HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fragment nga libri me tė njėjtėn temė

BASHKIMI SHQIPTAR MES EVROPES DHE AMERIKES

-- nga GENC DRINI

Genc Drini

Ne mars te vitit 1999, NATO, e nxitur dhe prire nga SHBA, me mbeshtetjen e Britanise se Madhe dhe aprovimin e shteteve te tjera europjane, ndaloi nje agresion njeqind vjecar. Dhe shqiptaret u jane mirenjohes perhere. Po pas luftes, njeri me ngadale dhe tjetri me shpejt, secili u fut ne lojen e thjeshte te real politikes duke i rene ndesh parimeve mbi te cilat ndermoren nderhyrjen, kjo solli ngadalesimin e zgjidhjes perfundimtare te statusit te Kosoves sipas parimit te vetvendosjes. Dhe tash se fundi gjendemi para zhvillimeve te reja, ja cfarė thote Gjenerali italian F. Mini: Forcat e NATO-s te ikin nga Kosova dhe te vine forcat "serbe a proserbe", sic kane kerkuar vazhdimisht autoritetet serbe, mbuluar keqas ne idene gjeneralit nen formulen, te vine "forca ballkanike", pra jemi para tezes serbo-greke: Ballkani i ballkanasve, mbrojtur indirekt nen formulen e integrimit ballkanik dhe nga kryetari i qeverise aktuale shqiptare.
Keshtu kerkohet te shmanget vecanerisht politika dhe forca amerikane, qe ka penguar dhe pengon qarte zbatimin e nje politike tradicionalisht me kahe antishqiptare. Tentimin e pare dhe te perkohshem e bene ne Maqedoni ku vendin e NATO-s e zuri forca europiane e nderhyrjes, sipas vizionit te tyre, nje force para asaj ballkanike qe eshte duke u krijuar realisht. Ajo force perse do te sherbeje?
Formula: "Ballkani i ballkanasve" sot tingellon tejet anakronike dhe prapamendimi duket shume qarte. Ajo formule mund te ishte e sukseseshme per te larguar Perandorine Osmane, qe si force koloniale duhet te ikte, po ajo mbarte dhe mbart kryesisht idene qe jo ballkanasit, sic ishin austriaket, italianet apo te tjere ne luften e pare dhe te dyte dhe sot amerikanet te mos perziheshin ne Ballkan dhe mbi te gjitha, t'u linin dore te lire ballkanasve te tjere, serbeve dhe grekeve ne ekspansionin e tyre drejt tokave shqiptare per t'u shijuar si nje torte-shperblim per pjesemarrjen ne aleacat fitimtare.
Po ndersa shqiptaret, me forcen e armeve dhe gjuhen e diplomacise u tregonin te gjitheve se ne jemi dhe do te jemi me shekuj ketu dhe torta e jone na pelqen me shume se cdo gje tjeter ne bote, europjanet mbeshtetnin politika efemere. duke e ditur se aleancat vertete jane jeteshkurter por sherbejne per te kaluar situata te ndryshme, ndersa raporti i forcave ndryshon ne kohe dhe percakton sipas tyre, dhe te drejten per te shijuar qofte torten tende apo dhe torten e tjetrit. Dhe per te vertetuar se teoria e tyre, qe "tortat duhen mbrojtur" eshte e sakte, sa per ilustrim na ftojne te shohim sesi greket i jane leshuar vecanerisht pas viti 1997-e, tortes se pambrojtur shqiptare...

Sot duke ndjekur po te njejtin arsyetim dhe vrojtuar realitetin shohim se jemi pikerisht ne fazen e rishpalosjes se forcave reale ne Ballkan dhe per politikanet europiane eshte e qarte plotesisht, po dhe ne te njejten kohe i shqeteson sepse shqiptaret sado te minuar ne shume ane, jane kthyer ne nje faktor qe nuk mund te mbahet me nen kontroll dhe kerkojne zgjidhjen e plote te Ceshtjes Shqiptare. Kjo krijon telashe ne BE sepse u prishet dhe komoditeti politik i nje skeme te stabilizuar interesash ne te cilin kane vegjetuar deri tashti, prandaj te deklaratat e ushtarakut F. Mini shihet dhe ngutja, konfuzioni qe i ka kapur kryesisht partneret dhe bashkepuntoret ne Ballkan e me ne lindje, para situates qe po u rreshqet nga dora dhe shtyjne politikanet kryesore te BE-sė te ndertojne nje politike diversive ndaj shqiptareve keshtu arrijne deri ne propozime te tilla kaq absurde dhe tejet provokuese, pavaresisht se te vena ne gojen e nje gjenerali.
Nese deri ketu i con dhe trysnia e divergjencave ne mes SHBA dhe BE, kjo e fundit shkakun duhet ta kerkoje te vetvehtja dhe nuk mund ta shkarkoje mbi shqiptaret, te cilet nuk kane asnje shkak qe ta mbajne! Ndonjeri mund te sugjeroje se deklarimi i Minit, indirekt eshte dhe nje presion mbi shqiptaret qe te futen ne bisedime me serbet, po a duan vertete ne kete periudhe bisedime vete europjanet dhe nese po deri ne c'pike? Ne Ballkan jemi para problemeve te pazgjidhura dhe sado qe te thuhet se keto probleme do gjejne zgjidhje mbrenda BE, Europa nuk eshte e lajthitur qe ti mbart e ti shtoje grindjet ne gjirin e vet,dhe pastaj te organizoje forca ushtarake per te zgjidhur situata lufte dhe me vone situata pas-lufe ne Ballkan, duke ia filluar aty ku jemi sot per te harxhuar energji kolosale qe do shkaterronin qe ne zanafille ambicjet dhe nevojat e saj urgjente per perteritje dhe forcim prandaj eshte koha qe te zgjidhen problemet e Ballkanit, ne mes te tyre dhe ai i Bosnjes, nepermjet thjeshtesimit perfundimtar, nje shtet me dy ushtri te kunderta qe ndahen nga nje urrejtje e thelle si ne mes xhelatit dhe viktimes. E njejta gje edhe per Maqedonine ne nje situate sforcimi te panatyrshem te faktorit nderkombetar... Shihni gjendjen konfuze ne Kosoven verilindore Presheve, Medvegje dhe Bujanoc! Shihni perpjekje per reduktimin e ne kethim pronash dhe shuarjen e ceshtjes Came, per te kuptuar standartet e dyfishta qe perdoren po nga bashkesia nderkombetare dhe qe mbartin konflikte te vazhdueshme ne vetvehte. Stanjacioni eksploziv sot, apo bashkejetesa te mjera te detyruara artificiale multietnike te mbartuna neser ne BE, do te mbeteshin potencialisht po aq te rrezikeshme sa sot por dhe vete ideatoret a nuk e kane te qarte se ata do te sillnin vetem shkaterrime dhe prandaj i duhet dhene fund dhe ne interes te Europes? Po a nuk e ka te qarte tashme dhe Europa se keto kombinacione jane plotesisht te papranueshme? Europa e ka te qarte, por ajo duke perdorur skema te ezauruara te real politikes, kerkon kohe qe te dobesoje krahet e ekuacioneve, thjeshton veshtiresite duke bere presion mbi krahun qe momentalisht eshte me i dobet, e pengon qe te forcohet, shih imponimin qe ju be malazezeve per te hyre me serbet ne nje federate, skeme qe nuk mund te qendroje ne kembe, por qe strateget e politikes europiane e quajten momentalisht si nje variant shpetimtar qe Kosova te heshtej pikerisht atehere kur kishte me shume mundesi. Europa tenton te fitoje hapesire dhe kohe jo per "predispozicionin" e saj te natyrshem antishqiptar, por per predispozicionin antishqiptar qe del si rezultante e lojes se pjestareve te saj qe bejne pjese ne BE dhe dhe jane te interesuara per leverdi te shteteve te veta qe te dobesojne sa te jete e mundur rimekembjen e interesave shqiptare ne Ballkan, per t'u lene shteg te lire ambicieve dhe interesave te shteteve te veta dhe ua zvogelon shtegun per manovrim shqiptareve dhe perkrahesve te tyre te mundeshem, sic janė amerikanėt.

Ky qendrim i Europes, i con shqiptaret ne bindjen absolute qe te mos kene asnje dileme per formen e vetme te zgjidhjes se ceshtjes shqiptare drejt se ciles duhet shkuar, per sot dhe per neser, qe eshte bashkimi i te gjithe shqiptareve ne nje shtet.

Jo shqiptaret, por politika europiane ka nevoje per nje relaks te mendimit sepse dilema eshte e Europes me vetvehten: te mbeshtese ata qe momentalisht duken me te forte, serbet dhe greket e te tjeret ne interesat e tyre apo ate qe realisht eshte me i forte, shqiptaret, qe jane realitet i pakapercyeshem, kane te drejten me vehte dhe kane forcen per ta mbrojtur ate, jane ne trojet e veta mijera vjecare dhe as kane leshuar pe ndonjehere dhe as kane per te leshuar. Shqiptaret shohin se kauza e tyre mbrohet gjithnje e me teper dhe nuk jane vetem, e ardhmja eshte e tyre. Europa po ashtu ka dilemen e aplikimit apo jo, te nje morali politik ne rastin e Ballkanit, nese do te vijoje me parimin universal te vetvendosjes se popujve qe i mbyll shtegun cdo abuzimi rrenqethes te fqinjeve apo te rreket ende ne batakun e real politikes qe si zgjidhje e perkoheshme, cdo dite pjell grindje te reja te paparashikueshme qe kerkon nderhyrje tjera, luftera, gjakderdhje te paevitueshme. Politika eshte cilesore kur ne mes dy konceptetve ne nje rethane te caktuar zgjedh konceptin optimal me te cilin do operoje, pra ose moralin e vendosur sic eshte rasti per aplikimin e parimit te vetvendosjes ose dhunen mbi moralin, pra mohimin e tij dhe kalimin ne zgjidhje qe duke u bere subjektive, pra duke shmangur moralin e vendosur, behen amorale dhe te rrezikeshme. Perse ne Europe u 'zhduken' lufterat? Sepse secili shtet pas ezaurimit te "energjive te teperta te akumuluara" ne perpjekje te deshtuara per dominim, ka shkuar ne kufinjte etnike. Pra paqesimi franko-gjerman qe sa here u ofrohet shqiptareve ne menyre sugjestive por mashtruese, u arrit vetem pasi problemet e kufinjeve ne mes tyre u zgjidhen perfundimisht dhe pas nje mase denimesh, kerkese falje dhe demshperblim lufte nga agresoret. E njejta situate ne Ballkan, qe te arrihet qetesia, kerkon te njejten zgjidhje. Te tjeret i kane ezauruar pa shans energjite per dominim dhe pengim te shqiptareve dhe prandaj vjen natyrshem Zgjidhja e Plote e Ceshtjes Shqiptare ne favor te se drejtes te shqiptareve sipas parimit te vetvendosjes se popujve, kriteri i pranuar i zgjidhjes se Ceshtjeve Nacionale. Europa mbi te gjitha ka ngutjen e vet se kerkon qe sa me shpejt te shpetoje nga skepticizmi dhe dilemat hamletiane te mbijeteses, apo dhe te suksesit te Bashkimit Europjan, qe i shprehu haptas kyeministri Berluskoni, ne diten e pare te inaugurimit te presidences europjane. Vetem ideja qe te shtrohet per miratim ne referendume projekt kushtetuta e BE, i shtin te dridhurat politikaneve te bashkimit dhe u jep argumenta euroskeptikeve te deklarojne se ne BE tenton te imponohet nje kushtetute kunder vullnetit te popujve europjane. Prandaj ajo synon te evitoje sa me shume grindjet qe do shkaterronin perfundimisht qellimet e saj dhe deklaron se do te pershpejtoje pranimin e shteteve te Europes jugelindore ne BE sa nuk eshte vone, qe ata vende te mos behen pre e influencave te tepruara te te tjerve, vatra shqetesimi permanent per Europen sic eshte rast i shqiptareve qe nese do te dhunohen, do te pengohen, kuptohet se do te provojne te gjitha rruget per te arritur qellimin e vet. Kjo eshte aresyeja qe Europa, pas nje lejimi te anarshise se majte shqiptare, tashti jep kontribut te rendesishem politik, financiar, teknik ne te gjitha fushat ne rimekembjen e Shqiperise dhe e njeh si pjese, qe shpejt do te integrohet ne Europe por vetem kjo nuk mjafton, nese Europa nuk do te nderprese mbeshtetjen qe i jep tezave dhe ideve ekspansive shovene serbe dhe greke dhe nuk nderpret perpjekjet absurde per krijimin e shoqerive multietnike anormale te imponuara dhunshem si thika ne indin shqiptar. Nuk ka njeri te mos kujtohet per shoqerine e vertete multietnike qe egzistonte para lufte ne Bosnje, sesi ne cast u kethye ne nje sketerre sapo u krijuan rrethanat e pershtateshme. Cdo formacion etnik nese do te arrihej te imponohej do te mbarte brenda vehtes nje Bosnje te re shperthyese me pasoja rrenqethese shume me te medha se ato qe u pane. Eshte tjeter e drejta e plote e bashkejeteses me minorietet Brenda standarteve njerezore e politike me te perparuarat. Per kete shqiptaret kane nje kulture te vazhdueshme qe mund te pergjithesohej. Ne paqen franko gjermane a mos eshte shkuar neper fantazmagorine e krijimit te shoqerive multietnike apo respektimin e kufinjeve etnike? Perpjekja per krijimin e shoqerive multietnike eshte nje variant i tentakulave sllave, i vllazerim bashkimit jugosllav qe coj ne kasaphanat e ketyre dhjete viteve sepse ishte vetem nje fshikez qe rriste perbrenda ekspansionin serb. Ne rast se politika e BE do te vazhdoje te kete ne ndergjegjen e vet hipokrizine politike brenda vetvehtes, ajo eshte e destinuar ne nje falimentim te sigurte dhe shume te shpejte. Tentativa te tilla jane detonatori me i sigurte i shperthimeve dhe instabilitetit brenda vete Europes.

Shqiptaret, kane qene nje barriere shekullore kunder gjithe invazioneve te huaja, nga perandori te fuqishme si Romake, bizantine-greke, otomane, nga sulme barbare sllave, lindore e veriore. Ku jane popujet e tjere maqedonet, thrakasit, daket, shtrire ne gjysmen e Maqedonise se sotme, ne Bullgari, Rumani perlare nga turmat barbare sllave te dyndura rreth shekullit te shtate, apo me pare qe ne kohen e asimilimit romak? Ku jane popullsite e Bizantit para dyndjes se perandorise osmane a turqeve osmane? Te gjithe ishin teper te fuqishem dhe jane zhdukur, ndersa shqiptaret kane mbijetuar dhe do te mbijetojne. Shqiptaret jane me fat se kane demostruar qe jane nje race qe kane ne gene force te madhe riperteritje, duke superuar rrethana pushtimesh te egra. Situatat e reja qe po kalojme kete dhjete vjecar sado tronditese, jane pikerisht ata qe po shperthejne dhe mundesite tona te medha. Ministri i jashtem i Greqise disa muaj me pare ne nje emision televiziv ne BBC deklaronte, deri ne vitin 2020 shqiptaret do te jene njezet miljone dhe nje faktor i rendesishem ne Ballkan dhe ne duhet ta kemi mire me ta por njekohesisht ne do duhet dhe t'i permbajme etj. e pabesueshme te shprehet kaq hapur por perse te mos e thote deri sa ajo qe po bejne, shihet si drita e diellit nga te gjithe? Shqetesimin, hallin e tyre e kishte e perjaveshmja gjermane "Die Zeit", kur ne qershor 2002 shkruante per projektin e pavaresise se Kosoves, se eshte vene ne rruge pas shume perpjekjeve politike, nga amerikanet qe tentonin qe te bindin ruset qe te heqin dore nga Ballkani kur thote se: "Pavaresia e Kosoves krijon parakushtet per bashkimin shqiptar", gje qe sic thuhet eshte shqetesuese sepse "detronizon gjithe rajonin". Eshte e vertete se kjo shqeteson ata shtete qe sot jane ne majen e fronit ballkanik, nuk duan te leshojne kolonite dhe zonat e influences dhe duke parandjere peshen e shqiptareve, parandjejne dhe humbjen e majes dhe me kot sorollasin ide te reja te bashkimeve te reja te shteteve sllave dhe ngjitjes se shqiptareve ne to, qe t'i paralizojne, gje qe kurre s'ka per te ndodhur... Megjithate ideja per 'federata' etj. eshte nje truk i deshtuar dhe u eshte frymezuar europianeve si nje manever e perkoheshme, vecanerisht nga fqinjet tane te jugut. Europa pavaresisht nga sistemi, nuk don mė superfedarata, si ajo ne kohen jugosllave qe gjeti fundin.

Po si mund ta duronte Europa kapadaillekun e pretendimeve te shtuara te Miloshevicit kur te krekosej ne tryezat europjane ne nje shtet te fundit kolonial prej njezetmiljonesh? Perseri do ndodhte e njejta gje se gjithmone do te ishin para kapadaillekut te nje tjeter Miloshevici, Covici apo tjeter dhe asnjeri nuk mund ta pranoje krekosjen serbe mbeshtetur ne superpeshen artificiale nga territore te uzurpuara. Nuk mund te shtrihet nje "federate e re qe prej Hungarie deri ne kufinin me Greqine qe te kujton pak a shume shpaten e Stefan Dushanin qe i ishte futur dhe Greqise mes per mes. Kjo te zgjon dhe nga endra dhe ketu merr fund dhe endra e vdekur serbe se ketu eshte planifikuar nga vete greket qe te marre fund, mbi te gjitha intriga greke. Greqia nuk mund te lejoje shtrydhjen e vet perpara nje shtrirje te tille kaq te madhe serbe dhe aq me pak mund te leshoje influencen qe aktualisht ka ne "domenet" e veta ne Shqiperi se pastaj nga aleat, do t'i duhej ta trajtoje Serbine si armik konkurrencial te rrezikshem, sic ndodhi me bullgaret ne luften e dyte ballkanike. Po italianet c'do te thonin per suksesin e projekteve te vjetra sllavo greke per federata?

Keshtu perballe vendosmerise se shqiptareve dhe konfliktualitetit qe krijon nje ide e tille, Europa perkedhel serbet dhe greket me krijimin e nje tregu te lire te shteteve per te cilet nuk eshte percaktuar ende se kur do te hyjne ne BE pra vende te percaktuara si "Ballkani perendimor" dhe u ofron atyre mundesine qe per ekspansionin e tyre te gjejne nje dere tjeter. Po Presidenti shqiptar A. Moisiu qe do te prese drejtuesit e tjere te vendeve qe permendem per lutjen e mengjezit, besoj te kujtohet gjate lutjes se ato behen me ze te ulet dhe sejcili shpreh deshira krejt te kunderta. Nuk ka lutje mengjezi apo mbremje qe mund ta ndėrroje mentalitetin agresiv serb sepse ai eshte bekuar nga kisha serbe ne lutje te pafund per te realizuar interesa dhe ngul kembe qe Kosova te futet ne Kushtetute si pjese e Serbise. A mund te kete takim per lutje mengjezi? Vladimir Gligorov ekspert ne institutin per ekonomine nderkombetare ne Vjene keto dite thote qe per shume shkaqe detyruese unioni Serbi-Mal i Zi do te shkaterrohet, ai u krijua nga BE qe te pengohej Kosova te behej e pavarur. Keshtu BE nuk eshte e predispozuar ende per pavaresine e Kosoves po tashme situata vetevetiu po precipiton dhe ajo shpejt po ndodhet para alternatives qe te sheshoje pretendimet antishqiptare dhe shprehja ti bejme insinjifikant kufinjte eshte leshimi i fundit qe ajo mund tu beje te perkrahurve te vet, dhe kjo do te cojnte ne pranimin e zgjidhjes e Ceshtjes Shqiptare, ndoshta paraprakisht Kosova e pavarur dhe me pas si nje proces te natyrshem paqesor gjithe shqiptaret se bashku ne nje shtet te integruar ne Europe. Kjo mund te arrihet dhe nepermes nje nderhyrje direkte te menjehereshme ne konfiguracionin egzistues. Po serbet si reagojne para ketij parashtrimi? Perfaqesuesit e pese vendeve me te pasura te botes mbledhur ne Kosove kekuan qe menjehere te fillojne bisedime direkte ne mes shqiptareve dhe serbeve dhe nepermes tyre te vendosin nje fare komunikimi duke shpresuar ne pespektiven e zvogelimit te problemeve te thella ne mes tyre... dhe duke e trajtuar si nje ngjarje historike kete moment te pritshem. Xh.Soros shprehe mendimin se Kosova duhet te jete e pavarur dhe H. Kisinger ish sekretari i shtetit SHBA i akuzuar nga Lidhja Shqiptaro-Amerikane si kundershtar i Pavaresise se Kosoves sepse ka qene i shtyre nga lidhjet me interesa financiare me Jugosllavine, tash vone shprehet per pavaresine e Kosoves. Ky ndėrrim pozicioni, ne persona qe sic shihet kane interesa dhe njihen per nuhatjen formimin e opinioneve dhe krijimin e situatave, tregon qe po pervijohet nje optike te re sesi te arrihet gradualisht Pavaresia e Kosoves dhe njekohesisht te ruhen te gjitha llojet e interesave te gjitheve paleve te huaja edhe kur ata jane vendosur dhe ne ane te kunderta, pra dhe ne Serbi. Po kjo eshte nje prej mundesive. Te dyja palet ngurrojne se e ndjejne vehten nen presion.

Shqiptaret duan te jene plotesisht te sigurte, nese do te arrihej ne bisedime per ceshtje teknike dhe presin qe kjo faze t'i lere vendin diskutimit nderkombetar qe pa cenuar interesat e patjetersueshme, teresine territoriale te arrihet Pavaresia e Plote e Kosovės. Por nuk duhet asnje cast te harrojne gozhden qe ngulen para kater vitesh serbet ne Mitrovice dhe nuk harrojne se qene nje pjese e nderkombetareve qe i ndihmuan ta mbajne te ngulur?!!! nderkohe qe shqiptaret pikerisht qe te mos ngulej ajo gozhde duhet te kishin synimin e pare. Ajo e keqe e pafaleshme ndodhi me nje dem te pallogaritshem, prandaj duke shkuar drejt pavaresise se Kosoves duke filluar qe nga bisedat teknike duhet prere cdo hapesire per gozhde tjeter fatale serbe ne Mitrovice apo kudo, ngulur nga dora serbe a me ndihmen e te tjereve, ne formen e hapesirave te reja per manovrim nepermjet serbeve te Kosoves apo ndryshe nepermjet marreveshjeve dinake me efekt te vonuar, hapesirave ekonomike etj. nuk duhet te ndodhe me dicka analoge, ne menyre qe Kosova te jete perfundimisht e lire per te gjithe banoret e vet. Serbet ndjehen shume me nervoze por nervozizmi nuk u ka marre mendjen pavaresisht sepse e kane te qarte plotesisht humbjen e Kosoves dhe skenari i shtire dhe fodull i n/kryeministrit Covic nuk mund te mbuloje te verteten, megjithate me arrogance ata perpiqen qe te fitojne sa me shume qe te jete e mundun po gjithenje te irrituar qe skenari i tyre miloshevician deshtoj.Eshte bere krejtesisht fals koncepti demokratizim i Serbise me te cilin abuzohet si per nje formule magjike, te shpallet demokratike Serbija dhe pastaj te jetuarit me te, ne te ose nen te, eshte krejt normal dhe s'ka nevoje te kerkohet Pavaresi pra eshte nje element i deshtuar i propagandes, apo i nje paraventos se mbulimit per manovrim te politikave europjane jo te pastra. Bisedimet e planifikuara po rrezikohen!

Covici dhe politikanet shoviniste serbe po behen gjithnje dhe me agresive dhe nxjerrin ne beteje te gjitha kethetrat: Pa siguri ne Kosove s'ka bisedime dhe s'ka perse te kete bisedime, perderisa tashti nuk kane c'te fitojne dhe ja ku kerkojne mbeshtetjen e kishes serbe (apo kisha serbe perdor Covicin eshte pa rendesi), te dy palet kerkojne qe ne kushtetute te vendoset preambula qe e detyron Serbine e cdo serb te mos heqe dore nga Kosova dhe jane bashkuar te gjithe, kryministri, ish-presidenti, partia, kisha! Nuk dihet nese shkencetaret e famshem te akademise serbe do t'i bashkangjiten kesaj nisme apo ja kane lene ne dore stafeten kishes. Ja ku eshte aresyeja se asnje politikan serb as formalisht si demagogji nuk don te kerkoje falje per krimet qe kane bere sepse e quajne cdo veprim a krim ne keta dhjete vjet luftera krejte te shenjteruar dhe vetem presin tu jepet rasti qe te perdorin perseri te gjitha mjetet per te arritur qellimet e tyre pa kursyer asnje. Kurre mos prit pendim nga kriminelet koshiente. Ne kriminologji njihet qe krimineli mund ta njohe vetvehten si kriminel, vetem para toges se ekzekutimit, kur raporti ne mes te fitimit dhe humbjes eshte perfundimisht i qarte, pra vetem si konstatim i plote i humbjes dhe jo si pendim. Covici pa pyet fare per sensin e mases don qe ne ish cifligun ku ushtruan dhunen e eger dhe barbare t'i jepet e drejta e hyrjes triumfale, futjes se ushtrise "engjellore" serbe, investimeve e kapitalit serb te shokeve te tij dhe gllaberimit te Kosoves. A nuk qe nje hap larg Miloshevici pa i zhdukur te gjithe shqiptaret? Perse te mos vazhdoje vepren e tij te tjeret, stafeta e dhunes serbe a nuk eshte trasheguar brez pas brezi? Eshte "zotesi e madhe politike" qe t'i shtysh shqiptaret qe te fillojne bisedimet edhe kur keta monstra shfaqin shemtuar egersine e tyre. Presidenti Xh. Bush thote "Mos i beso "vullnetit te mire" te armikut te rrezikshem".Po ky armik i rrezikshem as qe don qe ti t'i besosh, se eshte kaq i eger dhe i terbuar dhe as qe ka nevoje te perdore diplomacine si mbulese. Po me cfare "zotesie" te tmerreshme ece politika sa qe te ngule kembe qe shqiptaret te behen qesharake dhe te falin serbet, nje popull qe jo vetem nuk ndjen vehten aspak fajor per krimet qe i ka bere me vetedije dhe as kerkon falje nga askush per cfarė ka bere, edhe ndergjegja e tyre as nuk ndjen nevoje qe t'i fale kush, por ka nevoje vetem per shtigje per penetrim te metejshem ne te njejten rruge. Me cfar etheje kerkon Europa qe te krijoje shoqeri multietnike ne Kosove ku ka vetem nje minoritet prej 5% serbė dhe qe t'i jape mundesi kesaj ndergjegje sllave ne Serbi apo ne Maqedoni qe te vazhdoje lojen e vet? Megjithe shpartallimin e Jugosllavise, Serbia e ka ruajtur te gjithe forcen agresive te ndergjegjes dhe potencialet e veta dhe do te ishte marrezi qe te mos i shfrytezonte, pse te tjeret a nuk po bejne po keshtu?

Nga historia e penetrimit te politikes se jugosllavise pas luftes se dyte, kujtohen per diplomacine dhe mundohen te nxjerrin mesimin-klishe qe te arrijne te jene 'kliente e kerkuar e politikes', prandaj serbėt pervec Brukselit qe mendojne se e kane "te vetin" pikerisht nga qe Brukseli shpejton me cdo kusht ta fuse Serbine shpejt ne vallen e vet, ata tentojne dhe drejt Uashingtonit, dhe ofrojne gjithcka qe te fitojne sa me shume dhe te behen liderė ne Ballkan! Keshtu ata shpresojne qe te ndodh pikerisht e njejta gje si atehere kur Hrushovi dhe me vone, Cu En Lai e pane me me interes afrimin me Jugosllavine se me Shqiperine. Por kane rrjedhur shume ujra ne bote, blloqet nuk jane me, natyra e konkurrencave eshte tjeter dhe Serbia nuk ka hapesire ku te loze nje rol si te ish Jugosllavise me lojen e botes se trete. Nevoja per te eshte e pjesshme se edhe pesha e saj nuk eshte me ajo e ish Jugosllavise dhe vec kesaj sado qe te jape, kurre nuk do te besohet nga askush me si nje vend ne te cilin mund te mbeshtese realisht nje shtet vizionet e veta politike, ne radhe te pare SHBA. Shihni reaksionin e madh te brendeshem qe u krijua ne Serbi pas kethimit te kryeministrit nga Uashingtoni ku premtoj te veje ne dispozocion njemije trupa per misione paqeruajtese ne bote, per te konkluduar qe as bekgraundi politik serb thellesisht lindor, nuk ben te mundur nje politike te tille, menjehere opozita shpertheu ne histeri duke thene qe ne asnje menyre ne nuk mund te bashkepunojme me NATO-n qe ka bombarduar Serbine. Sapo u kthye kryeministri serb Zhivkovic ne Serbi, menjehere Covic deklaron se pavaresisht nga qellimi i mire i kryeministrit, keta jane gjera qe duhen peshuar mire? Eshte e qarte se levizja e kryeministrit nuk mori kompensimin e kerkuar, si e tille konsiderohet nje deshtim. Pra nje lufte e humbur e kolegut Miloshevic dhe nje diplomaci e deshtuar e Zhivkovic jane njelloj te keqia per serbet.

Nervozizmi i ben qe te ngrejne pazarin dhe ne Komitetin Europjan jane te shqetesuar qe serbet do te vendosin ne Kushtetuten serbe preambulen qe "Kosova eshte pjese e Serbise" dhe u thone qe te permendin dhe vendimin e Keshillit te Sigurimit 1244. Edhe kur te njejtin nen deshten te vendosin per Kushtetuten e shtetit Serbi-Mali Zi europjanet paten te njetin shqetesim dhe ata e vendosen. Shume te habitur nga kjo paftyresi, nje pjese e opinionit shpreh indinjate te thelle per te gjithe, per serbet dhe politiken e jashteme te BE... Do te ishte marrezi per serbet qe te mos benin kete gje, ata nuk do te ishin serbe nese nuk do ta benin kete sepse jo vetem u duhet te ndjekin mesazhet e shekujve por nuk do te ishin as politikane se eshte detyruese per cdo politike te kerkoje maksimumin ne momentin e zgjedhur, qofte kur ke shansin per te fituar qofte kur je duke u zhytur ne humbje dhe praktikisht duke kerkuar gjithcka ata perpiqen te veshtiresojne zgjidhjen, dhe si variant tjeter se bashku me europianet presin varinte me te mira per me vone dhe keshtu te perfitojne sa te munden me shume, ndersa nė BE nis nga faji i saj fillestar, kembengulja per te mbajtur te lidhur me cdo kusht Serbine me Malin e Zi, keto tjerat jane vazhdimesi. Tipik eshte pozicionimi i kishes serbe, i Sinodit te Shenjte, frymezuesja e shume qendrimeve totalisht intransigjente dhe mbushur me nje fryme urrejtje, fjalor fyes prebuzes dhe sic eshte permendur ne fillim te keti shkrimi me ethen per dominim, pjell frymen e perjashtimit te tjetrit dhe justifikimin e dhunes dhe krimit, realizuar keto dhjete vite ne ish Jugosllavi dhe qe do vazhdoje perseri. Ajo deklaron se Kosova per serbet eshte si Jeruzalemi per cifutet, ceshtje e identitetit kombetar, shpirteror te serbeve. Nevoja e serbeve per te kerkuar identitetin ne vend qe te kthehet ne nje impuls per shkencen qe ta kerkoje ate behet mjerisht e dhimbeshme sepse kerkon te sajoje nje identitet. Kosova nuk ka qene kurr djepi i Serbise, ate qe ata quajne djep le ta kerkojne me lart dhe shkenca e ka thene variantin e vet per kete dhe ata e dine kete. Po serbet vuajne vertete nga kompleksi i thelle i identitetit, nga kompleksi i ardhacakut dhe kudo qe zbresin ne udhetimet e tyre, kujtojne se jane ne djepin e tyre dhe mundohen te ngulin nje spirance ku te kapen aq me teper kur vendi paraqet interesa te medha si Kosova. Me dyndje dhe ekspansion mbi tokat iliro-shqiptare e kane filluar endjen e tyre dhe ndergjegja e te menduarit dhe vepruarit te tyre vjen nga mesjeta e tyre dyndese dhe nuk mund te shpetojne nga ajo ndergjegje. Percaktimin me te sakte te kesaj ndergjegje te shqetesuar dhe grabitese serbe, nuk mund ta beje kush tjeter vecse serbet ata qe njohin me se miri vetveten nepermes gojes se novelistit serb, Milosh Cernjanski kur thote; "Ka pasur, dhe gjithmone ka per te pasur perjetesisht migrime, ashtu si do te kete lindje qe jeta te vazhdoje. Migrimet egzistojne, vdekja nuk egziston" Ankthi i tij per nje djep qe nuk dihet, e revolton dhe e ben te marre identitetin real qe ndjen ne shpirt - identitetin e nje migruesi te perjetshem qe s'pyet as per vdekjen ne ekspansionet e veta. Serbet te justifikuar plotesisht nga kultura e tyre e frymezuar ne shtigjet me te keqia te historise se tyre, nxiten drejt luftes, drejt krimeve. Eshte fatkeqesi intelektuale dhe shpirterore te mendohet se nje popull i modeluar nga lideret e vet ne kete menyre mund te transformohet, pra te heqe dore nga vetvetja! Ne cfardo rrethanash pritet nje agresivitet shperthyes i tyre, ja se cilet jane rreziku i Ballkanit dhe Europes sa kohe qe nuk u tregohen kufinjte te thana.

Shqiptaret nje popull qe nga prehistoria shume e lashte jane sinonim i gadishullit ilirik, ne metaforen "guri i rende ne vend te vet" dhe ne te gjithe menyren e te menduarit dhe te vepruarit, shihet se demostrojne nje ndergjegje krejt tjeter qe mbart psikologjikisht perjetesine e ngulimit dhe te drejten e perjeteshme qe perjashton cdo ide te levizjes dhe kjo i ka bere qe te jene shkemb ne mbrojtje te territoreve te veta, qe te gjitha se bashku qe ne Kosoven verilindore e deri ne fund te Camerise perbejne djepin autentik mijeravjecar te gjithe shqiptareve. Para unitetit agresiv serb te te gjithe segmenteve te shoqerise serbe a mund te rrine shqiptaret pa nje platforme unike kombetare ne gjthe trevat tona qe te coje ne nje reagim te palekundur te menjehershem? Kush predikon ndryshe, fabula e tre qeve dhe ujkut nuk eshte aspak e tepert. Eshte e gjetur formula qe, konsensusi shqiptar ne Kosove eshte arritur me formimin e qeverise se Kosoves dhe eshte nje lloj pohimi se kompetencat jane ne nje dore te vetme por a eshte vertete keshtu dhe a eshte kjo e mjaftueshme perpara kesaj fortune ngjarjesh? Ne nje situate kur te tjeret shpalosin terbimin, ke rastin te shohesh edhe me qarte. Keshtu sic thote populli :"Mos me u idhnue kur lypet asht marri" dhe pikerisht para nje atmosfere te tille surreale, qeveria e Kosoves e ka mendjen plotesisht ne vend dhe deklaron pa ekuivok : ASNJE BISEDE ME PALEN SERBE PERPARA SE AJO TE KERKOJE FALJE PER KRIMET E KRYERA NE KOSOVE. Ky qendrimi i shprehur me perpara u be si reaksion kunder deklarates se Covicit, ndersa tashti qe jemi para nje programimi te qartesuar, Presidenca e Kosoves, Kryeministri, Kryesia e Parlamentit dhe lideret politike denojne ashper frymen e urrejtjes se qendrimeve serbe, paragjykimin e statusit te Kosoves dhe shprehen qe kurre me Kosova nuk do te kete lidhje me Serbine, Pavaresia e Kosoves eshte e panegociueshme. Nderkohe do te behet nje reagim institucional dhe kerkohet qe te nderhyhet ne Kushtetuten e Kosoves. Kur kerkohej shpallja e Pavaresise nga Kuvendi i Kosoves, bashkesia nderkombetare i frenoj shqiptaret, po tashti a ka ma perse te frenohen shqiptaret? Reagon menjehere ministri i Mbrojtjes P. Majko: "Serbia duhet t'i jape fund menjehere lojes me Kosoven, aprovimi i kushtetutes se konflikteve eshte rrezik per te ardhmen e integrimit te rajonit dhe ne ftesen e ministrit malazes te mbrojtjes thote; une nuk mund te ulem ne nje tavoline me nje minister, shteti i te cilit don te aprovoje kushtetuten e konfliktit".

Pak rendesi ka forma, ndersa ESENCA E KESAJ DEKLARATE ESHTE THIRJA E FUQISHME PER NJE VEPRIM DOMOSDOSHMERISHT TE PERBASHKET TE SHQIPTAREVE DHE ESHTE NJE NDER MOMENTET E NGJIZJES SE KLASES POLITIKE NE TE GJITHE KRAHET, QE PER INTERESA KOMBETARE TE BASHKOHEN KUNDER RRYMAVE HUMBESE TE PESHTIRA. Ministria e Jashtme ben nje deklarate te kundert me Majkon dhe kjo pritej prej tyre dhe thote "ne jemi per maredhenie miqesore ne Ballkan". Majko ngul kembe dhe deklaron qe serbet paragjykojne statusin dhe kerkojne ndarje te Kosoves dhe konflikt.Kosova e pavarur eshte factor stabiliteti kunder koncepteve te Serbise se Madhe dhe Shqiperise se Madhe. Nje lajthitje e madhe qe perseritet me percaktimet ! Serbia e Madhe eshte nje koncept agresiv sepse don te shtrihet mbi territore dhe popuj te tjere. Bashkimi i shqiptareve eshte koncept politikisht i moralshem nje komb ne trojet e veta. Pra s'kemi te bejme me "madhesira" por me te drejta. A mos, intransigjenca serbe, qe nuk pyet as per bisedimet qe ishin planifikuar, do te shtyje dhe BE qe te shohe me te afert pavaresimin e Kosoves? Pas konfliktit konkurrencial me SHBA, Bashkimi Europian prźt qe serbet te behen njerez apo u duhen qe te mbeten ujqer? BE shpreh nje fare ngurrimi qe statusi i Kosoves te diskutohet ne vitin 2005 dhe e shtyn per me vone!?Jo me kot perfaqesuesi gjerman deklaron nga mesi i korrikut se per te percaktuar statusin e Kosoves, nje vit eshte pak ndersa pese vjet jane shume. Gjate kesaj periudhe mund te rrjedhin shume ujėra dhe vete hapesira e madhe prej pese vitesh e permendur te bėn tė mendosh per faza te veshtira dhe delikate te bisedimeve te metejme. Europa leshon formulen nanuritese se koha e konflikteve te armatosura ne Ballkan ka marre fund, dhe duam dhe shpresojme keshtu per mire, pavaresisht se celesat e se ardhmes nuk jane ne doren e kerkujt as te Europes, se bota mbetet ne meshiren fatale te probabilitetit te perplasjes se ambicieve. Nga ana tjeter, shihni per analogji se cfarė thuhet per emigracionin nga vendet e Ballkanit drejt Europes: Per pese vjet nuk do te pranohen azilante politike! Cdo te thote kjo? Mos ka te beje me ate qe Europa kerkon nje periudhe kohe ne dispozicion per te pare se nga do te shkojne ngjarjet se nuk eshte e zoja te imponoje vullnetin e saje ne menyre drastike ne asnjerin krah te ekuacionit?

Po pas pese vjetesh Europa lė te kuptohet se mund te pranoje azilante politike, pra do te thote se mundesia per konflikte te metejshme egziston, nese deri atehere nuk arrihet nje zgjidhje e konflikteve ne gjithe rajonin ne perputhje edhe me ekuilibrin e interesave te fuqive te medha dhe ja kjo shihet dhe ne fjalen perfaqesuesit te SHBA, A. Bruss dhe te BE-sė, L. Battler nga fundi i korrikut kur shprehen se Mareveshja e Ohrit ka vene themelet e nje Maqedonie unitare, zbatimi kerkon mjaft kohe, dhe madje 'nje kohe te papercaktuar' po nese nuk vihet ne jete, rrezikon stabilitetin dhe ne nuk cvleftesojme asnje rrezik potencial etj.

Pra vorba e politikes vlon dhe nuk merr fund me nje mbledhje solemne ne Selanik, nje tentative vertikale te politikes, apo perpekje europjane sheshuese horizontale ne rruge te gabuar, qe ne vend qe te ndaloje njehere e mire revanshin fodull serb, flet per krijimin e shoqerive multietnike duke ngulur kembe te shkaterroje ndergjegje shekullore shqiptare. Perse? Ndonjeri ndjen zhgenjim dhe lodhje dhe duke mos arritur te shohe qarte, kerkon pak prehje, pikerisht ne ato caste kur jemi para zgjidhjes, por lodhja dhe prehja do t'ja shtonin zhgenjimet dhe prehja do te ishte si e strucit ne rere, per te dhe per pasardhesit e tij, prandaj s'ka kohe per t'u prehur se eshte koha per kontributin e secilit. Historia ka pare popuj qe rezistojne dhe miliona e miliona 'mbledhje' dhe miliona personalitete te rendesishme si ata qe shfaqen cdo dite ne ekranet e politikes sot me peshe vendim-marrese dhe na "hutojne" me ofiqet, "tujet" qe kishin, i ka harruar. Jo stepje!

Sic tregon historia, shqiptaret dhe ne rrethana te jashtezakoneshme qofte edhe gjate pushtimeve me te egra nuk kane treguar kurre komplekse inferioriteti, perkundrazi, shqiptari eshte shquar per dinjitet dhe krenari te marrun si shembull ne bote, kjo eshte demostruar dhe nga shtresa e drejtuesve politike. Shqiptaret ne cdo rrethane me vlerat e tyre jane treguar dominante dhe s'ka sesi te lejojne sot pseudopolitikane qe me komplekset e tyre te inferioritetit te turpshem, pazotesise, degradimit te tjetersojne gjithcka duke u perjargur para interesave personale. Te gjithe i kemi pare dhe e shohim egersine dhe paftyresine e veprimtarive te paskrupullta te tjereve per te shqyer sa te jete e mundur nga trungjet tona dhe qe per interesat ultrashovene te kombeve te tyre kane demostruar nje unitet te plote politik, ne sintoni intelektuale e religjioze drejt krimit, dhe vazhdojne te jene perseri te bashkuar, duke e cuar Ballkanin ne katastofa duke ngritur teori dhe aplikuar praktika genocidale komb-zhdukese rrenqethese. E pra, para ketij uniteti djallezor, shqiptaret udhezohen, mashtrohen qe te jetojne nen frymen e "shoqerive idilike te hapura pa kufinj", si njerez te qete te kesaj toke, "qytetare te botes" a ballkanas te mire, multietnike cfaredo, po jo si shqiptare, dhe para cdo kasapi te ndergjegjes a politikes se huaj duhet te rrine urte dhe te tregojne qafat e tyre prej qengji, dhe populli thote: "Ai qe behet i urte si delja, e hanė ujqit".

Edhe ne kemi po aq kohe sa kane te tjeret ne dispozicion dhe fatmiresisht koha po punon per shqiptaret, dhe duke permiresuar cdo dite pozitat, do qartesuar gjithnje e me shume niveli dhe argumentat e kerkesave, nepermjet nje klase politike te ndergjegjeshme, detyrimisht kombetare e cila po te shohe qarte do kuptoje se ka shansin e madh historik te jete ajo qe po arrin Bashkimin Kombetar.

JANE NJE MORI FAKTORESH DETYRUES TE BRENDESHEM QE DO TE NXISIN ME TEJ SELEKSJONIMIN E KLASES POLITIKE SHQIPTARE DREJT KETIJ QELLIMI DHE KETA MBESHTETEN DHE SHTYHEN NGA LEVIZJE TE QARTA TE FAKTORIT NDERKOMBETAR. Per kete duhet te besojme pa asnje medyshje dhe te punojme. Shqiptaret nuk kane per te qene me argate te tė huajve as ne shtepine e vet dhe as neper bote. Ja qe shqiptaret fillimisht duhet te mbrohen nga diversioni dhe hipokrizia. JA PERSE PERCARJA ESHTE VETEVRASJE PER SHQIPTARET. POLITIKA DHE NJEVEPRIMI DREJT BASHKIMIT KOMBETAR ESHTE DETYRUES.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara