HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


100 SHKODRA, t’anė e bukur

-- nga Edison Ypi

Gjithēka mund tė vdesi e tė lindi nė Shkodėr, tė zbukurohet a shėmtohet, por shpirti i saj, nuk vdes kurrė!

Po ku ka ore ku ka, ku ka shi e breshėr, ngricė e dimėr, verė e vapė e zheg qė djeg, me e ndal tjetrin me shku n’Shkodėr. “Udhėtar i vėrtetė - ka thėnė dikush - ėshtė ai qė nuk e di pėr ku ėshtė nisur, ndėrsa udhėtar i pėrsosur ėshtė ai qė ka harruar nga ėshtė nisur”. A do ta harrosh pra prej nga je nisur, a do pra n'ėndėrr t'futesh, n'jerm t’biesh?! S’ke rrugė tjetėr! N’Shkodėr shko! Pėrhumbjet e para, si nė ēdo ėndėrr, nisin me lodhje e vazhdojnė me shtrirje, ēlodhje, derisa vjen magjia. Dhe ja, sapo del nga Tirana, puna, mundimi, lodhja; Kamza, Bathorja, ndėrtimet nė tė majtė e nė tė djathtė, qindra biznese tė vogla anės rrugės. Para 5-6 viteve ishin barraka, tani janė qindra vila me tre-katėr kate. Le tė llapashisi kush tė dojė pėr “malokė” e “bathorakė”, kėta hiē s'e kanė ndėr mėnt tė ndalin sė punuari, sė kthyeri barrakat nė vila.

Janė me mijėra, vijnė nga ku e kuptuan qė nuk mund tė jetonin dhe me 1 tel muzikė nuk mund tė bėnin. Nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė gjenerojnė Krim, statistikat e tregojnė. Ikni pyesni, krimi nuk prodhohet kėtu. Kėtu ka vetėm punė, ēimento, tulla, hekura, dėrrasa. Krimi ėshtė atje, atje tek Blloku, tek Droga, Prostitucioni, Benz-at, Jeep-at, Kallashnikovėt. Kėtu veēse ndėrtohet. Me njėmijė vėshtirėsi e halle, por ndėrtohet ama. Para njė viti isha me njė amerikan nė mes tė Bathores. I habitur amerikani, por pa i lėvizur qerpiku tha; “Krejt Los Angeles para 200 vitesh! Nėse kėtu para 5 vitesh ka qėnė fushė, pėr 5 vite tė tjera unė, mes Tiranės dhe Bathores, do zgjidhja Bathoren“. Pėrhumbja thellohet nga Tapiza nė Milot; Deti, kripa, fusha nė Perėndim, flladi, malet, mallet, nė Lindje. Kėtu, nga mali gjer nė det tė vrasin, por mė shumė vrasin njėri-tjetrin. Njė ditė duke kaluar kėndej e pyeta njė fshatar; “hė mo, nuk mbaruat sė vrari njėri-tjetrin?“. “I hale jon vra, i hale kan met pa vra“ - u pėrgjigj pėrfaqėsuesi i tė ēuditshmes kooperativė mazohistike.

A thua uji, ajri, toka, tė kenė ndonjė pėrmbajtje tė veēantė, apo thua fusha gravitacionale me atė magnetike tė tokės me rrezet kozmike pėrsheshen frikshėm duke tėrbuar psiqikat e lodhura fusharake?! Nė Fushė tė Lezhės tjetėr hall; Fshatarėt fusharakė vehten e quajnė “malėsore“, ndėrsa malėsorėt e zbritur nga malet “fshatarė“! Para do kohėsh mora nė makinė njėrin prej kėtyre fusharakėve malėsorė. Mė bėri tė ditur, sipas tij, kontraste tė thella mes dy minimikroetnive; “Kena i fjal' t’urt' ne knejna - tha - me na i pėrzi mishin me i kusi n'zjarr, jo mishi, por as langu nuk na bashkohen”. Torrovica?! Ish-kėnetė, ish-burg, te gjitha kioskat anės rruges “Pije Freskuese”. Vėshtrime tė vėngerta mosbesuese, autostopista qė nuk guxoj t'i marr. Sa herė kaloj kėtu mė s'di pse gjithmonė mė duket e Premte. Tė shtunėn nuk e di ku ėshtė, dhe as mė intereson, por pas Torrovicės ėshtė kudo dhe kurdoherė e Diel. Zadrima nuk shfaqet, shpėrthen me dritė verbuese deti nė perėndim dhe malesh me dėborė nė lindje. Aty Shkodra jep vibracionet e para. Mirėpo me hy n’Shkodėr, nuk mundesh dosido. Ka rregulla, ka kushte, ka ceremonira. Sė pari duhesh me kalu njė lumė tė gjėrė, tė lodhur qė zbret nga larg e lart, i cili para se me vdek nė det kryen tė fundit punė duke tė paralajmėruar; “Prit or Beg se ka hendek” se s’ėshtė lehtė me hy n’Shkodėr.

Prej aty, kurgjė s’shihet, gjithēka ndihet. Pas urės, tė cilėn kisha pas qef me e pa tė ngrihet e tė ulet, njė “Zoj e Mir’” nė heshtje dhe solemnitet tė urdhnon mirėseardhjen pėr tek Zoja e Madhe Shkodėr. Nė tė majtė, liqeni dimėrak me shelgje brenda tij qė duken si pleq tė lodhur tė kėrrusur me ēizme qė rrinė aty nė mes tė ujit pa lėvizur. Nė tė djathtė lart, Rozafa hijerėndė, pa moshė, pa stinė, pa naze, pa lėvizje, “Pa zemėr pa ndjenja, syt' e saj rrufena, qarkullojn' rreth Shkodrės, tue synue vranshėm”. Ndal befas pranė tre grave qė shkojnė drejt qytetit. Tremben pak. A asht e bukur Shkodra?! - i pyes. Sigurisht - pėrgjigjen tė treja njigojet. Pa hyrė nė qytet, ndaj njė dyqani pyes pėrseri. Po - pėrgjigjen njė djalė dhe njė mesoburrė. Bėj sikur nuk dėgjoj. Pooooo - kėlthasin tė dy. Ndal makinėn diku dhe sillem nėpėr qytet. Plot njerėz nėpėr rrugė, plot dyqane e kioska, pak klienta. Gjallėri ka, por ėshtė si gjalleria e mullirit pa grurė qė gėrryen gurėt e vet. Kam pėrshtypjen se tė njėjtat mallra ia shesin e blejnė njėri-tjetrit disa herė. Diku njė “Lavazh me ujė tė bollshėm”! Nėpėr lokale thuajse vetėm meshkuj. Sigurisht edhe shkodrankat elegante nazelie, ato qė flasin e shkruajnė me apostrofa; t'ana t'mirat, t'marsha t'ligat etj, ato qė pėr tė shėmtuarat "Kėtė" dhe "Kokė" thonė respektivisht aq bukur; "Kyt" dhe "Kryt", edhe ato aty janė, po ku m'i hedhin sytė ato mua.

Pyes-pyes-pyes, Po-po-po pėrgjigjen tė gjithė. Dikush shton; “por duhen edhe pare”. Ish- i burgosuri politik thotė: Po, Shkodra asht e bukur, por… jeton mes librave, njeh gjuhė tė huaja, ngutet tė bėjė plotėsime, sqarime, spjegime, tė japi shembuj, thotė se realiteti nuk duhet glorifikuar me heroizma dhe pėrralla por duhet parė drejt nė sy, se kemi faj vetė qė jemi zhytur nė kaos dhe fukarallėk, e ka shpirtin zeher nga vuajtjet, por ėshtė i pamposhtur, i gjallė, dinamik, gati ta japi ē’do kontribut. E kam nė majė te gjuhės pyetjen; "Po si thua ti, ti thyejmė ēiftelitė dhe lahutat, t‘i grisim t‘i harrojmė kėnget e trimėrisė?!" por e lė me aq se nuk dua ta brengos. “Heronjtė e Vigut“ janė katandisur nė “Heronjtė e VI U“ sikur tė kishin qėnė ēamarrokėr tė klasės sė VI U tė ndonjė shkolle 8-vjeēare. Gra me tė zeza gjithandej. Nuk dua, por as nuk mundem t'i fotografoj, janė aq shumė, 64 mega bytet e fotoaparatit nuk mjaftojnė. E famshmja simbolike “Kafja e Madhe”, bosh, me dyer tė kyēura, duket si gjymtyrė e mpirė. Ka mbajtur frymėn, pret. “Pronarėt e vjetėr“ qėnkėshin tre plaka, njėra prej tė cilave, shkaktare e atij shkretimi, nuk ka rėnė ende dakord me dy tė tjerat pėr ta shitur. “S’don qė s’don plaka, ēa me ba?!”.

Nė pjesėn mė tė bukur tė qytetit, d.m.th. nė pjesėn e vjetėr me rrugica, kthesa, kalldrėme, harqe, portale, ka shumė shtėpi dhe dyqane tė cilat, ndryshe nga pjesa e shėmtuar soc-realiste qė zien, shumica janė tė mbyllura me qepena te ulura, me sy pėrdhe, hijshėm, sikur thonė; "pritni, s'ėshtė pėr ne kjo kohė, ngutuni ju tė tjerėt, ne presim, durojmė". Kėtu, nė kėtė lagje - thotė njė shkodran i moēėm - pėr herė tė parė nė Shqipėri, delikati Kolė Idromeno, pėrdori tė fortin beton pėr ndėrtim. Pyes nėse kanė mbetur kėtu shkodranė tė vjetėr, nga ata tė thekurit, tė thelbit, kocka, palca, bėrthama e Qelizės sė Jetės, Bėrthama e Molekulės sė Qėnies, prej nga dalin Quant-et e dritės, Hypofiza e qytetit prej nga jepen urdhrat pėr gjithēka. Disa thonė “Po” disa Jo, tė tjerė thonė jo-po-po-jo. “Jo” - e sigurtė do tė ishte vetėm nėse tė gjithė do tė pergjigjeshin “Jo”. E kjo s’ndodhi. Tė gjitha kombinacionet e tjera janė “Po”. Vėshtirė t’i gjej. Por pėrderisa Ata edhe tani aty janė, d.m.th. janė tė pavdekshėm dhe tė tillė do tė ketė gjithmonė.

Njė tjetėr shkodran sqaron me krenari se; “La lana scutariana” d.m.th. leshi i bagėtive shkodranė, ka qėnė ndėr mė tė famshmit nė Europė. Iki nga leshi i bagėtive drejt njė tjetėr leshi; “Lagja e Gjakut“ quhet, pjesa perėndimore pranė Liqenit ku janė me shumicė tė ngujuarit e gjakmarrjes. Nuk mė intereson numri, statistikat etj. Ato t’i bėjė kush tė dojė, shkoj t’i hedh njė sy, tė marr, tė thith “rrezatimin“. Pyes sė pari se ku ndodhet. Dikush pėrgjigjet duke mė pyetur hapur se pėr cilin interesohem duke kujtuar se kam ardhur tė vras ndonjė pėr t’u gjakmarrė. Halabaku mė la pėrshtypjen se donte tė paguhej pėr ē’ka mund tė mė thoshte. Hallakatem nėpėr gropat e thella tė rrugėve tė gjakut. Dikush mė lutet tė hypi nė makinė pėr tė kaluar gropėn me ujė tė gjėrė sa rruga. Pranoj, ėshtė garancia mė e mirė se gropa nuk ėshtė fort e thellė.

Gjithandej rrugė tė shkreta me tek-tuk ndonjė kalimtar kokėulur qė nuk guxoj ta pyes pėr kurgjė. Shtėpi tė rrethuara me mure tė larta. Zoti e di ē'bėhet brenda tyre. Ja njė dyqan i vogėl! Pyes shitėsen ku janė disa shtėpi tė kthyera nė kulla ngujimi me dritare tė zvogėluara si frėngji. Nuk di - thotė me shumė njėrzillėk duke ngritur supet. A asht e bukur Shkodra?! - i them. Po bre! - pėrgjigjet pa hezitim mu aty ku Shkodra kullon gjak. "Mirupafshim" - e pėrshendes. “Ardhsh i bardhė!” - ma kthen shkodrania e urtė duke mė lėnė pa frymė. T’i jem dukur edhe asaj se erdha me marrė gjak?! Kthehem pėrmes pellgjeve pa fund. Pij ēaj nė njė kafene “tė mirė“ me duralumina dhe mermera. Para se tė largohem freskohem pak nė banjė. Banja 1 metėr me 1 metėr, brenda njė lavaman, njė WC dhe njė gjenerator mbi njė gomė tė vjetėr makine. Mirė kur korent ka, por kur korent nuk ka dhe ky gjeneratori ndizet me zhurme e tym te zi, a e mbyllin kėtė banjė, apo hyjnė e freskohen a diēka tjetėr pėrmes tymit dhe zhurmės?! Nejse, gjėra tė vogla kėto.

Punėtori, fshatari, malėsori, magjypi, dukagjinsi i zbritur, tregtari, kioskaxhiu, sudentja qė studion nė Itali, studenti, halabaku, sigurimsi i pandreqshėm me kapele kineze, njė “Drago” shkodran, muslimani, katoliku, ortodoksi, fėmijė, gra, burra - plot 100, kur i pyeta; “A asht e bukur Shkodra?” - tė gjithė thanė PO! Kaq desha! I dehur me ēaj nis kthimin. Gjunjėt me dridhen, koka mė zjen, truri mė kalon nė tilt. Kam frikė mos pėrplasem a mos bie nė Drin e shkoj e tretem bashkė me tė nė det, e jo atje ku po kthehem, por kėtu ku isha nuk do tė vij dot mė, prandaj gėlltit njė Deanxit. Kioskat, halabakėt, kafenerat, WC-tė, gjeneratorėt, etj. etj. janė tė gjitha provizore. Shkodra-Shkodra, ajo ėshtė e pėrjetėshme dhe llaftarisht e bukur.

Gjithēka mund tė vdesi e tė lindi nė Shkodėr, tė zbukurohet a shėmtohet, tė fukarallepset, tė vritet e tė pritet, por shpirti i saj, fryma e saj, hijeshia e saj, nuk vdesin as kanė pėr tė vdekur kurrė.

Si me qenė njeri Shkodra mor' burr’ i dheut, si me qenė femėr. Prandaj, kujdes, mundesh a s’mundesh me e dashtė, ėshtė diēka, e ajo me t’dasht a mos me t’dasht ėshtė diēka tjetėr. E do ti, por a t’do ajo?! Mundesh me iu lut, me i kėrku prehje nėn hijeshinė e saj, me i kėrku dashuri, me i hy n’zemėr, ehe, kjo ėsht' e vėshtirė. Zoja e di vet ēfarė bėn, ėshtė pun' e saj, ka kushte t’forta, si me shemb me rrafshu Rozafen p.sh. Prandaj nuk mundesh me iu afru dosido por veēse me kujdes, pa e paragjyku, me pėrunjėsi, me respekt, delikatisht, si e meriton njė “Zoj e rand”, mos e shqetėsosh, mos e pengosh, mos ia lėndosh pėrhumbjen mendimtare qė e rrethon, hijeshinė, misterin. Veē ashtu, ndoshta, mundesh me ia prish mendjen. Tash Zoja po pushon pak, eshte largu pak, jo larg, n’ato malet e frikshme me borė me majat nė re' besoj, veēse, si thotė Poeti, ”shpirtin e ka kėtu pėrqark”. Kur tė zgjohet e t’vij, do ndriēoheni, do verboheni, do tmerroheni, do lindni. Kush n’Shkodėr pėrton me shku, jo Shkodra, por ai... ka dek.

-- marrė nga Shekulli, 08.12.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara