HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


POETJA E RE ERMELINDA SINANI

-- nga Llesh Marash Delia, 25.06.2003

Ermelinda Sinani Studentja e vitit te fundit e Fakultetit te Gjuhe-Letersise, Tirane, zonjusha Ermelinda Sinani bashkepuntore e revistes "ZERI I LARGET", prezantohet per lexuesin me poezite e saje me te reja. Vjen nga qyteti i Lacit te Kurbinit, si nje studente e dale nga bankat e gjimnazit te atij qyteti, tashme me nje tradite prej disa dekadash, ku ka nxjerre krijues te talentuar ne te gjitha fushat. Edhe pse ai qytet eshte rrahur nga stuhite e diktatures, nuk ka mundur ajo shtypje qe te frenoje shpirtin e krijuesve Lacjane e Kurbinas, as te atyre qe kane ardhur si te interrnuar nga regjimi e as te vendasve...
Nga Laēi kane dale jo vetem poete, muzikante, piktore, drugdhendes, skulptore, autore te guximshem qe kane ditur ta thone fjalen pa frike ne krijimet e tyre... Ate qytet tashme, pushteti i qeverive komuniste te pas 1997 e ka kthyer ne nje germadhe vuajtjesh nga papunesia, nga mungesa e fondeve, moskujdesja e lenia e qellimshme mbas dore, ashtu sic po ben diktatura "moderne" ne Shqiperi, duke i lene mbas dore qellimisht shume qytete te veriut, ku popullsia eshte ne masen me te madhe demokratike, kunder enveristve te maskuar si nanoiste, metiste, ruciste, majkoiste, pllumiste etj...
Ne ate qytet kane jetuar e krijuar njerzit e medhenje te penes si studiuesi dhe historiani i madh i folklorit shqipetar Pr. Ramadan Sokoli, kompozitori Ruzhdi Keraj, Poeti Agim Doci, piktoret Tish Stakaj, Vasil Rakaj, Ndue Pepa, skulptori i madh Jenuz Selimi si dhe shume te tjere, duke pasuar tek gjenerata te reja krijuesish si poete, publiciste, muzikante, piktore etj. Te formuar si vazhdimsi e atyre krijuesve te medhenje qe kane kaluar dekada te jetes se tyre ne ate qytet... Shume prej tyre jane larguar te detyruar nga rrethanat e kushtet e jeteses. Disa drejt Metropoleve boterore e te tjere drejt qendres se kryeqytetit... Por gjithsesi aty ka mbetur rrenja, baza e frymezimit qe percidhet ne brezat e rinje, ku hedhin krijimet e tyre te para me nje vrull e frymzim te ri... Thone se krijuesit e medhenje formohen e persosen kur jetojne ne menyre te vuajshme... Ndoshta per ate shkak nga ai qytet dhe nga cdo cep i Shqiperise, kane dale dhe po dalin aq shume krijues, sa qe ne proporcion me numrin e popullsise, nuk ka, ne asnje shtet te botes aq shume...
Nje nder ata krijues te rinje, eshte edhe zonjusha Ermelinda Sinani, e cila me vargjet e saja aq te ndjeshme, therret nga thellesite e shpirtit te saj, njeriun e perhumbur neper kaosin politik e shoqeror, ku fatkeqesisht ne mase te madhe, njerezit, kane humbur, jo vetm vetvehten apo njeri-tjetrin, por kane humbur vlerat dhe bashke me to po humbasin shpesh edhe jetet e tyre...
Ajo therret me zerin e femijes, te vajzes, te motres, te engjullit keshillues e lutes te gjithe ata qe ecin neper mocalin e perhumbjes apo te harrimit... Duke i uruar asaj krijuesje te re nje fillim te mbare dhe pashterrshmeri ne frymezimet e krijimet e saj, ja leme lexuesit te freskohet ne nje ujvare te re poezie, te kesaje studenteje, poete me nje te ardhme letrare te bukur...


Ermelinda Sinani

SHPRESE

Ne shtigjet e errta te nates udhetova,
Per te ardhur tek ty.
Nga rruga syte cdo moment i mbajta,
Per te takuar ty.

Cdo numri te telefoni i rashe,
Per te degjuar zerin ty.
Gjithsecilin qe kish harene tende e pyeta,
Ne se te kish pare ty...

E keshtu,
Si te ishe nje njeri, po te kerkoj ty;
Por ti je vetem nje ndjenje...
Duhet ne qenien time, te te gjeje ty...
2003


SONTE

Sonte me shume se kurre,
Po e kuptoj se cdo te thote "mall".
Sonte kur lotet po me lagin endrrat,
E fshehura nen jastekun e bardhe.

Sonte kur shoqe dua erresiren,
Dhe mendoj si e marre.
Sonte qe te udhetoj,
E kam deshire te zjarrte

Dua qe te bej rrugen me te gjate,
Qe mund te beje nje njeri,
Dua te shkoj atje ku nuk ndjen,
Nuk qan, as vuan e as mendon per dashuri.

Dua te vdes, por nuk vdes dot,
Pa te takuar edhe nje here ty.
Pa njomur buzet, me puthjen tende,
Pa te pare thelle ne te bukurit sy...

Me etjen e pa shuar do te vdes,
Mekati qe te dyve do te na mbuloje,
Dhe porta e ferrit do te na prese,
Asnjeri prej nesh nuk mundet ti shpetoje.
2003


DROGE

Ti, shpirtlige,
E bardhe ne pamje,
Por e zeze ne brendesi...
Helmuese! Jetemarrse!
Mashtruese pa kufi...

Ti qe po genjen rinine.
Me "bukurine tende"
E fton me lajka ne humnerat tua...
Ashtu kureshtare ajo te vjen,
Ne ato thellesi te bukurise vrastare.

Droge...
Nje fjale therse, rrenqethse,
Per cdo prind, per cdo zemer nene.
Ti i terheq njerzit gjithe servilizem,
Per tu grabitur me te shtrenjetn,
Jeten e tyre.

Ti droge, je ferr, je djall i vertete,
Qe ushqehesh me jeten e rinise.
Kush mashtrimit tend i bindet,
Vetvritet larg jetes, larg lumturise...
2003.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara