot jeton nė Janjevė), Maria Martinit, Drana Lencit, Gjoni Tadesė, Dilja Sebės, Kola i Markut etj...

Gjeneratės dytė i takonin: Jak Sedaj, Tade Ballabani, Mark Lorenci, Minush Ndou, Pal Koliqi, Gjon Andrea me shoke, kurse nxėnės tė mėsuesit Jak Tarabulluzi ishin Toni Kolecit (Ramaj), Gjergj Ramaj, Zefi Tomės Uka, Luzi Bozhės Uka, Shini Ndout Uka, Agėja e Sebės Gjergjit, Zinė Demaj, Tovi Tomės Sedaj, etj. Natyrisht mė tė dalluarit prej tyre, mbase do tė kenė qenė Pater Lorenci dhe dom Dedė Ramaj, famullitari i dikurshėm i Stubllės, i cili edhe nė vokacionin e tij do ta ndjekė me hapa tė sigurt dom Mikelin e urtė.

Mirėpo, nxėnės ka pasur edhe nga katunde tė tjera, si pėr shembull, Gjergj Berisha ishte nga Terzijat, kurse xha Hasimi (1902) i Llokmės (jeton nė Viti) edhe sot evokon se si dom Mikeli udhėtonte duke i vizituar katundet e Malėsisė sė Karadakut pėr tė kryer punėt pastorale dhe pėr tė kėrkuar qė t'i dėrgojnė nxėnėsit nė shkollė.

Nga tė gjithė kėta nxėnės, nga familjet e tyre e tjera, janė ruajtur kujtimet pėr dom Mikelin. Kujt s'i kujtohet zėri i bukur i kėngėtarės sė kėngėve kishtare tė Mrikės dhe tė motrės sė saj Todorės, tė cilat i kishte mėsuar dom Mikeli!

Mė kujtohet si sot se si halla ime e ndjerė, Tereze Sedaj, e martuar Uka, nxėnėse e gjeneratės parė, bash nė ēdo takim mė bisedonte pėr dom Mikelin. Me thoshte se duhet tė shkruaj bukur, sepse nė shkollėn, e dom Mikelit bukurshkrimi kishte rėndėsi tė madhe. "Eh, biri im", mė thoshte ajo, "sa e sa gra vinin tė unė edhe nga Zhegra qė t'ju shkruaj apo t'ju lexoj letrat e burrave tė tyre ushtarė: tė gjithė kėto tė mira i kam prej dom Mikelit".

Mė sa mund tė konstatohet, nxėnės (tė gjallė), nga tė cilėt kemi dėgjuar evokime pėr shkollėn dhe pėr dom Mikelin nė Stubėll janė: Dile Ramaj, Mark Lorenci, Gergj Ramaj (vėllai i dom Dedės) dhe Zine Demaj, kurse tė Jak Tarabulluzit janė mė tepėr.

6. Alfabeti i Dom Mikelit

Sa i pėrket alfabetit, ky i dom mikelit ėshtė thjesht latin dhe pavarsisht nga fakti qė kishte pėrzierje tė alfabetit tė mėparshėm, mbase mė i afėrt ėshtė me atė tė "Agimit", i propozuar nga poeti dhe gjuhėtari Dom Ndre Mjedja, u miratua nė Konferėncėn e ipeshkėve shqiptar, tė mbajtur nė Shkodėr, mė 1-6 maj 1902. Duke u bazuar nė disa dokumente (shkrimore) tė kohės, e sidomos nė disa libra shkollorė qė edhe sot ruhen nė Muzeun e Shkollės[22] siē janė Kendimi pėr Skola tė para Sqypnies, pjesa e pare dhe Numratore pėr Skola tė para te Sqypenies, pjesa e pare, Skola te pare, si dhe nė njė fletore tė Jak Sedajt, nxėnės tė gjeneratės sė dyte, mund tė dallohen vetėm bashkėtingėllore c (q,ē) s (sh) (p.sh. per spi kini me cit sort, ose Gjergji Tomshit) tė cilat, siē dihet, i kishte propozuar Ndre Mjedja nė Kongresin e Manastirit, kurse bashktingėlloret e tjera me grafema tė dyfishta (dh, gj, ll etj.) janė mė tė zakonshme. P.sh. edhe, uligjet, ustallak. Megjithatė, duhet thėnė se nė pėrdorimin e sh-sė nuk shfaqet njė konsekuencė, sepse ndeshet edhe nė variantin e grafemės sė dyfishtė (siē e kemi sot), kurse ē (q), jo vetėm qė nuk dallohet nga vlera fonetike, por ruhet edhe mė vonė (tė nxėnėsit e gjeneratave tė mėvonshme) nė variantin e kroatishtes (c). Nė fund tė kėtij shkrimi mund tė thuhet se dom Mikeli ishte plotėsisht i vetėdijshėm pėr rrjedhat e zhvillimit tė idesė pėr njė alfabet tė pėrbashkėt latin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara