HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Portret: Bardhyl Tirana

Njė shqiptar pėr nė Shtėpinė e Bardhė

-- nga Blendi Fevziu, Klan - 26.03.2003 Blendi Fevziu

Bardhyl Tirana, njeriu qe ka bere fushaten e shume presidenteve te SHBA. Ka ardhur vetem dy here ne Shqiperi. Ne vendin per te cilin ka qene kurioz gjithnje. Megjithese nje kariere e jashtezakonshme e ka bere te kete marredhenie me shume nga presidentet demokratre Kenedi, Karter e Klinton.

Edhe pse mbante nje emer dhe mbiemer krejtesisht shqiptar, deri me 1995, Bardhyl Tirana nuk e kishte vizituar kurre vendin e origjines se tij. Deshirat e vjetra duket se i qene ftohur dhe kersheria dikur tronditese per te pare qytetin ku kishte lindur babai dhe ku me pas, prinderit e tij kishin kaluar muajin e mjaltit, nuk ishte me ajo e para. Disi ne moshe tashme, 66 vjecar, ai kujton ende shume mire vitin e larget 1962, kur nje dite, i shtyre sa nga entusiazmi per familjen e re, karrieren qe sapo kishte nisur, por aq edhe nga deshira e ethshme per te njohur te afermit e tij misterioze ne Tirane, kishte vendosur t'ju niste atyre nje leter. Babai i tij kishte vdekur dhjete vjet me pare dhe Bardhyli, atehere 14 vjecar, kujtonte fare mire se si ai i kishte instruktuar te mos komunikonin me familjen ne Tirane, per arsyen e thjeshte se kjo mund t'ju shkaktonte atyre probleme ne Shqiperine komuniste. I jati ishte nje funksionar e Qeverise amerikane dhe pas angazhimit te Departamentin e Mbrojtjes, ne Pentagon, ishte angazhuar tashme per Departamentin e Shtetit me mision ne rindertimin e Europes se pas luftes. E jema, nje amerikane nga Suathmore, qe ishte dashuruar me Shqiptarin ne Londer ne fillim te viteve '30-te dhe qe ruante nga Shqiperia kujtimet e mrekullueshme te Shkodres se po atyre viteve, ja kishte perseritur deshiren e babait. "Por une vendosa, tregon Bardhyl Tirana", i rikthyer per here te dyte ne dhjete vitet e fundit ne vendin e origjines se tij. Ishte 25 vjecar dhe fale angazhimit politik kishte fituar nje vend te rendesishem dhe me peshe ne stafin e Bob Kenedit, atehere Prokuror i Pergjithshem dhe vellai i Presidentit Kenedi. U ula, tregon ai dhe ju shkruajta nje leter ne te cilen ju shpjegoja se tashme isha diplomuar, isha martuar dhe se punoja per Bob Kenedin. I prirur nga i njejti entusiazem, ju kisha futur ne zarf edhe nje fletushke te fushates elektorale te Xhon Kenedit. Ai e kujton tani fare mire pergjigjen e asaj letre. Ishte nje mesazh i shkurter i shkruajtur ne frengjisht ne te cilin i thuhej fare thate: shpresojme qe qeveria juaj t'ju lejoje te vini ketu. Pastaj pasonin nje sere konsideratash padyshim negative per qeverine e SHBA dhe Presidentin e saj. I shokuar nga pergjigjia, Bardhyl Tirana, i dha edhe nje here te drejte babait te tij te vdekur dhe qe nga ai moment, nuk pati me lidhje me vendin e tij. Mbi te gjitha, me qytetin nga i cili kishte marre mbiemrin dhe qe do ta vizitonte per here te pare 33 vjet me vone, me 1995.

Bardhyl Tirana me Edi Ramen Po cili eshte Bardhyl Tirana dhe cila ka qene karriera e tij ne SHBA. Me 1976, kur Xhimi Karter fitoi zgjedhjet presidenciale ne SHBA, emri i tij kulmoi si shef i ceremonive per nderrimin e pushtetit. Pak dite me pas, ai u perfshi si anetar i stafit te ngushte politik te Presidentit, duke qene nje nder perfaqesuesit e tij te rendesishem ne Pentagon. Por padyshim qe avokati i ri dhe tashme me mjaft emer ne Uashington, nuk vinte nga hija.

Babi i tij, nje shqiptar i lindur ne Shkoder, me 1907 dhe i vendosur ne SHBA ne mes te viteve '30-te, kishte qene nje zyrtar i rendesishem i Departamentit te Mbrojtjes gjate luftes se dyte boterore dhe me pas, i Departamentit te Shtetit, pas saj. I lidhur me partine demokrate, dukej se ai kishte perpara tij nje te ardhme te mrekullueshme, sikur me 1952, te mos ishte ndare nga jeta ndersa ishte duke negociuar per qeverine e SHBA ne Madrid te Spanjes. Edhe vete aventura e Tiranes Senior, kishte qene e pabesueshme. Ne Shkoder, ai i takonte nje familjeje te madhe shqiptare te lidhur fort me Perandorine Otomane. I jati i tij, Sadiku, ishte ne ate kohe Ministri perandorak i Postave ne Stamboll, ndersa pas pavaresise se Shqiperise, ishte rikthyer ne vendin e tij per te ndihmuar ne ngritjen e rrjetit te poste - telegrafeve ne Shqiperi. Fatkeqesisht nena i vdiq shpejt dhe djali i vogel u rrit nga gjyshja e tij shkodrane. Me 1921, kur mbushi 14 vjec dhe kur Shqiperia sapo ishte stabilizuar, ai u largua per ne Stamboll ku u rregjistrua ne "Robert Kolezh", nje nder shkollat amerikane me te famshme te Ballkanit. Pas mbarimit shkelqyeshem te saj u vendos ne Londer, ku u regjistrua si student ne Shkollen Ekonomike te Londres, ende sot nje nder shkollat me te famshme ne bote. Po ketu u njoh me nje amerikane nga Suathmore, me te cilen u martua me 1933. Cifti erdhi per muajin e mjaltit ne Shqiperi, ku amerikania u mrekullua me ritet fantastike orientale te Shkodres, qytetit te lindjes se bashkeshortit. Pak vite me vone, Tirana mori nenshtetesine amerikane dhe u punesua ne misionin amerikan ne Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve. Ishte pikerisht ketu, qe me 1937 lindi djali i tyre i pare, Bardhyli.

Bardhyli ishte vetem 14 vjec kur vdiq i jati, por ai dukej se e kishte vendosur rrugen e tij te karrieres. Demokrat ne formim, djali qe me Shqiperine e lidhnin vetem kujtimet e se emes dhe mbiemri i babait, ishte angazhuar ne politike heret dhe ende 23 vjecar, me 1960 i ishte bashkuar stafit te afert te Xhon Kenedit. "Ne vitet para se ai te behej President, kur ishte ende nje senator i ri, e kam takuar dhe kemi kaluar kohe se bashku ne jahtin e tij privat" kujton Bardhyl Tirana. Pastaj e kam takuar gjate fushates dhe ne Shtepine e Bardhe. Pas fitores presidenciale, per hir edhe te formimit profesional, Bardhyli u be pjese e stafit politik qe Bob Kenedi, vellai i Presidentit, kishte ndertuar ne Ministrine e Drejtesise. E kishte ndjekur Bob Kenedin ne te gjithe aventuren e tij politike, qe nga kandidimi per senator i Nju Jorkut e deri ne fushaten presidenciale nga e cila ai nuk doli dot i gjalle. Me 1968, kur ai u vra ne Los Anxhelos, Bardhyl Tirana ishte i angazhuar me fushaten e Kenedit ne Uashington. "Bob erdhi dhe u be me i bute, me i matur, me i ndjeshem", tregon tashme Bardhyl Tirana. Ai ishte nje lider i madh. Vrasja e tij ishte nje humbje e pazevendesueshme per te gjithe ne". Tirana shpjegon se i ka ruajtur gjithnje lidhjet me familjen Kenedi dhe se takohet shpesh me gruan dhe femijet e Bob. Enxhi Novela, sekretari i tij, sqaron Bardhyli, ka punuar per mua ne Uashington gjate viteve te Presidentit Karter.

Me fund te viteve '60-te, vec angazhimit politik, Tirana kishte hapur edhe nje studio avokatie ne Uashington, studio qe vijon te ruaje nje emer te madh ende sot. Por puna atje nderpritej shpesh here nga angazhimet politike. "Me 1974, Xhimi Karter, atehere Guvernator i Xhorxhias, me thirri dhe me tha se kishte ndermend te hynte ne fushaten per President, kujton Tirana, dhe ai kishte nevoje per nje njeri qe te drejtonte fushaten e tij. Une isha nder te paret qe e mora vesh kete gje dhe u angazhova seriozisht. Dy vjet me vone, fituam, tregon Tirana dhe une kisha mbajtur peshen kryesore ne Uashington". Xhimi Karter e caktoi ate shef te ceremonise se betimit te Presidentit, nje ritual me mjaft peshe ne SHBA dhe qe nga ai moment ai u be edhe me i njohur publikisht.

Kam punuar ne shume vende per qeverine amerikane - thote tani Tirana - dhe kam njohur shume politikane te rendesishem, demokrate apo republikane. Nje prej tyre ka qene edhe cifti Klinton me te cilin jam takuar ne Shtepine e Bardhe.

Tirana kujton se qe nga letra e vitit 1962, ai nuk kishte me asnje lidhje me vendlindjen e babait dhe vendin e tij te origjines. Por ashtu si ate vite me pare, ne rini, edhe vajzat e tij i intrigonte vendi prej nga kishin prejardhjen. Edhe pse pa ndonje entusiazem dhe shtyrje nga i jati, ato kishin vendosur te vizitonin Shqiperine me 1990. "Ato shkuan ne Mision Shqiptar ne Nju Jork dhe atje ju dhane vizen pa problem, tregon tashme ai. Prene bileten dhe mberriten ne Tirane. Fjala u hap shpejt, vijon Tirana, dhe vajzat u takuan me kusherinjte qe kishim ketu, edhe pse ato nuk e prisnin. Ky qe kontakti yne i pare familjar pas me shume se 50 vitesh. I dyti erdhi me pas, me 1995, kur pas arrestimit te pese minoritareve qeveria amerikane bllokoi fondin shqiptaro-amerikan prej 25 milion USD. U takuam nder te tjera edhe me Presidentin Berisha.

Ishte nje vend i bukur, i mrekulluesehm, kujton ai, por edhe shume i trishte. Me pallatet standarte prej betoni, gri dhe shume i varfer. Por ka ndryshuar. Ka ndryshuar shume, ndihet levizje, gjalleri dhe zhvillim.

I veshur shik dhe me nje papijon elegant, Bardhyl Tirana beson se ka rizbuluar dashurine e rinise se tij. Ate per vendin e origjines, vendin misterioz te babit te tij, dashurine per te cilin, kishte qene i detyruar ta nderpriste 41 vjet me pare, kur kish marre pergjigjen e thate me nje leter qe mbante vulen e Shqiperise komuniste te Enver Hoxhes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara