HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė rishkruash historinė

-- nga Blendi Fevziu, Klan - 22.02.2003 Blendi Fevziu

Lojrat e politikes, venia e historise ne funksion te aktualitetit, tentativa per t'i denigruar kundershtaret politike dhe mbi te gjitha, ideja absurde per t'i pare gjerat bardhe e zi, kane sjelle jo pak situata absurde. Qe shkruhen ashtu sic nuk jane dhe qe jane ndryshe nga sa shkruhen.

I tunduar nga kersheria e internetit dhe kurioz per te gjetur ne faqet e tij adresa e miq te vjeter te ikur prej kohesh, por qe shfaqen befas me po ate tersellim te adoleshences, pavaresisht vendeve ku jane dhe gjuheve qe flasin, qelloi qe te hapja nje dite rubriken historike te faqes www.albanian.com. Po kaq kurioz per historine, po i hidhja nje sy guides se vendit tim, shkruajtur ne anglisht dhe qe besoja se ishte ne fund te fundit nje vizatim i kendshem i ngjarjeve kaq te veshtira qe kishim kaluar ne shekullin e XX.

Por sic ndodh gjithnje me njerezit qe tentojne te jene me prane ngjarjeve, te cilat i kane perjetuar vete, u perqendrova tek tema "Renia e komunizmit". Pa pasur nevoje te humbas shume kohe ne ate tekst te shkurter dhe formal, vura re dicka qe me terhoqi vemendjen dhe me beri te reflektoj. Jo aq shume per ditet e mrekullueshme te renies se komunizmit qe i kisha jetuar vete, por per menyren se si e kishim mesuar historine dhe se sa te paditur apo te manipuluar kishim qene ne kete drejtim. Duke pershkruar ditet e para te instalimit te rendit demokratik ne fillim te vitit 1992, autori shkruante: "Alia dha doreheqjen si President dhe u zevendesua nga Sali Berisha, i pari udheheqes demokratik i Shqiperise qe nga koha e Peshkopit Fan Noli". Ne te vertete veshtire t'i vesh faj shkruesit te ri, ne rastin me te mire nje student i pasionuar qe humbet oret e mbasditeve te tij per te hedhur ne nje faqe interneti ngjarjet me te rendesishme te historise se vendit te vet. E kopjuar nga nje tekst historie, fraza e mesiperme nuk ka nevoje per korrigjim. Por fatkeqesisht ne shqiptaret, me pak se shume popuj te tjere, e kemi mesuar historine ashtu sic ka qene dhe ky handikap nuk mund te zgjidhet aq shpejt. I ulur perpara kompjuterit iu riktheva edhe nje here historise politike te Fan Nolit, duke tentuar te ndertoj me sa me realizem variantin korrekt te saj.

Ka pak shqiptare qe mos ta dine dhe mos te ta perserisin permendsh historine e shfaqjes se djalit te ri ne kufijte e atdheut te tij. I lindur ne nje fshat shqiptar te quajtur Ibrik Tepe, ne Trake, ne kufijte e sotem te Turqise Perendimore, Fan Noli kaloi nje femijeri dhe rini thuajse te pabesueshme. Duke u endur here me uniformen e nxenesit, here me ate te cirakut e here me ate te aktorit shetites, udhetoi nga nje shtet ne tjetrin, u vertit mes kulturave e qyteterimeve dhe po kaq befasisht ra ne kontakt me levizjen kombetare shqiptare. Madje, sic ndodh rendom me gjera qe nuk mund t'u japesh shpjegim, por qe mund t'ia lesh pa asnje ekuivok ne dore rastesise, ra ne kontakt pikerisht me ajken e veprimtareve te Rilindjes Shqiptare ne Egjipt. I vendosur ne Fajum, nje qytet i izoluar ne shkretetire, 300 km larg Kairos, ai u ofrua befas si nje vullnetar per te propaganduar levizjen kombetare ne SHBA dhe me pak para te dhena si ndihme, me nje bilete anije dhe me nje leter shoqeruese te kolonise shqiptare te Egjyptit mberriti ne Nju Jork. Fati e solli qe djali i ri, i cili ende nuk kishte shkelur ne atdheun e tij, te behej nje nder personazhet me ne ze te kolonise shqiptare atje dhe po ky fat e njohu dhe e vendosi ne nje zyre me nje tjeter personazh te madh te shqiptareve te amerikes, Sotir Pecin. Qe nga ajo dite, Noli dhe Peci do te kalonin shume aventura se bashku, shume ulje dhe ngritje, per te perfunduar nje dite, po se bashku dhe po ne SHBA, krejtesisht te humbur politikisht. Por ate moment, kur botonin gazeten Kombi ne nje bodrum te piste dhe te paajrosur, asnjeri nuk e dinte se nje dite, dy gazetaret e varfer do te ishin Keshilltari i madh (pak a shume roli i Presidentit) dhe Kryeministri i Shqiperise.

Kjo ndodhi shume vite me vone, me 1924, kur Noli kishte vizituar tashme dy here vendin e tij, kur ishte bere Peshkop dhe njihej si nje nder figurat me erudite dhe perparimtare te shtetit te ri; ndersa Sotir Peci, ishte bere prej dy vjetesh anetar i Keshillit te Larte te Shtetit dhe njeri nder politikanet me te rendesishem dhe te ndershem ne vend. Ketu ze fill edhe perballja e tyre dhe ai, qe per shume vite me radhe jemi mesuar ta titullojme "Revolucioni demokratiko - borgjez i Qershorit".

E zhveshur nga propaganda 50 vjecare dhe nga qemtimi i komunizmit per t'i veshur levizjes se Qershorit elementet e pare te revolucionit popullor, historia eshte me e thjeshte. Nje grup deputetesh te moderuar kishin filluar prej kohesh te kontestonin menyren dhe stilin e qeverisjes te asaj partie qe quhej "Krahu kombetar". Nje grupim konservativ dhe i mbeshtetur ne mentalitetin dhe psikologjine e kohes, reflektim direkt i gjendjes se mjere dhe injorante te vendit, ai perbehej kryesisht nga njerez influente, pronare te medhenje tokash dhe me nje rol evident ne shpalljen e pavaresise se vendit. Grupi jo shume homogjen kryesohej nga nje i ri karizmatik dhe i fuqishem, Ahmet Zogu. Si pasoje e bllokimeve politike dhe ashpersise se opozites, Zogu ishte terhequr nga pushteti, e kishte lene postin e Kryeministrit, por vendin e drejtonte nje cifligar i fuqishem qe shihej edhe si vjehrri i tij, Shefqet Verlaci. Pikerisht ne kete kohe, kur dukej se zgjedhjet e lira nuk do te fitoheshin kurre nga opozita, ndodhi vrasja e Avni Rustemit, inspiruar dhe drejtuar me sa duket nga Ahmet Zogu. Kujtimet e kohes thone se vrasja ishte nje reflektim direkt i atentatit qe Beqir Valteri, nje djale i ri, i kishte bere Kryeministrit Ahmet Zogu duke ngjitur shkallet e parlamentit, duke e plagosur, por pa arritur ta vrase. Por kjo nuk kishte shume rendesi. Avni Rustemi ishte nje figure popullore ne vend dhe vrasja e tij i dha nje justifikim opozites qe ta konsideronte qeverine legjitime si represive dhe nje grup i saj u mblodh ne Vlore. Duke shfrytezuar zemerimin e popullates per vrasjen e Avni Rustemit opozita deklaroi se nuk do te kthehej ne Tirane.

Per te qetesuar gjendjen, qeveria Verlaci dha doreheqjen dhe ne vend te saj u kompozua Qeveria Vrioni. Fatkeqesisht, Iliaz Vrioni nuk mundi te bente asgje. Opozita kishte bindur dy komandante te korpuseve te Permetit dhe Shkodres, Kasem Qafezezin dhe Rexhep Shalen te refuzonin urdherat e ministrit te Mbrojtjes, te deklaronin bashkimin me opoziten dhe te marshonin kunder qeverise se Tiranes. Si pasoje e dy kolonave qe nisen rrugen drejt kryeqytetit, qeveria u largua. Vrioni e konsideroi marshimin e ushtrise drejt Tiranes si nje grusht te mirefillte shteti dhe pretendimet e tij gjeten mbeshtetjen e Komunitetit Nderkombetar. Tablloja ishte e thjeshte: nje qeveri legjitime, e dale nga zgjedhjet, ishte rrezuar nga nje force ushtarake qe kishte dale kunder urdherave te ministrit te Mbrojtjes. Padyshim, roli i Nolit ne te gjithen kete, nuk eshte ai qe iu atribua nga historiografia komuniste. Nje nder inspiruesit e saj, Noli u be kryeminister vetem pas nje konkurimi te gjate me tre personalitete te tjere.

Ne te vertete pak veta e dine se konkurimi per kryeministrin e Shqiperise perfundoi si short per ate qe do t'i binte letra e shenjuar dhe Noli pati me shume fat se sa Sami Vrioni, nje tjeter figure e rendesishme e opozites. Po Noli nuk pati kunder vetem Komunitetin nderkombetar. Sotir Peci, miku dhe punedhenesi i tij i vjeter, ishte nje nder kater anetaret e Keshillit te Larte qe nuk u largua nga Shqiperia, por nuk e pranoi formen se si Noli erdhi ne pushtet. Ai deklaroi se nuk do te njihte asnje akt te kesaj qeverie me perjashtim te dekretit per zgjedhjet e parakohshme. Noli nuk e beri asnjehere nje veprim te tille dhe si pasoje e kesaj, prezantimi i tij ne Lidhjen e Kombeve ishte nje katastrofe. Vete Peci vuri veton, ndersa Lidhja e Kombeve ne Gjeneve nuk pranoi ta njihte Qeverine e re te Tiranes. Duke ndjekur te gjitha keto dhe duke perfituar nga paaftesia politike e njohur e Nolit, Ahmet Zogu filloi te levize. Ne nje levizje te koordinuar me elemente brenda edhe jashte dhe me ndihmen e Qeverise se Beogradit, ish kryeministri hyri nga Jugosllavia ne Shqiperi. Ai i dha emrin levizjes se tij, Triumfi i Legalitetit, duke e konsideruar si rikthim ne pushtet te qeverise legjitime. Kryeminister u ribe edhe nje here, ndonese per pak jave, Iliaz Vrioni.

Noli dhe Peci u ripane edhe nje here tjeter ne SHBA, ku ndodheshin te dy ne mergim. Figura monumentale te patriotizmit shqiptar, ata ndane gjithnje pikepamje te ndryshme per ate qe ndodhi ne qershor 1924. Peci besoi gjithnje se ajo qe nje levizje e gabuar dhe pa sens; Noli qe i bindur se nje levizje jo legjitime dhe e dhunshme mund te justifikohej me deshiren e mire per te ndryshuar rrenjesisht Shqiperine. Dhe njeri dhe tjetri deshtuan, por duke ruajtur sidoqofte, nje vend te nderuar ne panteonin e nacionalizmit shqiptar.

Por historia reale e atij qe per shume vite jemi mesuar ta konsiderojme "Revolucioni demokratiko - borgjez i Qershorit" padyshim, nuk eshte i vetmi problem i historiografise se deformuar apo trukuar shqiptare. Lojrat e politikes dhe venia e historise ne funksion te aktualitetit, tentativa per t'i denigruar kundershtaret politike dhe mbi te gjitha, ideja absurde per t'i pare gjerat ne menyre statike dhe bardhe e zi, ka sjelle jo pak situata absurde. Qe shkruhen ashtu sic nuk jane dhe qe jane ndryshe nga sa shkruhen. Me kujtohet p.sh se ne te gjitha tekstet e shkolles qeme mesuar ta konsideronim Reformen e Tanzimatit dhe luften e shqiptareve kunder saj nje epope te qendreses kunder Turqise. Ne te vertete u deshen kohe qe ta kuptonim se Levizja e Tanzimatit ne Shqiperi qe nje reagim regresist kunder reformave te liberalizimit dhe modernizimit qe po merrte Perandoria Osmane nen trysnine e Europes. Se protesta shqiptare nuk kishte lidhje me nacionalizmin, por me goditjen e patriarkalizmit dhe izolimit lokal, mbi te cilin ishte organizuar jeta e shqiptareve ne ate kohe. Po keshtu m'u kujtua se isha ende ne klasen e peste te shkolles tete vjecare kur me duhej te mesoja permendsh kufizimet ideore te Homerit apo Spartakut dhe se kete me duhej ta beje duke gjykuar jo nga gjendja e kohes, shekuj e shekuj me pare, por nga pozitat e filozofise se re marksiste, qe kishte lindur vetem nje shekull me pare.

M'u kujtua shume gjera nga keto, ndersa vozitja ne faqet e internetit dhe lexoja pershkrimin historik te vendit tim ashtu sic qe shkruar aty. Isha i bindur se pak vete do ta vinin re kete, por se pikerisht ky ishte edhe fataliteti yne. Urs Altermat thote se rilindja e vendeve ish komuniste nisi nga rishkrimi i historise se tyre, ndersa mua me duhej te pranoja se rishkrimi i historise sone qe realisht nje katastrofe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara