HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TELEVIZIONI PUBLIK DHE PRAG-FUSHATA ELEKTORALE

-- nga Ferdinand Xhaferraj

Edicionet e lajmeve ne TVSH edhe dje u hapen me ritualin e rendomte te koheve te fundit, ku Kryeministri Nano u takua me nje grup biznesmenesh. Nuk ka shume rendesi nese ne faqet e para te telerevistes ne TVSH fiksohet Kryeministri Nano i cili thjesht del ne zyre, takon 20 socialiste ne Kukes, apo ben shoferin duke shetitur neper Tirane me turmen e bodigardeve mbas vetes. E rendesishme me sa duket per Televizionin Publik eshte zbatimi me perpikmeri i nje politike konstante per t'i sherbyer vetem Nanos. Duke vendosur vashdimisht Presidentin e vendit dhe drejtuesin e partise me te madhe opozitare si lajme te dores se dyte dhe duke nenvizuar vetem Nanon, Televizioni Publik haptas ka marre persiper jo vetem detyrimin per t'i sherbyer ne ekstrem liderit socialist, por edhe krijimin e nje imazhi diskriminues te figurave te tjera qendrore te vendit ne raport me Kryeministrin. Rekordi ne kete drejtim u thye me viziten qe Sekretari Amerikan i Shtetit beri para pak ditesh ne Shqiperi per te ndihmuar vendet e rajonit ne nje proces te integrimit Euro-Antlantik. Shqetesimi i vetem i Televizionit Publik Shqiptar gjate percjelljes se ceremonive zyrtare ishte paraqitja dhe vendosja e vizites ne funksion te interesave te Nanos. Absurditeti arriti deri aty sa konsideratat e Sekretarit te shtetit Powell per Presidentin Moisiu, Kryeministri Nano dhe zv-Kryeministrin Meta te perktheheshin dhe percilleshin ne menyre te perseritur si konsiderata vetem per Nanon.

Kur Nano do te nderhynte haptazi per te vendosur ne krye te RTVSH-se nje nga analistet qe u be i njohur kater vjet me pare si nje nga autoret e emisionit "Lufte apo Paqe ne Kosove", pakkush do te hamendesonte qe integriteti i ketij institucioni do te degjeneronte ne nje vasalitet te plote perkundrejt Kryeministrit. Ndoshta kjo hamendje ishte e veshtire te projektohej edhe per faktin se nuk mendohej qe z.Zheji te ishte kaq i motivuar per t'u vendosur ne rresht ne kete fare feje ne favor te Nanos. Problematika nuk ka te beje me shijet politike te drejtorit te Televizionit Publik apo me preferencat e tij personale per figuren e z.Nano. Pra, shqetesimi nuk lidhet me recitimet ne favor te Nanos qe ben Zheji i ftuar ne media te ndryshme televizive duke perfshire edhe ftesat e vetvetes ne Televizionin Shteteror. Kjo eshte zgjedhje dhe e drejte e z. Zheji. Por mbetet e papranueshme dhe nuk mund te funksionoje qe preferencat personale dhe tejet normale te z. Zheji per z. Nano te jene edhe preferenca te Televizionit Publik. Model te ndryshem ku mund te referohesh eshte rasti i Agjensise Telegrafike Shqiptare, ku bindjet e drejtorit te ketij institucioni, te shprehura ne analiza te shkruara, shihet lehte se ndahen dhe nuk ndikojne ne nje politike normale dhe te balancuar qe ekzekuton ATSH-ja.

Natyrisht qe ne morine e televizioneve te tjera te cilat cilesisht kane lene mbrapa TVSH-ne, ka ngelur ne hije orientimi i hapur pro Nano qe ka marre Televizioni Publik. Aktualisht, kemi nje deformim te marredhenies themelore mes taksa-paguesve dhe shtetit, ku shqiptaret paguajne per te mbajtur Televizionin Publik dhe ne fakt Televizioni Publik i z. Zheji mban Fatos Nanon. Kjo ndikon midis te tjerave edhe ne uljen e audiences se TVSH-se, pasi z. Nano, i cili perfaqeson vetem gjysmen e PS-se mbetet larg perfaqesuesit te te gjithe shqiptareve. Nese mbajme ne konsiderate edhe problemin e zgjedhjeve te ardheshme lokale dhe rendesine e nje procesi te qete elektoral per te gjitha zhvillimet e mevonshme ne Shqiperi, behet e detyrueshme dhe nuk mund te tolerohet keqperdorimi qe po i behet Televizionit Publik. Po te kihet parasysh qe TVSH eshte stacioni i vetem qe aktualisht mbulon te gjithe gjeografine e Shqiperise duke sherbyer vetem ne funksion te Fatos Nanos, do te kishim argumenta te mjaftueshme per te mos i quajtur zgjedhjet lokale te lira dhe te ndershme. Nese eshte e veshtire per te ndryshuar menyren e sherbimit kundrejt politikes te Televizionit Publik, i cili eshte prone e te gjithe shqiptareve, do te ishte e pamundur te pretendoje ndryshime ne mediat private qe po privatizohen apo po joshen haptas nga Nano dhe grupi i tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara