HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fadil Kraja "restauron bustin e thyer tė Migjenit"

-- nga Fatime Kulli

Mbretėresha e skenės shqiptare Tinka Kurti, pa "kurorėn" e mirėnjohjes dhe vlerėsimit nga institucionet e qytetit tė saj

Njė shtet qė nuk investon pėr artin dhe kulturėn, ėshtė i destinuar tė vdesė. U desh pikėrisht 29 qershori 2002, qė teatrit "Migjeni" t'i rikthehet personaliteti i humbur i udhėve tė hirosura tė harrimit me dashje, apo pa dashje. Dhe ėshtė pikėrisht zoti Fadil Kraja, qė me forcėn e tij krijuese, me dinjitet qytetar "restauron bustin e thyer tė Migjenit tė pavdekshėm". Falė organizimit dhe mbėshtetjes sė agjensisė sė spektakleve Buna 1, z. Arben Mazi, Shkodrės i rikthehet krenaria e nėpėrkėmbur, e pėrgjumur. Skena e teatrit "Migjeni" gjėmoi nga zėri i mbretėreshės sė skenės shqiptare, Tinka Kurti, artistit tė madh, Ndrek Prelės. Gjithashtu nga aktorėt Bruno Shllaku e Paskualina Gruda, tė cilėt kanė 11 vjet qė pėrjetojnė fatin e emigrantit. Teatri "Migjeni", shtėpia e artistėve tė mėdhenj gjithnjė ka qenė mikpėritėse, ku ka pritur dhe ka pėrcjellė nga gjiri i saj plot yje tė pashuar. Dhe pikėrisht mė 29 qershor shtroi sofrėn e vlerave, njeriu i thjeshtė, fjalėpak, pendėrėndė, Fadil Kraja.
Faleminderit Fadil, qė me biēikletėn tėnde rrangalle, ku ece nėpėr rrugėt e Shkodrės tė prishura e me pluhur, le gjurmė tė arta. Dhe gjurmėt e tua ftuan kreun e Shtetit Shqiptar, z. Rexhep Mejdani pėr tė ardhur nė sofrėn e madhe tė artit shiptar, tė shijojė ėmbėlsinė e dhimbjes sė popullit shqiptar, nėpėrmjet vlerave tė Krijimtarisė Krajane, e cila ngjason me tragjeditė e Eskilit, Europidit, Sofokliut, e pse jo, edhe me dramaturgun e madh Shekspirian, ku "Makbethi" shuan ethet pėr pushtet, kurse dramaturgu i madh Krajan, me penėn e tij mjeshtėrisht "lufton", ethshėm pėr identitet. Fadil Kraja gatuan nė magjen e emocioneve lotė tė pastėr njerėzor. Dhe tė gjithė lexuesit dhe spektatorėt gėlltisin njė copė kafshatė nė lotin e kristaltė tė apelit mė njerėzor:
- Jemi Arbėr, dhe si tė tillė duam tė jetojmė nė paqe. Mjaft me padrejtėsi ēnjerėzore! Mjaft me racizėm! E duam jetėn, ta jetojmė si shqiptarė me identitetin tonė.
Dhe aktorėt e mėdhenj tė skenės shqiptare, interpretojnė nė prehėr tė "Migjenit" vargje nga rilindasit tanė, tė pėrlotur nga kėto "qėnie" tė gjalla, historikisht rrotullimė e fatkeqėsive kombėtare. Spektatori i zgjedhur nė sallė (qė pėrbėn elitėn e kulturės shkodrane e shqiptare), duartroket dhimbjen e tij, e derdh lot malli, pėr pamundėsinė e mundėsisė pėr pėrballimin e (???) tė pazhgjidhura. Salla brohoret nga duartrokitjet, qė aq shumė i kanė munguar "Migjenit".
Bukurinė kėtij spektakli ia shtoi edhe "garnitura" e mexosopranove Rita Ranko, Mimoza Rakaj, violonēelisti Fatos Mataj dhe Irena Mėhilli koncertmaester, qė u duartrokitėn ngrohtė pėr mjeshtėrinė e interpretimit. Nuk mund tė kuptohej i plotė ky eveniment i fenomenit Krajan pa referimin e Artistit tė Popullit, Serafin Fankos, i cili pasqyroi udhėn e gjatė tė krijimtarisė sė letrave tė Fadil Krajės, qė janė si mė poshtė:

Krijimtaria letrare e Fadil Krajės

Poezi
Kanga ime
Melodi malėsore
Jehonė malesh
Hije tė paska
Ndodhitė e Nereidės
Bjer topuz

Prozė
Kandidatja e fundit
Fajin e kishte "Besa"
Heshtja qė tė ther shpirtin
L'aquila ferita
La gravidanza ferita
Britma e njė gruaje (roman)

Drama e komedi
Fisheku nė pajė
Shpartallimi
Baca i Gjetajve
Dashuria e trojeve tona
Dy drama
Luani i shtėpisė
Nata e fundit
Jorgani
Gjaku i arbėrit
Sinjalet e natės
Ēėshtja e Blertės
Djem tė mbarė
Fundi i njė komedie
Flamur nė dasėm
Kur flasin zemrat

Drama pėr fėmijė, librete operash e operetash, etj.

Nė udhėtimin plot "luftė" emocionesh, tė traditės puro shqiptare, Fadil Kraja vjenė sėrish i freskėt, krenar me "Gjakun e Arbrit", ku aktorėt Tinka Kurti, Gjon Shllaku, P. Gruda, Agron Dizdari, Gjon Kola, etj., interpretuan pasazhe nga kjo dramė, e cila krijoi ilaritet nė sallė, pasi damarėt tanė kullojnė gjak shqiptari, dhe fatet tona i kėrkojmė udhėve tė botės, pėr njė copė bukė. Dhe kur vdesim (edhe tė vdekur), kėrkojmė njė pėllėmbė tokė shqiptare tė prehemi tė qetė, pa na pėrēmuar kush si endacakė. Dhe kėto emocione tė forta na i rikujton pena e Fadil Krajės, me "Gjakun e Arbrit", i cili ėshtė qeliza mė e pastėr, mė e shėndoshė, mė e dhimbshme e fateve tė kombit shqiptar. Dhe padyshim Fadil Kraja ėshtė dramaturgu mė i madh shqiptar, sepse pa frymėmarrjen e artit tė tij, letėrisa dhe arti skenik do tė ishte njė distrofik i pashėruar. Pa Fadilin, letėrisa shqipe do tė ishte njė zbrazėti, qė as shekujt e ardhshėm s'mund ta mbushin. Fadil Kraja, edhe pse mbi supe mbart peshėn e 70 viteve, ėshtė gjigandi "fantazėm" qė na ka dhuruar me veprat e tij identitetin shqiptar. Atė qė realisht neve na mungon edhe sot, ku shpesh herė shqiptarėt janė refugjatė nė shtėpitė e tyre, duke harruar edhe doket, edhe zakonet shqiptare. Dhe kjo besoj se ju kujtohet qindra, mijėra shpektatorė qė kanė parė dramat "Baca i Gjetajve", "Fisheku nė pajė", etj., etj. Tė shkruash pėr veprat e Fadil Krajės duhet tė fluturosh nė autostradėn e pafund tė magjisė sė fjalės, qė askush s'do ta merrte guximin t'i vinte semafor, sepse askush s'i jeton dy jetė. Kurse Fadili ėshtė i pėrjetshėm nė veprat e tij. Prandaj F. Kraja do tė mbetet strategu mė i fuqishėm nė letėrsinė shqipe, (sidomos nė dramaturgji). Dhe gjithmonė do tė quhet "fantazma" e kėshtjellės sė njerėzve tė mėdhenj, qė dinė tė bėjnė EPOKĖ, me mendjen dhe trurin e pazėvendėsueshėm pėr kombin e tij. Dhe pėr tė gjithė kėto vlera tė z. Kraja u bė ceremonia e nderimit e shkrimtarit dhe dramaturgut Fadil Kraja. Kėshilli bashkiak i qytetit tė Shkodrės e vlerėson: "Krenaria e Qytetit"
E falenderojmė Kėshillin bashkiak pėr vlerėsimin qė i dha z. Kraja, sepse ai e meritonte kohė mė parė, por "radha" ndėrrohet sipas "shijeve", jo sipas vlerave. Por mos harroni zotėri bashkiakė, se mbretėreshės sė skenės shqiptare, Tinka Kurtit i mungon "kurora" e respektit dhe mirėnjohjes nga institucionet e qytetit tė saj, ku ka dhėnė gjithēka qė mund tė japė njė gjeni siē ėshtė znj. Tinka. E pazėvendėsueshme dhe e pa arritshme nė tė gjitha planet e interpretimit skenik e kinematografik.
Do tė ishte nė nderin e qytetit tė Shkodrės qė znj. Tinka Kurti tė marrė atė ēka meriton. Megjithatė po rikthehemi sėrish tek z. Kraja, pasi Presidenti i R.SH., z. R. Mejdani, ka vendosur ti mbarojė tė gjitha dekoratat (qė kanė tepruar qysh nė kohė tė Partisė sė Punės) pėr t'i vėnė nė gjoks. Dhe njė tė tillė ia vuri edhe nė gjoksin e imėt tė Fadil Krajės, ku mendja e ndritur e Fadilit s'e asimilon dot. Megjithatė Presidenti e dekoron me "Mjeshtėr i Madh".
Nuk e di ēfarė simbolizon ky titull? Fadil Kraja ėshtė shkrimtar, dramaturg, nuk ėshtė mjeshtėr veprash ndėrtimi apo hidrocentralesh. Dhe shkrimtarėve mund t'i jepen tituj, me emra shkrimtarėsh tė mėdhenj qė kombit tonė s'i kanė munguar qysh nė Rilindje, si Naimi, Fishta, Koliqi, Konica, Noli, Camaj, etj. Ndodh njė fenomen i ēuditshėm me vlerėsimet qė bėn shteti shqiptar. Kėngėtarėve, mjeshtrave tė muzikės, i jepet ēmimi i madh "Naim Frashėri" i artė, nė vend qė tė respektohen personalitetet e fushės sė muzikės, (siē i ka gjithė bota). Kurse shkrimtarėt apo shkencėtarėt vlerėsohen me "Mjeshtėr i Madh". Megjithatė, kėshtu e mendojnė ata, dhe ne duhet t'i besojmė dhe tė "gėzohemi" se shteti kujtohet mė nė fund pėr vlerat e mirėfillta tė artistėve tė tyre. Ky respekt ėshtė njė sllogan i radhės, njė mashtrim flagrant, pėr t'i mbyllur gojėn shkrimtarėve dhe artistėve, kėtij kontigjenti mė tė varfėr tė shoqėrisė shqiptare. dekoratat apo vlerėsimet siē i quan shteti ynė, janė objekt pa vlerė, pasi kėta artistė s'kanė nevojė pėr stimuj moralė, se i ka ikur koha "letrave" pa vlerė. Artistėt kanė nevojė pėr stimuj materialė, pėr investime, sepse vlerėsimet mė tė sinqerta ia jep lexuesi dhe spektatori. Juria mė e mirė ėshtė KOHA me jetėgjatėsinė e saj, duke i bėrė tė pėrjetshėm. Ashtu sikurse drama e Fadil Krajės "Gjaku i Arbėrit". Megjithėse kėta njerėz mendjendritur, kėnaqen me thėrrimet qė marrin nga pensionet, sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Kjo ėshtė fytyra e shtetit shqiptar. Paga vjetore e njė shkrimtari si F. Kraja apo e njė artisteje tė madhe si T. Kurti, ėshtė e barabartė me pagėn mujore tė njė ministri tė shtetit shqiptar, apo tė njė deputeti. Ky ėshtė njė fakt i hidhur, por i vėrtetė. Megjithatė, shpirtin e ndjeshėm e tė madh tė shkrimtarit dhe artistit, nuk e shterr hipokrizia, as fukarallėku i tyre. Dhe shteti njė ditė do ta kuptojė, se njė shtet qė nuk investon pėr artin dhe kuturėn, ėshtė idestinuar tė vdesė. Kurse artistėt thonė: Investoni pėr artin dhe kulturėn, qė tė keni identitet!

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara