HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pavarėsia e Kosovės, Shqipėria dhe lobi nė SHBA

-- nga Genc Burimi, Shekulli - 24.05.2003

Shqipėria i ėshtė mirėnjohėse deri nė fund SHBA-sė pėr atė ēka ky shtet ndėrmori nė tė mirė tė Kosovės. Por njė nga kėrkesat qė kanė amerikanėt ėshtė qė Shqipėria mos ta ngrejė zėrin pėr pavarėsinė e Kosovės, pasi axhenda ndėrkombėtare e tė mėdhenjve ka probleme tė tjera prioritare. Politikanėt tanė kanė vendosur tė ndjekin pa ndonjė strategji tė veēantė e tė bashkėrenduar “rolin e budallait”, qė pėrbėn instiktin primar tė politikanit tė gjetur nė hall. Tirana nuk guxon as t’u thotė kosovarėve: “prisni se ėshtė ende herėt pėr pavarėsinė”, dhe as t’ua prishė qejfin amerikanėve me pozicionin: “po nuk qe Shqipėria qė ta mbrojė e para pavarėsinė e Kosovės, kush vallė shtet tjetėr nė botė do ta bėnte njė gjė tė tillė”? Rezultati ėshtė se sot konstatojmė pikėrisht se as Presidenti i Republikės, as Kryeministri, as Ministri i Jashtėm dhe as kryetari i opozitės nė Shqipėri, nuk guxojnė tė bėjnė njė deklaratė minimale publike ku tė kėrkohet nė mos jo pavarėsia e Kosoves, tė paktėn njė kalendar pėr diskutimin e statusit tė Kosovės.

Shembulli i Qipros me praninė njėēerek shekullore atje tė OKB-sė, nuk duket se i tmerron politikanėt e Shqipėrisė, ndėrkohė qė ata tė Kosovės kanė filluar tė shqetėsohen seriozisht. Shqetėsim normal. Kush do tė guxojė tė investojė nė Kosovė pa ditur se kujt i pėrket ai truall, njė shteti tė pavarur apo njė province serbe? A nuk po e njohim ne nė Shqipėri qė prej njė dekade tė njėjtin bllokim me investimet e huaja pėr shkak tė mosratifikimit tė njė biēim ligji pronesie midis shqiptarėsh, ndėrkohė qė nė Kosovė bėhet fjala mė seriozisht, pėr pėrcaktim definitiv kufijsh shtetėrorė qė kanė mė shumė vlerė jetike ekonomike sesa simbolike?

Niveli i papunėsisė nė Kosovė ėshtė 60%. UNMIK-u premton paqe, siguri, demokraci po nuk ka sesi tė japė garanci pėr zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik i Kosovės ėshtė atribut ekskluziv i shpirtit sipėrmarrės tė qytetarėve tė Kosovės. Qė tė lihet kjo inicitativė tė lulėzojė plotėsisht, duhen krijuar kushtet e mirėfillta juridike. Kosovės i duhet statusi i pavarur politik qė tė largojė njėherė e pėrgjithmonė skepticizmin ekonomik rrethues, qė t’i hapė rrugėn kredive afatgjata tė FMN-sė e Bankės Botėrore, organizma qė Beogradi i pengon sot nė bazė tė Rezolutės 1244 tė hyjnė nė marrėveshje dypalėshe me Prishtinėn. Me Kosovėn, bashkėsisa ndėrkombėtare, po bėn tė njėjtin gabim si me Shqipėrinė.

Shqipėrisė i thuhet “lufto njėherė krimin, pastaj t’ju integrojmė”. Kosovės, i thuhet “krijoni njė shoqėri multietnike, duajini serbėt, luftojini trafiqet, e mė pas ju japim statusin”. Shqiptarėt kosovarė dhe serbėt kosovarė nuk do tė duhen me urdhra nga lart, por vetėm nė vrullin e transaksioneve ekspansive ekonomike, financiare e tregtare. T’i jepen mundėsi shqiptarėve dhe serbėve tė punėsojnė njėri-tjetrin, do ta shohim mė pas se ē’lidhje e fortė interesi do tė krijohet midis tyre, nė atė pikė se etnia e shoku-shokut do tė kalojė nė plan tė dytė e mė larg. Pavarėsia e Kosovės do tė ishte edhe nė interes tė serbėve, pasi zhvillimi ekonomik i njėres palė ėshtė nė pėrfitim tė tjetrės dhe anasjelltas. “Eshtė dora e ėmbėl e tregtisė qė hedh farėn e mirėkuptimit midis njerėzve” thoshte apostulli i liberalizmit ekonomik Adam Smith. Si e kanė harruar kėtė profeci perėndimorėt nė Prishtinė e nė Tiranė? Si duan ta realizojnė kėtė profeci, mbajtėsit peng tė statusit tė Kosovės, po nuk u dhanė mundėsi kosovareve tė kenė rrjetin e nevojshėm industrialo-bujqėsor qėvetėm njė shtet i pavarur mund ta konceptojė e garantojė?

Kėto debate duhet tė zhvillojė Tirana nė kancelaritė perėndimroe pėr t’i bindur ato nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, pa iu druajtur akuzave se me kėrkesa tė tilla qenkeshim shqiptaromėdhenj. Dy vullnete pėr hegjemoni aneksuese njeh Ballkani: atė tė Milosheviēit qė nuk nguroi tė vinte nė lėvizje makinerinė e tmerrshme tė luftės pėr njė Serbi tė madhe, dhe atė tė qarqeve jozyrtare greke qė vazhdojnė ditė e natė tė pėrkėdhelin endrrėn grabiqare tė njė Greqie tė madhe. Do tė ishim tė paaftė po nuk patėm tani njė politikė tė qartė e koherente ndaj Kosovės. Ka ardhur momenti qė mbi statusin e Kosovės, Tirana zyrtare tė luajė me letra tė hapura dhe jo tė mjaftohet me ndjenja tė brendshme vėllazėrore, apo me deklarata joprotokollare prapa mikrofonash radioje. Jemi larg asaj burrėrie kur Shqipėria ishte i pari dhe i vetmi shtet nė botė qė njihte unilateralisht shtetin e pavarur tė Kosovės. Sot konstatojmė se Tirana preferon tė shpenzojė energji pėr ngrohjen e marrėdhėnieve me Beogradin, sesa tė ndėrmarrė njė fushatė pėr sensibilizimin ndėrkombėtar nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės.
Nė dosjen e pavarėsisė sė tyre, me heshtjen e Shqipėrisė amė, pak miq u kanė mbetur kosovarėve nė botė. Njė ndėr ta, nė mos mė seriozi ėshtė lobi shqiptaro-amerikan. Ky lob arriti para pak ditėsh njė sukses qė nuk mund tė lihet pa u pėrshėndetur dhe pa u reklamuar me superlativa siē e meriton ēdo pėrpjekje nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės. Ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi qė kryeson Lidhjen Qytetare shqiptaro-amerikane arriti tė influencojė me kėrkesa tė vazhdueshme nė favor tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, nė organizimin e njė seance dėgjimore dėshmish, qė u mbajt tė mėrkurėn nė komisionin e Punėve tė Jashtme tė Kongresit amerikan. Kjo seancė i ngjante njė ballafaqimi gjyqi. Nga njėra anė Dioguradi, e shoqja e tij Shirley, ish-ambasadori William Walker, Martin Vulaj i kėshillit kombėtar shqiptaro-amerikan, qė kėrkonin qė tė gjithė nė fjalimet e tyre pavarėsinė e Kosovės tė njohur po qe nevoja unilateralisht nga SHBA, dhe nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesja e Departamentit tė Shtetit, Janet Bougue, ndihmėse e Kolin Pauellit pėr Europėn qendrore e jugore, qė do tė justifikohej pėrse Uashingtoni zyrtar nuk e mbron idenė e pavarėsisė sė Kosovės. Drejtuesit dhe organizatorėt e kėsaj seance dėshmish, ishin dy kongresmenė me ngjyra tė kundėrta politike por qė i bashkon kauza e pavarėsisė sė Kosovės. Ata janė Henri Hajd (Hyde), republikan, kryetar i komisionit pėr Marrėdhėniet e Jashtme tė Kongresit amerikan, dhe Tom Lantosh, demokrat, lider aktiv i lobit ēifut nė SHBA, qe e ka krahasuar gjithmonė dramėn e kosovarėve me atė tė popullit tė tij tė origjinės. Tandemi Hajd-Lantosh ėshtė ai qė ka hartuar nė muajin janar tė kėtij viti njė rezolutė me anė tė cilės i kėrkohet qeverisė amerikane tė prononcohet nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, si e vetmja masė e menēur pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet nė Ballkan.
Pėr Dioguardin, tre janė arsyet kryesore qė e bėjnė tė domosdoshme pavaresinė e Kosovės:
Sė pari, e kundėrta e pavarėsisė, domethėnė rikthimi i Kosovės nė gjirin e Serbisė ėshtė i pamendueshėm. E kaluara e represionit serb e ka thyer njėherė e pėrgjithmonė besimin midis dy popujve. Dioguardi i rikujtoi me kėtė rast komisionit brendėsinė e planit famėkeq tė akademikut serb Vaso Cubriloviē tė vitit 1937 me titullin “Spastrimi i shqiptarėve”. Po ashtu dhe e tashmja mafiozo-nacionaliste e Serbisė, me vrasjen e Gjingjiēit dhe nacionalizimin e Kostunicės e tė Nebojsha Ēoviēit, e bėn tė pamundur njė bashkėjetesė tė Serbisė me Kosovėn. “Historia ka treguar se racizmi serb antishqiptar ėshtė njė komponent i pandryshueshėm i marrėdhėnieve ndėretnike nė Ballkan”, - u shpreh Dioguadi. Sė dyti, pa pavarėsi Kosova do tė mbetet ekonomikisht e rrėnuar, pa asnjė perspektivė investimesh masive. Sė treti, “shqiptarėt janė miqtė tanė mė tė ngushtė nė Ballkan”, - theksoi ish-kongresmeni amerikan. I prerė nė fjalimin e tij nė favor tė pavaresisė sė Kosovės u tregua dhe ambasadori William Waker, ish-kryetar i misionit tė vėzhguesve tė OSBE-sė nė momentin e tragjedisė sė Raēakut. “Qytetarėt e Sllovenisė, tė Kroacisė, tė Maqedonisė dhe tė Bosnjes nuk dėshiruan mė tė jetonin nėn dominimin e Beogradit. Ata e arritėn pavarėsinė e tyre. Pėrse kjo e drejtė t’u mohohet qytetarėve tė Kosovės”, - tha Walker. Me argumente tė tilla u paraqit nė dėshmi edhe Martin Vulaj i kėshillit kombėtar shqiptaro-amerikan.
Ndėrsa Janet Bogue, zėvendėssekretarja amerikane e Shtetit, solli nė emėr tė Departamentit tė Shtetit njė vlerėsim krejt tjetėr tė dosjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ajo e justifikoi refuzimin zyrtar amerikan me tre argumente: Kosova nuk i ka realizuar ende “detyrat e shtėpisė”, pėr sa i pėrket forcimit tė institucioneve dhe rikthimit tė serbėve nė provincė; pavarėsia do tė rriste tensionin dhe do tė destabilizonte rajonin; rezoluta 1244 sė bashku me pėrbėrjen e Kėshillit tė Sigurimit me shtete qė nuk do ta votonin pavarėsinė e Kosovės, pėrbėjnė njė fre. Por a pėrbėn ende Kosova dhe shqiptarėt nė Ballkan njė interes pėr SHBA-nė? Mė e rėndėsishme se pėrgjigja ndaj kėsaj pyetje qė luhatet me ndryshimin e administratave amerikane, ėshtė angazhimi aktiv i Tiranes nė favor tė njė vlere tė sigurt qė nuk do tė na tradhtojė, lobi shqiptaro-amerikan me tė cilin aksionet duhen vazhdimisht koordinuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara