HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


POPULLI SHQIPTAR, NUK KA BĖRĖ KURRFARĖ MĖKATI NĖ BASHKĖSINĖ NDĖRKOMBĖTARE, QĖ TĖ JETĖ I DĖNUAR TĖ JETOJĖ PĖRGJYSMĖ I NDARĖ

-- nga Isuf B. Bajrami

Isuf B. Bajrami "Shteti mė sė shumti ėshtė shtet nė gjendje lufte. Shteti monist ėshtė shtet nė shkallėn mė tė lartė, sepse ėshtė shtet nė luftė me nėnshtetasit e vet!" - Makiaveli

Pėr aparatin shtetėror monist nuk janė tė rėndėsishėm njerėzit, sepse pėr tė ėshtė i rėndėsishėm sistemi i sundimit, pėr tė s'ėshtė e rėndėsishme jeta, sepse pėr tė ėshtė e rėndėsishme ideologjia.

Serbia-"shtet" qė nuk mund tė jetė i stabilizuar, sepse nuk ėshtė i siguruar me lirinė e nėnshtetasve tė vet. Ai ėshtė "shtet" i ndjekjeve ideologjike, politike dhe policore, i burgjeve, i kampeve dhe i pushkatimeve, i masakrave dhe dėbimeve masovike. "Shtet" qė filozofi politike ka dhunėn, metodė - manipulimin e rezultat - frigėn e pėrgjithshme tė qytetarėve. "Shtet" qė nė emėr tė "demokracisė" mbrohet prej mendimeve tė qytetarėve: qė me kundėrshtarėt e vet politikė flet nėpėr grykėn e pushkės qė prej mendimit tė lirė dhe prej kritikės, mbrohet si prej armikut.

"Shtet" qė nuk don tė kuptojė se ligjet dhe normat shtetėrore dhe shoqėrore, teoritė politike, letrare dhe artistike, njėsoj, janė sot qė tė mund tė tejkalohen nesėr prej ligjesh, normash, teorishė mė tė reja, prandaj edhe mė tė drejta; ėshtė qė thotė se gjatė historisė ēdo gjė ka ndryshuar, por vetė mendon se ėshtė i pandryshueshėm dhe i pėrjetshėm. "Shtet" qė kudo dhe kurdo e krijon dhe e kėrkon tė njėjtėn, njėjtėsinė, qė, pėr kėto arsye, le shkretėtirė nė shpirtin e njerėzve. Pasojė e kėsaj filozofie politike ėshtė kriza e rėndė shpirtėrore dhe morale qė pėrjetojmė sot dhe qė pėrjetojnė tė gjithė nesėr. Ėshtė domosdoshmėri psikologjoke dhe historike dalja prej kėtij pellgu - diktaturė dhe prej kėtij "shteti" - kamp.

Tė gjithė kėto janė njė e djeshme, por njė e djeshme qė i sjellė pėrvojė tė hidhur tė sotmes dhe tė nesėrmes.

Po jetojmė nė njė kohė historike kur vendoset pėr fatin e kėtij trolli, tė ēlirohet apo tė mos ēlirohet?! Gjendemi nė udhėkryq historik: ta kemi fatin e rėndė tė gjertanishėm, apo tė kemi fat mė tė mirė.

Brezat e sotėm janė tė tendosur mendėrisht, fizikisht dhe moralisht: po pėrpiqen qė ta ndėrojnė gjendjen e trashėguar aq tė hidhur. Ēėshtja shqiptare ėshtė ndėrkombėtarizuar, por nuk guxojmė tė harrojmė se ndėrkombėtarizimi nuk ėshtė bėrė drejt. Brezat e sotėm po bėjnė shumė, por kush e sheh realisht gjendjen nė tė cilėn jemi.

Po jetojmė nė kohėn kur nė hapėsirat e perandorive tė fundit nė kontinentin evropian po krijohen shtete tė reja kombėtare. Ngjarjet ecin me njė ritėm tė shpejtuar, por nuk munden tė mos vrehen se ne ecim me vonesa, me turr dhe improvizime, kurse para institucioneve dhe forumeve ndėrkombėtare dalim si grup etnik e jo si Komb. Ēėshtjen shqiptare nuk e kemi shtruar si ēėshtje tė pozitės sė Kombit shqiptar nė tėrėsi, nė Ballkan, prej zgjidhjes tė sė cilės varet se do tė ketė, a jo rend drejtėsie, humanizmi dhe paqe nė Ballkan.

Ėshtė njė kohė, ku si pasojė e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė titiste, bėhet rikomponimi politik dhe shtetėror i Ballkanit e ne, krijimi i shteteve tė reja kombėtare nė hapėsirėn e ish Jugosllavisė titiste, na zė pa e vendosur se ēka duhet tė kėrkojmė. Po krijohet njė rend i ri botėror, i cili i ka disa parime tė cilave u pėrmbahet, e ne nuk e dimė qartė se cili mund tė jetė vendi ynė nė atė rend. Vendoset pėr ardhmėrinė e gjysmės sė Kombit shqiptar e kjo, mė nė fund, domethėnė pėr ardhmėrinė e krejt Kombit shqiptar. Ne, megjithate, ballafaqohemi me disa vėshtirėsi tė brendshme nė jetėn politike dhe morale me tė cilat janė ballafaquar edhe paraardhėsit tanė. Ne jemi i vetmi Komb nė kontinentin evropian, qė mbi gjysma e popullit dhe teritorit ėshtė nėn sovranitete tė huaj.

Nė qoftėse deri dje synohej pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė tokave shqiptare, sot duhet tė synohet bashkimi i popullit tė ndarė.

Kjo ėshtė njė rrugė e drejtė, drejt idealit shtetėror, domethėnė drejt bashkimit, pėr popullin shqiptar mė nė fund ėshtė rrugė drejt mundėsisė, qė tė jetė i barabartė me popujt e tjerė ballkanikė dhe evropianė, ėshtė rrugė drejt pėrparimit, mirėqenies dhe lumturisė. E them kėshtu sepse duke synuar barazinė e popullit shqiptar me popujt e tjerė ballkanikė, synohet rend e drejtėsi, humanizėm e paqe nė Ballkan.

Gjilan, 14.12.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara